Politike

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta

Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta, presidenti i vendit dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i saj.

Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt. “E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës. Ilir Meta e ka mbajtur në këmbë gjithnjë Edi Ramën”.

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI. Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”. /NOA/

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta Read More »

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka ironizuar sërish me disa video të publikuara me pjesë nga kronika televizive, emisione dhe deklarata të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe presidentit Ilir Meta.

Në një video-montazh të publikuar nga ai në rrjetet sociale, kryeministri shkrun se kjo është edhe “oferta fituese për demokratët ‘, Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ dhe bota është e jotja.”

Në video konstatohen qëndrimet kontradiktore të familjes presidenciale. Nga një anë Kryemadhi që thotë se COVID nuk ekziston dhe nga ana tjetër, presidenti që flet i shqetësuar për situatën.

Nga ana tjetër, në videon e publikuar nga Rama, shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar me mjekë në spitalet Covid në kryeqytet. /NOA/

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ Read More »

Rama: ‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu!’

Një tjetër video ironiezuese ka publikuar kryeministri Rama, duke vënë në lojë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Teksa fliste për Durrësin gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ditën e djeshme, kryedemokrati publikoi një deklaratë të mjekut Zija Hysa, ku denoncohej mungesa e tamponeve.

Kryeministri thotë se Hysa nuk është mjek dhe ka qenë nxënës i dobët. Ai ka publikuar edhe deftesën e tij, duke thënë se vetëm në marksizëm-leninizëm ka shkëlqyer, duke marrë notën 7.

Kush është Zija Hysa, sipas Ramës? “Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese.”, thuhet në video.

“Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!”, shkruan kryeministri. /NOA/

Rama: ‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu!’ Read More »

Basha: Vendi është në ’emergjencë për jetë a vd ekje’

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje në Kuvend tha se nëse spitalet do të mbingarkohen, do duhet të zgjidhet mes pacientëve që do trajtohen ose jo. Kjo sipas Bashës, do të thotë se do zgjedhin “kush do jetojë e kush do vdesë”.

“E dëgjuat ministren e Shëndetësisë që tha do zgjedhim kush do trajtohet e kush nuk do marrë trajtim, e dëgjuan të gjithë tek e tha me zë e figurë do zgjedhim kush do trajtohet e kush jo. Pse?

Pse kemi ardhur në këtë pikë? Se paratë që duhet të shkonin për të trajtuat të gjithë të sëmurët me Covid, i kanë vjedhur, kjo eshtë e vërteta. Kush ia jep të drejtën Ramës e kukullave të tij të vendosin kush duhet të marrë trajtim ose jo? Krim më të rëndë se ky a mund të ketë ndaj qytetarëve? Me fjalë të tjera do zgjedhin kush do jetojë e kush do vdesë. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?”.

Sipas Bashës, numri i viktimave ka shkuar në 500 dhe se të infektuarit kanë mbërritur mbi 20 mijë persona.

“Pse nuk rritet numri i testimeve? Ata po fshehin të keqen, shifrat janë dyfish më të larta nga sa raportohen. Paratë për oksigjenët dhe tamponët i kanë vjedhur, paratë i çojnë te mafia e plehrave dhe thonë pastaj se kush do jetojë e kush do vdesë, jo se nuk ka para, por paratë tuaja shqiptarë i ka vjedhur, i ka çuar te zyrat e luksit, në kohë pandemia ka vijuar të vjedhë taksat e shqiptarëve dhe tani thotë se kush do vdesë e jetojë.”, – vijon kryedemokrati.

Basha shtoi se vendi është në “emergjencë për jetë a vdekje, në emergjencë shëndetësore, mos e lejoni propagandën e njeriut të lidhur me mafien e plehrave. Pse nuk bën 2.100 testime në ditë, pse nuk paguan bonusin për të gjithë mjekët e infermierët sipas propozimit tonë. Nuk ka nevojë të merrem me gojën e tij të c’thurrur”, – tha mes të tjerash ai. /NOA/

Basha: Vendi është në ’emergjencë për jetë a vd ekje’ Read More »

Lëvizja e papritur para zgjedhjeve, Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive

Ish-zv. Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se do të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Lëvizjen për Ndryshim, pasi është e ftuar nga një grup të rinjsh me kauzë patriotike.

Ish-kryetarja e Kuvendit tha se angazhimi i saj vjen pas një reflektimi të thellë pas një karriere 30-vjeçare në politikë.

“Pak para se të fillonte emisioni po kontaktoja me një tjetër person që po më thoshte mund të iki. Kjo është shumë e trishtueshme.

Vetëm në një vit e gjysmë nga Shqipëria janë larguar 130 mijë shqiptarë. Kjo është dhimbje e madhe dhe bazuar në këtë dhimbje, ata (të rinjtë) mendojnë se mund të ndërgjëgjësojnë dhe të ndalin boshatisjen e vendit.Pas 30 vite është hera e parë që ndjej dhe prek dhe shosh se vendin jonë, i cili ka qenë një ndër popujt më optimist më me shpresë është kthyer sipas statistikave të fundit nga UN, në shoqërinë që është më pesimiste dhe arrin deri në shkallën 46% ndërkohë mesatarja e popullsisë globale që kanë këtë ndjenjën e pesimizmit është 32%”, shtroi ajo për “Ilva now”.

Topalli tha se, para se të ndryshosh të tjerët duhet ndryshuar vetja dhe pikërisht nga këtu e ka nisur duke shtuar se, ka reflektuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, përfshirë dhe kohën kur PD ishte në pushtet.

Lëvizja e papritur para zgjedhjeve, Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive Read More »

Portieri legjendar Ilion Lika protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9

Partia Demokratike, si kandidatë për deputetë në qarkun e Tiranës, përzgjodhi edhe dy futbollistë të njohur; ish-kapitenin kuqezi, Andi Lila, si dhe ish-kapitenin e bardhebluve, Gentian Muça.
Por kësaj strategjie i është kundëpërgjigjur menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në fushatën e tij të PS-së, që ka nisur prej kohësh, ai pas ish-futbollistit Redi Jupi, të cilin e ka përfshirë në stafin e ngushtë, prezantoi sot një emër të njohur për futbollin e kryeqytetit.
Portieri legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Ilion Lika ka qenë protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9.

Futbollisti mjaft i dashur, sidomos për tifozët e Dinamos dhe të Tiranës, ka rrëfyer publikisht zhgënjimin e tij personal për besimin që i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2011, kur garoi për Bashkinë e Tiranës.
Lika rrëfeu se Basha, me t’u bërë kryebashkiak, jo vetëm theu çdo premtim, por e çoi skuadrën drejt humnerës, nga e cila u deshën plot 5 vite për të marrë veten.

Për këtë rimëkëmbje Lika falenderoi kryetarin e Bashkisë sot, Erion Veliaj, për mbështetjen, por edhe për vlerësimin e çmimit që morën të gjithë lojtarët për titullin kampion.

“Në vitin 2011 kam bërë fushatë për Lul Bashën. Prisnim gjëra të mëdha, sakrifikuam, por thashë do ia vlejë, sepse u dhanë shumë premtime për sportin, ekipin. Administratori i përgjithshëm i ekipit ishte kryetari i Bashkisë në ato vite, Lulzim Basha. Përveç premtimeve, llafeve, gënjeshtrave që unë i kam mbajtur mbi kurriz, po ashtu futbollistët, shokët e mi, stafi drejtues, ekipi në ato vite mori një rrugë drejt greminës. Ishin vite të zeza”.

“Ekipi i Tiranës u fut nëpër borxhe, 1 miliardë e gjysmë lekë. Gjithë lojtarët dhe stafi drejtues u drejtuam nëpër gjykata që të zgjidhnim çështjet. Presidenti aktual i ekipit të Tiranës, Refik Halili është ai që po i lan këto borxhe dhe them se po dalim avash-avash, por është paguar një shumë e madhe falë edhe mbështetjes, – jo për reklamë, por është çdo gjë realitet, – të Bashkisë së Tiranës me në krye Erion Veliajn, që na ka ndenjur afër, na ka ndihmuar në çdo aspekt, si në aspektin sportiv, me fushat, terrenet, te të gjitha, duke përmendur edhe shpërblimin e fundit që na dha, rreth 150 milionë lekë të vjetra për ekipin, sepse doli kampion,” u shpreh Ilion Lika.

Ilion Lika solli në vëmendje është ato që po bën Bashkia e Tiranës dhe qeveria për sportin.

“Ne duhet të mbështesim njerëzit që punojnë! Ne duhet të mbështesim ata njerëz që i shohim më të aftë për të ardhmen e familjes sonë, fëmijëve tanë. Unë personalisht jam babai i 2 fëmijëve dhe e shoh të ardhmen, jo ndërmjet premtimeve boshe e gënjeshtrave, por te puna që po bëhet. Janë bërë terrene sportive, janë bërë investime nëpër stadiume.”

Më konkretisht ai foli për stadiumin kombëtar, si dhe investimet e tjera në terrene sportive.

“ Mund të flasim për pallate sporti, siç është pallati i sportit te ish-Kompleksi “Dinamo”, që është një perlë që s’ka ndryshim fare nga pallatet e sportit evropiane. Vajza ime shkollohet te “Jeronim De Rada”. Ajo është bërë një shkollë evropiane. Faleminderit edhe për kushtet që ke krijuar për vajzën time! Nëse doni që e ardhmja jonë, e ardhmja e familjeve tona, e fëmijëve tanë të jetë e ardhme e ndritur, ju lutem të mbështesim njeriun që i ka bërë premtimet realitet, Erion Veliajn,” tha Ilion Lika.

/NOA.al

Portieri legjendar Ilion Lika protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9 Read More »

Rama: Basha pret të v des unë që të bëhet kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin ILir Meta në lidhje me kthimin në Kuvend të dekretit për Kodin Zgjedhor, edhe pse në mesditë mazhoranca e rrëzoi si dekret.

Rama nuk kurseu as ironinë me kreun e shtetit, sikundër me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se se është në pritje të rotacionit politik, por sipas tij kjo do ndodhë për arsye biologjike.

“Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin. Pra për arsye biologjike, moshe apo goditje të sistemeve të mia të frymëmarrjes apo qarkullimit të gjakut unë të largohem nga jeta e Luli si pasoje e biologjisë të bëhet kryeministër, se tjetër program unë nuk e shoh! Vizioni i qartë Rama ik, program s’ka! Ndërsa strategjia është prit biologjinë dhe vazhdo bëj hajgare me aritmetikën. Tha sot 60 pa 15 bëjnë 50 por tamponët”, – ironizoi Rama.

Për kreun e shtetit, kryeministriu theksoi: “Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin të rrëzojë dekretin e tij duke sfiduar parlamentin. Jo vetëm ata që votuan Pro por edhe ata që votuan Kundër, në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij parlamenti. Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka legjitimitet për punën e tij sepse sipas Ilir Metës, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë me Taulant Ballën, në bashkëpunim me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, ju kemi gjetur në mars, madje ndonjë prej jush e kemi gjetur në Jupiter. Të gjithë ju këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Krymeadhit. Ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë”, – vijoi Rama. /NOA/

Rama: Basha pret të v des unë që të bëhet kryeministër Read More »

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’

Vijojnë replikat mes deputetit KUjtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në Parlament. Gjatë seancës së sotme, Gjuzi ka kërkuar nga gratë deputete që të shkojnë në grevën e urisë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit. Po u përplas me kryeparlamentarini, duke theksuar se ky i fundit nuk mund ta urdhërojë që të qëndrojë ulur.

“Gripi është stinor. Nuk ka grip. Kush të ulet. Kush jeni ju që më thoni të ulem. Kemi qenë bashkë në këshillin bashkiak, nuk ulem kollaj unë. Ju gratë deputete duhet të shkoni atje në mbështetje të grevistëve. Unë tani do e dorëzoj kërkesën për interpelancë urgjente”, deklaroi Gjuzi nga foltorja.

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur: “Kot e harxhove gjithë kohën tënde. Dorëzoje kërkesën tënde. Kur të shqyrtohet do marrësh përgjigje”.

Nuk është hera e parë që deputetit i opozitës parlamentare debaton me kreun e Kuvendit, më shumë për etikën dhe sjelljen, se sa për problemet e vërteta në vend. /NOA/

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’ Read More »