Politike

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli për banda të qeverisë të shkrira me Policinë e Shtetit, për blerje votash dhe për tentativë për të blerë komisionerë me 10 mijë euro.

Berisha tha se qendrat e votimit kanë qenë të pushtuar ndërsa theksoi se policia nuk iu përgjigjej thirrjeve telefonike.

“10 mijë euro për komisioner, në Lezhë në mbrojtjen e policisë së Lezhës ba ndat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zona të ndryshme, diku diku janë të filmuara dhe aty duket makina e bandave dhe e policisë që po. Edhe në Dibër, bandat e kthyera nga Dubait, në Durrës dhe vende të tjera diktuan në mbrojtjen e Policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të Partisë Demokratike u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, bandat pushtuan qendra e votimit në Velipojë, 600 euro vota në Mamurras, në Nikël, vrasës trafikant bllokuan qendrat e votimit, vunë në presion komisionerët, kurse narko policia arrestonte një person në makinë dhe e mashtronte opinion publik se ai po blinte vota, kur ai nuk kishte asnjë qindarkë me vete”, tha Berisha.

Berisha: U kthyen ba ndat e Dubait në Durrës, janë të filmuara Read More »

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.

PD-ja zyrtare njofton se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Dorëheqja e Alibeajt, PD zyrtare njofton: Bardhi zgjidhet Kryetar i Grupit Parlamentar Read More »

Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës: ‘Sakrifikohu…’

Deputeti Agron Gjekmarkaj e sheh me shqetësim të madh situatën në Partinë Demokratike, ndërsa thekson se një opozitë e dobët nuk i shërben vendit.

Për “Top Story”, Gjekmarkaj i bëri thirrje Berishës që nëse i dhimbset krijesa e tij politike, të vetësakrifikohet. SHBA nuk jep shpresa se do të ndryshojë gjë për “non gratën” e Sali Berishës, thotë deputeti, duke shtuar se ai duhet të largohet dhe ta lërë PD-në të lirë që të bashkohet nën një lidership të ri.
Pjesë nga biseda:

Duma: Pse zvarritet në këtë nivel situata? Ka shanse që Berisha të dalë sot dhe të thotë që fajin për humbjen e ka Alibeaj dhe Basha.

Gjekmarkaj: Berisha do ta thotë po nuk është bindës.

Duma: Po raportet te të cilat var shpresat PD-ja me ambasadën amerikane, ndërkombëtarët…

Gjekmarkaj: Ne në çdo kontakt që kemi pasur me ambasadoren apo përfaqësues amerikanë kemi kuptuar se atyre iu interesonte një opozitë e fortë. Një Parti Demokratike e bashkuar.

Muajt e fundit me sa kam vënë re unë nga heshtja e tyre, sepse edhe heshtja është një gjuhë sot, gjatë fushatës nuk janë marrë më me Berishën. Nuk kanë në plan të ndryshojnë gjë nga qëndrimi i tyre. Janë shtet i vogël lëvizin ngadalë dhe nuk kanë në plan të ndryshojnë qëndrim ndaj Berishës.

Atëherë i takon Berishës të sakrifikohet dhe ta lërë krijesën e tij të lirë. Dhe Partia Demokratike të bashkohet nën një lidership të ri.

Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës: ‘Sakrifikohu…’ Read More »

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Meta foli për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa shtoi se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar Read More »

Berisha tregon kushtin e vetëm që e largon nga politika: Do them ‘Goodbye’ vetëm kur…

Ish-kryeministri Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet lokale pohon se nuk do të tërhiqet nga politika pavarësisht rezultatit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pavarësisht përpjekjes për ta asgjësuar opozitën, kjo e fundit qëndron më e fortë se kurrë, pasi zgjedhjet i humbi duke hyrë në garë pa financime dhe pa logon e partisë.

Ndër të tjera ai theksoi se rreth 15 mijë shqiptarë dëshmuan se e duan opozitën e fortë dhe se vetë ai do të tërhiqet në momentin kur të ketë humbje në një garë ku zgjedhjet mbahen të lira e të ndershme.

“Ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveç se nga vota e demokratëve, asnjë presion përkundrazi më shtojnë motivin. Lufta për votën duhet bërë më shumë”, theksoi ai.

Sali Berisha: Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës, unë nuk desha të futesha në të gjitha aspektet. E vërteta është një përpjekje antiligjore për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë, kjo është me fakte jo shpikje e imja. Në kundërshtim me çdo lloj parimi e ligji, PD u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit u refuzua në mënyrën staliniste, pa asnjë lloj financim. Synohej zhdukja e opozitës, 15 mijë shqiptarë votuan këtë të fundit. Dështuan ata që donin ta zhduknin, është në deri ne heroizmit të atyre që përballë mureve të zeza u ngritën dhe thanë se jemi këtu. ME rreth 40% të votuesve. Përpjekja ishte për ta asgjësuar, po ne e dëshmuam të kundërt e ata morën turpin historik.

Opozita është në këmbë dhe do qëndrojë e fortë më shumë se kurrë. Kemi një statut partie i ka gjërat e qarta, do e zbatojmë pikë për pikë. Në vitin 1991 unë kam bërë një betim me veten time, që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika, unë i qëndroj betimit tim. Në rastin e parë që ndodhi në 2013 thashë goodbuy. Zgjedhjet u përmbysën por vota u mbrojt. Ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveç se nga vota e demokratëve, asnjë presion përkundrazi më shtojnë motivin. Lufta për votën duhet bërë më shumë. Ata që rinë nëpër ekrane, rrahin ujin në havan.

Berisha tregon kushtin e vetëm që e largon nga politika: Do them ‘Goodbye’ vetëm kur… Read More »

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm

sh- presidenti Bamir Topi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar situatën politike të ditëve të fundit dhe rezultatin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se e sheh shumë të zymtë situatën ndërkohë që nuk sheh që aktorët politikë të reflektojnë në lidhje me humbjen, çka sipas tij do të thotë që ishte një rezultat që edhe opozita e priste, ose që nuk u intereson më dhe nuk kanë më shpresë.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa.
Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu.

Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar.

Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë.
Rezultati ishte kudo i tillë, këta njerëz nuk analizojnë, nuk reflektojnë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Zoti Topi ka analizuar edhe komponentë të ndryshëm të fushatës për secilën palë, ku tha se ishte një fushatë politike e dominiuar nga krerët e partive.

Sa i përket fushatës së bërë nga mazhoranca, ai u shpreh se ishte një fushatë vulgare.

“Këto janë pjesë e infrastrukturës. Substanca është si ka qenë sjellja politike dhe situata brenda një partie të përçarë. Historia fillimisht është politike dhe pastaj infrastruktura. Fushata sipas meje nuk lidhej me qëllimin e një fushate administrative, ishte një fushatë politike ku krerët e partive monopolizuan dhe nuk lanë hapësirë për kandidatët. Nga ana e mazhorancës një fushatë jashtëzakonisht vulgare.
Përsëritet historia ku njerëzit që kanë përgjegjësi nuk ofrojnë asgjë.

Statusi non grata i Berishës ka ndikuar në rezultat, sepse së pari ndikoi në përçarjen e PD.
Berisha për të qëndruar në lojë u bashkua me partinë e zotit Meta. E shoh këtë me atë që kryeministri tha sot, që i doli së brendshmi.

Falenderoi votuesit e djathtë që nuk shkuan të votonin. Ai urdhëron strukturat të bëjnë analizat për rezultatin. Kjo paralajmëron çdo ndodhë në zgjedhjet e ardhme.

PS vijon të jetë në organizim. Kampi i majtë është i update-uar. Dorëheqja është akt civil i përgjegjësisë së lartë individuale, duhet të jetë rezultat i reflektimit të tij. Nëse këta njerëz që e sollën situatën deri këtu nuk reflektojnë, rezultati i ardhshëm është i paralajmëruar”, tha ai.

Bamir Topi: Qëndrimi i akullt i Berishës, shenjë e keqe. Nëse nuk reflektohet, rezultati i ardhshëm është i pritshëm Read More »

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Sipas tij, gjyqtari që do ta bënte këtë gjë, do të kryente një akt patriotik, por dhe një veprim inteligjent dhe diplomatik

“Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë.
E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt impunitet: shikoni se ç’ndodh me Trumpin).

Prandaj, i nderuar gjyqtar i çështjes, preje këtë “nyje gordiane”, pa e zgjatur dhe pa iu nënshtruar histerive medemek patriotike.

Patriot do jesh ti, e jo ata që gjetën arsye për t’i vënë prangat një kandidati jo qeveritar tri ditë para zgjedhjeve. Patriot do jesh ti, e jo ata që, me veprimin e tyre, u bënë shkak që Himara të binte në duart e një njeriu si Beleri.

E nuk do kryesh me këtë veç një veprim patriotik. Do kryesh edhe një veprim inteligjent diplomatik. Po ndërgjegjja profesionale? – do thotë ndokush.

Përgjigja ime është: vërtet besoni se prokurori i ka vënë prangat Belerit mbi bazën e ndërgjegjjes profesionale? Unë nuk besoj. Po të kishim prokurorë të tillë, do të kishim të arrestuar me dhjetra kryebashkiakë të zgjedhur.

Ka zëra që po lusin krejt tjetër gjë, me fjalë të tjera po lusin që të dalë një gjyqtar që ta dënojë njëherë e mirë Belerin; ose ta mbajë edhe pak në pranga në mënyrë që Rama, si kryeministër, të ketë një justifikim “kushtetues” për ta shkarkuar shpejt e shpejt kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës.

E ka Rama në plan një gjë të tillë? Duhet shpresuar që jo. Në mos, do të ishte një double doën që do të ngrinte pikëpyetje serioze të natyrës politike e legale këtu brenda (nuk ka të ngopur ky njeri? Dëshiron t’u marrë kundërshtarëve edhe një nga pak trofetë e fituara?), por edhe do të çonte në zgrip marrëdhëniet me fqinjët tanë, që s’e kanë për gjë të ndezin fitilin e sherrit për çdo horr që del këtyre anëve për t’i fryrë zjarrit të përçarjes e armiqësisë me shqiptarët”, shprehet ai.

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte Read More »

Vjen reagimi i parë nga Benet Beci pas fitores së thellë në Shkodër

Benet Beci ka fituar zyrtarisht kundrejt kryebashkiakut aktual të Shkodrës, Bardh Spahia.

Në total janë numëruar gjithësej 247 QV.

Sipas rezultateve marrë nga KQZ, Beci ka fituar bindshëm me më shumë se 60% të votave, kundrejt Spahias i cili ka marrë vetëm 40%të votave për këtë bashki.

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin!

Faleminderit nga zemra”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook, ku ka mestuar mes ovacioneve me operatorët dhe ekipin numërues të votave.

Vjen reagimi i parë nga Benet Beci pas fitores së thellë në Shkodër Read More »