Politike

Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës?

Nga Ylli Pata

Kush e solli Lulzim Bashën në mesin e demokratëve? PSe doli ai tani? Çfarë kërkon ish-kryetari i dorëhequr i PD-së? A mund të kemi një Lulzim Bashë të ri në krye të opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që vijnë spontanisht pas takimeve që Lulzim Basha po bën këto ditë me disa anëtarë të rinj të PD-së në struktura të qyteteve kryesore. Këto takime, duken si lëvizje e sforcuar e ish-kryetarit të PD-së, jo thjesht se ata që ai po i takon vijnë me urdhër, por se forma që Basha po i jep këtyre takimeve shtojnë pikëpyetje. Kush e njeh situatën politike në strukturat e PD e di që Basha mund të bëjë takime edhe më të mëdha me anëtarët e PD-së në degët në 61 bashkitë, takime që mund të dalin shumë më të mira se këto shfaqet nëpër lulishte.
Degët e PD-së, edhe sot e kësaj dite, pra pas një viti janë në shumicën e tyre janë pro Bashës, madje ata i kanë kërkuar prej kohësh atij që të përballet me Berishën që kur e përjashtoi nga grupi parlamentar. Si persona brenda strukturave të PD-së, ashtu edhe ata që e njohin situatën, e dijnë faktin se Lulzim Basha dhe strukturat e PD-së, pra degët kanë një marrëdhënie të afërt. E pikërisht nga kjo marrëdhënie nisi edhe revolta e deputetëve të PD-së pas 6 marsit 2022. Në takime t e zhvilluara në disa qytete, Basha në mënyrë indirekte i ka goditur kolegët e tij të grupit parlamentar, të cilët nga degët e PD-së nuk i duan t’i shohin me sy. Po ç’vaj kanë njerëzit, kur edhe deputetët, edhe piramidën e drejtimit të PD-së me Bardhin, Joridën e të tjera, ka qenë pikërisht Lulzim Basha që i ka propozuar dhe miratuar.

Ndaj duket e çuditshme kjo lloj kinezërie incognito që i bën konfliktit që shpërtheu dhe që është prezent në Partinë Demokratike zyrtare, ku edhe Lulzim Basha është një nga personat që e përkrahin ngaqë i ka dëgjuar më shumë. PD e sotme, sado duket një situatë absurde është një mjedis mjaft interesant që përbën një revolucion të vërtetë në politikën shqiptare. Imagjino një parti politike ku fuqinë e kanë drejtuesit e degëve në territor dhe jo kryetari. Ndaj Lulzim Basha thjesht të mbështesë dhe institucionalizojë këtë fuqi demokratike që vjen nga poshtë e të lerë pallavrat për prishje të paktit 2008 apo gjera të tjera si vettingu politikanëve e me radhë. Nëse vërtetë bëhet fjalë për një nismë për të bërë transparente pasurinë e politikanëve, thjesht ta bëjë ligj e çojë në Kuvend si dekriminalizimi.

Por ajo që nuk bëhet publike në diskutimet e paneleve, është se Basha nuk u kundërshtua nga deputetët për shkak të Berishës. Pasi kishte deputetë si Grida Duma që morën një pozicion të fortë anti-berishë me 8 janar 2022 apo Ervin Saljanji që u filmua edhe me hu në dorë. Ata dolën kundër Bashës sepse ai u dha carta biancha krerëve të degëve të PD-së. Të cilët i bënë hasha deputetët e tyre kryesorë. Ja shikojeni se si Saljanji u largua nga Korça në Kavajë, edhe pse për vite ka investuar në atë qark, por që dega e PD-së e zboi. Kështu ka ndodhur realisht me të gjithë deputetët që ju kundërvunë Lul Bashës pas 6 janarit. Dhe Basha e di mirë dimensionin e kësaj lëvizjeje, madje gjasat janë se e ka menduar që të heqë gështenjat me duart e kolegëve të degëve. Të cilët nuk e mendojnë ashtu, por e konsiderojnë si një ushtrim demokracie.

Por Basha, duhet ta artikulojë hapur këtë zhvillim, qoftë edhe si mekanizëm të ri politik. i cili do të kthejë së paku një standard që pak ose shumë ka funksionuar në një farë mënyre në politikën e partive kryesore. Që kandidatët për deputetë, kryebashkiakë, apo edhe këshilltarë, sa është e mundur diskutohen nga anëtarësia, e nuk katapultohen kaq thjesht. Po arriti Lul Basha të rikthejë apo institucionalizojë këtë standard, nuk është pak. Por jo me fjalë, por me garanci të qarta meqë është edhe jurist. Nëse PD e zbaton një standard, nuk do të vonojë shumë që në një farë mënyre edhe PS apo partitë e tjera ta implementojnë. Ndryshe, opozita e bën kalë beteje, dhe e “nxjerr bukën” deri në 2025-n, e s’është çudi të fitojë edhe zgjedhjet…/TemA

Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës? Read More »

Nga Fate Velaj te Muç Nano e Vasilika Hysi, kush janë emrat e Ramës për ambasadorë

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension. Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit. Mësohet se në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel. Por një prej deputetëve anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.
Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik. Ndërkohë, vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi. Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fate Velaj. Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë. Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon presidentit. Pas miratimit nga presidenti të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj./TCH

Nga Fate Velaj te Muç Nano e Vasilika Hysi, kush janë emrat e Ramës për ambasadorë Read More »

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë

Kryeministri Edi Rama, takimin e radhës e ka zhvilluar me qytetarët në Durrës, duke i falënderuar për mbështetjen e dhënë më 14 maj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se niveli i ekonomisë do të pësojë ndryshime, duke shtuar se pavarësisht se Partia Socialiste ka bërë gjëra për të cilat ai nuk është krenar, ka ende shumë punë për të bërë në të mirë të qytetarëve.

“Ne kemi hyrë në një borxh shumë të madh duke i kërkuar votën njerëzve dhe duke i kërkuar të na besojnë ne se vetëm me ne shkohet përpara. Ajo që kemi marrë prej tyre është një sfidë shumë e madhe, e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Megjithatë Rama nuk la pa shigjetuar as figurat nga radhët e Partisë Socialistë, edhe pse pa përmendur emra u shpreh se ka pasur edhe nga ata që kanë marrë detyra të larta, por nuk kanë mbajtur përgjegjësitë që u takojnë.

Më tej Rama tha: “Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqës të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë”.

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë Read More »

Berisha lëshon ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë pse Anglia nuk e heq ‘non gratën’

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta, ku është shprehur se ka në dorë shkresat e autoriteteve britanike në lidhje shpalljen e tij non grata.

I ftuar në emisionin e Çim Pekës, Berisha tha se do të bëjë publike shumë shpejt shkresat ku thuhet se non grata nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike.
“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”.

I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike”, ka thënë Berisha.

Berisha lëshon ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë pse Anglia nuk e heq ‘non gratën’ Read More »

Rama: Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore.

Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.
‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.

Rama: Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit Read More »

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar që në parlament të vendosen gjoba për deputetët që mashtojnë. Gjatë fjalës së tij për procedurë, Berisha u shpreh se kjo është mënyrë që të mos mashtrohet.

“Nëse në këte parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetet që mashtojnë ky nuk është palarmant,” tha Berisha.

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’ Read More »

Ironia me rritjen e rrogave të deputetëve: Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Nga Lutfi Dervishi

Ka një kundërshtim joracional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen. Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.
Ai kallëzoi menjëherë te kolegët vlerësimin qesharak që u bëhej deputetëve të një vendi aspirant për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomisë.

Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbëtorët e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave.

Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizëm shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë shërbëtorët e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjarak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Ngritja e rrogave të deputetëve është një tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…

Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trajnimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trajnimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbëjnë me kërcënim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zvicerane dhe paundi britanik nuk do të tronditin lekun.

Me rritjen e rrogës së deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshëm sa më parë.

Rritja e rrogës së ministrave dhe i deputetëve është përgjigjja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërçipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para Parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do t’i japë fund njëherë e mirë dramës që i shoqëron shpesh me telefonata anonime pasi shitës dyshekësh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ia mbushëm kutinë plot me vota e meritojnë t’ia mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

Ironia me rritjen e rrogave të deputetëve: Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët? Read More »

Bushati përplaset keq me Milaim Zekën: Deputetët e Shqipërisë jetojnë si mbret

Të ftuar në “Top Talk”, Ervin Bushati dhe Milaim Zeka janë “përplasur” në lidhje me vendimin e rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë që pritet që miratohet ditën e nesërme.

Zeka është shprehur se deputetët e Shqipërisë krahasuar me të Kosovës, janë si mbretër.

Ervin Bushati: E dini ju që politikanët tanë paguhen më pak se në Kosovë?

Milaim Zeka: E dini që privilegjet që kanë deputetët e Shqipërisë, nuk i kanë të Kosovës? Këta janë si mbretër. Deputeti i Shqipërisë në krahasim me të Kosovës jeton si mbret. Ne s’kemi as makina, as shoferë.

Ervin Bushati: Dhe ne s’kemi, as makinë, as shofer, as sekretar, as zyrë.

Bushati përplaset keq me Milaim Zekën: Deputetët e Shqipërisë jetojnë si mbret Read More »