Politike

Rama thirrje të rinjve: Mos u largoni, punësohuni në agjencitë për satelitët

Kryeministri Edi Rama në prezantimin pas monitorimit të territorit nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2, u berri thirrje të rinjve në vend që t’i bashkohen skuadrës në fushën e teknologjisë pasi do të paguhen më mirë se në çdo kompani private.

Rama tha se qeveria ka gati një paketë të re në mënyrë që çdo i ri shqiptar të punësohet pranë këtyre institucioneve, ku citoi “Kush do punojë për shtetin shqiptar për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, imazhet satelitore do të paguhet më mirë se kudo tjetër në rajon, apo sektorin privat”.

“Tani më gjithçka mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territoreve, ndërtimet pa leje. Është një proces që kërkon kohë por është jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto dhe sigurisht me kontribut me financën, me këtë sistem na jep një fuqi në kohë reale. U fol qartësisht për zjarret, ndërhyrjet në pyje për reflektimin e gjithë të dhënave dhe ajo që është një element i shtuar është që me këto imazhe satelitore mund të marrim lajme shumë të mira, që janë në territor por që nuk i marrim pasi mbushet hapësira me lajme të rrema dhe nuk ke sesi i kundërshton, përveç se me fjalë por tani këto janë radiografi ku mund të shihet shumë qartë sesi funksionon. Jam i bindur që gjënë më të vështirë që kishim për të vënë në përdorim këto imazhe e kemi sot garanci.
Ata që bëjnë këto punë të veçanta, është një mundësi për tu thënë të gjithë të rinjve se sot shteti është konkurrenti më i fortë në treg për pagat në këtë sektor, të punosh në agjencitë tona që merren me këto sisteme kanë mundësi që duke aplikuar të bëhen pjesë e kësaj skuadre, dhe të paguhen më mirë se çdo kompani private.

Mund të punësohet, njerëz që janë inxhinier, agronom apo të diplomuarit që lidhen me këto elementë. Ky është qëllimi, edhe për agjencinë e AKSHI-it, ministri, inovacionit dhe institucione të tjera, është një paketë e re që është bërë gati, në mënyrë që asnjë i ri me dije dhe formim në fushën e teknologjisë mos ta shohë as largimin nga Shqipëria apo sektorin privat si dy punësi të vetme, ne i kemi garantuar një mundësi të tretë më optimale. Kush do punojë për shtetin shqiptar për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, imazhet satelitore do të paguhet më mirë se kudo tjetër në rajon, apo sektorin privat”, tha Rama.

Rama thirrje të rinjve: Mos u largoni, punësohuni në agjencitë për satelitët Read More »

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka treguar vendimin e qeverisë për kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Vendimi ka të bëjë më studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar, thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar që paguan taksa. Shteti e financon Universitetin në këtë rast, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve të vetë, nuk është si profesionet e veta, por i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.

Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me plakjen e popullsisë nevojën për burime njerëzore, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionist dhe njerëz të kualifikuar ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, më normal dhe i lehtë. Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet shërbim 5 vjet në vend, ata që janë duke vazhduar studimet vitet janë më të vogla. Nëse duan mjekësi duhet të pranojnë këtë kusht”, tha Rama.

Rama ‘ultimatum’ për studentët e mjekësisë: Nëse duan të arsimohen në këtë degë dhe diplomë, duhet të pranojnë kontratën 5 vjeçare Read More »

‘Plas’ sherri në emision, Spartak Ngjela ‘përplaset’ ashpër me moderatoren, ndërpritet intervista: ‘Me mua nuk e bën dot atë…’

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.

Por intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ajo pati me avokatin.

Pyetjet dhe ndërhyrjet që moderatorja i bëri avokatit bën që ai të acarohej dhe të kërkonte ta linte të fliste. Ndërkohë që moderatorja e ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte të monologonte në bisedën me të.

Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.

Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!

Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!

Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.

Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!

Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?

Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.

‘Plas’ sherri në emision, Spartak Ngjela ‘përplaset’ ashpër me moderatoren, ndërpritet intervista: ‘Me mua nuk e bën dot atë…’ Read More »

‘Kujdes kur flet me mua se…’, Blendi Fevziu përplaset keq me avokatin e njohur: Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, mos më bërtit kot

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Në studio pati një debat të ashpër mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë.

Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi.

Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Nuk ekziston…

Blendi Fevziu: Strehimi politik jepet me një deklaratë në të cilën do të firmoset se nuk do të ushtrosh aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Kush është aktiviteti politik, ke në dorë një fakt?

Blendi Fevziu: Këtë pra po hetojnë.

Genc Gjokutaj: Ore Fevzi a nuk e kupton këtë që Edi Rama…

Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua Edi Rama. Edi Rama, Edi Rama. Ne flasim për amerikanët këtu, ti thua Edi Rama. O Gjokutaj mos më bërtit kot tani, por kam pyetje, s’po merrem me Ramën fare.

Genc Gjokutaj: Për çfarë më ke ftuar mua, për çfarë më ke ftuar mua?

Blendi Fevziu: Ore Gjokutaj mund të më dëgjosh mua mos flasësh kot. Një pyetje kam. Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët…. A mund të më dëgjosh tani apo jo?

Genc Gjokutaj: Fevzi fol mirë me mua se nuk jam i ftuari jot i përhershëm.

Blendi Fevziu: A mund të më dëgjosh o zotëri?

Blendi Fevziu: Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët se kishin hall të luftonin Iranin, apo i morën se ia kërkoi SHBA-ja?

Genc Gjokutaj: Se ia kërkoi SHBA-ja.

Blendi Fevziu: Kaq është, pra. Dhe sot SHBA po thotë këtë gjë. Nuk i morën këtu për të luftuar regjimin e Teheranit.

‘Kujdes kur flet me mua se…’, Blendi Fevziu përplaset keq me avokatin e njohur: Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, mos më bërtit kot Read More »

Deklarata e papritur e Sali Berishës

Sali Berisha shprehet se do të respektojë statutin e Partisë Demokratike. Ai theksoi se nuk do të merret me pengje, por pengmarrësin kur u pyet për palët tjetër në Partinë Demokratike. Ai e shikon procesin që po bëhet në PD-në e vulës si të stisur nga Rama.

“Ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, unë e quaj humbje. Statuti parashikon rregullat. Problemet madhore të PD-së u krijuan nga shkelmimi i statutit. Dhe unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe u jep pushtetin anëtarëve të Partisë Demokratike.

Kur them, kryetari i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet lokale dhe unë e quaj humbje meqenëse nuk fituam së pari, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim në anëtarësinë e PD-së. Analiza e zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD.

Paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur që në krye të radhës, një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq. Pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Nuk kam vullnet të merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama”, u shpreh Berisha

Deklarata e papritur e Sali Berishës Read More »

Incidentet nga mbështetësit e tij/ Basha: Moment tensioni, ky nuk është modeli im

Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, është pyetur nga gazetarët për tensionet që shkaktuan mbështetësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD mbrëmjen e së martës.

Basha tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve.

“Dua t’i them çdo demokrati që edhe në rastin e vendimeve që do marr do udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë. Cila dhunë? Nuk i kam parë videot. E para e punës, e refuzoj dhe distancohem, dënoj me forcë çdo sjellje, me këtë rast, fjalët, banalitet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, pjesë e të cilës fatkeqësisht kanë qenë edhe kolegë të medias. Duhet të jemi të kujdesshëm që dhe në momente tensioni të kujdesemi… ky nuk është modeli im.

Ky është model kundër të cilit jam ngritur që në ditën time të parë në politikë. Nuk jam i butë, jam i vendosur. Por nuk mendoj se kërcënimet nuk kanë vend në një demokraci që pretendojmë ta përfaqësojmë ne brezi i ri. Refuzoj çdo model të tillë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve kudo që janë që kur ka ngjarje të tilla të tensionuara, diferencat mes nesh t’i sheshojmë në mënyrë civile. Nuk duhet të tregojmë kush ka faj e kush s’ka faj. Kam bërë thirrje që dje t’i shmangemi klimës së tensionit”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Incidentet nga mbështetësit e tij/ Basha: Moment tensioni, ky nuk është modeli im Read More »

A do të futet sërish në politikë Saimir Tahiri? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri

Gazetari Elton Qyno në një intervistë televizive, sqaroi nëse mundet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të kthehet në politikë.
Ai tha se çështja është në gjykatë të lartë dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, atëherë nuk ka asnjë pengesë që ai të marrë poste publike.

Qyno: Çështja është në gjykatë të lartë dhe nëse do të merret në shqyrtim dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, nga ana ligjore nuk ndalohet që të kandidojë për të marrë funksione publike apo në Partinë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Tiranën dhe ish-ministër i brendshëm me këtë parti dhe ka një suport të madh politike.

Dënimi e pengon sot për të marrë poste publike. Nëse gjykata e shpall të pafajshëm edhe pjesa e burgut barazohet me zero dhe padiskutim se imazhi i tij politik është i copëtuar ai nuk pengohet aspak për të garuar për çdo poste politik apo mandat deputeti.

A do të futet sërish në politikë Saimir Tahiri? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri Read More »

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të blinte dhe manipulonte votën.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se arsyet se përse mori pjesë ë një palë zgjedhje që e dinte që do të kishte të tilla akte, ishte sepse nuk dëshironte të binte pre e kurthir të ngritur nga Rama, me shtyrjen e vendimit të gjykatës, marrjen e vulës dhe mos regjistrimin e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai shtoi se bënte fushatë për kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD, dhe një gjë të tillë sipas tij nuk mund ta pranonte.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Në 98 qendra brenda unazës së verdhë të Tiranës, është fitues Belind Këlliçi. Edhe aty ku quhet Bllok Këlliçi ka fituar

Rakipllari: Diferenca është 60 mijë vota

Berisha: Ne do i shkojmë deri në fund e do merret vesh shumë mirë si është e vërteta e këtij votimi. procesi zgjedhor është themelor në një sistem demokratik, zhvillohet mbi bazën e një ligji. Për herë të parë në historinë e vendit u asgjësua sepse u shpall nga Rama kinezëri. Pra zgjedhje nuk ka , ka farsë.

Që të kemi zgjedhje duhet të zbatohet fryma e ligjit me përpikmëri.

Rakipllari: Nuk e dimë ne se çfarë zgjedhje bën Rama? Ne e dimë këtë histori. Nuk dimë rastet e 2017?

Berisha: Nuk janë zgjedhje pra.

Rakipllari: ku shkon opozita pra?

Berisha: Ku shkon shoqëria? Nëse ka një gjë që shkatërron një komb është shkatërrimi i votës së lirë e opozitës.

Rakipllari: nuk shihni asgjë nga vetja jua? Të gjithë fajet i shihni tek kundërshtari?

Berisha: Për shkak të shpalljes kinezëri 628 mijë zarfe shpërndahen me vendim qeverie, zgjedhje nuk ka.
Nëse shpërndan rrit rrogat në mes të fushatës, zgjedhje nuk ka.
Rama në 2021 shpërndau me faturë Thesari në Durrës, Tiranës, Lezhë e Laç, 93 mln euro vetëm në prill. Vrau votën, dhe kam shkruar 2 dit pas zgjedhjeve se vota vdiq pa hyrë në kuti.
Ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Meqë e kaloi atë si pa të keq, tani kaloi me blerje vote të hapur, me zarfet e pensioneve dhe rrogat.
Koalicionit opozitar nuk i regjistroi kryetarin.

Pse hyra në zgjedhje? Shtyu vendimin e gjykatës, mori vulën, nuk regjistroi kryetarin e “BF”, nuk do bija në atë kurth. Do korrigjoja vendimin fatal të 2019. Bëja fushatë për monizmin e Ramës por ai kishte edhe firmën e PD dhe unë nuk do mund ta pranoja kurrë atë.

Së dyti, mora pjesë sepse nëse si forcë politike rri jashtë sistemit, nuk ke të drejtë morale të flasësh.

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit Read More »