Politike

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Sipas tij, në çdo demokraci ka dallime të forta, por “dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit” e jo dhunës.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë: dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur fjalim para deputetëve kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u afrua dhe hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Lushtaku tha se aksioni i tij ishte politik, teksa paralajmëroi padi ndaj Bislimit, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim./ REL

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq! Read More »

Berisha: ‘Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…’

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë edhe një thirrje që në seancën e sotme plenare të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për Arben Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK për t’iu hapur rruga për arrestimin e ish-zv. kryeministrit.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ahmetaj u njoftua 4 orë para se SPAK të njoftonte Kuvendin, ndërsa iu drejtuar Damian Gjiknurit me pyetjen: E përcolle ti në Kakavijë?

“A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë? Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë para se të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo?

Sepse dikush e përcolli. I the ti apo jo atij? E njoftove që të ikë? Në vend që të dilni kokë ulur dhe të kërkoni të falur shqiptarëve… A keni ju moral shtetari? Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…”, tha Berisha.

Berisha: ‘Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…’ Read More »

Rama reagon për sherrin në Kuvendin e Kosovës kur po fliste Kurti: Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të opozitës janë përleshur fizikisht me ata të pozitës.

Rama shprehet se pas këtyre pamjeve, si mund të ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shkruan Rama.

Rama reagon për sherrin në Kuvendin e Kosovës kur po fliste Kurti: Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten! Read More »

Gjiknuri për dosjen e SPAK: S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj, kam udhëtuar me Ahmetajn, por…

Sekretari i Përgjithshëm i PS, ka folur sot për mediat teksa po futen në Kuvendin e Shqipërisë.

I pyetur për një koment pasi emri i tij rezulton në dosjen e SPAK, në hetimin e Arben Ahmetajt, ai tha se ka udhëtuar por për çështje pune, dhe se hotelin dhe shpenzimet e udhëtimit i ka paguar ministria.

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra.

Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thash për dy udhëtimet.

Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua. Është shumë vapë tani, dhe ju duheni… Po i publikova faturat, çfarë do thuash pastaj? Pse çfarë jam unë të shuaj kuriozitetin tuaj…”, tha ai.

Gjiknuri për dosjen e SPAK: S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj, kam udhëtuar me Ahmetajn, por… Read More »

Deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë

Çështja “Ahmetaj” ka ‘ngritur’ në këmbë deputetët e opozitës pasi nuk rezulton në Shqipëri pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij

Deputeti i PD, Saimir Korreshi gjatë një interviste televizive tha se në dosjen e Arben Ahmetajt ka detaje të reja që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët, që e implikojnë.

Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden shumë emra deputetësh dhe kryetarë bashkish.

“Ka detaje që të bindin se nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të flas se është sekret hetimor, po ka përtej asaj që dimë edhe në ngjarje të tjera në fushën e veprimtarisë që nuk ka lidhje me inceneratorët. Ka rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët që e implikojnë, ka emra kolegësh deputetë dhe kryetarë bashkish pafund në atë dosje”, tha Korreshi.

Deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë Read More »

Basha kryetar i PD pas 29 korrikut? Bardhi: S’ka vendim të Këshillit Kombëtar për zgjedhje, kushdo është i lirë ta shpallë veten mbret

Teksa pritet që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka lënë të kuptohet se nuk do ta njohë Lulzim Bashën si kryetar nëse ky fiton.

Në një intervistë për News24 ai tha se kushdo është i lirë të shpallet mbret apo kryetar partie, por nuk mund të jetë i tillë pa një vendim të Këshillit Kombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kujtojmëv se kundërshtari i Bashës është Gjergj Haniv dhe të dy do të “luftojnë” më 29 korrik për postin e kreut të Partisë Demokratike.

Si do dilet nga konflikti në PD?

Përveç dy palëve, ka edhe një të tretë që është e fokusuar te misioni që ka çdo opozitar në vend për të denoncuar qeverinë. Brenda një jave kemi tre çështje shumë shqetësuese, ngjarjen e Krujës, shkërmoqjen e shtetit për Ahmetajn dhe në komisione po diskutohet legalizimi i kanabisit. Opozita do të duhet të jetë e fokusuar në këto çështje.

Për Krujën ikën Rraja dhe Çuçi, për Ahmetajn po shkohet drejt arrestimit, për kanabisin është ende në shqyrtim në komisione…

Nuk kishte reagim të institucioneve në Krujë. Banorët po protestojnë prej një muaji dhe kishte mungesë veprimi nga institucionet. Ngjarja e Krujës ndodhi në 6 korrik. U paraqitën personat e dhunuar në komisariat dhe nuk pati asnjë reagim. Ishte publikimi i atyre pamjeve shokuese për qytetarët që solli reagimin e institucioneve. Shkarkimin e Çuçit, Rama nuk e ka vendosur si standard por e kishte plan prej kohësh.

Në 29 korrik do mbahen zgjedhjet. Kryesia ka vendosur që procesi të ecë përpara. Në 30 korrik do ta njihni kryetarin e ri?

Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar të PD-së në 29 korrik nuk ka zgjedhje për kryetarin e PD. Unë i qëndroj këtij standardi.

Do konsiderohen nul?

Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja.

6 deputetë morën një nismë për të kontaktuar anëtarët e PD-së. Në çfarë faze është? Kur do ta thërrisni Këshillin Kombëtar legjitim?

Nuk kam informacion deri në çfarë faze janë kolegët.

Ka disa deputetë që nuk po qëndrojnë as me Berishën as me Bashën. Cili do të jetë fati i këtij grupi?

PD ka vuajtur se është identifikuar me kultin e individit. Ne nuk jemi në PD për asnjë emër të përveçëm. Ne nuk kemi pasur një qëndrim për Berishën kur shkel statutin dhe qëndrim të ndryshëm për Bashën kur shkel statutin. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të anëtarëve të PD-së dhe ata kërkojnë që opozita të jetë në misionin e saj të të bërit opozitë. Kush do të luftojë për karrige është i lirë ta bëjë.

Basha kryetar i PD pas 29 korrikut? Bardhi: S’ka vendim të Këshillit Kombëtar për zgjedhje, kushdo është i lirë ta shpallë veten mbret Read More »

Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit/ Zbardhet axhenda

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik pra në data 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Kryeministri e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Në axhendën e zbardhur në orën 11:00 është parashikuar që kryeministri Rama të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski në një takim ‘tete a tete’. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një konferencë për shtyp me Kovaçeskin.

Shqipëria nënshkruan 13 marrëveshjet me Kosovën, Rama i ‘heq merakun’ Kurtit: Tani jam në pritje të konfirmimit të takimit me Albinin

Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.

Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.\

Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit/ Zbardhet axhenda Read More »

Berisha urim të ëmbël për ditëlindjen e Lilit, çifiti feston dhe përvjetorin e martesës

Sot në familjen Berisha ka festë. Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka uruar bashkëshorten e tij Liri për ditëlindje si dhe për përvjetorin e tyre të martesës.

“Sot super festa e familjes tonë!
Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan Berisha.

Berisha urim të ëmbël për ditëlindjen e Lilit, çifiti feston dhe përvjetorin e martesës Read More »