Politike

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator

Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm.

Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se është ‘shkrirë’ sekretaria e PS-së.

Po ashtu mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator Read More »

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të qeverisë.
Kështu bëjnë me dije burimet, teksa një arsye mbi këtë shkarkim ende nuk ka publikisht.
E gjitha ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet pasditen e 26 korrikut, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore.

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn Read More »

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë pas më shumë se 14 orë debate dhe diskutime miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë Read More »

Berisha nuk kursen akuzat ndaj Ermonela Felajt në Kuvend: ‘Ja pse keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos…’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, duke i thënë asaj se është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotots në prag të zgjedhjeve.
“Këto janë përdorur për të mbushur xhepat e Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe të tjerëve.

Ju zonjë keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve.

Ju jeni e zhytrur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare besnike e organizatës kriminale. Do të lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes. Valbona Ballxhini, drejtore e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse.

Erion Murataj, specialist në Antrako, taulant Tusha, Etleva Konti etj, ky komision ka vendosur dhe këtij i ka qëndruar qeveria. Unë kërkoj nxjerrjen jashtë rendit të ditës të ligjit për studentët, ligjit për kanabisin dhe ligjit për akademinë. Nuk mund të kalojë ligji për kanabisin sepse është rrezik madhor, rrit potensialin e krimit nga Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Berisha.

Berisha nuk kursen akuzat ndaj Ermonela Felajt në Kuvend: ‘Ja pse keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos…’ Read More »

Bardhi: ‘Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës’

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se 3 njerëz në arrati marin para nga buxheti i shtetit.

Komentet Bardhi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke etiketuar ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
“Zonja drejtuese e seancës, unë i bashkohem asaj që ju thatë, respekt maksimal për cunat e gardës që janë këtu, por nuk ka asnjë nevojë për prezencën e tyre këtu. Ata duhet të veprojnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Hajdutët zakonisht fshihen nga frika.

Vetëm në një dosje si ajo e inceneratorëve, ka dalë gjysma e qeverisë. Kemi kërkuar prezencën e kryeministrit. Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës. Si ka mundësi, kemi 3 njerëz sot në arrati, Arben Ahmetajn, ka marrë rrogën sot ai, sot merr 200 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi 2 mafjozët e inceneratorëve që jetojnë në Vjenë dhe marrin 80 mijë euro në ditë.

BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet…”, është shprehur Bardhi.

Gjithashtu Bardhi ka propozuar edhe dyfishimin e pagave për punonjësit e Gardës së Republikës. Ky propozim është mbështetur edhe nga ish-gardisti, deputeti i PS, Denis Deliu.

“Zonja kryetare, në emër të Grupit të PD-së unë e shpreha respektin për gardën, por kolegët nëse kanë respekt për gardën, hajde fusim një rend dite t’i dyfishojmë rrogën punonjësve të Gardës. Për të mos i lënë me veshjet që kanë. Një projetkligj për t’i dyfishuar rrogën punonjësve të gardës, sille ligjin këtu. Ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë se nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd fizikisht”, ka thënë Bardhi në Kuvend.

Bardhi: ‘Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës’ Read More »

PS tentativa për t’i dhënë mandat të përjetshëm Gjinushit, reagon Flutura Açka: Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtues europian do të dorëhiqej

Pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave brenda këtij sesioni parlamentar, duke hequr dorë edhe nga amendamentet e tjera, ka sjellë reagimin e kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, theksoi se në këtë histori ka disa të vërteta shumë të hidhura, që për një drejtues europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr, duke i sugjeruar kështu Gjinushit që të largohet nga posti.

REAGIMI I AÇKËS
Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.
Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr.
E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë
Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

INICIATIVA E MAZHORANËS
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton. Mësohet se dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit, Açka ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç. Në të njëjtën kohë ata shprehin vullnetin që të tërhiqen nga amendamentet qe kanë bërë për trajtimin financiar të personelit te Akademisë, pasi kjo do të kërkonte më parë një mendim nga qeveria, që mund të marrë shumë kohë dhe të shtyjë miratimin e draftit për në shtator.

PS tentativa për t’i dhënë mandat të përjetshëm Gjinushit, reagon Flutura Açka: Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtues europian do të dorëhiqej Read More »

Mjeku i njohur Tritan Kalo: ‘Turp dhe faqe e zezë, përleshen për pak pushtet’

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar dje ashpër nëpërmjet një statusi në “Facebook” për përplasjen fizike në Parlamentin e Kosovës, por dhe seancën e tensionuar në parlamentin shqiptar. Kalo deklaron se ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet. Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”. “TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.

Mjeku i njohur Tritan Kalo: ‘Turp dhe faqe e zezë, përleshen për pak pushtet’ Read More »

Dhuna e debatet në dy parlamentet/ Tritan Kalo: Për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për përplasjen fizike në Parlamentin e Kosovës, por dhe seancën e tensionuar në parlamentin shqiptar.

Kalo deklaron se ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet.

Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”

“TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.

Kalo

Dhuna e debatet në dy parlamentet/ Tritan Kalo: Për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë… Read More »