E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit.
Ajo tha se është fat që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet.
“Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta.
Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet”, tha Spiropali.
Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjate prezantimit te reformes ne Administrate dhe Sistemin Antikorrupsion./r/n/r/nDirector General of Customs, Elisa Spiropal, during the presentation of reform in Administration and System against Corruption.
Erion Braçe ka sh përthyer ashpër pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila pohoi se ka kaluar Covid-19, ndërkohë që ka zhvilluar takime të hapura dhe pa masat përkatëse.
Në një postim të gjatë në Facebook, numri dy i qeverisë shqiptare thotë se sjellja e Kryemadhit në publik është një k rim dhe dënohet nga Kodi Penal i firmosur edhe nga Presidenti Ilir Meta.
Sipas tij, është e papranueshme që në fillim t’u thuash njerëzve që “Covidi nuk ekziston, të qëndrosh pa maskë e distancë, të sfidosh edhe ligjin politikisht dhe pastaj të pranosh që e kam kaluar vetë sëmundjen”. “Nuk mund të kalojë si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkujt si normalitet! Është k rim dhe i qartë”, – thekson zv.kryeministri shqiptar.
Postimi i plotë i Erion Braçes
E vërteta vonon por nuk z hduket! Natyrisht, zoja të jetë mirë me shëndet; Covid nuk është heqje bajamesh, as heqje dhëmballe!
Nuk është turp të i nfektohesh, është k rim të infektosh-me dashje patjetër, por edhe nga pakujdesia!
E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë! T’i thuash njerëzve se, “Covid nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T’i ftosh njerëzit nëpër takime e t’i grumbullosh, t’i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të in fektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maskë, ta bësh politike mbajtjen e saj, t’i sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qoftë edhe ty, t’u kerkosh ta heqin maskën në ambjent të hapur, kur ligji e rregulli është ndryshe; është kr im! po po, është kr im!
Ndryshimet në Kodin Penal, miratuar në 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij. presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, datë 22. 4. 2020, e thonë qartë:
Përhapja e sëmundjeve in fektive…..
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, d ënohet me gj obë ose me b urgim deri në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, d ënohet me b urgim nga tre deri në tetë vjet.
Pohimi i djeshëm nuk ishte i ri; por ishte më i rëndi ama. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve të kryera në gjithë këta muaj, në gjithë këto javë të rënda për çdo shqiptar!
Nuk mund të kalojë si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkujt si normalitet! Është k rim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit në Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës së Liqenit për më shumë oksigjen, të gjitha veprime normale në dijeni të njeriut apo njerëzve të in fektuar.
Por nëse për vete mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshëm që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rr ezik ata vetë e familjet e tyre?!
Nuk është politikë kjo, ky është k rim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji;
Është më tepër, sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e poshtë, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë. /noa.al/
Monika Kryemadhi ditën e shtunë u rikonfirmua në krye të LSI-së pas zgjedhjeve të mbajtura në këtë parti, por fakti që kandidioi e vetme ka bërë që edhe të akuzohet se në LSI nuk ka dmeokraci.
E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi ka marrë një mesazh në telefonin e saj, ku dikush e sfidonte për të garuar për postin e kryetarit të LSI-së.
Kryemadhi e lexoi “live” mesazhin, ndërsa personi që ia dërgonte ishte pastor Paulini.
Ja se po me pyesnit…më shkruan pastor Paulini. ‘mos ki merak thotë se vij e kandidoj unë për kryetar’, më shkruan ai. E përshëndes shumë, mund të vijë të kandidojë, por s’i lejohet,”- tha Kryemadhi duke qeshur.
Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen pse nuk është uruar fizikisht pas rikonfirmimit në krye të partisë nga presidenti Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj.
Gjithsesi, ajo ka pohuar se kreu i shtetit është kënaqur shumë kur e ka parë në fotografi nga mediat që Kryemadhi kishte vendosur maskë për t’u mbrojtur nga Covid 19.
Kryetarja e LSI-së, gjithnjë ka dalë kundër paralajmërimit të autoriteteve shëndetësore në vend për vendosjen e maskës në publik.
Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili në konferencat për shtyp tregohet i kujdesshëm për të respektuar protokollin shëndetësor anti-Covid. Por këtë herë gjërat kanë ndryshuar.
“Kur kanë ardhur proces verbalet e Poliçanit dhe Skarparit, kanë qenë në fakt me emrin Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta, – thotë ajo. – Në fakt presidenti nuk më ka uruar menjëherë, sepse ka qenë në Dibër të Madhe në Manastir në një aktivitet që zhvillohej atje. Por për një gjë ishte shumë i lumtur, që unë vendosa maskën gjatë procesit të votimit, ishte një arritje për të. Ka qenë shumë i kënaqur, atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, por është debat interesant, sepse unë maskën anti-Covid e vendosa nga që ma kërkuan drejtuesit e partisë dhe jo sepse e thotë Edi Rama”.
Më pas, kryetarja e rikonfirmuar e LSI theksoi se, fakti që votimi u bë ‘online’ shtoi edhe numrin e pjesëmarrësve.
“Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave në këtë proces nuk mund të them se ishte një nga bizhutë e këtij procesi, por ishte thelbi i tij. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave tregon energjinë e LSI, tregon që LSI është një parti që ecën me hap të shpejtë, rritet me hap të shpejtë dhe mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishme për të gjithë ne, është për të kuptuar që asnjë nuk mund të vegjetojë në LSI, por duhet të ecë me ritme të shpejta që të kapim sfidat që kanë të rinjtë dhe të rejat, fëmijët tanë. Kjo është pika kryesore e këtij procesi, unë po them një provë gjenerale e LSI për zgjedhjet e 25 prillit”, – përfundoi Kryemadhi. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, për të shmangur një përkeqësim të situatës në vend. Në një bashkëbisedim me mediat, Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja te qytetarët, por edhe në ekonominë e vendit.
“Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi të vetëdijësohet që kanë një rol për të luajtur në këto dy drejtime. Së pari, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të miqve dhe gjithashtu të japin një kontribut për të ndihmuar në luftën që bëhet në vijën e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me Covid dhe kanë simptoma të rënda. Qoftë edhe për të shmangur një mbyllje, që do të kishte pasoja të padëshirueshme në çdo aspekt, sigurisht edhe në atë ekonomik”, deklaroi Rama.
Më pas, Rama theksoi se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nexhtë, por një hapësirë që kanë mënyrën e vet të rrezikut, që sipas tij, do të thotë se “masat duhet të vijojnë të merren në çdo shkollë, siç po ndodh aktualisht. Pastaj, nëse mbyllen, është një vendimarrje që i takon autoriteteve tona, nuk na takon ne si qeveri”. /noa.al/
“Shkollat nuk do të mbyllen, janë zëra të përsëritur ato që e kërkojnë” tha ndër të tjera Kryeministri sot në një takim me mediat.
Megjithatë ai ka shtuar se vendimi për mbylljen apo hapjen e shkollave i takon autoriteteve shëndetësore. Kreu i qeverisë tha se shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rr eziku.
“Ka zëra të përsëritur për mbylljen e shkollave. Dua të theksoj se çfarë hapet e mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara, që kanë ekspertizën dhe detyrimin ligjor, që të marrin vendime në këtë kohë të vështirë. Sipas të gjitha të dhënave dhe orientimet e autoriteteve shkencore mjekësore, në të gjitha vendet, që ndjekim me vëmendje, shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku. E rëndësishme është që masat të respektohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh. Personeli drejtues e pedagogjik të jetë këmbëngulës në zbatimin e tyre, dhe nga ana tjetër – ajo që unë kam dëgjuar nga ekspertët tanë – domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër mes këtij aspekti të mbrojtjes së drejtpërdrejtë e psikologjike të fëmijëve”.
Ndërkaq, ai tha se duhet të shmangim mbingarkesën e spitaleve që trajtojnë pacientët me covid.
“Do të kërkoja ndihmën tuaj që të jemi sa më të vetëdijshëm, sepse secili ka në dorë që së bashku të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë, që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal të të gjithë atyre që janë në nevojë, dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar, të vetëdijesohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime për të mbrojtur shëndetin e vet, të familjes dhe të afërmve. Kështu jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme e përnatshme në vijën e zj arrit, ku trajtohen pacientët e prekur me covid dhe që kanë simptoma të rënda, si dhe për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoje të padëshirueshme edhe në aspektin e ekonomisë së çdo familje dhe familjes sonë të përbashkët”, deklaroi Rama. /NOA.al
Aktorja e njohur tropojane, e cila iu bashkua PS-së për një mandat të tretë, Arjola Demiri, është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës dhe Muzeut në qytetin e Bajram Currit.
Aktorja është pjesë e “Portokallisë”, ndërkohë flitet se pasi pranoi publikisht të bëhej pjesë e PS-së, ajo do të jetë kandidte për deputete në qarkun e Kukësit.
Bukuroshja nëna e 3 fëmijëve ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste, me besimin se kjo forcë mund të transformojë qytetin e saj të lindjes.
Gjithashtu Demiri ka shprehur bindjen se vetëm Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë një vend të denjë europian.
Dhe ajo është shpërblyer politikisht për besimin e deritanishëm./NOA.al
Ashtu siç pritej, Monika Kryemadhi është rikonfirmuar si kryetare e LSI, tashmë me një mandat të plotë. Siç bën të ditur LSI, nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.
1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.
LSI, ndërkaq thekson se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati, i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Monika Kryemadhi mori drejtimin e LSI-së me 29 qershor 2017, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit. /noa.al/