Politike

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në portalin studentor duke treguar se po kalojmë periudhën më të vështirë nga pandemia e koronavirusit pasi jemi në muajt e dimrit.

Rama tha se në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë jemi duke kaluar më të keqen.
“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.”

Sa i përket mundësisë për masa shtrënguese për Vitin e Ri, Rama tha se për momentin nuk janë paraparë, por nuk përjashtohen.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër.
Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

A do të kemi masa shtrënguese për festat e fundvitit? Flet Kryeministri Rama Read More »

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se pret që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare ose jo, të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vendimi paraprak, por pa datë nisjeje, është marrë në mars të këtij viti.

Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare.

Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese për Shkupin.

Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW/

Merkel: Nuk mund ta premtoj celjen e negociatave me Shqipërinë Read More »

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë për qëndrimin e tij politik se nuk do të bashkëqeverisë më me Partinë Socialiste.

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë”, – u shpreh ai në emisionin “Log” në Abc.

Sipas kreut të PD, kryeministri e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje. “Është zero e mundur, sepse me Edi Ramën më 25 prill do merret drejtësia dhe nuk do ketë koalicion me Partinë Demokratike, – vijoi Basha. – Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi “Bild”-i, ai mezi arriti të merrte 48% të votave”.

Basha thekson se mazhoranca aktuale nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar edhe katër vjet të tjera në pushtet.

“PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhjet bindshëm. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik, nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha. /noa.al/

Basha: ‘Rama pas 25 prillit para drejtësisë’ Read More »

Basha: Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin europian, ja pse nuk na pranon Europa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar së fundmi dhe deklaratën e Kancelares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave më Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Log”, Basha është shprehur se kjo është hera e dytë që bëhet një deklaratë e tillë, por e para që publikohet. Sipas tij, Rama nuk ka dështuar vetëm në mënaxhimin e pandemisë dhe tërmtit por edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Ndër të tjera, Basha ka thënë se Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës dhe sipas tij kjo është një nga arsyet që ai hesht.
“Më vjen shumë keq për këtë deklaratë nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Europës shprehen për këtë, natyrisht është hera e dytë në dijeninë time që kancelarja thotë këtë por është hera e parë që bëhet publike. Ça do të thotë kjo? Kjo do të thotë që njësoj si me ekonominë me papunësinë me krizën me tërmetin dhe me COVID-in Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe ne këtë e dimë se jo vetëm nuk po bëhet progres me hapjen e negociatave, por siç po flisnim pak më para po rrezikohen edhe arritje që deri tani i kemi gëzuar. Madje i kemi marrë edhe të mirëqena se thamë janë bërë pjesë e historisë, arritjet e heqjes së vizave, padiskutim që Edi Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës që përpiqe të heshtë apo të kapë median dhe të margjinalizojë opozitën politike të vendit dhe për këtë arsye kanë vënë 15 kushte, disa prej të cilave quhen parakushte për konferencën e parë ndërqeveritare. I pari dhe kryesori ka qenë reforma zgjedhore dhe ju e mbani mend entuziazmin me të cilën e përshëndetëm 5 qershorin. Tani le ta themi midis njëri-tjetrit këtu, 5 qershori nuk ishte ndonjë magji e madhe. Kemi pasur reforma zgjedhore që kanë qenë shumë më të thella konsensuale. Është kështu apo jo?
Endri Xhafo: Mirëpo, ai ju solli në…. Politike mbasi u larguat nga parlamenti,

Lulzim Basha: Pikërisht, kishte këtë efekt. Kishte efektin që premtonte një klimë relativisht normale drejt zgjedhjeve. Kaq ishte efekti maksimal i 5 qershorit. Nxitimi, obsesioni, frika, ankthi nga zgjedhjet e shtynë Edi Ramën t’i vinte shkelmin një marrëveshje të nënshkruar me praninë dhe insistimin e faktorëve kryesorë strategjik të Shqipërisë siç është Bashkimi Europian dhe SHBA-ja. Në këtë moment siç e kam thënë ka qenë plotësisht i vetëdijshëm që po i bënte një dëm Shqipërisë dhe dëmi është ky. Dëmi është që Shqipëria vazhdon e pret, e pret , e pret dhe do të presë deri sat ë largohet Edi Rama që të fillojë të përfitojë dhe ajo siç përfiton Mali i Zi, siç do të përfitojë Maqedonia, siç përfiton Serbia miliona euro për të bërë subvencione.” – tha Basha.

Basha: Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin europian, ja pse nuk na pranon Europa Read More »

Vendoset fati i Rudina Hajdarit pak muaj para zgjedhjeve, larg Tiranës

Partia e sapokrijuar në Shqipëri “Nisma Thurje”, ku është bërë pjesë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka ndërtuar strategjinë e saj dhe ka ndarë detyrat kryesore para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kreu i Nismës, Endri Shabani ka zbuluar se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar, dhe deputetja Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, – tha Shabani, duke shtuar se ai vetë nuk do të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Endri Shabani deklaroi se bashkëpunimi me Hajdarin, ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë”, – u shpreh Shabani për Report.

Lidhur me angazhimin në politikë, ai tha:

“Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”.

Sakaq, Rudina Hajdari refuzoi të ndiqte deputetët e tjerë të PD-së, për të djegur mandatet dhe është aktualisht pjesë e Kuvendit, në atë që konsiderohet “opozita e re parlamentare”./NOA.al

Vendoset fati i Rudina Hajdarit pak muaj para zgjedhjeve, larg Tiranës Read More »

Analisti: E kam me burim të sigurta, ja kur e ka bërë Rama vaksinën

Analisti Arjan Curi, teksa komentoi deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dabi për të bërë vaksinën anti-Covid, ka bërë një deklaratë të papritur.

Curi tha se ka burime shumë të sigurta që i kanë treguar se Rama e ka bërë vaksinën para se të përhapej virusi në vendin tonë.
“Rama e ka bërë para vaksinën, e kam me burime të sigurta. E ka bërë para se të përhapej virusi”, theksoi ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti: E kam me burim të sigurta, ja kur e ka bërë Rama vaksinën Read More »

Kryemadhi: Ja si e leminohet karantina e dytë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Kryemadhi tha se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale. Zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë u shpreh Kryemadhi është rritja e testimeve.
“Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit.

Mendoj që karantina është një nga momentet i cili kërkon përveç se një bashkëbisedim total dhe angazhim jo vetëm të strukturave shtetërore, por të gjithë njerëzve që dinë dhe kuptojnë nga situata në të cilën jemi, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht egove personale, mendoj që është e domosdoshme për të gjithë ne që të japim një vendim dhe një zgjidhje.

Mendoj që politikisht sa më pak të flasim për këtë situatë do të jetë shumë më mirë dhe të harrojmë sa më shumë k onfliktet politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së situatës që po kalon sot Shqipëria. Jam kundër një karantine të dytë. Karantina e liminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera.
Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të sh katërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri.”, -tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Ja si e leminohet karantina e dytë… Read More »

Rama: Heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit është një lajthitje kolektive

Kryeministri Rama e ka quajtur lajthitje kolektive vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës për heqjen e titullit të nderit publicistit të njohur, Veton Surroi.

Duke hequr paralale me dekoratat që shpërndan Presidenti, Rama ka shkruar në Tuiter se titujt e marrë nuk mund të hiqen.

Dhe për këtë kërkon nga Prefekti që ta refuzojë kërkesën, dhe i bën thirrje Parlamentit të ndërhyhë për të normuar çështjen e titujve dhe dekoratave.

“Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!

Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve”, shkruan Rama.

Lidhur me heqjen e titullit “Qytetar Nderi” të Veton Surroit, Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës. /noa.al/

Rama: Heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit është një lajthitje kolektive Read More »