Adriana Matoshi është padyshim një nga aktoret më të suksesshme aktualisht në Kosovë. Ajo është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare.
Mirëpo, duket se së fundmi Adriana ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duke iu futur politikës. Ditën e sotme është publikuar lista e 110 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj, mes të cilëve ai i Adrianës.
Kjo gjë ka suprizuar jo pak fansat e saj, e jo vetëm, të cilët nuk kanë patur asnjë informacion rreth aderimit të saj deri tani.
“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.
Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit EdiR ama kundër Bashkimit Evropian, që nuk ndihmuan vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat anti-Covid.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Kreu i Shtetit u shpreh se BE ka bërë përpjekje për vendin tonë, ashtu si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por sipas Metës, Shqipëria është vendi i fundit për mbështetjen që i ka ofruar sistemit të saj shëndetësor dhe ekonomisë, gjatë muajve të pandemisë.
Lidhur me këtë, Meta tha “Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi”.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Zoti Meta, tërhoqi vëmendje deklarata e kryeministrit Rama nga Ankaraja disa ditë më parë, në konferencën për shtyp me Presidentin turk Erdogan. Ai kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë. A ndani Ju, të njëjtën qasje? Presidenti Meta:
Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistikat dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria, është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrjen. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektonte mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fortë sektorin e shëndetësisë dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ndodhi.
Ndërsa përsa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi.
Pyetje: Këto deklarata dhe kjo retorikë e përdorur, a e dëmton në një farë mënyrë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian?
Presidenti Meta: Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortësia, për të mos u sjellë në mënyrë arrogante. Për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Si dhe nga kokëfortësia, për të sakrifikuar të ardhmen europiane, për të plotësuar kushtet personale.
Pyetje: Zoti Meta, vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi e më pas në Greqi, sipas mediave thuhet se po shërben si një “urë lidhëse” midis dy vendeve. Por, sa i shërben kjo interesit tonë kombëtar? Çfarë po ndodh në optikën tuaj…?
Presidenti Meta: Në optikën time janë krejtësisht të parëndësishme. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatave, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në këtë rajon.
Pyetje: Çfarë ka marrë përsipër Shqipëria? Presidenti Meta: Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Pyetje: Duke qenë se kjo është edhe intervista juaj e parë për vitin 2021. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, por edhe për politikën shqiptare? Presidenti Meta: Për qytetarët shqiptarë mendoj se, duhet të marrin të gjithë më shumë përgjegjësi. Duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare, kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtij vendi, interesat kombëtare dhe publike. Çdo qytetar duhet ta kuptojë që, ndryshimi është vetë ai, dhe ndryshimi fillon te pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Pyetje: Presidenti Meta, çfarë do të ketë prioritet për vitin 2021? Presidenti Meta: Rivendosjen e rendit kushtetues në vend dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Opozita do të bazohen në rrjetet sociale, si një mjet i fuqishëm komunikimi me qytetarët, para zgjedhjeve të 25 prillit.
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar ditën e djeshme me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve, të cilët i ka porositur të përdorin rrjetet sociale, si një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve të demokratëve tek qytetarët.
Dihet që maxhoranca e ka kthyer në strategji prej kohësh këtë fenomen.
Sipas Bashës strategjia e tyre për t’u mbështetur te rrjetet sociale është e diktuar nga kushtet që ndikon pandemia, por edhe “diktatit që pushteti ka mbi shumë media”.
Në funksion të përcjelljes së mesazhit tek sa më shumë qytetarëve, Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD, veçanërisht në Facebook.
/NOA.al
Specialisti i bujqesise nga fshati Tragjas Zoti Arben Shytaj ka shprehur reagimin e tij ne lidhje me bllokimin qe i kane bere ne facebook dy figurat kryesore politike ne vend, Edi Rama dhe Sali Berisha. Ai shprehet se eshte munduar te jape mendimin e tij, pa fyerje e diskriminime por rezultati ka qene bllokim nga te dy keto figura politike.
Ky eshte statusi i tij ne facebook:
Arben Shytaj – “Jemi ne prag zgjedhjesh, cdo kush diskuton per krahun e tij politik. Duke qene prezent ne rrjetet sociale dhe duke qene i angazhuar per drejtesi sociale dhe mireqenie ekonomike, mundohem te jape mendimin tim, pa fyerje dhe diskriminime, me komente, ku kane dhene kete rezultat, bllokim nga dy figurat kryesore politike ne vend. A mundesh te sforcohesh aq sa te mundesh e te votosh per te tille lider?”
Gazetari dhe botuesi Fahri Balliu tha se kryeministri Edi Rama nuk ka ofertë për shqiptarët në fushatën elektorale ku do të kërkojë një mandat të tretë.
Ai tha lidhur me darkën luksoze të disa ministrave se ajo nuk është gjë, krahasuar me 18 mijë euro një shishe verë që sipas tij, u ble nga Rama në Paris.
“Qeveria ka një besim të madh që Rama do t’ia hedhi edhe këtë herë, nuk thotë do t’ia fitojë. Kjo varet nga kokëfortësia e fakteve dhe lufta e opozitës, nëse do t’ia hedhë apo jo edhe këtë herë. Unë gjykoj që ky konsideron qeverisje daljet në televizor. Ky e çoi tepsinë në Dubai”.
“Me ato lekë që kanë këta shkojnë në Dubai apo ku të duan. Çështja s’është aty, por te mënyra si vajtën. Delegacioni në Dubai ka qenë 28 veta. Ka patur edhe njerëz të medias që këta s’i thonë. Ka qenë edhe kryeministri në Francë me 18 mijë euro shishja. Rama është pa ofertë në këto zgjedhje. Oferta e Ramës është anti elektorale, anti-njerëzore, anti-shqiptare”, tha Balliu.
Ai i dha këto deklarata i ftuar në “News24”, ku foli edhe për fushatën. “Fushata ka filluar, ka parti dhe forca politike me forma të ndryshme të punës. Po të shikosh LSI-në është në terren kryetarja. Vë re që kryeministri dhe PS respekton atë stilin e heshtjes dhe të punëve të nëndheshme, që një pjesë e madhe janë të dënueshme. Unë them që Shqipëria është në fushatë”, – u shpreh ai.
/NOA.al
Në mandatin e dytë PS qeverisi e vetme dhe mori 74 mandate, por iu bashkuan edhe disa deputetë të PDIU që u larguan nga opozita si dhe kandidat socialdemokrat, Tom Doshi.
Për mandatin e tretë PS premton një rezultat edhe më të mirë se kaq.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vënë bast në një studio televizive, lidhur me numrin e mandateve që do të sigurojë PS-ja më 25 prill.
Balla tha se PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.
Është ky “basti” i Taulant Ballës në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli këtë të premte.
Nurmi dy i PS tha në emisionin “Java në RTSH” se vota e demokratëve po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.
“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin”.
“Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demokratike”, tha Balla.
“Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyjë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla, i sigurt në mandatin e tretë të PS-së.
Taulant Balla do të udhëheqë fushatën e PS-së në Elbasan.
/NOA.al
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë referendum për ndryshim.
Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në përkrah me çdo shqiptar.
Pyetjes nëse do të largohet nga kreu i PD-së nëse nuk fiton në zgjedhjet e 25-prillit, Basha iu përgjigj:
“Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja”, tha Basha.
Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?
Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Çfarë do bësh më 26 qershor nëse i humb zgjedhjet?
Basha: Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja
Një biznesmen në dosjen hetimore ndaj Adriatik Llallës. Ai është Klodian Allajbeu, administrator i Spitalit Amerikan. I pyetur në pro kurorinë e Posaçme, më 15 janar 2020 biznesmeni Allajbeu ka pranuar se prej disa vitesh ka marrëdhënie miqësore me ish-prokurorin e Përgjithshëm, me të cilin njihet që kur ai ishte student në Turqi dhe kanë lidhje të ngushta familjare që prej asaj kohe.
Biznesmeni Allajbeu është marrë në pyetje përderisa konsiderohet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo për faktin se ka ndërmjetësuar mes një shtetasi gjerman dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e një shtëpie me qira dhe pagesën e shkollimit të fëmijëve, raporton hashtag.al.
“Kam njohje me një shtetas gjerman me emrin Hilman Meyer, me banim në Bremen, Gjermani. Ai ka qenë instruktori im i hipizmit”- shpjegon Allajbeu. Ai rrëfen më tej se në Bremen të Gjermanisë në vitin 2016 ka takuar Adriatik Llallën i cili ishte zhvendosur atje bashkë me familjen. Për shkak të njohjeve – shprehet Allajbeu – i sigurova Llallës një shtëpi me qira. Ndërsa vetë ai kishte kontaktuar një shkollë ndërkombëtare në Bremen për të rregjistruar të dy fëmijët.
Siç tregon dosja e Prokurorisë e poseduar nga Hashtag.al, Llalla ka marrë një shtëpi me qira që kushtonte 17 mijë euro në vit. Pagesën e qirasë e ka bërë bashkëshortja e Adriatik Llallës, i cili vetë nuk ka qenë i pranishëm.
Allajbeu thotë se pagesat janë kryer nga fondet e saj dhe jo nga ai. “Nuk më kujtohen vlerat e paguara nga bashkëshortja e Adriatikut.”- thotë biznesmeni.
Llalla i ka kërkuar Allajbeut ndihmë për të kryer dhe pagesat e shkollës së fëmijëve, pasi duhej të realizoheshin në një periudhë të shkurtër kohore dhe nëpërmjet rrugëve bankare. Për këtë arsye Allajbeu thotë se i ka kërkuar ndihmë të njohurit të tij Hilman Mayer i cili e ka realizuar pagesën nëpërmjet llogarive bankare.
Pagesa për shkollën e fëmijëve është bërë në kesh nga Adriatiku dhe bashkëshortja e tij tek Mayer, (në prezencë të Allajbeut) i cili më pas i ka depozituar në bankë për të realizuar pagesat.
“Transferta bankare mund të jetë bërë nga llogaria e Hilmanit ose e bashkëshortes së tij Sabine Jaker-Meyer.”– thotë Allajbeu. Sipas dokumenteve të depozituara, rezulton se janë kryer nga kjo e fundit.
Të tjera detaje jepen mbi marrëdhënien e biznesmenit me familjen Llalla dhe ndihmën që ai u ka ofruar gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Bremen.
Në Bremen, Allajbeu mbante automjete me qira të cilat i paguante me kartën e tij të kreditit, në shuma javore. Duke qenë se disa ditë ai vetë nuk ka qenë atje, thotë se: “Automjetin e ka përdorur bashkëshortja e Adriatikut”.
Allajbeu e ka ndihmuar Llallën përsëri më vonë me fëmijët, duke bërë një pagesë në vitin 2018 për shkollën e tyre tanimë në Angli. “Këtë pagesë ma ka kërkuar Adriatiku, pasi llogaritë i kishte të blllokuara”. Vlera ishte rreth 10 mijë euro për të cilën ka lidhur një kontratë borxhi me Adriatikun.
Allajbeu këmbëngul se gjatë periudhës që Llalla ka ushtruar funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka pasur asnjë rast që ai të ketë bërë ndonjë pagesë me fondet e veta për mikun dhe familjen e tij.
Lalla dhe Allajbeu thonë se njihen prej vitesh që kur ai ishte student në Turqi dhe kanë raporte të afërta familjare. Allajbeu ka qenë ndër të parët që e ka ndihmar familjen e tij në Bremen, më shumë me komunikimet me qiradhënësen për shkak se bashkëshortja e tij “nuk flet gjuhë të huaja”.
Në dosjen e Prokurorisë të poseduar nga Hashtag.al thuhet se gjatë periudhës që Adriatik Llalla ka qenë Prokuror i Përgjithshëm, Allajbeu nuk ka patur çështje penale, as ai vetë dhe as shoqëritë e tij tregtare “Spitali Amerikan” dhe “Ekma SHPK”. Por ky pohim në dosje neglizhon një ngjarje të rëndë të ndodhur në spitalin Amerikan në vitin 2016, ku në mjediset e këtij spitali një pacient i vuri flakën vetes dhe një pacienti tjetër. Si pasojë e zjarrit humbën jetën dhe dy paciente të tjera.
Ky pohim i Prokurorisë tregon se dhe për ngjarjen në Spitalin Amerikan, edhe për koncensionet në Shëndetësi të siguruara nga Allajbeu, ish-kryeprokurori Llalla nuk ka kryer asnjë hetim.
Mungesa e hetimit sipas dosjes së Prokurorisë tregon se nuk ka patur konflikt interesi midis Llallës dhe Allajbeut, por prokuroria ka neglizhuar faktin se mungesa e hetimeve në fakt mund të jetë dhe imunitet absolut që kanë pasur Allajbeu dhe bizneset e tij në raport me Prokurorinë e drejtuar nga Llalla.
Klodian Allajbeu edhe për shkak se ka ditur t’u vijë në ndihmë për probleme jetike shëndetësore politikanëve dhe pushtetarëve të rëndësishëm në vend, gëzon mbështetje në të gjithë krahët politikë. Ndonëse të gjitha mediet e posedojnë dosjen e hetimit të Adriatik Llallës dhe kanë raportuar mbi të, asnjë nuk ka guxuar të përmendë paragrafet e dosjes ku përmendet bosi i spitalit amerikan./Hashtag.al