Politike

Basha prezanton programin ekonomik, nga rritja e pagës minimale te zh dukja e varfërisë

Partia Demokratike ka shpalosur sot programin ekonomik me të cilin pretendon të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, kryedemokrati Lulzim Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë.

Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi mes të tjerash, se plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.

“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, – u shpreh Basha. – Zotimi im i para 2 viteve para Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”.

Basha, tha se ky është një program qeverisje dhe tërësisht i zbatuar, duke theksuar se këto nuk janë premtime, por vetëm angazhime, që sipas tij do të përmbushen në mënyrë të padiskutueshme.

“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet duhet të largohet direkt. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra, koha e matrapazëve ka mbaruar. Objektivat e planit tonë janë dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi ynë kryesor që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari. Angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më familje që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita”.

Kreu i opozitës, tha gjithashtu se në programin ekonomik të PD është edhe heqja e taksës “Rama” për karburantet.

“Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet, por e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë iu duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg, dua tua them fare qartë, se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill, çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa “Rama” mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ”, – tha Basha mes të tjerash. /noa.al/

Basha prezanton programin ekonomik, nga rritja e pagës minimale te zh dukja e varfërisë Read More »

Genc Ruli: Vlerësimi im për Berishën, Ramën, Hajdarin e Pashkon

Ish-ministri Genc Ruli ka treguar në emisionin “Opinion” fillimet e angazhimit të tij në politik dhe disa nga ngjarjet e viteve ’90 që kanë lënë gjurmë në tranzicion shqiptar.

Ruli është ndalur në marrëdhëniet që ai ka pasur me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. Teksa tha se ka pasur njohje me Nanon, ai shtoi se ky i fundit e rriti ndikimin e tij tek socialistët pasi u dënua me burg.
Sipas ish-ministrit Nano ka lënë një model kolegjialiteti mbi PS-në dhe strukturat e saj.

“Fatosi ka qenë në një gjimnaz me mua. Pastaj ishte pedagog i jashtëm i Ekonomikut. U ndeshnim. Kishim njohje, goxha njohje me Fatosin, pastaj qe politika, qe politika që njëherë pak i nervozuar më tha kur ishte kryetar i PS “pse çfarë diference ka në mendime, në liberalizëm filozofi mes meje, Gramozit dhe ty. Madje kam qenë dhe më liberal se ty”.

“Po”, i thashë unë. Ndryshimi qe në atë sekondë, në atë moment. Përgjithësisht kam pasur respektin për të në formatin e tij intelektual. Në lidhje me qeverisjen dua të them, Fatosi si kryetar partie së pari, konsolidimin e pushtetit ia dha burgu.
Në momentet e para ai qe një figurë krejt e re e papërshtatshme për trupin e Partisë së Punës dhe e shihnin si të huaj. Martirizimi i dha pushtetin. Fatosi në finale la një vijë të qartë të një liberalizmi konseguent nga ana e tij. Një liberalizim që vinte dhe nga një lloj moskokëçarje, por ama la një model kolegjialiteti mbi emrin e partisë dhe strukturave të partisë”, tha Ruli.

Në rrëfimin e tij, Ruli ka kujtuar takimet që ka pasur me Ramiz Alinë. Ai shprehet se takimet me Alinë kanë qenë të vështira, pasi ai ishte një person dinak.

“Absolutisht që jo. Dy tre biseda që i kam pasur me atë njeri, i kam pasur gjithmonë të vështira. Ishte gjithmonë dinak dhe dredharak në bisedë. Nuk të shihte në sy. Nuk rrezatonte fare tiparet e një lideri. Lideri përgjithësisht rrezaton vetësiguri dhe të imponon respekt”, tha Ruli.

Gjatë intervistës, Ruli e cilësoi kryeministrin Edi Rama si njeri me qëndrime dhe ide, por njeri që nuk realizon.

“Njeri i marketingut. Duhej të ishte presidenti i një shoqërie marketingu shumë të suksesshme. Politika nuk është spektakël. Kur vjen puna tek realizimi, ka dy reforma të realizuara kryesisht keq dhe 12 të pretenduara për t’u nisur .

Është karakter që ka qëndrime dhe ide, por nuk është karakter për të realizuar. Por në qëndrimet që ka bërë duket se ka synuar të vendosi veten në panteonin, që është mbi të tjerët.

Për mua ka diçka që ua kalon të tjerëve. Ka pothuajse të gjitha defektet që kanë patur paraardhësit e tij, një shumatore e defekteve të tyre. Dhe në finale, e bën figurën më komplekse më difektuese që mund të ketë prodhuar lidershipi shqiptar”.

Ndër të tjera ai ka treguar se si Sali Berisha erdhi në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me këtë aspekt, Ruli pohoi se Berisha konkurronte me Gramoz Pashkon për të marr drejtimin e PD.

Ai e cilësoi jetik rolin e Berishës në konsolidimin e PD-së.

“Roli I Berishës ishte jetik për PD. Në selinë e PD nuk flitej me ju. Madje unë më shumë debate kam patur me Gramozin dhe Ben Imamin se me Berishën. Ky raport i Berishës ka qenë i domosdoshëm në konsolidimin e PD”, u shpreh Ruli.

Fevziu: Si shpjegohet dominimi që shumë shpejt mori Sali Berisha në Partinë Demokratike, kur kryetari i komisionit nismëtar ishte Hajdari. Por u deshën 2 muaj, që Berisha të vihej në krye të PD….

Ruli: Azem Hajdari qe tribun, njeriu që rrezatonte kurajon e krisur, një lloj thirrjeje që i duhej pjesës më të trembur të popullatës. Kur vinte puna tek lidershipi që duhej të rrezatonte edhe ide edhe karizëmn e bërjes së shndërrimit, si do të vijë ajo e nesërme, këtu duhej të hynin mendje më të maturuara dhe padyshim konkurronte Gramozi me Saliun.

Gramozi pati në fillesat e tij një përqëndrim më të madh, për faktin që njihej edhe nga shtypi ndërkombëtar, qoftë intervistat që e mernin, qoftë Zëri I Amerikës etj…Saliu vinte nga një traditë më shqiptare e ndërtimit të pushtetit, që nga njësia me e vogël tek familja, deri në njësinë më të lartë.

Gramozi ishte në një njësi më liberale. Kështu që vetvetiu Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjestohet dhe si duhet rrezatuar pushteti. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri dhe kërkojnë një emërues të përbashkët. Në këtë aspekt tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale, megjithëse intelektual i formuar, filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD.

Gramozi me aristokracinë intelektuale të tij, me padurimin dhe ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit…Nuk ishte shumë i disiplinuar me veten. Politika kërkon një disiplinë perfekte që duhet t’ja imponosh dhe vetes. Këto mund të kenë qenë ato rrjedhje të vogla që dora -dorës, hija e tij po bëhej më e rëndë se hija e të tjerëve, derisa u zyrtarizua në zgjedhje. Doli një farë balotazhi, qe dhe ndërhyrja e Neritanit dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu”.

Deputeti i PD, Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ndryshimi per marreveshjen e koncesionit per financimin, ngritjen dhe operimin e sherbimit te skanimit kontejnereve dhe automjeteve te tjera ne Republiken e Shiperise. /r/n/r/nLawmaker, Genc Ruli, during a parliamentary session.

Genc Ruli: Vlerësimi im për Berishën, Ramën, Hajdarin e Pashkon Read More »

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër?

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se: “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.

Në PZAP u dorëzuan nëntë kërkesa nga subjektet politike për moscertifikim të kandidatëve për deputetë. Mes tyre përfshiheshin Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Ato dorëzuan ankesa pasi KQZ vendosi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Merret vendimi final për Albin Kurtin/ A do të kandidojë në zgjedhjet në 14 shkurt për kryeministër? Read More »

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto)

POlitikanja Majlinda Bregu, me një postim në rrjetin e saj social ka bërë “një udhëtim në kohë”, duke kujtuar me një foto periudhën para 26 vitesh ku ajo ka qenë gazetare e RTSH-së.

E veshur me një xhaketë të bardhë ajo shkruan “Xhaketa me vata, siç është moda sot ;???? unë 26 vjet me e re????”
Në foton e publikuar, majtas në fund të saj shfaqet një telefon, ku siç ka shkruar edhe Bregu ishte ai që e lidhte me regjinë dhe nga lajmërohej për çdo gjë.

Majlinda Bregu publikon foton 26 vjet më e re, ja si duket…(voto) Read More »

Vetëm pak kohë para zgjedhjeve,rikthehet Aleanca Kuq e Zi, bën veprimin që ‘nuk pritej’

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një mbledhje dhe u ka bërë thirrje të hapur forcave demokratike te vendit, vetë 3 muaj para zgjdhjeve të 25 prillit.

AK i ka bërë thirrje 20 partive të reja që të bashkohen për të dalë Kundër PS-PD-LSI, duke thësë se këto parti po mbajnë peng Shqipërinë.
Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu teksa ka shpërndarë këtë postim shkruan se e vetmja zgjidhje është formimi i një Poli të tretë si një bashkim i forcave progresiste kundër ma fies tripartiake.

Postimi i plotë:

Aleanca Kuq e Zi I ben nje Thirrje te hapur forcave demokratike te vendit, ne vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit.
Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si:

Lëvizja Vetvendosje

Balli Kombëtar

Lëvizja e Legalitetit

Fryma e Re Demokratike

Nisma Thurja

Lëvizja për Ndryshim

Bindja Demokratike

Levizja demokratike shqiptare

Partia Atdheu

Lëvizja e Re

Partia Ora

Aleanca Demokratike

Partia Konservatore

Partia Emigranteve

Libra

Partia e Pensionistave

Lëvizja Çame

dhe kushdo force tjeter progresiste:

Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne pe ng Shqipërinë per 30 vjet.

K omunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve ma fjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme.

Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.

1. Ky sistem elektoral favorizon vetem PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.

2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.

3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.

Monopoli dhe establishmenti thy hen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk cēnon integritetin apo identitetin e cdo partie. Eshte nje bashkim i lire dhe i domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do as gjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.

Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim.

Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI.

Eshte koha per bashkim

Me shume respekt

Kryetarja e Aleancës Kuqezi

Lumturi Ratkoceri

Vetëm pak kohë para zgjedhjeve,rikthehet Aleanca Kuq e Zi, bën veprimin që ‘nuk pritej’ Read More »

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Në foto duket maja e shenjtë e Tomorrit e mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje unike.

“Mirëmengjes dhe me këtë peizazh përrallor nga Maja e Shenjtë e Tomorrit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit. Meta ka shijuar pamjen e detit dhe të qytetit nga Lungomare, ku shkruan se “Vlora e bukur në çdo kohë”.

Përmes një foto të shpërndarë në Facebook, Meta pozon me pamje nga deti, që për shkak të kohës jo të mirë është paksa i trazuar, por sërish shumë i bukur.

Rama nga Mali i Tomorrit e Meta nga Vlora, përshëndesin qytetarët me foto Read More »

Basha i jep fund heshtjes, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Tiranë.

Lajmi u dha nga vet Basha gjatë një interviste për “News24”.
“Unë do të garoj në qytetin e Tiranë. Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.”-tha Basha.

Basha i jep fund heshtjes, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD?

Avokat Spartak Ngjela i pyetur në lidhje nëse mendon se do të ketë rrotacion pushteti apo mandat të tretë për Ramën, u shpreh i prerë se më këtë situatë ku është PD, e ka të vështirë që të fitojë.

“Rama ka luajtur që mban Saliun si gogol për të fituar zgjedhjet. PD nuk e bëri dot pastrimin për të nxjerrë figura të reja, koka. Me këto figura nuk e mund dot këtë mandat. Janë të konsumuar. Janë rrëzuar në 13-ën. Nuk kanë bërë asgjë të plotë. Nëse ka përballë figura të reja, me besim, Rama mund të humbasë”, përfundoi analizën e tij Ngjela.

Spartak Ngjela e thotë troç/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Read More »