Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politik në qarqe, kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhejet e 25 prillit la të kuptohet se do të jetë në 2 qarqe, në Durrës dhe në Vlorë.
“Është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, tha Rama.
Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit Rama (“si premtimi i tramvajit në Tiranë…”), në lidhje me planin ekonomik të PD, të prezantuar nga opozita para pak ditësh.
Me një postim në Twitter, Basha thotë se gjatë tetë viteve në pushtet, “Rama i ka shërbyer vetëm vetes dhe miqve të tij”.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama h umb”, shkruan kreu i PD. /noa.al/
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlementin, Elisa Spiropali është përplasur me moderatorin, Arian Çani. E ftuar në emision, ministrja po debatonte lidhur me sondazhet e publikuara në media, të cilat favorizojnë Partinë Socialiste.
Në d ebat me teologun Arian Curri, ministrja ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën. Por ka përfunduar duke iu tërhequr vëmendja nga drejtuesi i emisionit, duke nisur kështu edhe një përplasje mes tyre.
PJESË NGA DEBATI:
Arian Çani: Ç’a je ti mi?
Elisa Spiropali: Flisni me respekt se kam ardhur në studio. Mi përdoret për fëmijët në kopësht.
Arian Çani: Ç’a je ti o Elisa që i ndërpret fjalën Currit?
Zëvendëskryeministri Erion Braçe është një prej personazheve publikë më aktivë me apelet në rrjetet sociale për respektimin e masave antiCOVID.
Së fundmi Braçe ka marrë shkas nga një foto e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet në krah të disa personave në mes të rrugës të gjithë pa maska. Zv. Kryeministri thotë se emrat e çdo shkelësi të qëllimtë të masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit.
“Në Divjakë! 11 muaj be tejë me virusin po shkon dëm prej palaçove si këta në Divjakë! sot jemi në piken kritike, kemi 97 të sëmurë aktivë e 235 të karantinuar! Asnjëherë në 11 muaj nuk kemi pasur kaq! E gjitha, papërgjegjshmëri e çdokujt që vijon në ceremoni mo rtore kur ato janë të ndaluara, përfshi pritjet e pë rcjelljet në shtëpi, në dhoma 20 metra katrorë ku rrinë presin apo hyjnë e ngu shëllojnë mbi 20 vetë në një moment;
Papërgjegjshmëri e çdokujt që është egzaminuar i infektuar me virus, familjarëve të tij që duhet të izo lohen, por janë pazarit, hyjnë e dalin nëpër kushërinj e komshinj duke infektuar njëri pas tjetrit secilin prej tyre!
Miza, Këmishtaj, Mërtishi, janë tani qendra me numrin më të lartë të të infektuarve për shkak të ceremonive mo rtore e vizitave nëpër shtëpi, lokaleve e dyqaneve pa asnjë masë mbrojtëse!
Nuk mbaron këtu; papërgjegjshmëria e këtyre palaçove në foto që për t’i bërë qefin kësaj zonjës, refuzojnë maskat, nuk i mbajnë në ambient të hapur siç ligji thotë, as në mejhanet që kanë prona ku të tjerë njerëzve u imponojnë regjimin e pos htër të mosmarrjes së masave!
Nesër në mëngjes e vijim, çdo sanksion i ligjit nga gjoba tek kallëzimi për përhapje të qëllimtë të virusit, nuk do kursejë askënd e kudo; emrat e çdo shkelësi të qëllimte te masave do bëhen publike si rre zik potencial për përhapje të virusit”, shkruan Braçe.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh hapur dhe me tone të forta sot në konferencën “Kostot e Demokracisë”, duke paralajmëruar liderët politikë, “duhet të heqin personat e korruptuar nga listat për kandidatë”, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ajo e vuri theksin te përmirësimi i sistemit elektoral, duke nënvizuar se palët duhet të ritregojnë angazhimin e tyre, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shqiptarët nuk duhet të votojnë për kriminelë”, tha Yuri Kim, ndërsa po ashtu u bëri thirrje liderëve që të jenë transparentë edhe me financimin e partive për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas saj, “përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektoral, bie tek të gjithë ne që marrim pjesë në këtë aktivitet. Këshilli Politik, mori vendime të rëndësishme vitin e kaluar, tani ne po ndjekim procesin e zbatimit nga afër, për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira. Në lista nuk duhet të vendosen njerëz që rrezikojnë drejtësinë dhe promovojnë korrupsionin”.
Kim theksoi se, “liderët e partive, duhet të largojnë deputetët e përfshirë në korrupsion, duhet të ofrojnë transparencë në financimin partive. Këto financime të jenë transparente. I bëjmë thirrje liderëve polikë që të kontrollojnë kandidatët, populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kr iminelë, në demokraci, qytetarët duhet ta kenë pushtetin”, – tha ambasadorja amerikane në Tiranë. /noa.al/
Në “Opinion” janë publikuar shifrat që tregojnë se kush janë politikanët më të pasur në Shqipëri, me pasuri të deklaruar deri në vitin 2019.
I pari në listë është kryetari i PSD-së, Tom Doshi me 30 milionë euro të deklaruara, ndërsa vendin e dytë e mban ish-deputeti i PD në Vlorë, agron Shehaj, me 23 milionë euro pasuri të deklaruar. Vendin e tretë e mban Agron Çela i LSI, ndërsa të tjerët janë të gjithë deputetë të PS, nga 5.3 deri në 1 milionë euro më i “varfëri”.
Bie në sy emri i deputetit Fate Vela i cili ka 1.4 milionë euro pasuri, por që janë në koleksione artistike.
Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik një natë më parë.
“I ftuar në “Opinion”, Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi që nxjerrin fitues kryeministrin Edi Rama, analisti Haxhiu ka vënë bast me karrierën e tij.
Ai është shprehur se nëse Rama nuk del fitues, ashtu siç është parashikuar, nuk do të dalë më në televizione.
“Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, unë s’dal më në tv. Çështje e mbyllur,”- tha Haxhiu.
Partia Demokratike ka shpalosur sot programin ekonomik me të cilin pretendon të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, kryedemokrati Lulzim Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë.
Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi mes të tjerash, se plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.
“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, – u shpreh Basha. – Zotimi im i para 2 viteve para Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”.
Basha, tha se ky është një program qeverisje dhe tërësisht i zbatuar, duke theksuar se këto nuk janë premtime, por vetëm angazhime, që sipas tij do të përmbushen në mënyrë të padiskutueshme.
“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet duhet të largohet direkt. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra, koha e matrapazëve ka mbaruar. Objektivat e planit tonë janë dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi ynë kryesor që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari. Angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më familje që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita”.
Kreu i opozitës, tha gjithashtu se në programin ekonomik të PD është edhe heqja e taksës “Rama” për karburantet.
“Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet, por e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë iu duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg, dua tua them fare qartë, se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill, çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa “Rama” mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ”, – tha Basha mes të tjerash. /noa.al/