Politike

Reagon Ambasada Ruse në Shqipëri pas një deklaratë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Shantazhi politik është i papranueshëm

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.
Ndër të tjera thuhet se Shantazhi politik është i papranueshëm.

Postimi i plotë:

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.

Reagon Ambasada Ruse në Shqipëri pas një deklaratë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Shantazhi politik është i papranueshëm Read More »

Kreshnik Spahiu: ‘Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik’

OPINION nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.

sepse ka dy pragje (rajonale dhe kombëtare)

– sepse nuk iu lejon atyre komisioner

– sepse nuk i lejon listat e hapura që te nxisë konkurrencë në lëvizjet e reja

Nga ana tjetër zgjedhjet e 25 Prill s’do sjellin as rotacion sepse PD që kërkon rikthim në pushtet ka disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e 2017:

– 2017 kishte gjysmën e qeverisë

– 2017 opozita kishte policinë

– 2017 kishte KQZ të drejtuar nga PD

– 2017 kishte Ministrinë e Drejtësisë

– 2017 kishte mbështetje amerikane

– 2017 kishte 21 Bashki me kryetar PD

– 2017 kishte Kod elektoral më të mirë

Në këto kushte PD ka shitur zgjedhjet dhe po bëhet fasadë e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prill. Asaj nuk po i plotësohet asnjë kusht për shkaqet që ajo bojkotoi zgjedhjet lokale dhe do humbas më keq se 2017.

Por çfarë alternative kanë qytetarët kur zgjedhjet i ngjajnë një rezultati që është paracaktuar? Populli ka dy alternativa:

1- Të votojë partitë e reja

2- Të bojkotojë

Dikush mund të thotë: A mos na shkon vota kot?

Kot ju shkon po votuat partitë e mëdha, sepse asgjë nuk e ndryshon Shqipërinë nëse PD merr 45 apo 49 deputet. Ajo në opozitë do mbetet dhe po legjitimon me pjesëmarrje fitoren e Ramës.

Populli duhet votojë partitë e reja që të dobësohet sa më shumë forca e dy partive të mëdha PD dhe PS. Pushteti dhe forca e tyre dobësohen duke votuar çdo parti të re.

Gjithsesi Partitë e reja nuk janë provuar. Ata nuk kanë qenë si Edi, Luli apo Likja nga 12 herë në poste. Më mirë një eksperiencë e re sesa bordellot 30 vjeçare.

Gjithsesi edhe nëse asnjë nga partitë e reja nuk ju pëlqejnë, mos dilni në votime dhe ashtu do tregoni forcën tuaj.

Së paku nuk do lejoni që votën tuaj ta vjedhin dhe numërojnë komisionerët e Lulit dhe Edit për partitë e tyre.

Mos u bëni fasadë e një ndeshje ku dy ekipet që luajnë në fushë e kanë shitur ndeshjen. BOJKOTONI sepse 25 Prill nuk do ndryshoj asgjë./NOA.al

Kreshnik Spahiu: ‘Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik’ Read More »

Berisha: ‘Rama meriton bu rgim të përjetshëm’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai nuk ka se çfarë dëshmon më për 21 Janarin.

Sipas tij, Edi Rama po e përdor këtë çështje politikisht para zgjedhjeve.
“Çfarë ka pasur Berisha për të dëshmuar, i ka dëshmuar. Kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite për hetim, por e la tani dy muaj para zgjedhjeve. Sikundër kaloi një ligj për t’i bërë dëshmorë një vit më parë dhe ua dha certifikatën dy muaj para zgjedhjeve,” tha Berisha.

Sipas Berishës, Edi Rama meriton d ënim të përjetshëm për grushtin e shtetit dhe su lmin ndaj qeverisë.

“Komandantin e grupit të zjarrit e ka zgjedhur kryetar bashkie,” tha Berisha, duke theksuar se ngjarja pati tr onditur edhe NATO-n.

“Sekretari i radhës i OSBE e ka quajtur përpjekje për gr usht shteti,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama nuk doli më i fortë pas kësaj situate, pasi humbi zgjedhjet disa muaj më vonë

“Mesazhi është se institucionet kushtetuese nuk mund të pushtohen dot,” tha Berisha, duke hequr paralele edhe me sulmin mbi Kapitol.

Berisha: ‘Rama meriton bu rgim të përjetshëm’ Read More »

Flet gardisti: Kush e hapi portën e kryeministrisë në 21 janar?

Ish-gardisti Agron Malaj, sot kryebashkiak i Matit, ka rrëfyer në News 24 se cili ka qenë personi që ka hapur derën e kryeministrisë në 21 janar.

Edhe pse për disa vite ishte menduar se kanë qenë protestuesit ata që kanë hapur portën e kryeministrisë me dhu në, Malaj rrëfen se ajo portë u hap nga një fotograf i Gardës, por ngeli e hapur pas tensioneve të mëdha.
“Porta u hap nga një fotograf i Gardës së Republikës dhe ngeli e hapur. Gjatë gjithë ngjarjes ka patur disa urdhra. Mund të ketë pasur urdhër “zj arr”, por nuk mund të identifikohej se kush mund ta ketë dhënë. Në momentin që u hap dera dhe pati një veprimtari të gurëve ndaj Gardës, një pjesë e madhe u largua nga aty ku ishin”, tha Malaj./newsbomb

Flet gardisti: Kush e hapi portën e kryeministrisë në 21 janar? Read More »

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’

Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në cfarë qarku ende nuk dihet. Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.
“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha.

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’ Read More »

Grida Duma shkel rregulloren, takim në ambjent të mbyllur: Forca e ndryshimit është forcë e jetës!

Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka nisur të udhëheqë fushatën e partisë ku ajo është pjesë, për Tiranën.

Ajo takoi sot në kryeqytet, siç tha vetë, “mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës”.

Por ndryshe nga vendimi i Komitetit Teknik që vendosi për fushatë të mos grumbullohen më shumë se 10 persona, në një foto gjatë takimeve të sotmë që Grida Duma bëri publike, shihen 12 vetë rreth saj, ose 3 më shumë se numri i parashikuar në rregullore.

Mesazhi i Grida Dumës:

Jeta e përditshme; i ftohti në klasa kur dritaret rrinë hapur për shkak të pandemisë dhe ngrohja mungon, fr ika për jetën me një shëndetësi të rrënuar, ushqimet e shtrenjta, parkimet me pagesë edhe para shtëpisë.

Jeta e përditshme, më e rëndësishmja!

Biseda me mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës që dinë çfarë thonë dhe si e thonë.

Forca e ndryshimit është forcë e jetës!

Ndryshimin që presin dhe na duhet!

/NOA.al

Grida Duma shkel rregulloren, takim në ambjent të mbyllur: Forca e ndryshimit është forcë e jetës! Read More »

Partia Demokratike zyrtarizon dy emrat e drejtuesve politikë në Berat dhe Dibër (emrat)

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy emrat e drejtuesve politikë që do të drejtojnë në Qarkun e Dibrës dhe të Beratit në prag të zgjdhjeve parlamentare të 25 prillit.

Burimet nga selia e PD-së bëjnë të ditur se Tomorr Alizoti është caktuar në Berat, ndërsa siç u përfol edhe pak ditë më parë, ish-kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu do të drejojë demokratët e Dibrës.

Më herët, Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Korçës, Mark Marku drejtues politik i PD-së në qarkun e Lezhës, ndërsa Edi Paloka drejtues politik në Durrës. /noa.al/

Partia Demokratike zyrtarizon dy emrat e drejtuesve politikë në Berat dhe Dibër (emrat) Read More »

Ja në cilin qytet do të kandidojë Jozefina Topalli

Pas krijimit të partisë së re nga ana e ish-nënkryetares dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, be teja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD-së për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar”, tha Jozefina Topalli në TCH.

E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale.

Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon. “Historia e Ramës dhe Bashës e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari që duhet larguar me emergjencë është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por përherë gjendet një oligark per t’i bashkuar të dy , të tre në fakt”, u shpreh Jozefina Topalli (fjala për Metën).

Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partinë e Astrit Patozit.
/NOA.al

Ja në cilin qytet do të kandidojë Jozefina Topalli Read More »