Politike

Grida Duma: Votoni PD-në, që të fitojë ekonomia

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me bizneset në vend, të cilët po përballen me krizën e thellë të pandemisë së Covid-19.
Gjatë një takimi të fundit, Duma iu ka premtuar bizneseve se PD do të ulë taksat në mbështetje të tyre, si dhe do të bëjë amnisti për një vit për të gjitha gjobat e marra gjatë kësaj peridhe të vështirë. Më tej, Grida Duma ka ftuar biznesin të votojë për PD, në mënyrë që të fitojë ekonomia dhe Shqipëria me 25 Prill!

“Shqipëria ka mbetur në vendnumëro! Bisnesi sot nuk është i qetë, tatimet janë kthyer në makth. Ekonomia prodhuese paguan 15% dhe ekonomia përfituese e tenderave 7.5%. Partia Demokratike do të ulë taksat në mbështetje të bisnesit!”, ka thënë Duma mes të tjerash.

Pjesë nga diskutimi:

Grida Duma: “Jeni një nga bizneset shumë të pakta eksportuese. Si ia keni dalë që të eksportoni në një treg që vetëm importon?”
Biznesi: “Si gjithë bizneset kemi edhe ne ato problemet tona sepse nuk varet nga ne. Është tregu që ta imponon. Xhiron kanë rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka.Grida Duma: “Pavarësisht se eksportoni përsëri nuk keni lehtësinë e fiskut nën 15%?”Biznesi: “Fare.”
Grida Duma: “Ne themi 9%. Sa ju influencon kjo në koston dhe në çlirimin tuaj?”
Biznesi: “Po si çdo ulje taksash është e mirë sepse është në favorin tonë, padiskutim! Mirë taksat që duhet ulur por duhet të kemi edhe disa ndihma dhe lehtësira të tjera.”Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë.
Grida Duma: “Amnistia 1 vit e të gjitha gjobave. E çliron biznesin si atmosferë?”
Biznesi: “Shumë. Sidomos edhe biznesin e ri. Tani po flisja, sidomos edhe për këtë regjistrin e pronarëve, që po bëhet tani. Nuk kemi asnjë informacion nga tatimet, nuk jemi të qartë ne kontabilistët në radhë të parë, si do të operohet, si do t’ia shpjegojmë biznesit? Këto certifikatat elektornike që janë për administratorët, si do funksionojnë? Kjo është e gjitha.
”Grida Duma: “Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro.”

Grida Duma: Votoni PD-në, që të fitojë ekonomia Read More »

Kryemadhi: Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka angazhuar strukturat e LSI, që të jenë sa më pranë njerëzve, duke thënë se “ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes”.Më tej, kryetarja e LSI iu është drejtuar qytetarëve, duke iu thënë se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët. Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm”.

Fjala e Kryemadhit:

Unë dua t’i jem shumë mirënjohëse të gjithë grupit organizator, jo vetëm për takimet, por për të gjithë mundësinë e komunikimit. Sepse sot është shumë më e vështirë për njerëzit për të qenë me ne në takim, por e kanë shumë më të kollajshme për të na hapur dyert e shtëpive të tyre. Duke qenë se Lemi do të jetë edhe kandidat i LSI-së për të gjithë zonën e Kasharit dhe është përfaqësues i saj, duke qenë në komunikim edhe me strukturat e partisë, por të dalim edhe jashtë strukturave, të jemi të përfshirë tek angazhimi i qytetarëve dhe sidomos i njerëzve të cilët do të kenë mundësi për të votuar dhe nëpërmjet votës së tyre i japin votën jo vetëm LSI-së, por edhe Lemit.Ne sot jemi në një ritëm shumë më të shpejtë seç kemi qenë në ditët e tjera. Sot është dita e 57 nga zgjedhjet, nesër bëhen 56. Kështu që ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes.Ne në fakt në zonën e Kasharit kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar dhe prezent, por sigurisht që mënyra e funksionimit të strukturave tona duhet të dalë jashtë strukturave partiake, por duhet të përfshihemi në takime me qytetarët, atë të cilën ne e kemi organizuar edhe nëpërmjet gjithë pikave dhe grupeve tona të interesit, duke filluar nga të rinjtë dhe të rejat, nga gratë, nga bizneset të cilat janë ato që po vuajnë më shumë nga të gjithë, nga familjarët të cilët kanë taksat e karta, energjinë e lartë, çmimet e larta. Një nga pikat tona që ne ndihemi më pranë me njerëzit, është ajo që ne marrim përsipër për të realizuar.Ne sot jemi në kuadrin e programit dhe ajo që duam të diskutojmë është çështja lidhur me të. 5% i rimbursimit të shpenzimeve çdo familjeje, apo programi për arsimimin e të rinjve, që ne e kemi një nga pikat tona kryesore. Sepse në fund të ditës, nëse ne nuk do të kemi një sistem arsimor i cili të prodhojë jo vetëm studentë dhe më pas profesionistë të kualifikuar, ne do ta kemi të pamundur për të konkurruar në tregun e punës, por edhe në tregun rajonal.Kështu që Lemi unë e di që ti e ke pasur sa të vështirë, por aq edhe të thjeshtë. E ke pasur të vështirë sepse presioni i segmenteve të qeverisjes dhe të bashkisë e të gjithë e kanë bërë të vështirë për të lëvizur. Por nga ana tjetër ka qenë e kollajshme, me të gjithë njerëzit që ta kanë bërë të mundur komunikimin, për të vajtur në shtëpitë e njerëzve, për t’i takuar dhe për të biseduar. Ashtu si edhe Marsela e shumë vajza e djem të rinj që janë pjesë e ekipit tënd, e kanë bërë të realizueshme, që ne sot të pretendojmë për të pasur jo vetëm një rezultat të kënaqshëm, por pretendojmë për të pasur rezultat për ta thyer atë mentalitet dhe atë rezultat që janë mësuar ta shikojnë herë pas here në komunën e Kasharit.

Kryemadhi: Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët Read More »

Integrimi në BE/ Rama: I kemi bërë detyrat tona, është radha e BE-së

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Berat ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, ai u ndal dhe tek integrimi i Shqipërisë në BE.
Sipas Ramës, shteti shqiptar i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vendeve të BE të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai lajmëroi se pas disa ditësh do të ketë një takim me funksionarët në Bruksel, ku do të diskutohet pikërisht për këtë çështje
“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE është padiskutkim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe a bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian”, u shpreh kryeministri.

Integrimi në BE/ Rama: I kemi bërë detyrat tona, është radha e BE-së Read More »

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së, një ditë pas marrëveshjes me PD

Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Dorëheqja e tij mësohet se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ disponon letrën e dorëheqjes së Topit nga FRD.

Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së, një ditë pas marrëveshjes me PD Read More »

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mbrëmjen e sotme kryedemokratin Lulzim Basha teksa i risjell një deklaratë të shkëputur gjatë prezantimit të programit “Shqipëria fiton” për bursën e energjisë.

Teksa Basha thotë në video se “angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë”, Rama nxjerr dokumentet sipas të cilave Bursa është themeluar më 23 tetor 2020.
Rama:#
#FliGjumëFli fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja🙃

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja Read More »

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit

Dita e sotme është edhe afati i fundit për të regjistruar koalicionet në KQZ, ku partitë politike kanë mundësi që të garojnë me një listë të përbahskët.

Pas koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, i formuar nga Partia Demokratike dhe 13 parti aleate, një tjetër koalicion ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ.

Bëhet fjalë për 4 subjekte politike, të cilat janë: Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Të katër këta kryetarë partish janë edhe deputetë të Kuvendit, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit Read More »

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për ditën e zgjedhjeve, 25 prillin, kryedemokrati Lulzim Basha ka një tjetër premtim për shqiptarët.

Basha thotë se do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare, duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë deri në 300 kW/orë në muaj.

Liberalizojmë tregun dhe ngremë bursën e energjisë. #SHQIPERIAFITON”-shkruan Basha.

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare Read More »

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat)

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare.

Deri me tani, prej ‘blerjeve’ të fundit të PS-së në garën e 25 prillit janë konfirmuar tre kandidatë, të cilët vijnë dy nga LSI dhe një nga PDIU.

Ndërkohë mësohet se negociatat aktualisht vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.

Lajmin e bëri të ditur TCH, teksa i referohet burimeve nga PS-ja.

Deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë.

Ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi, që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë.

Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI, i cili do t’i bashkohet PS por konfirmimin e tij duhet ta bëjnë drejtuesit e PS-së.

Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte ndër të parat që po bën fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Çuçit, drejtues politik i PS-së në Gjirokastër.

Sa i përket “merkatos” para zgjedhjeve, siç është raportuar nga TCH, PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. Edhe këta të fundit në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike.

Deputetë të shumtë të asaj që konsiderohej deri më sot si opozita e re, të cilët uk iu bindën urdhërit të PD-së dhe LSI, duke u futur në Kuvend, duket se po shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën politike, bashkimin me PS-në.
/NOA.al

Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare (emrat) Read More »