Politike

Marrëveshja PD-LSI/ Rama: Plan i Berishës dhe Metës për të lidhur Bashën

Kryeministri Edi Rama ka sul muar marrëveshjen e djeshme PD-LSI në prag të zgjedhjeve për një koalicion pasgjedhor me lista të ndara.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp ‘online’, Rama ironizoi koalicionin e dy partive opozitare, duke thënë se është “pjesë e planit për të lidhur Bashën, me zinxhirin e Monikës për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës”.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar, sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë dhe për këtë duhet ta falënderoj”.

Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës nga ana e Metës (pas deklaratave të këtij të fundit, nëse mazhoranca do të fitojë zgjedhjet pa blerë vota), Rama u shpreh se kjo është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, duke folur për një “plan” pas firmosjes së marrëveshjes së djeshme.

“Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë në ndonjë vend të botës. Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e reformës në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, “problemi nuk është Meta, problemi është Basha, që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që mos fshihet as kur i tregojnë se ç’duhet të bëjë të nesërmen as kur aleati i tij i madh, thotë unë amerikanët i kap për veshësh… Ai është thjesht menxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, me Metën e Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monikën”, – deklaroi Rama. /noa.al/

Marrëveshja PD-LSI/ Rama: Plan i Berishës dhe Metës për të lidhur Bashën Read More »

A do të votojnë qytetarët që do të jënë të infektuar me Covid 19, në 25 prill? Rama: Ja si do veprohet

Të gjithë personat që do të jënë të infektuar me Covid 19 në 25 prill, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama tha edhe Shqipëria do të veprojë si të gjitha vendet e tjera dhe se personat që rezultojnë pozitivë me virus, do të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e shëndetit në radhë të parë.

Kryeministri mohoi që dita e zgjedhjeve të ndikojë në rritjen e rasteve të personave të infektuar.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Për ata të cilët janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

Të njëjtën gjë deklaroi para pak ditësh edhe kreu i KQZ-zë, Ilirjan Celibashi, i cili shtoi se i vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme votimi në burgje dhe spitale.

“Edhe kjo është çështje që ka marrë vëmendje publike dhe kam dëgjuar komente të ndryshme. Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e Covid, ne s’kemi asnjë lloj mundësie për t’ua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë, – u shpreh kreu i KQZ. – I vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor, ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione, siç janë burgjet dhe në rast, ku ka jo më pak se 15 zgjedhës. Nëse partitë dhe Parlamenti dakordësohen, mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër”, tha Celibashi./noa.al/

A do të votojnë qytetarët që do të jënë të infektuar me Covid 19, në 25 prill? Rama: Ja si do veprohet Read More »

Albin Kurti sot në Lezhë: ‘Përulem me nderim të përjetshëm dhe zotohem para Skënderbeut’

Nga Albin Kurti

Fjala ime sot në Lezhë

I dashuri Iliaz Shehu, aktivist i Lëvizjes dhe mik imi,

I nderuari Iliaz Shehu, kandidat për deputet nga Lezha e Besëlidhjes në Kuvendin e Republikës,

I nderuari Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët,

I nderuari Shaip Kamberi, udhëheqës shqiptar në Pershevë, Medvegjë e Bujanoc dhe deputet në Kuvendin e atjeshëm,

I nderuari Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit,

Motra e vëllezër, zonja dhe zotërinj,

Aktivistë e të pranishëm të tjerë,

Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët dhe feudalët shqiptarë në shekullin XV në numër të madh dhe me shtrirje aq të gjerë gjeografike morën pjesë në një kuvend të përbashkët me qëllim të përbashkimit të tyre çlirimtar nga pushtuesit osmanë. Lezha kishte një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe ishte nën zotërimin venecian, gjë që është interpretuar si ftesë e fisnikëve shqiptarë për bashkëpunim me venedikasit kundër osmanëve. Kuvendi u mbajt në Katedralën e Shën Kollit, e ku morën pjesë figura historike si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia, Komi, Muzaka, e Tanush Topia, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu, Lekë Dushmani, Stefan Gjurashi e të tjerë. Në fjalën e tij hyrëse, Skënderbeu, atëbotë, shtroi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik e ushtarak të shqiptarëve, ndërkaq pjesëmarrësit e tjerë diskutuan për rrugët dhe mundësitë e realizimit të këtij bashkëpunimi.

Kuvendi u institucionalizua si forumi politik më i lartë i vendimmarrësve, i fisnikëve shqiptarë, dhe mbahej herë pas here. Bashkimi u vendos të bëhej përmes një besëlidhjeje politike ndërmjet zotëruesve të tokave të lira e të papushtuara, e që u njoh si Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Kryetari i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës ishte Skënderbeu. Në Kuvendin e Besëlidhjes u miratua krijimi i një ushtrie të përbashkët shqiptare dhe Skënderbeu u caktua si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria formohej nga forcat e përhershme dhe ato të përkohshme. Forcat e përhershme ishin lu ftëtarët që fisnikët shqiptarë i dërgonin të lu ftonin së bashku me Skënderbeun, ndërkaq forcat e përkohshme thirreshin atëherë kur kishte lu ftime aktive me osmanët.

Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët, në të cilën përpos që kontribuonin fisnikët, të hyrat qarkullonin edhe nga fitimet e kriporeve të Shën Kollit, që ishin në pronësi të Kastriotëve nga taksat doganore, nga tregtia e drithit dhe e metaleve. Përmes Besëlidhjes, fisnikët shqiptarë synonin ta ruanin mëvetësinë e tyre nga osmanët, ndërkaq ata udhëhiqnin me parimin se megjithëse Skënderbeu ishte kryetar i Besëlidhjes, asnjëri nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tjetrit. Nga ky parim buron shprehja lidhur me këtë ngjarje historike ‘i pari ndër të parët’, në lidhjen e besës së Lezhës për fisnikët dhe trojet arbënore.

Sot, më 2 mars, teksa shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të besëlidhjes që është akt politik, publik e kolektiv i besatimit, i lidhjes së dëshirës së përbashkët me veprimin e secilit, ne duhet të mendojmë e të veprojmë duke menduar se si do të mendonin e vepronin nga Skënderbeu te rilindasit tanë dhe deri tek lu ftëtarët e dëshmorët në veçanti, të lu ftës së fundit në Kosovë. Pra, duhet të ndjekim pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez, ashtu që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet, t’i nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm, dhe, në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, me bashkim, me zhvillim e me përparim të gjithanshëm. Sot, këtu te flamuri kombëtar shqiptar dhe te Besëlidhja e Lezhës, i përulemi me nderim të përjetshëm dhe zotohemi për angazhim njashtu të përjetshëm, heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë lu ftëtarëve shqiptarë në të gjithat epokat e kombit tonë.

/NOA.al

Albin Kurti sot në Lezhë: ‘Përulem me nderim të përjetshëm dhe zotohem para Skënderbeut’ Read More »

Basha poston foton: ‘Në rrugën e ndryshimit, në rrugën e suksesit, në rrugën e fitores’

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndërsa përshëndet qytetarët.

“Në rrugën e ndryshimit, në rrugën e suksesit, në rrugën e fitores!” – shkruan Basha bashkëngjitur fotos, ku përshendet me dy gishta një çift qytetarësh në makinën e tyre.

Basha poston foton: ‘Në rrugën e ndryshimit, në rrugën e suksesit, në rrugën e fitores’ Read More »

Rudina Hajdari: Sot në Shqipëri shet më kollaj d rogë se djath e gjizë

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka treguar për një vizitë të saj në qytetin e Elbasanit, ku theksoi se tregtarët punojnë me fr ikë se i gj obit po licia.

Ajo u shpreh se në të njëjtën kohë, shitësit e lëndëve na rkotike kanë leje dhe qarkullojnë me makina luksoze.

“Para disa ditësh isha në Elbasan dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj, për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur, – tha deputetja e Parlamentit. – E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh dr ogë, he roinë e ko kainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e ko kainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me fri kën se po licia po vjen po gjo bit”.

Hajdari aku zoi PS-në, PD-në dhe LSI-në, se gr inden vetëm kur u prishen pa zaret dhe nuk kanë parime apo vizione të ndryshme për qeverisjen.

“Të nderuar shqiptarë, këta kur zihen me njëri-tjetrin, nuk e bëjnë se kanë parime të ndryshme, se kanë vizione të ndryshme, kur ju ziheni, ju prishet pazari. Bë rtisni dhe ul ërini, di gjni edhe vendin, vetëm për pazaret tuaja. Në momentin që merrni pjesën tuaj, heshtni”, – shtoi ajo. /noa.al/

Rudina Hajdari: Sot në Shqipëri shet më kollaj d rogë se djath e gjizë Read More »

Rama, BE-së : Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave

Krahas qëndrimeve në Tiranë, Kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në Bruksel shqetësimin që Rajoni i Ballkanit u la mënjanë nga BE për vaksinat kundër koronavirusit.

Në konferencën e përbashkët për mediat, krah Josep Borrell dhe Olivér Várhelyi, Rama u shpreh se Rajoni u la mënjanë në këtë drejtim.

Madje nuk ngurroi të thotë se në këto kushte po shikohet mundësia për të parë përtej burimeve të dëshirueshme për të siguruar vaksinën.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne, Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Shpresoj që kjo situatë do të zhbllokohet. Jam i lumtur të shpall këtu me ju që Covaxi po nis tju japë vendeve dozat e para dhe do jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astrazeneca.

Po punojmë për të rritur kapacitetet dhe po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt atë që kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës ndërqeveritare, ne e kemi bërë punën tone”, u shpreh Kryeministri.

Nuk dihet për çfarë e ka fjalën Kryeministri kur thotë “po shohim përtej burimeve të dëshirueshme”, por me gjasë i referohet vaksinave të prodhuara nga vende si Kina dhe Rusia.

Madje kjo e fundit kërkoi më herët që të bisedohet në këtë drejtim për të siguruar vaksina, por që u refuzua nga Qeveria Shqiptare. /noa.al/

Rama, BE-së : Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave Read More »

Firmoset marrëveshja PD-LSI për një koalicion paszgjedhor me lista të ndara

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë firmosur sot marrëveshjen për një koalicion paszgjedhor me lista të ndara për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pak pas orës 10:00, krerët e dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë finalizuar marrëveshjen e arritur në 13 pika.

“PD dhe LSI do të kandidojë në zgjedhje me dy lista. Të respektojnë shtyllat kryesore themelore. Opozita e bashkuar do të jetë unanime. Nxjerrjen e vendit nga kriza. Rikthimi i ekonomisë në funksion të ekonomisë së qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e marrëveshjes.

Të mërkurën e javës së shkuar, u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor me 14 parti aleate.

Sipas marrëveshjes, partitë aleate autorizojnë Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

MARRËVESHJE KOALICIONI MIDIS PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DHE LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,

Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;

Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;

Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;

Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.

Vendosin:

Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.

Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme.

Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.

Opozita e Bashkuar do të jetë unanime në angazhimin e tyre në qeverisje për t’i dhënë përgjigje dhe zgjidhje të mënjëhershme për sa më poshtë vijon:

Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Rikthimi i ekonomisë në funksion të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, përmes konçesioneve, oligarkëve, korrupsionit me paratë publike, që ka pushtuar çdo nivel të qeverisjes. Ky transformim ekonomik do të realizohet me një program të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.

Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.

Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.

Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.

Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë, për një arsimim cilësor dhe mundësi të gjera punësimi të saj, për të eleminuar tragjedinë e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe për integrimin e mëtejshëm në drejtim, në politikëbërje dhe në shoqëri.

Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.

Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.

Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proçes shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit.

Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues. Për të realizuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbështetjes së qytetarëve dhe biznesit të prekur nga pandemia.

Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.

Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.

Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.

Për Partinë Demokratike Për Lëvizja Socialiste për Integrim

LULZIM BASHA MONIKA KRYEMADHI

Kryetari Kryetare

Firmoset marrëveshja PD-LSI për një koalicion paszgjedhor me lista të ndara Read More »

Kryemadhi: ‘Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm’

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit vijon me premtimet elektorale. Ndërsa kërkon votën, ajo shprehet se më LSI në pushtet shqiptarët do të kenë një jetë ndryshe, ku premtons e do të mbështesë energjinë e gjelbër.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike, me fushat, detin e ajrin si askush tjetër. Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin. Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm. Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit premton gjithashtu se do reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, si dhe do të ulë koston e karburantit me rreth 20%, duke hequr taksën e qarkullimit.

“Do të reformojmë standartet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët. Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën”, shtoi ajo.

Kryemadhi: ‘Ne do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm’ Read More »