Politike

Disa qindra qytetarë presin me ngazëllim liderin e opozitës në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Ju lutem mbani distancë!

Disa qindra qytetarë të Kavajës, mbështetës të Partisë Demokratike, pritën sot me ngazëllim liderin e opozitës Lulzim Basha nën ovacionet “Rama ik!”

Kryetari demokrat, me të mbërritur me një fuoristradë, sapo doli prej saj i përshëndeti, por kur pa që ata ishin shumë pranë njëri me tjetrin, hipi mbi makinë për t’iu bërë një apel.

“Një porosi ju lutem. Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit”, u tha Basha të pranishmëve që gjithsesi nën thirrjet “Nuk ka Covid”, nuk e përfillën thirrjen ndërsa pak prej tyre mbanin maska, ndoshta edhe për faktin se ishin në mjedis të hapur.

Basha siguroi kavajasit se në 25 prill do të jetë fundi i Ramës dhe rikthimi i PD në pushtet.
Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, theksoi Basha duke u shprehur i sigurt për fitoren më 25 prill. /noa.al

Disa qindra qytetarë presin me ngazëllim liderin e opozitës në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Ju lutem mbani distancë! Read More »

Meta: Shqiptarët janë popull shqiponjash, më 25 prill do t’u japin leksion atyre që i konsiderojnë dele

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka një tjetër paralajmërim për kundërshtarët.

Teksa publikon një foto duke bërë simbolin e shqiponjës, Meta shkruan se shqiptarët janë një popull shqiponjash dhe më 25 prill do t’u japin një leksion demokracie atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh.

“Shqiptarët janë një popull shqiponjash, që më 25 prill, do t’u japin një leksion të fortë demokracie të gjithë atyre, që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh. ????????????”, shkruan Kreu i Shtetit.
Kjo deklaratë vjen pas deklaratave dhe ak uzave mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit, një ‘l uftë’ në distancë e nisur prej kohësh, teksa sot nga Fieri, Meta tha se nuk ka asnjë pe ng dhe se e ka ndarë fatin e tij me Shqipërinë.

Meta: Shqiptarët janë popull shqiponjash, më 25 prill do t’u japin leksion atyre që i konsiderojnë dele Read More »

Rama: ‘Për të qarë me ‘oiii’ ku u katandis PD.Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që u bie borive’

Kryeministri Edi Rama përdori ironi the rëse këtë të mërkurë kur foli për figurat e Partisë Demokratike.

Para kandidatëve të PS, Rama u shpreh se ekipi kundërshtar përbëhet vetëm nga emra të vjetër.

Kurse ekipit të tij ai i bëri thirrje që të mos ndalen deri në arritjen e objektivit në 25 prill.

“Problemi ynë më i madh në këtë ndeshje janë kundërshtarët e ç’organizuar. E ka parë gjithë Shqipëria që kanë bërë gjithçka për të hu mbur ndeshjen. Programe pa lidhje, lidership pa karakter, skuadër që ndan si një parking i makinave të vjetra., Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që u bie borive. Janë problem një skuadër e tillë se duhet të gjesh fuqi ekstra për t’u motivuar deri në fund. Motivimin nuk mund të na e japin ata, janë shumë të dobët për të na motivuar. Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë te njëri-tjetri, të gjithë në sulm për drejtësinë e të ardhmes, për ekonominë e të ardhmes, arsimin, bujqësinë e të ardhmes. Në sulm ndaj atyre që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të lodhura dhe të plakura. E kërkojnë mandatin e pestë për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe pl açkitur Shqipërinë. Është për të qarë me oiii ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë Shqipëria fiton. Oooo Zot! Shqipëria fiton, po si fiton, me kë fiton?”

Rama: ‘Për të qarë me ‘oiii’ ku u katandis PD.Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që u bie borive’ Read More »

Meta: Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, referuar raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, tha se “Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.”

“Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte”, tha Meta.

“Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian”, – nënvizoi kreu i shtetit.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrë shqitje e fr ikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit bru tal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.

Meta: Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera Read More »

‘Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë’/Rama tallet me Bashën: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instagram, ku duket kryedemokrati Lulzim Basha që ka bërë një lapsus gjatë deklaratës së tij.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha është shprehur: “Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë!”
Kaq deshi kryeministri Rama dhe e publikoi videon dhe shkruan: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi!
Lapsuset e kryedemokratit janë të shumta dhe për të gjitha, kryeministri Rama ka një koment.

‘Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë’/Rama tallet me Bashën: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi! Read More »

Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores historike në 25 prill

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri është i bindur në një fitore “historike” në zgjedhjet e 25 prillit.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një kolazh fotografish të kandidatëve për deputetë në këtë zonë dhe thotë se kjo është “skuadra e fitores historike në 25 prill”.
Kujtojmë se mes de batesh, diskutimesh të gjata, mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste dorëzoi listat me kandidatët për deputetë.

Vetë Gjiknuri është i 7-i në listën e Vlorës, sipas strategjisë së re të kryeministrit Edi Rama për renditjen e drejtuesve politikë në bazë të mandateve që kanë marrë në zgjedhjet e 2017-ës.

Damian Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores historike në 25 prill Read More »

Basha: ‘Pas emrave të PS-së, fshihen b andat’

Me publikimin e listave të kandidatëve për deputetë, lufta politike pritet të bëhet edhe më e ashpër mes kundërshtarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bashkëbisedim me gazetarët, komentoi edhe emrat e Partisë Socialiste, pas së cilëve tha se fshihen ha jdutët dhe ba ndat.

“Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim, sepse njësoj siç ka ndryshuar diçka në jetën e tij edhe lista e tij është fasadë, pas të cilës janë këta njerëz.

Diku edhe nuk i ka shpëtuar dot mundësinë për të ngritur një fasadë, kudo ndihet dora e kr imit, mjafton të shohim qarkun e Durrësit kandidatin e Avdylajve, Çyrben e famshëm të përgj imeve të Bildit, kandidatin e ba ndave të tjera të Shijakut edhe të Durrësit, Ndrazhen gojëkyçur dhe natyrisht Rrahman Rrajën, emër i njohur edhe ndërkombëtarisht.

Po përmend këta tre emra por shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klane kr iminale.

Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron është një fasadë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë ha jdutët e mëdhenj të ekonomisë së shqiptarëve dhe b andat e kr imit të organizuar”, tha Basha. /noa.al/

Basha: ‘Pas emrave të PS-së, fshihen b andat’ Read More »

Ish-deputeti tregon arsyen pse nuk kandidoi në listat e PS

Mes dhjetëra ish-deputëteve të mbetur jashtë listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për t’u zgjedhur në 25 prill, është edhe Genc Pollo.

Mungesa e emrit të tij në listën e nënshkruar nga kryetari Lulzim Basha nuk ka kaluar pa u vënë re.

Megjithatë, një nga “pionerët” e Partisë Demokratike që në fillimet e saj në vitet ’90, është tërhequr me stil dhe me sa duket pa polemika.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Pollo thotë se ka vendosur vetë të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD dhe aleatët të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, – shkruan ish-deputeti demokrat. /noa.al/

Ish-deputeti tregon arsyen pse nuk kandidoi në listat e PS Read More »