Politike

Deklaratë e fortë nga Valbona Mezini: ‘Kandidatët në listat e PD i kanë dhënë 300-500 mijë euro Bashës’

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kandidatja për deputete në Bindjen Demokratike, Valbona Mezini. Kjo e fundit në një intervistë televizive tha se kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 prillit në partinë PD, kanë paguar Bashën.
“Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit. Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm.
Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend. Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300 mijë euro dhe 500 mijë euro është paguar për deputetë”, theksoi Mezini.

Deklaratë e fortë nga Valbona Mezini: ‘Kandidatët në listat e PD i kanë dhënë 300-500 mijë euro Bashës’ Read More »

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente!

Do t’i zërë vendin Ilir Metës? Deputetja socialiste nuk e
Deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u pyet mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikON’ për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente. Kodheli u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë, dhe kujtoi se ka qenë e para grua që ka drejtuar ministrinë e mbrojtjes.

Kodheli: Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe jam sot kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme dhe njëherësh zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur dhe PS-së, e Edi Ramës.

Është nder i madh edhe të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër, sepse e bëj nga këndvështrimi i zemrës.

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente! Read More »

Fut në furrë 12 ballokume dhe nxjerr vetëm 6/ Gafa e Monika Kryemadhit bëhet virale

Montimi i një video nga regjia e LSI-së duket se ka shkuar keq, sa si gjithnjë i janë kthyer ne bumerang, duke nxjerre ne pah me këtë rast dhe filozofinë qe përshkon tere LSI-ne.

Në pamjet e mëposhtme shfaqet Monika Kryemadhi e cila gatuan 12 ballokume, por kur i nxjerr nga furra ato janë… vetëm 6.
Duke postuar pamjet, botuesi i gazetes “TemA” Mero Baze shkruan: Ja çdo të thotë të jesh me LSI. Fut 12 ballokume në furrë, e nxjerrë 6 prej saj. E paskan çu 50 për qind bakshishin.

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/322/kryemadhi-fut-12-ballokume-ne-furre-e-nxjerr-6-ironia-e-mero-bazes-e-paskan-cu-50–bakshishin?channelName=Shqiptarja1

Fut në furrë 12 ballokume dhe nxjerr vetëm 6/ Gafa e Monika Kryemadhit bëhet virale Read More »

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër

Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare ne lidhje me perjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste.

Ai ka thene se Leli ka refuzuar te kandidoje per deputet.

“Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq.
Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm.

Shumë i shkurtër dhe pa përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin.

Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona.

Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”.

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër Read More »

Rama:PD asnjë banor Vlore në skuadër

Kryeministri Edi Rama tha sot se “lista e opozitës me 17 emra është fakti i një çoroditje dhe çorganizimi dhe tallje brenda për brenda”.

Në takimin që zhvilloi sot në Vlorë, me kandidatët për deputet të PS-së, për qarkun Vlorë, Rama vuri në dukej se në listën e kandidatëve për deputetë, PD-ja nuk ka asnjë banor nga Vlora.

“Asnjë banor Vlore në skuadër”- u shpreh Rama.

“E kam thënë dhe e përsëris si mundet t’i ofrohet Vlorës, Leskua si komandant një njeri që është i njësuar plotësisht me alkoolin me degradimin me shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri i cili, si kryetar i KLSH-së zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën dhe me të ardhmen e Vlorës, por vetëm me një nga fosilet e kësaj ekspozite fosilesh që ka prezantuar PD dhe akoma më keq, si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju, për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë”, tha Rama.

“Kush është deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve. Kush do të jetë deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të përfaqësojë, pikërisht atë urë, që ne e kemi forcuar edhe më shumë mes Tiranës dhe komuniteteve në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje tek 17 –ta për t’ju thënë se jeni edhe ju. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Por jam i bindur që edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas. Në Vlorë duhet votuar drejtë që do të thotë të votosh për Vlorën. Ne jemi mekanizëm nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin dhe vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vazhduar këtë rrugëtim në një moment kaq deciziv për vendin në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasojat e tij dhe në kërkim të progresit të vazhdueshëm kur s’ka kohë për pushime asnjë sekond, dhe jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marri përsëri përpara. Në vend që ne si shoqëri të ecim me kohën”- deklaroi kryeministri./atsh

Rama:PD asnjë banor Vlore në skuadër Read More »

Gjiknuri: ‘Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton’

“Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit dhe do të arrijmë objektivin 9 mandate”, deklaroi sot Drejtuesi Politik i fushatës elektorale për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se “ky ekip që ka Vlora do veprojë shpejt sepse Vlora nuk ndalet, Vlora është kthyer në polin më të fuqishëm të zhvillimit pas kryeqytetit, poli jugor dhe me aeroportin, një kurorë që i jep gjithë Vlorës dhe gjithë bregdetit shqiptar atë që e kanë dëshiruar të gjithë, kështu që ky ekip do të vazhdojë shumë shpejt drejt objektivit që i kemi vënë vetës 9 mandate”.

“Mund të duket objektiv shumë i fortë, shumë i lartë për t’u arritur, por për herë të parë shkojmë me gjëra të realizuar e jo me fjalë, sepse shpesh herë nga konsumimi i mandateve, përgjithësisht mateshin dhe mbaheshin vetëm te pjesa politike kam pushtetin, por kur qytetarëve u ke vajtur me produktet e duhura janë i bindur se dita ditës po na thonë se po e mirëpresim këtë mesazh. Nga ana tjetër ky ekip, ka marrë vetë përgjegjësinë më të madhe politike për përzgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë. Një ekip tamam përfaqësues të të gjitha komuniteteve të këtij qarku të larmishëm. Këtu mund të them mund të jemi i vetmi qark, përfshirë he kryeministrin që është kapiteni i Shqipërisë që kemi lidhje me qarkun, se ky ka origjinën këtej, unë e kam nga Vlora, dy-tre të tjerë janë me orgjinë nga Vlora por banojnë në Tiranë, ndërsa të terët banojnë në Vlorë”, tha ai.

Duke prezantuar kandidatët, Gjiknuri tha se “doktor Niko Gurin që e njeh gjithë Saranda, mjeku që ka shkuar në çdo familje që gëzon një respekt të madh nga qytetarë. Pranvera shërbyesja e mirëfilltë e administratës shtetërore, që të gjitha bizneset sot thonë se është drejtues që ka shërbyer. Kemi një ekip që nuk ka rëndësi hierarkia, kryeministri dhe drejtuesi politik janë si ata që mbrojnë gardhin në fund dhe luftojnë. Kemi ministren që është më poshtë në listë se është pjesë e një ekipi. Pastaj për t’u kthyer në Vlorë, Vullnet Sina, përfaqësues i denjë i Lumit të Vlorës, një njeri që i ka ndenjtë punëve mbi kokë, njeri që u përgjigje qytetarëve për çdo hall, njeri që ka rrënjë të forta në komunitet. Ke kemi vënë në listë ne, Anduel Tahiri, kryetarin e PS-së, qytetarë i Vlorës, njeri që ka sakrifikuar për partinë, njëri që s’ka pasur as rrogë shteti, njëri që ka kontribuuar. Ervis Muçkën, vlonjat. Ilir Metaj, bankier, njeri me shumë autoritet, edhe publicistik, njeri që ka dhënë kontribut dhe në sektorin priva. Dhe Teuta, pasi komuniteti çam ka qenë i nëpërkëmbur nga pikëpamja e përfaqësimit. Kohët e fundit flitet në emër të PDI-së dhe në emër të tyre, por e vërtet është se nuk patën asnjëherë vlerësimin e duhur, është vënë e 9-ta në listë pikërisht për t’u thënë dhe të tjerëve se ne rezultatin e 9-të do ta kapim se nuk bënë. Laura, profesioniste në Tiranë, por banuese dhe me origjinë nga Vlora. Lonard Beqiri, emigrant në Gjermani, i suksesshëm, kontribuues në Partinë Social Demokrate Gjermane, edhe atje me aktivitet politik. Pra është një ekip me lidhje të forta në qarkun e Vlorës, që jam i bindur që do të ketë një rezultat të mirë”.

Ai shtoi se “ky ekip është një mozaik i këtij qarku dhe ndihemi krenar dhe ndihemi mirë kur shohim kundërshtarë përballë të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë dhe një listë, madje arrin deri aty që me skuthllëk fusin në listë më shumë emra se sa i lejon ligji, si në rastin e Vlorës”.

“Në Vlorë kanë futur 17 emra, kur 12 i lejon ligji. Kjo është të listash me skuthëllëk në elektoratin tënd prandaj ka zhgënjim në elektoratin e PD-së, ka zhgënjim se nuk janë qytetarët të Vlorës, janë makinacione partish, shto dhe skuthëllëkun e Lulit që të gjithëve u thotë po, po dhe në fund u çon një listë q nuk e di, dhe ju e dini se çfarë rezultati marrin, ata do bëjnë përpjekjet e tyre dhe janë të djathtët vetë që përditë p[o shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne do të votojmë vlonjatshe, që do të thotë të votosh për veten tënde. Të votosh për PS, që i ktheu Vlorës dinjitetin, jo me fjalë po me vepra. Ekipi i Vlorës është një ekip shumë përfaqësues, shumë mirë i orientuar politikisht dhe jam i bindur se qytetarët shkojmë ballëhapur për të kërkuar votën se u kemi vënë njerëzit që duhet. Natyrshëm një rol të veçantë do kenë dhe deputetët aktual, pasi kontributi i tyre në fushatë do jetë një vlerë e shtuar. Objektivat i kemi të realizueshme. Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton”, tha ai./atsh

Gjiknuri: ‘Ky tren nuk do të ndalet, Vlora nuk ndalet, mandati i tretë Vlorës do i kthejmë lavdinë që meriton’ Read More »

Në Vlorë, PD asnjë përfaqësues të minoritetit grek dhe komunitetit çam

Kryeministri Edi Rama u shpreh se, në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Vlorë, mungojnë përfaqësuesit e minoritetit grek dhe komunitetit çam.

Në takimin që zhvilloi sot me kandidatët për deputetë të PS-së për Vlorën, Rama theksoi se “ndërkohë që lista është me 12 emra. Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 kandidatë. Ky është tregues i një çorientimi dhe i një talljeje brenda për brenda për t’i futur njerëzit në sherr me njëri-tjetrin. Ndërkohë që çuditërisht, megjthëse janë 17 vetë, nuk është gjetur vend për një përfaqësues të minoritetit”.

“Kjo është shumë e çuditshme dhe faktikisht minoriteti, ku ka sigurisht edhe votues që e kanë zemrën djathtas apo shkojnë nga PD-ja është lënë në harresë totale, si inekzistent. Siç janë lënë në harresë totale përfaqësuesi e një komuniteti të madh këtu, që është komuniteti çam.”- deklaroi Rama.

Ndërkohë që ne, vijoi kryeministri, në skuadrën tonë kemi një përfaqësuese të denjë të këtij komuniteti dhe jo thjeshtë e kemi në listë, por e kemi në numrin e objektivit maksimal.

Ndërkohë që vuri në dukje ai, qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë, kanë vajtuar të dy bashkë në listën e Tiranës.

Sipas tij, kjo është një pasqyrë kuptimplotë.

“Kjo dhe e gjithë lista e Tiranës për të gjithë shqiptarët pavarësisht majtas apo djathtas, për të parë, se me kë mund të vazhdojë Shqipëria të ecë përpara dhe të vazhdojë punët dhe me kë rre zikojmë të kthehemi mbrapa, po kemi garancinë që e bëjmë Shqipërinë qesharake. E bëjmë gjithë procesin e qeverisjes komplet qesharakë”- tha ai.

Rama theksoi se “të gjitha komunitetet, jo vetëm nga pikëpamja e prejardhjes së tyre, por edhe nga pikëpamja e komuniteteve profesionale, e komuniteteve aktive, përfshirë edhe komunitetin e biznesit e kanë në këtë skuadër njeriun e tyre”.

Duke sjellë shembullin e kandidates që kryeson listën e deputetëve në qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj, Rama theksoi se “Pranvera është sot në listën e Vlorës si rezultat i një kërkese të gjerë të këtij komuniteti që janë sipërmarrës dhe janë motorri i ekonomisë së Vlorës, i punësimit në Vlorë që kanë insistuar që ne të konsiderojmë Pranverën pjesëmarrëse në këtë skuadër sepse në të gjithë kohën që ajo ka shërbyer në punën e saj, ka qenë njeriu që i ka dëgjuar dhe respektuar”./atsh

Në Vlorë, PD asnjë përfaqësues të minoritetit grek dhe komunitetit çam Read More »

Kryeministri Edi Rama nga Vlora: ‘Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë…’

Kryeministri Edi Rama ritheksoi sot nga Vlora se, “objektivi ynë për Vlorën është që të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur objektin maksimal prej 9 deputetësh”.

Në fjalën e tij në një takim me ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste në Vlorë, Rama tha se, “është një sfidë që ne e kemi në radhë të parë me vetveten, sepse kemi bërë jashtëzakonisht shumë për Vlorën, për gjithë qarkun e Vlorës, por nuk diskutohet shumë akoma ka për të bërë, dhe nuk diskutohet që jo të gjithë e kanë prekur ndryshimin para pragut të shtëpisë së tyre”.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “ka akoma lagje periferike në Vlorë, në Sarandë që kanë nevojë për ndryshim. Ka akoma fshatra që kanë nevojë për rrugën e tyre rurale, ka nevojë për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim, ka nevojë për të pasur shkolla të ripërtërira plotësisht, të rindërtuara apo të reja, në disa pika ku akoma progresi ende nuk ka mbërritur”.

“Ka nevojë të vazhdojmë me rindërtimin e qendrave shëndetësore, të cilat po ndryshojnë hap pas hapi dhe ajo që është e rëndësishme është se ka nevojë për kohë. Mandatin e tretë në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë e kërkojmë si një kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit”, – tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se, “është dita e parë e përpjekjes për 25 prillin dhe së pari, dua që të shpreh falenderimin për ata të cilët nuk janë pjesë e skuadrës që do të bëjë ndeshjen drejtpërdrejt në fushë për 25 prillin, por që me shumë mirëkuptim, me shumë respekt për PS-së, dhe mbi të gjitha me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët jo vetëm nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi, por përkundrazi janë bashkuar me ne dhe kështu ne do të kemi një skuadër më të gjerë sesa lista e deputetëve, sepse në të do jenë bashkë me ne deri në 25 prill edhe deputetët që aktualisht vazhdojnë janë në Kuvendin e Shqipërisë që nga Vilma Bello, Fate Velaj, Edi Leka, Andrea, të cilat kanë pasur një kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë, të cilët kanë qenë superkorrektë me angazhimet e Kuvendit dhe kanë qëndruar vijimësisht pranë komunitetit”.

“Arsyeja e rifreskimit të skuadrës lidhet me domosdoshmërinë për të përshirë edhe të tjerë për të dhënë mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre deputetësh, por që janë pjesë e skuadrës së PS-së të Vlorës. Këtu ne jemi një skuadër, ku pozicionet ndryshojnë, ku secili e secila bëjnë detyrën sipas pozicionit dhe të gjithë bashkë shtyjmë përpara një progres, që në Vlorë është absolutisht në sytë e të gjithëve”, – tha Rama./atsh

Kryeministri Edi Rama nga Vlora: ‘Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë…’ Read More »