Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme gjithë arritjet që ka bërë qeveria në shërbimet online për qytetarët dhe bizneset, teksa ka bërë edhe premtimet e rradhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë me dije se në vendin tonë ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj.
Rama u shpreh se janë ata që po zënë vendet e punës në Shqipëri, teksa ka ironizuar të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe
“Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.”- tha Rama.
Duke analizuar ndryshimin e fushatave politike në 30 vitet e fundit në Shqipëri, politikani i njohur Dashamir Shehi se fushatat kanë ndryshuar shumë, duke u shprehur se dikur ka pasur deb ate dhe qytetarët i kundërviheshin liderëve. Sipas tij, sot ato që thotë kryetari merren si të vërteta.
“Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej de bat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua.
Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim“, tha ai në “Opinion”.
Më tej Shehi kritikoi politikanët që gënjejnë duke thënë se dhe ai mund të ketë gënjyer gjatë fushatave.
“Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo“, shtoi Shehi.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e tretë do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm, 24 orë në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit.
Në fjalën e tij në gjatë prezantimit të programit “ Rruga drejt 25 prillit – Uji dhe Energjia”, Kryeministri Rama tha se “me rritjen e buxhetit të ujit në mandatin e tretë me 40% falë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe mbështetjes që kemi siguruar për këtë sekor jetik nga qeveria gjermane , franceze dhe ajo zvicerane ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm ,24 orë, në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit”.
Sipas Kryeministrit, ujë i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politikë në fushatë.
“Mandati i tretë qeverisës do të garantojë në disa faza furnizimin 24 orë me ujë në Tiranë ku është edhe problemi më i madh, pasi ka ndodhur edhe përqendrimi më i madh si rezultat i një lëvizje masive të popullsisë në vite që ka sjellë nevojën masive për investime në sistemin e furnizimit me ujë”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kur them Tiranë 24 orë ujë brenda mandatit të tretë përfshi Kamzën e Vorën, e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorë, Shkodrën, Durrësin, ku s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, as atëherë më parë dhe as më pas dhe kur sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë, sidoqoftë përfshin Elbasanin, Kukësin dhe krejt vijën turistike të Shqipërisë nga Velipoja në Sarandë”./atsh
“Ka hesap Shqipëria të kthehet mbrapa apo është koha për të vazhduar pa pushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë? Natyrisht që, është koha për të vazhduar pa pushim, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”, deklaroi kryeministri Edi Rama teksa prezantoi “Planin e veprimit 2021-2025” për sektorin e ujit dhe energjisë.
“Unë nuk jam i përsosur, larg prej kësaj, unë nuk jam pa gabime, pa diskutim. Të metat, disa mi njihni, të tjera nuk mi njihni, por i kam siç i kanë të gjithë. Ama një gjë është e sigurt. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush e për të luftuar për të gjithë ne bashkë, sepse unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël. Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël”, theksoi Kryeministri.
“Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël. Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë e përbashkët e Shqipëria të jetë shtëpia, ku çdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar dhe të mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet për të bërë një eksperiencë tjetër, të ketë padurimin për t’u kthyer prapë në shtëpinë e vet”, tha Rama.
Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo ka reaguar sot në lidhje me reforme në sektorin e energjjisë.
Sipas saj, e vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë ab uzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët.
“Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me radhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë –pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama”, tha ajo.
Po ashtu, Gora shtoi se “ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me radhë, energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”./atsh
“Dua që ky vend të ketë të ardhme për djalin tim, për fëmijët tuaj.”
“Energjia dhe Uji”, Rama prezantoi sot programin e PS-së deri në vitin 2025, duke premtuar një të ardhme më të mirë, sidomos për të rinjtë që duan të jetojnë në këtë vend.
Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda mandatit të tretë në të gjithë vendin do të ketë ujë 24 orë në të gjitha familjet shqiptare.
“Ujë, ujë, ujë, drita, drita, drita ka qenë tash vite e vite një nga kërkesat bazë të popullit. Uji i pijshëm edhe në vitet e regjimit komunist nuk ishte i kudondodhur. Ishte malli i shumëkërkuar ndaj të gjitha qeverive”,- tha Rama.
Kryeministri shtoi se aktualisht humbja në rrjet është ulur në 21 për qind, kjo për shkaqe teknike, ndërsa premtoi se gjatë mandatit të tretë do të ulet në 10 për qind.
Si krahasim Rama tha se në vitin 2013 e gjeti sistemin në kolaps, ku kishte të punësuar militantë partie.
“Premtimi më i përsëritur ka qenë 24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë. E kemi premtuar dhe ne por ka një ndryshim mes nesh dhe të tjerëve. Ne themi atë që do bëjmë dhe punojmë fort pa pushim për të bërë atë që themi. Keni 67-vjet që nuk e keni bërë thotë sot gjithkush. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, u shpreh Rama.
“E mbani mend çfarë vjedhje bëhej ditë natë. Për ujin gjetëm 23 strategji kombëtare për 23 vite nga 1990 deri në 2013 financuar nga lloj entesh dhe donatorësh që ishin tregues i një fakti drithërues.
“Uji i pijshëm dhe çdo burim që rrjedh ujë në Shqipëri ishin në mëshirë të fatit. I gjithë sistemi i furnizimit ishte realisht në kolaps. E thashë në fillim që furnizimi me ujë të pijshëm nuk ishte problem i zgjidhur edhe më parë”.
Kryeministri dha edhe një shembull, se ndryshimet demografike kanë shkaktuar problemet e shumta me të cilat po përballet qeveria sot.
“Kur shkonim me pushime në shtëpinë e gjyshes në Vlorë e mbushnin ujin e pijshëm në një çezëm të përbashkët në rrugicën e lagjes në Skelë. Shqipëria u përball me një bombë demografike dhe njerëzit përfituan dhe u grumbulluan në qendrat e mëdha urbane duke rritur nevojën për ujë të pijshëm nga një sistem i vjetër dhe i ndërtuar për një numër shumë më të vogël konsumatorësh.. Kjo sjell një efekt paralel me atë të verbërisë, dritëshkurtësisë dhe paaftësisë qeverisëse, efektin e sulmit mbi sistem”.
“Do ketë 24 orë ujë brenda këtij viti në territore që e kanë pasur lëngatë për disa vite. Mandati i tretë do sjellë 24 orë ujë në Tiranë, ku është problemi më i madh për shkak të dyndjes së madhe. Kur them Tiranë, 24 orë ujë brenda mandatit të tretë, përfshirë Kamzën dhe Vorën. E njëjta gjë do ndodhë me Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorë. Ne do të garantojmë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit”, tha Rama, gjatë prezantimit të programit mbi ujin dhe energjinë./NOA.al
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mo huar çdo mundësi bashkëpunimi me Krymeinistrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje Kryemadhi ka irnizuar duke u shprehur se “do qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, bashkëpunim tjetër jo”.
E pyetur në lidhje me një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Ilva Noë’ në Euronews Albania e përjashtoi totalisht këtë mundësi.
Po një bashkëpunim tuajin sërish me Edi Ramën e përjashtoni pas 25 prillit?
Unë mendoj se mund të qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, thjesht për t’i bërë qejfin në shenjë bamirësie apo në shenjë mëshire. Por bashkëpunim tjetër jo.
Si ndihesh kur sheh që kur flet për ju vë filxhanin e kafesë?
Sepse mesa duket është munduar shumë duke e parë filxhanin e kafesë dhe i thonë: të del një “M” aty që s’të lë rehat.
A di ai diçka në aftësitë e tua parashikuese?
Unë nuk kam aftësi parashikuese, jo vetëm për të, por për çdo njeri tjetër. Unë jam e drejtpërdrejtë, nuk i bëj njeriu keq për hir të së vërtetës. Mundohem gjithmonë që të bashkëpunoj me njerëzit në sinqeritet maksimal. Nganjëherë sinqeriteti im i tepruar quhet edhe dobësi, por unë e kam quajtur armën time më të fortë’.
Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit në rrëfimin e saj, në videon e prezantimit si deputete, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ka treguar për punën e saj ndër vite, ku thekson se ka shkruar 35 libra por nuk i ka botuar. Ajo gjithashtu tregon se kujdeset për veten dhe çdo ditë bën 5 km ecje në ditë. “Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i u shtarit”, tha ajo.