Kryedemokratin Lulzim Basha pas një takimi me peshkatarët ka prezantuar pikat e planit të tij për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori.
“Subvencionimin 100% e rrjetave dhe ndërtimit të një tregu peshku kudo në qytete bregdetare që prodhimi i tyre të mos shkoj kot dhe djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për ta. Kemi mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një degë të rëndësishme, Nëpërmjet turizmit dhe peshkimit, Greqia doli nga kriza.
Financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes, aty ku do të shërbejnë, që shpenzimet që bëjnë në Greqi Itali, t’i bëjnë në Shqipëri. Grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim”, tha Basha.
Nga Fieri ku ishte sot, kryeministri Edi Rama ironizoi takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha.
Rama prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.
Kryeministri shtoi se ndryshe nga rregullorja anti-Covid, ka mbledhur shumë njerëz.
Rama i bëri thirrje Bashës që të heqë dorë nga dëshira për të mbledhur njerëz, pa marrë parasysh rr ezikun. – “Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët”, tha Rama.
Kryeministri tha se nga partitë mund t’i bëhet një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rritet numri i grumbullimeve, para se të shkelet rregullorja. “Ne mund të shkojmë në zgjedhje me vetëm 10 vetë në çdo takim”, tha Rama duke shtuar se si ndryshim, “PD mbledh shumë njerëz për fitore imagjinare”.
“Ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare e atyre që pasi e hu mbën çdo shans të shkuarën, kërkojnë një shans të ri që nuk kanë për të marrë. Shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe të çfarë PD-je. Që sot është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 viteve”, u shpreh Rama.
Kryeparlamentari prezantoi emrat e kandidatëve ku konfirmoi se dy prej tyre mungonin, përfshirë edhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili është aktualisht i infektuar me Covid.
Drejtuesi politik i PS në Fier, Gramoz Ruçi, ka zbuluar se veç Bashkim Finos edhe një tjetër kandidat i socialistëve për deputet është infektuar me Covid. Bëhet fjalë për Nimet Musaj, aktualisht deputet në Kuvend nga opozita e re. Ruçi iu uroi shërim të shpejtë të dy kandidatëve, ndërsa prezantoi një e nga një të gjithë kandidatët e tjerë.
Listën e PS-së në qarkun e Fierit e kryeson zv.Kryeministri, Erion Braçe.
/NOA.al
Lulzim Basha ditën e sotme është zhvendosur në Shkodër. Pas takimeve në kryeqendrën e veriut, lideri demokrat ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.
“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.
Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish. Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.
Kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, Agron Shehaj thotë se kr imet e ko munizmit nuk u de noncuan dhe nuk u dë nuan asnjëherë siç duhet.
Duke marrë shkasë nga deklaratat e inxhinieres së njohur kandidate e PS-së për deputete, Shehaj thotë se deklarata të tilla janë të rr ezikshme, sepse krijojnë përshtypjen, sidomos tek të rinjtë, se regjimi i Enver Hoxhës ishte normal. Pak ditë më parë, Bozo tha se regjimi i Enver Hoxhës kishte më shumë të mira se të këqija.
Shehaj: Kam hezituar të flas për vlerësimin e Enver Hoxhës nga Luljeta Bozo, kryesueses socialiste për Tiranën, për të mos u dhënë rëndësi fjalëve të saj. Por mungesa e reagimit e shumë prej atyre që duhet të kishin reaguar, më bën të mos hesht.
Fatkeqësisht, kr imet e regjimit ko munist nuk u de noncuan dhe dë nuan asnjëherë siç do duhej. Për shqiptarët, që u vr anë dhe u përnd oqën nga re gjimi nuk ka ende drejtësi. Historia mbi regjimin kr iminal k omunist nuk është shkruar dhe nuk studiohet ende në shkolla.
Në këtë boshllëk të pafalshëm, deklarata si të zonjës Bozo janë të rre zikshme, sepse krijojnë përshtypjen, sidomos tek të rinjtë, se re gjimi i Enver Hoxhës ishte normal.
Në fakt, ai ishte re gjim kr iminal që i solli vetëm të kë qija dhe dëme kombit shqiptar. Ju ftoj të ndiqni arkivën digjitale të kr imeve të ko munizmit ndërtuar nga një punë shumëvjeçare e kujto.al për të kuptuar aktivitetin kr iminal të Enver Hoxhës dhe regjimit të tij. Ne nuk duhet të harrojmë!
Julian Deda ka ndarë një foto gjatë takimit mes babait të tij dhe kreut të PD-së , Lulzim Basha sot në Shkodër.
Basha preferoi të pinte një kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda.
Nuk e ka fshehur entuziazmin Julian Deda, rreth këtij takimi në një lokal të Shkodrës, si dhe të bisedës që u transmetua publikisht mes Bashës dhe kolosit të humorit shqiptar.
“Lul Basha n’Shkoder, si n’shpi t’vet. Se Shkodra asht dashni”, shkruan Julian Deda.
Ai ka masur edhe një mesazh për të atin. “Babush, njish je”.
Julian Deda veçse aktor njihet për mbështetjen e hapur karshi PD-së.
/NOA.al
Presidenti Ilir Meta ngriti sot sërish shqetësimin rreth shpopullimit që po i bëhet vendit.
“Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, tha Meta, duke iu referuar një tjetër raporti, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.
Sipas këtij raporti bëhet me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
“Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë”, tha Meta.
“Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve”.
“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve”, tha kreu i shtetit duke iu referuar edhe një artikulli të “Monitor” rreth këtij raporti. https://www.monitor.al/okb-shqiperia-vendi-me-rritjen-me…/
Në fillim e mora me shaka, por më vonë mendova se shp ifja vërtet e ka jetën e shkurtër, por b alta e saj mund të të bëjë këpucët pis, ndaj meriton një përgjigje.
“Narkod eputeti Vullnet Sinaj kapet në fl agrancë. Blen vo tat me ushqime në Kamëz”, shkruan sot në rrjetet sociale “Doktori dixhital”.
E shoqëron këtë bubu llimë interneti me një video ku duken ca pako me ushqime.
Buzëqesha me këtë status të Doktorit, i cili me siguri e di që unë nuk kandidoj në Kamëz, por në Vlorë.
Pamjet që ai servir i përkasin një fushatë të kompanisë “World Vision”, me të cilën s’më lidh asgjë, e cila shpërndan prej vitesh ndihma për familjet në nevojë.
Kaq e thjeshtë është e vërteta.
Se ku hyjnë votat e mia të Vlorës, me ndihmat e shpërndara nga dikush tjetër në Kamëz, këtë e di vetëm Doktori dixhital.
Ndoshta nuk ka faj për të gjitha më katet e 30 viteve në Shqipëri, por për këtë sh pifje jam i bindur: Fajin e ka Saliu!
Por, jo vetëm ai. Kjo fushatë e mbushur me gë njeshtra e gafa lindi pas një deklarate të një përfaqësuesi të LSI se “po blihen v otat me ushqime”.
Ndonëse e kuptoj dë shpërimin për të bërë politikë me çdo gjë, në situatën kur sondazhet i nxjerrin palë e hu mbur, nuk mirëkuptoj dot që drejtues të opozitës nuk marrin mundimin as të verifikojnë faktet më të thjeshta.
Megjithatë, nuk jam as i pari e as i fundit që bie pre e ak uzave pa bazë nga njeriu që ka qenë 2 herë president e 2 herë kryeministër, por sjellja e të cilit është shumë larg një shtetari.
Sali Berisha është politikani që i ka më shumë b orxhe gjithë Shqipërisë, por sidomos Vlorës.
Simboli i vitit fa mëkeq ’97, njeriu që veshi nënat vlonjate me të z eza do marrë dë nimin përfundimtar më 25 prill.
Urr ejtja e tij patologjike për vlerat patriotike që ky qytet përfaqëson, nuk mund ta për çajë më popullin shqiptar.
Ujkut i kanë rënë dhë mbët e nuk ka fshon më. I them vetëm një gjë: shijo pensionin politik. Koha jote mbaroi!
Kamza, Vlora dhe gjithë Shqipëria dinë të zgjedhin mençur. Dinë të ndajnë politikën e baltës nga politika e çiltër. Dinë të ndajnë shp ifjen e ndasitë nga bashkimi i njerëzve që e duan vërtet këtë vend.
Më 25 prill votojmë për të ardhmen tonë, për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Sepse s’ka kohë për pushim!
Punë, jo shp ifje dhe gjumë!
#SkaKohëPërPushim
#Mandati3PS