Politike

Socialistët marrin vendimin pas përballjes së Grida Dumës me Elisa Spiropalin

Gazetari Endri Xhafo ka zbuluar vendimin që Partia Socialiste ka marrë për pjesëmarrjen e kandidatëve të saj në emisione.

Sipas tij, socialistët kanë vendosur që të mos jenë më përballë në deb at me kundërshtarët e tyre. Ky vendim vjen pas përballjes së kandidates demokrate Grida Duma me ministren Elisa Spiropali në emisionin “Log”.

Ndaj mbrëmjen e sotme gazetari Xhafo në emisionin e tij kishte të ftuar ministren Evis Kushi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, por këtë herë të ftuarit nuk kanë qenë përballë njëri-tjetrit, por fillimisht është intervistuar ministrja Kushi dhe më pas Gazment Bardhi.

Socialistët marrin vendimin pas përballjes së Grida Dumës me Elisa Spiropalin Read More »

Meta: Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë

Edhe pse je në mënyrë të drejtpërdrejtë, Presidenti Meta ka dhënë edhe mesazhe politike pas vizitës në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektazhizmit.

Për gazetarët ai tha se pranvera është e pandalshme, pavarësisht dëborës, dhe se qytetarët e kanë kuptuar tanimë se janë vetë ata fuqia e ndryshimit.

“Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe për sasinë e vaksinave ruse që kanë mbërritur sot në Shqipëri.

“Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”, shtoi Presidenti Meta. /noa.al/

Meta: Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë Read More »

Flet Majko: A do të ketë koalicion me LSI-në

Pandeli Majko, i cili kandidon për deputet në listën e PS për qarkun e Tiranës, është komentuar gjatë për faktin se renditet në vendin e 19-të.

Majko, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Tch, ka theksuar se nuk e ndan askush dhe asgjë nga Partia Socialiste, pavarësisht fitores apo humbjes. Edhe nëse nuk do të jetë deputet pasi është në vijën e zjarrit, Majko thotë se do të vijojë të jetë socialist.

“Nëse ne në mandatin e tretë nuk do të rrezikonim, kush duhet të rrezikonte? Këta që sapo kanë trokitur në dyert e PS? Në politikë, edhe unë e kam nisur duke përfaqësuar vetëm veten si student.

Vetë Rama është në vijën e zjarrit, dhe ne jemi në vijën e zjarrit dhe nuk kemi hyrë për të dalë në opozitë. Nëse do ishte histori për të ndjekur rrjedhën normale të ngjarjeve, do të na shikonit në vijën e parë, jo në vijën e zjarrit.

Unë jam rritur në PS. Mbi gjysma e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo dyshimi nëse i shmangem përgjegjësive karshi komunitetit të PS. Nëse nuk do të jem deputet nuk do të thotë se s’jam socialist. Jam te vija e zjarrit sepse dua t’i them cdo socialisti, sidomos atyre që janë të mpirë apo të mërzitur sepse duhet ta shikojnë greminën.

Nuk kërkojmë asnjë votë të kundërshtarit, nëse marrim votat e njerëzve tanë si në zgjedhjet e fundit ne nuk e diskutojmë 2017-ën”, tha Majko.

I pyetur nëse do PS do të bënte koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Majko tha:

“Nuk ngre asnjë aludim për gjëra që do të jenë të qarta vetëm pasi të numërohen fletët e votimit. PS ka synimin të fitojë zgjedhjet nga të gjithë testimet.”

Flet Majko: A do të ketë koalicion me LSI-në Read More »

Rama: Basha po vë në rr ezik jetën e qytetarëve, në nisëm vaksinimin, ata tallen

Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentin e ndodhur në Elbasan ditën e verës, duke theksuar se qeveria e ka të vështirë që të nisë vaksinimin intesivisht, kur të tjerët tallen duke mos repsektuar rregullat e vendosura për të parandaluar Covid-19.

Gjatë fjalës së tij, Rama dha se kryedemokrati po vë në rr ezik jetën e qytetarëve.
“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke respektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin.
Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të këqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rr ezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre. Lu fta me ar mikun e padukshëm është sfida e sfidave.

Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër.
Është ab uzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky sk uthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e tu rmave”, tha kryeministri.

Rama: Basha po vë në rr ezik jetën e qytetarëve, në nisëm vaksinimin, ata tallen Read More »

Ish-ambasadori i SHBA Donald Lu ka një mesazh të rëndësishëm

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Donald Lu ka qenë ambasador në vitet 2015-2018, të cilat kanë qenë vitet e vështira për përp lasjen e reformës në drejtësi. Në atë kohë ai foli vazhdimisht për ka pjen e “peshqve të mëdhenj”, ndërsa deri tani besohet se ende nuk është kapur një i tillë.

Mesazhi i tij është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Lu ka publikuar edhe një foto teksa përqafohej me një të moshuar në kohën që ishte ambasador në Shqipëri.

“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, lu ftën kundër ko rrupsionit dhe gj uetinë për peshqit e mëdhenj”,- shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Pas mesazhit të Lu, Ambasada Amerikane shkruan bashkëngjitur videos: “Ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”.
/NOA.al

Ish-ambasadori i SHBA Donald Lu ka një mesazh të rëndësishëm Read More »

Basha: ‘Shqipërisë i ndodhi një ak sident 8 vite më parë, të bashkojmë forcat, për të shëruar pl agët e këtij ak sidenti’

Në këto pamje të publikuara në rrjetet sociale, kryedemokrati shfaqet i rrethuar nga një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin pa u futur në qytet.

Lulzim Basha u prit sot nga Berati, me brohoritjet: “Basha, Basha”, “Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”, apo “Rama ik!”.

Kreu i opozitës nuk ka nguruar të bëjë foto me simpatizantët.

“Rrugës për Berat, pritje entuziaste nga qytetarët e Dimalit (Ura Vajgurore) Shqipëria fiton”. Një pritje e ngrohtë është rezervuar edhe në Kuçove ku banorët i urojnë Bashës mirëseardhjen, duke thirrur në kor: “Fitore! Fitore”.

Basha tha nga Berati se “Shqipërisë i ndodhi një ak sident 8 vite më parë”, duke bërë thirrje që të bashkohen forcat, për të “shëruar pl agët e këtij ak sidenti” teksa iu referua zgjedhjes së Ramës në krye të qeverisë më 2013. “Jemi forca dhe shpresa për ndryshim”, – tha Basha.

Pavarësisht masave anti-Covid, janë bërë të zakonshme pritjet dhe grumbullimet e simpatizantëve në qytetet që viziton kryedemokrati.

Lulzim Basha kishte planifikuar sot paradite një takim edhe në Kuçovë.

/NOA.al

Basha: ‘Shqipërisë i ndodhi një ak sident 8 vite më parë, të bashkojmë forcat, për të shëruar pl agët e këtij ak sidenti’ Read More »

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku ndoqi procesin e vaksinimit komentoi foton e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës dhe flamurin serb.

Rama u shpreh se Vuçiç në Beograd loz me kukulla në Facebook.

“Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook”, tha Rama.

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Reagimi i Ramës vjen disa ditë pas postimit të Vuçiçit, ndërkohë që nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vendi ynë lidhur më këtë çështje.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook”.

“Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat

/NOA.al

Harta e Vuçiç për Kosovën, reagon Rama ‘Nxori hartë leshi, loz me kukulla në Facebook’ Read More »

Ministri Pandeli Majko i 19 në listë, nuk i ka mbetur qejfi: ‘Nëse do ishim në vënde të sigurta do të bënim sehir’

Disa nga senatorët e PS-së u larguan para zgjedhjeve të 25 prillit, duke dhënë kryesisht dorëheqje.

Disa të tjerë u vendosën në pozita jo edhe aq të favorshme.

Ministri Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota.

Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë.

Në rast të hu mbjes së Partisë Socialiste dhe kalimit në opozitës, Majko argumenton se mbështetësit e tyre do të rre zikonin vendin e punës, prandaj është aplikuar skema që kandidatët e rinj të jenë më të përfaqësuar.

“Të gjithë kemi përcjellë mesazhin që ne nuk mund të mbledhim vota në kurriz të kolegëve tanë më të rinj. Në qoftë se Partia Socialiste do të kalojë në opozitë, atëherë ne do të jemi të rr ezikuar. Dhe ky është një rr ezik që ne e ndajmë me të gjithë komunitetin e njerëzve që na rrethojnë”, – tha Majko, i ftuar në studion e Klan News.

“Nëse do ishim në vende te sigurta dhe do bënim sehir duke parë nga lart poshtë, nuk besoj se kjo do na vinte në pozitë shumë të mirë”.

“Aktualisht të gjitha ata që janë vendosur në vijën e zja rrit kanë vetëm një mesazh për t’i dhënë gjithë njerëzve: Ne po rre zikojmë sepse i gjithë komuniteti i votuesve tanë po rre zikon. Imagjinoni nëse PS kalon në opozitë, god itjen kryesore nuk kanë për ta marrë deputetët e Partisë Socialiste, kanë për ta marrë njerëzit të cilët për shumë arsye dhe për hiç arsye do të pushohen nga puna”.

“Këtë e dimë, është një histori e njohur, e shkruar dhe e pashkruar. Vetë Rama është në mesin e listës. Nëse këtë e ka bërë për veten e vetë, ne të tjerë pse duhet t’i kërkonim llogari. Rëndësi ka të fitojmë zgjedhjet dhe të jemi mburojë e njerëzve tanë”, u shpreh Pandeli Majko.
/NOA.al

Ministri Pandeli Majko i 19 në listë, nuk i ka mbetur qejfi: ‘Nëse do ishim në vënde të sigurta do të bënim sehir’ Read More »