Presidenti Ilir Meta deklaroi se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.
Përmes një mesazhi në “Facebook” kreu i shtetit, shkruan se “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.
Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Mesazhi i Metës:
25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱 Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune hu mbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë! Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës./NOA.al
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, pas Kukësit ku inauguroi aeroportin ishte në Tropojë për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve të 25 prillit. Në fjalën e tij mes tropojanëve, mbështetës të PS-së, Edi Rama nuk e vendosi në diskutim figurën e Sali Berishës si lider.
“Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë. Varja, vazhdojmë bëjmë ndonjë muhabet tjetër. Mendova se Saliu do të bëjë ndonjë gjë këtu, pasi nëse ka një vend ku i ka borxh është Tropoja. I bëri një gjë në fakt Saliu, Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga HEC-esh në Valbonë dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 për të qenë i saktë.
Nga të cilat me shumë vështirësi, pasi ishin të gjitha leje të dhëna, anuluam 9, dy të tjerat ishin në kantier, vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës. Nga pikëpamja e punës, nga pikëpamja e dreqnive e dini vetë dhe nuk merrem unë me atë punë se nuk dua të merrem me të shkuarën.Dakord, në rregull, Saliun nuk po merremi më, ishte si ishte, nuk e vë dot në diskutim, lider, patjetër, nuk e vë në diskutim, i mbrapsht sa të duash, por lider” tha ai.
Pasi mbaroi me ish-kryeministrin që e cilësoi kapitull të mbyllur, Rama kaloi te Basha duke e sulmuar.
“Ky tjetri, e kanë nxjerrë atje si kukull si kurdiset. Kam një pyetje me këta tropojanët që e kanë të lidhur kërthizën me Saliun, tashti deri te Saliu me vështirësi të madhe, po hajde, po Luli?
Lulin, që thotë ju tropojsa, ju tropojse, ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjektë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës.
E tashi imagjino ata që më ndjekin me gjithë inat, hë more tropojsa dhe tropojse me dy gishta, cfarë keni për të thënë? Tani që Saliu nuk është aty, se ai nuk ka pasur ardhur në Tropojë edhe kur ishte, po tani që nuk është….Dje bënë atë garën me makina nga Saranda në Tropojë, shoqata e automobilistave të Shqipërisë” tha Rama duke ironizuar turin e liderit të PD-së.
Gjatë konferencës për media, Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se pas disa ditësh do të publikojë provat për “patronazhistët”, sipas së cilët po shantazojnë qytetarët.
“Presidenti do t’ju faktojë me prova dhe dëshmitarë konkret se si është ndërtuar një rrjet dhu nues, ma fioz i tipit Ges tapos, përmes gjojave patronazhistë, që duan të bëhet t utor të qytetarëve shqiptar duke u bërë presion për shërbimet që shteti duhet t’ia realizojë pa asnjë kusht, Presidenti do vijë me fakte”, tha Meta.
Ai shtoi se në 25 prill, “demokracia nuk do të bëhet ku rban”.
“Demokracia nuk bëhet kur ban në 25 prill dhe ne do e tregojmë që jemi në popull shqiponjash dhe jo sorrash që na mb ysin sorrat”, tha Meta.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po pret vazhdimin e dialogut me Prishtinën në muajin maj ose qershor.
Teksa u pyet nëse mund të përballet me presione të reja dhe me kë do të takohet gjatë vizitës së tij në Bruksel, Vuçiç tha se gjatë vizitës atje do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë si: Borell, Von der Layen, Varhelyi dhe Lajcak.
Nga ana tjetër Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjalë për rishikim nga e para të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka”, tha presidenti Vuçiç.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin jug-veri është ndalur edhe në qytetin e Tepelenës, i cili është pritur me entuziazëm nga të rinjtë që kishin dalë me makina në hyrje të qytetit.
Pasi i falënderoi për mikpritjen, kreu i opozitës tha se vota për numrin 9, është për të ndalur dështimin për herë të tretë, për të mbrojtur lumin Vjosa nga shkatërrimi, ndalimin e zbrazjes së fshatrave të Kurveleshit nga emigracioni dhe për statusin e minatorëve te Memaliajt.
“Mirë se ju gjej në zemër të Kurveleshit, në Tepelenën e historisë. Në Tepelenën e Ali Pashës, në Tepelenën e Krenarisë dhe këtu bashkë me vëllezërit dhe motrat tona, afër nga Memaliaj dhe afër Përmetit dhe Këlcyrës së Frashërlinjve, këtu ku për shekuj me radhë ka rrahur zemra e shqiptarisë. Mirë se ju gjej, faleminderit për mikpritjen tuaj!”
“Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga jugu e do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda e do të përfundojë në Tropojë. Por jo, nuk do të ndalet aty. Ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ne këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Shqipërinë, votë për Tepelenën, votë për Labërinë, votë për Shqipërinë, votë për shqiptarët.
“Jam i mbushur me entuziazëm, sepse entuziazëm, shpresë, besim tek ndryshimi, shoh në sytë e çdokujt që takoj. Të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e familjeve të tyre. Ndaj ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufi, t’i hapim e t’i zgjerojmë radhët e bashkimit për ndryshim, të aleancës së fitores së gjithë Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve e të mirëpresim aty të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të cilët presin me padurim ndryshimin, ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Kudo në këto ditë e në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre, që janë apo qe duan të largohen apo të tjera të mbushura me sytë me lot nga fëmijët e larguar në emigracion për shkak të tetë viteve dështim”.
“Tetë viteve premtime të pambajtura, tetë viteve të mbushura me gënjeshtra. Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti dhe Këlcyra, Memaliaj nuk i durojnë gënjeshtrat. Këto treva krenare që kanë prodhuar figurat më historike si Ali Pasha e vëllezërit Frashëri. Nuk mund të pranojnë tetë vjet gënjeshtra dhe pastaj të njëjtin dështim , të trokasë për herë të tretë në duart e punonjësve dhe bujqve e banorëve të Memaliajt, Kelcyrës dhe Përmetit. Por ai që ju la tetë vite dhe numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë. Nënat që takoj duan shkollim dhe punësim për fëmijët e tyre, baballarët duan vende pune të sigurta, paga më të larta, fermerëve duan subvencione mbështetje, siç marrin vëllezërit tanë në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.
“Ju doni dhe meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji të jetë pasuri dhe bekim për familjet tuaja. Ja tek shtrihet Vjosa. Vjosa e bukur, një nga bukuritë përrlat e bukurisë Shqiptare, një nga përrlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji, duhet të kthehet në një burim pasurie duke bërë të mundur që Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, e gjithë kjo zonë të përfitoj nga turizmi, nga zhvillimi, nga mikpritja që është tradita juaj. Por nuk e harroj as Kurveleshin ku 8 vite dështime pothuajse i kanë zbrazur fshatrat. Fshatrat e Kurveleshit ku janë pothuajse 90% e banorëve të larguar për shkak të mungesës totalë të mbështetjes. E di fare mirë. Ju e dini e njoh fare mirë Nga Bënça, në Nivicë e Rexhinë. E dini që bashkë e filluam rrugën sot po ju them bashkë do ta vazhdojmë deri në Borsh rrugën e bregut që do ta lidhë Tepelenën e Kurveleshin me trevën e bregut e do të bëj të mundur që zemra e shqiptarisë, zemra e Labërisë të jetë zemra e zhvillimit ekonomikë dhe e turizmit për çdo shqiptarë.
“Sepse qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. Vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj 8 vite i kanë lënë në baltë të gjithë shqiptarët. I kanë lënë në baltë të djathtë e të majtë ndaj dhe braktisin Tepelenën, Kurveleshin, shtëpitë e tyre. Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. Sepse nuk ka ndryshim, pa e larguar atë që 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro, atë që për 8 vite nuk bëri asgjë dhe nuk u kujtua për asgjë tjetër përveçse thumba, batuta, arrogancë dhe tallje në kurriz të prindërve, në kurriz të fëmijëve, në kurriz të familjeve shqiptare”.
Kryedemokrati kërkoi besimin e qytetarëve të Tepelenës.
“Besimin tuaj të palëkundur tek vetvetja, tek familjet dhe besimin e atyre që është lëkundur nga 8 vite 8 vite keqqeverisje, 8 vite vendnumëro, e keqa troket për herë të 3-të në derë. A do t’ia hapë Tepelena derën të keqes? 4 vite të tjera si këto që shkuan do të jenë shkatërrimtare për Shqipërinë, do të jenë fatale për Tepelenën, për Kurveleshin. Nuk është zgjidhja që të sjellim punëtorë nga Bangladeshi në Kurveleshin dhe Shqipërinë e zbrazur nga shqiptarët zgjidhja është të sjellim investimet në Tepelenë, në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë, në Memaliaj anë e mbanë Shqipërisë. Pra, ta mbajmë këtu rininë tonë të mrekullueshme”.
Basha bëri edhe një premtim për minatorët e zonës.
“Ju drejtohem në veçanti ju ish-minatorë dhe minatorë në pension të zonës së Memaliaj, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Bulqiza, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Prrenjasi, brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë do të negociohet dhe do të miratohet nga qeveria e ndryshimit që do të votoni me 25 prill”.
“Vëllezër dhe motra bashkë për ndryshim. Ky besim, ky entuziazëm, kjo shpresë nuk do ndalet deri në 25 prill. Ju ftoj minutë pas minute ta vazhdojmë këtë maratonë të shpresës. Ta vazhdojmë krah për krah këtë marsh drejt ndryshimit. Për shpresën që ndizet e rindizet në zemrat e çdo familje shqiptare më 25 prill votoni numrin 9. Për fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre, për dritën e syrit të prindërve shqiptarë votoni numrin 9. Për ti dhënë fund poshtërimit, halleve, varfërisë fermerëve shqiptarë. Për ti sjellë ata në një hap me vëllezërit tanë nga Kosova, me fermerët e Maqedonisë, për ti bërë krenar për djersën e ballit. Për ti bërë që të shijojnë pasurinë, për të cilën punojnë nga mëngjesi deri në dark, votoni numrin 9. Për Shqipërinë drejt Europës, për hapjen e negociatave, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Shqipëria fiton! Fitore!, mbylli Basha fjalën e tij.
Duke komentuar publikimin në media të të dhënave personale, kreu i shtetit tha se tatronazhistët janë tregues i Partisë Shtet.
“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill.
Shqiptarët nuk votojnë kr iminelët, ato i u rrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, tha Meta për televizionin lokal “6 +1” në Vlorë.
Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë qytetarëve që të ngrihen të gjithë bashkë për të votuar ndryshimin në 25 prill. ”
Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë.
Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha ai.
Nga studioja e “Vizion e Plus”, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer aku zat ndaj Presidentit Ilir Meta, drejtueses së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se të tre ata duan të pengojnë reformën në drejtësi.
Rama rikonfirmoi bindjen e tij për një fitore të thellë në Vlorë, duke u shprehur se do ketë “tërmet” atje.
Duke iu referuar Dibrës, kryeministri tha se janë dë nuar 20 komisionerë për vje dhje votash dhe më shumë nga forca politike e Monika Kryemadhit, e cila së bashku me Metën bëjnë sikur mbrojnë vendin nga “pro stitucioni elektoral”.
“Unë e them prapë tërmet do bëhet atje. Edhe Ccfarë. Në Dibër janë dënuar 20 komisionerë. ATa ishin të gjithë forcave politike dhe më shumë nga këta që bë rtasin dhe bëjnë sikur mbrojnë vendin nga pro stitucioni elektoral. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Shprehja popullore bërtet hajd uti kape hajd utin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirt.
Thirreni Ilir Metën këtu dhe intervistojeni. Ilir Meta nuk është Presidenti i Republikës. Ai së bashku me Sali Berishën do të mbajë pend reformën në drejtësi.”