Politike

Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD: ‘Autori s’ka lidhje me PS.Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman’

Kryeministri Edi Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Rama shkruan në “Twitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinsë Socialiste, ndërsa shton se edhe pl agosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin ska ndaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama./NOA.al

Rama reagon për pla gosjen e sekretarit të PD: ‘Autori s’ka lidhje me PS.Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman’ Read More »

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen…

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u pl agos një nga aktivistët e PD të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ora e ndryshimit po afron dhe se Kavaja do të sjellë fitoren e të gjithë Shqipërisë.

Basha deklaroi se Kavaja ka sjell demokracinë dhe fitorja sipas tij, nuk e ndalohet nga su lmet e bëra, e këtu iu referua pla gosjes së djeshme.

“Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë. I ka hyrë fr ika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i hu mbjes e ka tm erruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama h umb.

Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tr emb kurrë nga diktatura. Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zja rri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Që nuk e mbyll dot, as su lmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë”, deklaroi kryedemokrati./NOA.al

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen… Read More »

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, që deri më 3 maj, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në drejtim të Shqipërisë, duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, për shkak numrave në rritje me COVID në këto dy shtete.

Lidhur me këtë zhvillim u pyet nga gazetarët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit tha se në lidhje me vendimin, nuk ka targetin për ta komentuar, pasi shtoi se nuk është përgjegjësi e KQZ.

Ai shtoi se anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë dhe kush paraqitet në qendrat e votimit sipas tij, do të lejohet të votojnë.

“Ju e kuptoni që skam asnjë lloj targeti për ta komentuar vendimin. Është në përgjegjësinë e tyre, çështjen e shëndetit në raport me pandeminë i përkasin institucioneve të tjera. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht them se ka të bëjë me sigurinë e shëndetit, cilido mund ta komentojë si të dojë. Në procesin e votimit, se kam pasur disa pyetje, anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me votimin e personave që vuajnë dëminet më burgje, por edhe ato që janë të shtruar në sptiale, Celibashi tha se:

“Në asnjë prej spitaleve nuk janë ngritur qendra votimi, për shkak të pandemisë, sepse nuk duam të vendosim në rrezik komisionerët. Ata votojnë në qendrën e tyre të votimit, por mbetet në menaxhimin e policisë dhe mesa di unë është e zgjidhur si problem. Di të them që në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me drejtorinë e burgjeve. Numrin nuk e kam në total të atyre që do të votojnë, por do ua bëj me dije më vonë”./NOA.al

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’ Read More »

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i pl agosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni. Në një takim në njësin 5 në Tiranë Rama tha se akti është i dënueshëm dhe menjëherë reagoi duke thënë se autori duhet të vendoset përpara drejtësië.

Ai tha ndër të tjera, se politizimi i kësaj çështje ngarkon me faj moral, Bashën, për të cilin thotë se nuk e surprizoi reagimi që bëri, por edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po zhvillon një “fushatë idioteske”.

“Dje ndodhi një ngjarje e papëlqyeshme për të thënë më të paktën dhe e patolerueshme për të thënë të tërën. E pa pëlqyeshme për faktin se ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe të fushatës, e cila s’kishte asnjë lidhje me vendngjarjen, flas për ngjarjen e Kavajës. Nuk kisha pikë dyshimi, që cilado të ishte e vërteta, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe votën e Shqiptarëve do të rendnin atje, për të drejtuar gishtin e akuzës më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh, pa pritur as një orë, as dy orë, që ngjarja të kuptohej se ça ishte.

Unë pa pritur asnjë minutë, thashë atë që duhet ta thotë ai që është serioz dhe ka seriozisht ligjin dhe të vërtetën. Që ngjarja është e patolerushme, autori duhet çuar përpara drejtësisë dhe që Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske, të fushatës. Basha ende nuk kishte folur, por tha atë që mendova që do të thosthe, e jo atë që duhet të thoshte një njeri që pretendon të bëhet kryeministër. Sot gjithçka është e zbardhur, autori jo vetëm që s’ka lidhje me PS, por është një militant i PD, në një she rr që s’kanë asnjë lidhje me politikën.

Natyrisht mund të kishte ndodhur të ishte e kundërta, të ishte i joni, që për të njëjtin sh err të bënte të njëjtin akt. Kjo s’do të shfajësonte në asnjë mënyrë PS, por PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz për atë ngjarje. Në atë ngjarje është pla gosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër pe nale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mundet të jesh zëdhënës i ndryshimit dhe thjesht e vetëm të zgjasësh ndryshimin, që e kanë mishëruar, lidershipin e asaj partie”, u shpreh Rama./NOA.al

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë Read More »

Kryeministri Edi Rama reagon pas ngjarjes në zyrën elektorale të PD: ‘Lulzim Basha duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur t ensionin’

Kryeministri Edi Rama reagoi sonte pas ngjarjes në zyrën elektorale të PD ku disa persona hapën zj arr dhe pl agosën zyrtarin demokrat.

Rama tha se pl agosja e Kavajës e patolerueshme dhe shtoi: “Autori duhet çuar në pr anga sa më shpejt!”

Për Ramën, politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja.

Në këtë pikë ai kërkoi që Basha të bëhet bashkë me të: “Lulzim Basha duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur t ensionin”.

Rama dha një mesazh edhe për Presidentin duke përdorur nota fyese: “Ndërsa Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën idioteske të te nsionimit!”. /noa.al

Kryeministri Edi Rama reagon pas ngjarjes në zyrën elektorale të PD: ‘Lulzim Basha duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur t ensionin’ Read More »

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nd ezi edhe më shumë sot atmosferën e tendosur të kësaj fushate elektorale duke bërë thirrje që qytetarët të gjejnë ku janë patronazhistët dhe të merren me ta.

Për ta ilustruar se çfarë duhet bërë me patronazhistët, Meta përdori një pjesë nga poema Anës lumenjve e Fan Nolit:

“Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

“…Ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, përfundoi thirrja e z.Meta duke ilustruar edhe me këtë foto që sugjeron se në Berat disa qytetarë po de noncojnë shpërndarje thasësh me miell nga eksponentë të PS.

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’ Read More »

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen

Në një takim me të rinjtë e Tiranës Kryeministri socialist Edi Rama tha të dielën se patronazhisti është një mision politik që i dërgon ata shtëpi më shtëpi, teksa i pyet për problematikat e tyre.

“Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë. Për disa quhet si gogol që monitoron, vëzhgon njerëz. Nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri.

Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, republikane dhe demokratike në SHBA. Kush ka këmbënguljen për të shkuar në shkalla më të larta fillon nga patronazhismi”, tha kryeministri Rama.

Kurse iu drejtua të rinjve: “Ju jeni patronazhistë. Si ju ka plot të tjerë dhe në këto ditë, fjala patronazhist sigurisht është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që vëzhgon, monitoron, kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri, nuk është një figurë që e krijuam ne. Patronazhisti, i cili në anglisht quhet canvaser, është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet që aty ku jeton, aty ku banon, aty ku i kërkohet, të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme moshore dhe shoqërore, me një numër të caktuar e të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontakton, majtas, djathtas, të vendosur, të lëkundur, të papërcaktuar, të papërcaktueshëm e me radhë.

Nga ana tjetër, dikush tjetër si shumë të tjerë, mund të jetë dhe 60 vjeç dhe vazhdon të jetë patronazhist, si aktivist i familjes së vet politike”.

Gjatë fjalës së tij zoti Rama nuk kurseu edhe ironitë drejtuar presidentit Meta dhe qëndrimit te tij. “Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen”.

Kurse paralajmëroi: “Dhe mos harroni asnjëherë, patroniazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ja u fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe në 25 prill, ju do ta shikoni sa mirë ju njohim ne juve. Edhe ju do habiteni. Sepse kur votat fillojnë të numërohen, ju do ta kuptoni se pse ne, juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse Partia Socialiste, që ta merrni vesh mirë ju, nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.” tha zoti Rama.

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen Read More »

Basha: ‘Pa largimin e Ramës s’ka ndryshim’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Basha tha se Partia Demokratike ka filluar një fushatë, e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje dhe ngecje në vendnumëro.

Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushatë bazohet te nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kerkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë”, tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu u shpjegoi të pranishmëve planin e Partisë Demokratike, i cili në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

“Dhe për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë.

Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë”, tha Basha./NOA.al

Basha: ‘Pa largimin e Ramës s’ka ndryshim’ Read More »