Politike

Bamir Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti të kërkosh dorëheqjen e Bashës

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ komentoi zgjedhjet e 25 prillit dhe h umbjen e Partisë Demokratike.

Topi tha se pa gjate fushatës nga një krah liderin e PD-së, Lulzim Basha shumë optimist për rezultatin që do të vinte pas zgjedhjeve, dhe një PS bëri një fushatë të dobët.

Duke u ndalur tek kërkesa brenda PD-së e disa zërave për dorëheqjen e Bashës, Topi iu ka dalë kundër. Mes të tjerash ai tha se tek kjo palë ka mungesë sinqeriteti dhe hipokrizi, pasi ata shkojnë e hedhin shi gjetat diku tjetër, por sipas tij vatra është Berisha.
PS merr një mandat të tretë qeverisës. Si e patë si proces zgjedhor?
Pashë dy kampe ku njëri kamp që konsiderohet fitues ishte një shtrat inercie e një fushatë të zakonshme, pashë dhe një optimizëm të një lideri opozitë. Në fakt ja ku jemi sot, historia është ndryshe.

Kemi një konfirmim për herë të tretë të zotit Rama, i cili vjen në pushtet pa asnjë lloj mundimi. Madje dy fushatat e para kanë enë si simbolikë timoni dhe tepsia. Kjo e treta dëshmon se gjerat edhe këtu në Shqipëri janë në llojin e vetë. Nga kampi i opozitës një sjellje politike që demonstrohet me veprime in-ekstremes dhe nuk mbrohet. Ja ku jemi sot, rikonfirmim për herë të tretë dhe humbje për herë të katërt.

Si ishte fushata e PD?
Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit. Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë.

Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë. Vijmë në fushatën e tretë të socialistëve, ku pakënaqësia e shoqërisë është e qartë, e dukshme dhe këtu vjen rezultati paradoksal. Fushatë e dobët e Edi Ramës dhe ai vjen prapë. Fitorja nuk bëhet me fjalë.

Pse h umbi PD? I kujt është faji?
Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhi mbjes, ndërsa vatra e dhi mbjes është diku tjetër. Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas hum bjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën.

Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 20017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrë shqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë.

Në rast se sot do të them se cilat janë institucionet me më rëndësi në Shqipëri? Është kryeministri dhe kryetari i opozitës. Janë gati ekuivalent në fuqinë politike. Ndaj kjo është arsyeja e bet ejës së madhe për ruajtjen e pozitës së kreut të opozitës.

Bamir Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti të kërkosh dorëheqjen e Bashës Read More »

‘Harruam që ai kishte skenaret e veta, jo të opozitës’/ Kandidatja e LSI akuzon Bashën për h umbjen

Humbja në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka përçarje jo vetëm brenda PD-së, por edhe mes koalicionit me LSI.

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj a kuzon Partinë Demokratike për hu mbjen. Sipas një postimi në rrjet sociale, ajo thotë se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës, dhe këtu i referohet dje gies së mandateve.
Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:

“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.

‘Harruam që ai kishte skenaret e veta, jo të opozitës’/ Kandidatja e LSI akuzon Bashën për h umbjen Read More »

Orikum-Kush ishte deputeti më i votuar nga lista e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Orikum…?

Ne zgjedhjet e 25 Prillit ne Njesine Administrative Orikum ku perfshihen Orikumi dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime, Partia Socialiste fitoi shumicen me 57.32% te votave. Kandidati me i votuar nga lista e Partise Socialiste ne kete Njesi eshte Anduel Tahiraj me 341 vota. I dyti me me shume vota eshte kryetari i Partise Socialise Edi Rama. Depueti me pak i votuar nga lista e PS eshte deputetja Teuta Rama. Kjo eshte renditja sipas numri te votuesve: 

1. Anduel Tahiraj 341
2. Edi Rama 282
3. Anila Denaj 164
4. Leonard Beqiri 147
5. Pranvera Resulaj 105
6. Ilir Metaj 82
7. Vullnet Sinaj 71
8. Damian Gjiknuri 69
9. Laura Ferati 60
10. Ervis Moçka 50
11. Niko Kuri 49
12. Teuta Ramaj 40

Me poshte gjeni rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te 25 Prillit ne Njesine Administrative Orikum.

ZAZ nr 83 (Njesia Administrative Orikum):
Numri total i qendrave te votimit 14
Numri total i zgjedhësve në list 9333
Numri total i zgjedhësve femra në list 4577
Numri i qendrave të votimit të numëruara 14
Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 3448
Numri i votueseve femra në qendrat e votimit të numëruara 1705
Vota të pavlefshme 170 

Perqindja e numrit te votursve : 36.9%

Rezultatet sipas Partive:

1.Partia Socialdemokrate 22 Vota 0.67 %
2.Partia Balli Kombetar 7 Vota 0.21 %
3.Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 8 Vota 0.24 %
4.Partia Bindja Demokratike 304 Vota 9.27 %
5.Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni 1 Vota 0.03 %
6.Levizja Socialiste per Integrim 60 Vota 1.83 %
7.Partia Nisma Thurje 9 Vota 0.27 %
8.Partia Levizja e Re 6 Vota 0.18 %
9.Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” 920 Vota 28.07 %
10.Partia Aleanca Demokracia e Re 3 Vota 0.09 %
11.Partia Lëvizja Për Ndryshim 59 Vota 1.80 %
12.Partia Socialiste e Shqiperise 1879 Vota 57.32 %

Orikum-Kush ishte deputeti më i votuar nga lista e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Orikum…? Read More »

Klevis Balliu: ‘Zgjedhjet u manipuluan’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, thotë se fakti që afro 100 mijë vota dolën të pavlefshme në 25 prill do të thotë një tu rp historik.

Ai shton se kjo nuk ka qenë një rastësi, por një krijesë e Edi Ramës.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin dhe të manipuluar, sipas tij, që më shumë se zgjedhje ishin votime. Balliu iu bën thirrje institucioneve që të hetojnë plotësisht këtë “kr im zgjedhor”.

Reagimi i Balliut:

NUK KA PROCES TË VLEFSHËM PA HE TIMIN E VOTAVE TË PAVLEFSHME.

Afro 100 mijë vota të pav lefshme në 25 Prill janë një t urp historik.

Kjo pavle fshmëri bën të pav lefshëm procesin e ma nipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një he tim të plotë, të rr eptë e të thellë për këtë kr im zgjedhor që g odet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
/NOA.al

Klevis Balliu: ‘Zgjedhjet u manipuluan’ Read More »

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit

Të martën e 4 majit do të jetë dhe seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 74 mandate, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative.

Sipas urdhëresës këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë etj.

Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.

Ndërkohë në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete humbës të opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetët te opozitës që nuk pranuan të di gjnin mandatet me shumicën e kolegëve të tyre, kanë h umbur be tejën në zgjedhje. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit.

Në këto zgjedhje deputetet e opozitës parlamentare që zgjodhën që të qëndrojnë në kuvend dhe jo të djegin mandatet, kanë dështuar në zgjedhje dhe nuk kanë mundur që të sigurojnë një mandate për në Kuvend. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sa vota morën në zgjedhje.

Rudina Hajdari 523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit

Myslym Murrizi 57 vota kandidat në qarkun e Elbasanit

Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit

Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës

Kostaq Papa 13 vota kjandidat në qarkun e Tiranës

Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës.

Noa.al

Rikthehet më 4 maj Kuvendi, kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit Read More »

‘Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë’

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ku tha se rritja e pagës minimale dhe pensioneve është një detyrim i qeverisë për njerzit e punës.

Përmes një deklarate për mediat, Ruçi thotë se çdo punë ka dinjitetin e saj e çdo punëtor është një vlerë, ndërsa thekson rëndësinë e masave fiskale për të mbështetur punën dhe njerzit që punojnë.

“ Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë. Ju përulem ju, grave e burrave të Shqipërisë, që punoni në kantieret e ndërtimit, fasoneritë, fabrikat, spitalet, serrat, arat, bizneset e vogla dhe kudo ku punohet, ndërtohet, prodhohet e shërbehet.

Pagat dhe kushtet e punës duhet të ndihmojnë mirëqenien dhe ushqejnë dinjitetin e familjeve punëtore. Rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe dyfishimi i bonusit për pensionistët nuk janë privilegje, por plotësimi i detyrimeve ndaj tyre. Dinjiteti i pagave dhe kushteve të punës dëfton integritetin e shoqërisë.

Zerimi i taksave për pagat e ulta, ulja e taksave për pagat e tjera si edhe zerimi i tatim-fitimit dhe tvsh për biznesin e vogël për nje periudhë 10-vjeçare janë masa për të mbështetur njerëzit punëtorë të këtij vendi. Ne respektojmë ata që krijojnë punë dhe hapin vende pune.

Por u japim më shumë respekt atyre që punojnë dhe ndërtojnë përditë ekonominë e Shqipërisë. Mendja jonë si ligjvënës e qeverisës është te puna, zemra jonë është te njerëzit e punës. Çdo punë ka dinjitet, çdo punëtor është vlerë për shoqërinë”, thot` Ruçi.

Në deklaratën e tij kreu i Kuvendit Ruçi shkruan se “Punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë. Asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Shqipëria progreson vetëm nga puna dhe njerëzit e punës. Asgjë nuk e nderon më shumë Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë sesa kujdesi për njerëzit e thjeshtë dhe të punës”, thuhet në deklaratën e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me rastin e 1 Majit./NOA.al

‘Sot Ju drejtohem me respekt ju, punëtoreve e punëtorëve, që me djersën dhe punën tuaj siguroni mirëqenien e familjeve, rrisni e edukoni fëmijët dhe kontribuoni në zhvillimin e Shqipërisë’ Read More »

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament

45 deputete do të jenë në parlamentin e ri, nga Luljeta Bozo tek deputetja me e re 22-vjeçarja Andia Ulliri.

Deputetja më e votuar për Partinë Socialiste ishte ministrja e Infrasktrukturës Belinda Balluku, ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike, deputetja më e votuar ishte Grida Duma e ndjekur nga Oriola Pampuri.

Deputetet e Partisë Socialiste:

1.Luljeta Bozo

2.Najada Çomo

3.Ogerta Manastriliu

4.Etilda Gjonaj

5.Elisa Spiropali

6.Belinda Balluku

7.Ermonela Valikaj

8.Klotilda Bushka

9.Milva Ikonomi

10.Klodiana Spahiu

11.Edona Bilali

12.Gerta Duraku

13.Aurora Mara

14.Lindita Nikolla

15.Shpresa Marnoj

16.Evis Kushi

17.Desantila Tahiraj

18.Lindita Buxheli

19.Antoneta Dhima

20.Tatiana Piro

21.Hatixhe Konomi

22.Enslemvera Zake

23.Blerina Gjylameti

24.Olta Xhaçka

25.Mirela Kumbaro

25.Pranvera Resulaj

26.Anila Denaj

Deputetet e Partisë Demokratike:

27.Emilja Koliqi

28.Greta Bardeli

29.Lindita Metaliaj

30.Dhurata Çupi

31.Merita Bakiu

32.Andia Ulliri

33.Jorida Tabaku

34.Albana Vokshi

35.Grida Duma

36.Mesila Doda

37.Orjola Pampuri

38.Flutura Açka

39.Zheni Gjergji

40.Eralda Tase

41.Ilda Dhori

42.Sorina Koti

43.Ina Zhupa

Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

44.Monika Kryemadhi

45.Erisa Xhixho

Nga Luljeta Bozo tek 22-vjeçarja Andia Ulliri, ja kush janë deputetet që do i shohim në Parlament Read More »

Mesazh mbas humbjes nga kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Oriela Nebijaj: E lumtur dhe krenare

Oriela Nebijaj, ndonëse nuk u zgjodh deputete, dhe pavarësisht se forca e sa politike nuk fitoi zgjedhjet, është shprehur e lumtur me garën.

“E lumtur për mbështetjen dhe votat e zemrës! Krenare për besimin që ju më dhatë me votën tuaj”, ka qenë mesazhi i moderatores, që kandidoi nën siglën e PD-së.

Oriela Nebijaj ka qenë zëdhënëse e PD-së më herët, ndërsa u bë e njohur në ekran.

Ajo kandidoi në qarkun e Tiranës, por nuk u përfshi në listat fituese.

Ndonëse mori mjaftueshëm vota, nuk ia doli dot të thyejë as herësin për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë./NOA.al

Mesazh mbas humbjes nga kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Oriela Nebijaj: E lumtur dhe krenare Read More »