Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas deklaratave të Lulzim Bashës, se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama i ka bërë një tjetër ftesë kryedemokratit.
“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!”, shkroi Edi Rama
“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!L ufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, u shpreh kryeministri, në reagimin e tij, lidhur me pretendimet e fundit të opozitës. /NOA.al
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla, foli mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Ai tha se shkarkimi nuk është tentativë e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por vendosjen e një personi aty, që do të jetë mbi palët dhe do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të Presidentit. Por dua t’ju them që unë vlerësoj që është në dinjitetin institucional të këtij Parlamenti që e mbyll mandatin në 9 shtator, unë t’ju them që në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë vullnetin masiv të qytetarëve, tek demokratët e thjeshtë të këtij vendi që janë ndier më të fyer sesa ne që në krye të atij vendi vetëm President s’ka qenë. Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim.
Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një he tim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas. Në këtë këndvështrim biem të gjithë dakord, që presidenti duhet he tuar”, tha Balla./NOA.al
Partia Demokratike , reformatori i saj Lulzim Basha në këto zgjedhjet e 25 Prillit 2021 arriti maksimumin e rezultatit në historine e PD-së pas asaj të vitit 1992, pavarësisht se Basha nuk pati mirëkuptimin dhe as lehtësira për të aplikuar një politikë rrënjësisht reformatore në PD, pasi ai u pengua nga elita e vjetër politike, nga ata prej të cilëve PD ishte kapur dhe shfrytëzuar për interesa personale e nepotiko-klanore.
Përballë e kundër Bashës u rreshtuan edhe interesaxhinjt e deviatorët e tjerë që u shpërndanë dhe formuan partiza fantazmë me qëllim dëmtimin sa të mundnin, Partinë Demokratike dhe sidomos te Lulzim Bashën.
PD nuk u shkëput tërësisht dhe as sa e si duhet nga sindroma e egoizmit, inatit dhe hakmarrjes kundër vizionit e ndryshimit që kërkonte Lulzim Basha, i cili premtonte ndryshimin e Shqipërisë, por në një beteje edhe brënda vetë PD-së, brënda së cilës pengohej ndryshimi.
Fakti që ish personalitete të larta karriere politike e pushteti në Partinë Demokratike ashtu si më parë kur ish Presidenti Bamir Topi kaloi dhe mbeti patericë e Edi Ramës, ashtu edhe tani në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 jo pak prej tyre kaluan në indiferentizëm djallëzor dhe disa të jerë si Murrizi, Topalli, Hajdari, Patozi etj., ashtu edhe këta më të fundit kaluan si opozitë politike kundër Lulzim Bashës, ashtu sikurse edhe tipat egoist e karrieristë si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu etj. që ishin “opozitarë” të Bashës. Dhe këto vertetojnë atë se sa vështirësi pati Basha për realizimin e vizionit të tij dhe të fitores së thellë të PD-së, gjë e cila me Bashën në Krye të PD-së, Partia Demokratike do ta fitojë pashmangshmërisht së shpejti.
Mendoj se Bashës iu imponua nga politika e vjetër edhe përfshirja në listën e Partisë Demokratike të kryetarë të partive të tjera të djathta si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu edhe si Shpëtim Idrizi e Agron Duka, këta kryetarë partish politike fantazma që shkaktojnë alergji te antarët e PD-së, gjë e cila krijoi edhe një farë pakënaqësie të demokratët, pasi nuk ishte e nevojshme përfshirja e tyre në listën e PD-së, por përkundrazi Partia Demokratike do të kishte marrë më shumë vota sikur mos t’i kishte në listë të saj këta xhepavulmbajtësish dhe matrapazë e xhambazë politik, pasi më e “sinqertë” për Partinë Demokratike është PS, se sa këto vemje të pa peshë politike që vetëm sa bëjnë presion dhe shkojnë nga u vjen përfitimi e interesi personal. Këta tipat nuk e kishin hallin te fitorja e Partisë Demokratike por te votimi për numrin e tyre që kishin në listën e Partisë Demokratike,pra thjesht ata kishin interes vetëm për të marrë mandatin personal të deputetit.
Lulzim Basha në rrugëtimin e tij politik si Kryedemokrat ai arriti shumë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje atë rezultat që nuk do ta arrinte askush tjetër nga garda e vjetër e pareformuar e Partisë Demokratike, madje ai gardën e vjetër e pati gurë në rrota, ferra dhe pengesa edhe në këto zgjedhje.
Duhet theksuar se Lulzim Basha u përball në këto zgjedhje me makinerinë shtetërore të manipilimit dhe të blerjes së votës të paparë ndonjëherë në këto 30 vite, si dhe Lulzim Basha kishte përballë edhe makinerinë mediatike gazetareske e televizive si mercenare e mbështetje e fuqishme për pushtetin. Pra janë dëshpëruese dhe mjerane pretendimet e të mezipriturve në radhët e PD-së të “humbjes” së saj si p.sh. edhe të ishPresidetit hileqar e nihilist Bujar Nishani , me qëllim për largimin e Bashës nga kryetar i PD-së por që askush nuk po ua var pretendimeve të karrieristëve, përfituesve dhe dështakëve të Partisë Demokratike.
Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas nismës së socialistëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balla su lmoi sot nga foltorja e Kuvendit LSI-në dhe Presidentin Ilir Meta.
Balla tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, përmes një reagimi në “Facebook” thotë se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero, ndërsa bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Blushi.
/NOA.al
Kuvendi ka vendosur në axhendën e tij 3-javore shqyrtimin e kërkesës së shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Para se të ndërmerrnit këtë nismë, për hapin e radhës, me siguri socialistët do të kenë menduar pasardhësin e Metës.
Cili do të jetë ai?
Ajo që bie në sy në listën e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Metës, është edhe firma e ish-kryeministrit, Pandeli Majko, deputeti socialist të cilit iu ndërpre udhëtimi politik brenda PS-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Majko nuk fitoi dot mandatin e deputetit, ashtu si edhe Fidel Ylli. Por nëse ky i fundit ishte zgjedhur në krye të KOKSH, delimat nëse Majko, i dha apo jo fund karrierës politike, mund të marrë përfundimisht përgjigje, nëse ai do të propozohet nga socialistët si një kandidaturë për president.
Kjo mësohet se do të varet edhe nga ndonjë marrëveshje e mundshme me Partinë Demokratike, pas ofertave të vazhdueshme që i ka bërë kryesocialisti Edi Rama. Opozitës mund t’i afrohet kreu i Kuvendit, disa ministri, madje në bazë të asaj që ka planifikuar kryesocialisti dhe kreu i qeverisë, palët mund të bien në ujdi, edhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme lokale.
Gjithsesi, PS sot ka nisur rrugëtimin për shkarkimin e Metës.
Kërkesa e firmosur nga 50 deputetë ka të renditur të gjitha deklaratat e bëra nga Presidenti Meta si para ashtu dhe pas 25 Prillit e që për socialistët janë prova që kreu i shtetit ndryshe nga sa ia dikton Kushtetuta jo vetëm s’ka qene mbi palët, por ka nxitur politika dhe revoltë kundër mazhorancës.
“Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Taulant Balla.
Në dokumentin që pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, socialistët bëjnë përgjegjës Metën dhe për nxitjen e konfliktit që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Sipas Taulant Ballës nuk duhet të ketë paragjykim se fati i kësaj nisme do të jetë i njëjtë me ate të Komisionit Hetimor të ngritur në 2019 ndaj Metës.
Procedura që do të ndiqet nga Kuvendi e që Balla thotë se do të mbyllet brenda kësaj legjislature që përfundon në Korrik, do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.
Por do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të vendosë nëse nisma është ligjore dhe më pas do të jetë një komision hetimor që do të hetojë për shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.
Nëse nuk do të kishte marrë shumicën për mandatin e tretë, që të qeveriste sërish i vetëm Rama pati paralajmëruar dorëheqjen si kryeministër dhe me shumë mundësi do të lakmohej prej tij, posti i Presidentit. Aktualisht, Majko vlerësohet se i duhuri nga radhët e PS-së, për postin e Presidentit, nëse ai do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të PD-së.
Kuvendi i Shqipërisë pritet të ngrejë një komision të ri hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Por duket se periudha e mbetur deri në përfundim të mandatit të këtij Parlamenti nuk i jep kohën e mjaftueshme për të hetuar dhe shkarkuar Presidentin e Republikës. Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” përcakton qartë se katër muaj nga mbarimi i mandatit të këtij Kuvendi nuk mund të ngrihen komisione hetimore. “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit”, thuhet në pikën 6 të nenit 4 të këtij ligji.
Kuvendi aktual ka nisur punën më 9 shtator 2017 dhe e përfundon mandatin e tij 4-vjeçar në 9 shtator 2021, që do të thotë se maxhoranca duhet ta përmbyllë hetimin e saj bashkë me votimin për shkarkimin e Presidentit brenda datës 9 maj, pra katër muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Nëse ky afat tejkalohet, i lind e drejta Gjykatës Kushtetuese që ta cilësojë komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta dhe produktin e tij, raportin që do të votojë Kuvendi, në shkelje të procedurës parlamentare dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore.
KUSHTETUTA
Konstitucionalistja e njohur, zonja Aurela Anastasi, e kontaktuar nga gazeta “Panorama.al”, tha dje se “procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhet të kalojë domosdoshmërisht në dy faza.
Faza e parë zhvillohet nga Kuvendi, i cili në bazë të nenit 90, pika 2 të Kushtetutës, vendos miratimin ose jo të propozimit për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Përmes këtij vendimi, Kuvendi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese”. E pyetur se sa vota i duhen Gjykatës Kushtetuese për ta kaluar në seancë plenare kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, zonja Anastasi tha se kërkohet shumica e anëtarëve të saj.
“Faza e dytë është gjykimi nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit e shqyrton çështjen paraprakisht dhe për kalimin e saj në seancën plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj (pra 5 vota). Nëse gjatë shqyrtimit në seancë plenare ajo arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh zonja Anastasi.
Sipas saj, nga vendimi i Kuvendit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, statusi i Presidentit nuk ndryshon. “Nga dita e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese vendi i Presidentit të shkarkuar mbetet vakant dhe kompetencat e tij ushtrohen nga Kryetari i Kuvendit (neni 91/1 e Kushtetutës), deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Në këtë rast mendoj se brenda 10 ditëve nga deklarimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duhet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri”, u shpreh zonja Anasatasi. Konstitucionalistja e njohur shprehet se nuk ka një afat kohor për Gjykatën Kushtetuese për të vendosur për kërkesën e Kuvendit.
“Nuk ka parashikime ligjore nga Ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimit të saj. Në disa gjykime të posaçme ligji ka parashikuar afate, por jo në këtë rast. Ndërkohë, Rregullorja e Kuvendit ka vendosur disa afate për procedurat parlamentare”, u shpreh për “Panorama.al” zonja Anastasi.
CFARE THOTE KUSHTETUTA
Neni 90 1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. 2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. 3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Neni 91 1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. 2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. Ligji për organizimin e komisioneve hetimore të Kuvendit Neni 4 Parime të përgjithshme 5. Komisionet hetimore të Kuvendit paraqesin rekomandime në seancë plenare dhe, kur këto miratohen, i dërgohen Prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e masave të mëtejshme. 6. Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ka përsëritur vazhdimisht thirrjet për dorëheqjen e Bashës ka theksuar se nuk ka asnjë ambicie që të marrë postin e kreut të PD.
Në “Breaking” në Top News, Nishani tha se është shumë e rëndësishme që të ngrihet procesi për krijimin e klimës për një relaksim politik, ndërsa çështjen e kryetarit e cilëson dytësore. Ndër të tjera i cilësoi të gabuara deklaratat e kryetarëve në rrethe që thonë se do të mbështesin deri në fund Bashën.
Nishani: Nuk kam asnjë ambicie. Ambicia ime e vetme është që të rrëzohet Edi Rama, të rrëzohet ky model që se kundërshton asnjë njeri, modelin e shk atërrimit të proceseve zgjedhore dhe që të arrijmë tek kjo ka një proces. Një nga aktorët kryesorë është PD dhe kërkoj që të hapë një proces që të ngrejë besimin. E di që kemi shumë emigrantë jashtë, por nuk jemi në raportin e ponderimit.
Të gjithë e dimë se qindra mijëra nuk besojnë tek projekti i Bashës dhe PD. Basha nuk është e keqja e Shqipërisë se nuk ka qeverisur por po bllokon që të rindërtohet PD. PD ka shumë se kush të kandidojë. Të fillojë njëherë me krijimin e klimës që krijohet kur ka një relaksim politik. Të fillohet me mekanizma sepse më erdhi keq që pashë kryetarët e disa partive në rrethe që thonë se janë deri në fund me Lulzim Bashën. Ata kanë të drejtë të thonë se do vazhdojnë të punojnë me PD. Kanë një koncept të gabuar që u imponohet, por kjo është përgjegjësia, të rezistosh nga imponimi. Parimet mbi të cilat është krijuar PD është liria, besimi e demokracia. Se kush do të jetë kryetari, është çështje dytësore, gjenden dhe vajza e djem.
Pyetje: Cila figurë do të vinte në vështirësi Bashën?
Gjikondi: Nuk ka nevojë për zëvendësim të menjëhershëm, por largim të menjëhershëm të Bashës.
Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku shumica prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.
Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku shumica prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.
Dje paradite Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. Çështje të rëndësishme pritet të kthehen në tavolinat e diskutimit, ku mbi të gjitha qëndron ajo e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa dekrete të Presidentit si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.
Sot nga deputetët do të ulen për herë të fundit, ku mes tyre janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re. Janë rreth 80 deputetë që do të ulen në ato karrige në seancat e fundit dhe nuk do të rikthehen më në shtator si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë.
Më 25 prill Partia Socialiste mori 74 mandate dhe fitoi një mandat të tretë historik, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.
Deputetët nga Grupi Parlamentar i PS që nuk do të jenë më deputetë:
ADELINA RISTA
ADNOR SHAMETI
ALKET HYSENI
ALMIRA XHEMBULLA
ANASTAS ANGJELI
ANDREA MARTO
ANDUEL XHINDI
ARBEN KAMAMI
BESNIK BARAJ
DITMIR BUSHATI
DRITAN BICI
EDLIRA BODE
EDMOND LEKA
EGLANTINA GJERMENI
ELONA HOXHA
FADIL NASUFI
FATMIR VELAJ
FIDEL YLLI
ILIR BEQAJ
LUAN HARUSHA
MIMI KODHELI
MUSA ULQINI
PANDELI MAJKO
ROBERT BITRI
ROLANT XHELILAJ
SADI VORPSI
SADRI ABAZI
SENIDA MESI
SPARTAK BRAHO
VASILIKA HYSI
VILMA BELLO
XHEVIT BUSHAJ
ERVIN BUSHATI
ARDIT KONOMI
ARDIANA JAKU
FLORENC SPAHO
ARTEMIS MALO
TATIANA PIRO (NURCE)
Deputetët që nuk do të rikthehen më në shtator nga Grupi Parlamentar Demokrat
MYSLIM MURRIZI
RUDINA HAJDARI
ALBAN ZENELI
ARBEN ELEZI
KORAB LITA
ARLIND ÇAÇANI
HALIL JAKIMI
LIGORAQ KARAMELO
HALIT VALTERI
BESNIK TROPLINI
ARTUR ROSHI
Deputetët që nuk rizgjidhen nga Grupi Parlamentar “I pavarur”