Politike

Rama paralajmëron socialistët: Pa razitët e injorantët t’i pastrojmë nga administrata

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se një objektiv i mandatit të tretë do të jetë revolucioni në administratë për të shpëtuar vendin nga punëtimet se shtet jashtë konkurrencës apo meritës.
Ai madje ka paralajmëruar të tijët se kjo është vija ndarëse për ta, mes të qenit socialist apo tradhëtar.

Rama nga ana tjetër thekson se është bërë shumë në këtë drejtim, por është i pamjaftueshëm nga aty ku do Shqipëria kërkon të jetë.

Sipas tij, në sektorin publik ka ende arrogantë, injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre.

‘’Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë.

Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gë rryejnë shtetin dhe pe ngojnë vetë misionin e PS.

Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes të qenit socialist apo tr adhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, po licëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga par azitë, arr ogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë. ‘’- tha Rama.

Rama paralajmëron socialistët: Pa razitët e injorantët t’i pastrojmë nga administrata Read More »

Gramoz Ruci tërhiqet nga politika/ Kryeministri Rama tregon si u ndje kur e mori vesh lajmin

Kryeministri Edi Rama tregon momentin kur mësoi lajmin kur Gramoz Ruçi deklaroi se do të tërhiqet nga politika.
” Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këp utjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi…”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një falënderim të fundit për shokun tim të vjetër të a rmëve, që këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes sime të vogël në gëzime, dhe hi dhërime dhe në të tëra vitet e kësaj rruge ka qenë përditë një hije e kujdesshme në krahun tim, Gramoz Ruci.

Nuk dua t’jua fsheh në fundin atyre takimeve të panumërta kokë më kokë gjithë këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 viteve, pata ndjesinë e këp utjes së krahëve, duke e njohur besoj shumë mirë e kuptova në çast e kuptova se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast dhe deri sot nuk e gjë dot si do të mbushet boshllëku i një largimi të tillë.

Pa Gramozin do i kishim hu mbur me siguri disa nga ndeshjet më të bukura. E di që do të mbetet deri ditën e fundit timen në këtë detyrë këshilltari im më i bekuar. Merakun e kam te boshllëku i madh i një eksperience të pashoqe, që lë pas 30 vite.

Askush nuk është i pazëvendësueshëm, e di, por di që jo gjithkush është lehtësisht i zëvendësueshëm. I dashur Gramoz janë shumë vitet e punës që kemi ndarë dhe kjo e jona, nuk është punë në fakt, shumë më tepër, por që nga dita e zgjedhjes sime në krye të kësaj familje bëhen plot 16 vite që nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar më parë me ty.

Të jam mirënjohës që më ke mbështetur, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më kë lënë të bëj. Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin, jashtë kësaj familje, Gramozin, dhe e dinë sic nuk është në fakt. Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetër, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë, që rri aty në majë të parlamentit si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, Instagram…

Askush, nuk e ka ditur apo të ja qajë hallin që e ka gjetur shokun Gramoz dy herë nga 15 vite nga dy kryetarë njëri më allasonj se tjetri, se cka hequr për të vendosur në vijë, organizata, fushata, asamble, kryesi, grupe e plotë kështu gjërash.

Sikur Fatos Nano të mos kishte Gramozin dhe të mos ishte Gramozi që më mbante mua, PS do të ishte lëshuar si shallvaret e mia me kohë e me vak, apo do të ishte si unë, kurrë nuk e kisha bërë stazhin e partisë, dhe jo mandat të tretë, jo e jo, rrezik as i pari nuk do të kishte ardhur. Tre fjalitë kyçe të Gramozit për suksesin janë frymë, organizim, lidership.

Gramoz Ruci tërhiqet nga politika/ Kryeministri Rama tregon si u ndje kur e mori vesh lajmin Read More »

Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty, bëre 4 vjet b urg vetëm pse ishe kryetari ynë

Gjatë kongresit të PS Gramoz Ruçi ka përshëndetur edhe Nanon, duke thënë se lideri i PS-së bëri 4 vjet bu rg vetëm pse ishte kryetar i Partisë Socialiste.
“Do përshëndesja Fatos Nanon. Ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Askush, as ne, as kundërshtarët tanë nuk thonë se ti nuk je politikan. Jemi krenar që të kishim kryetar 14 vjet. Ti je intelektual, ti bëre 4 vjet bu rg vetëm pse ishe kryetari ynë.

Mirënjohje Fatos Nanos. Më 1997, ne ngritëm shtetin, bëmë shtetin e së drejtës dhe ligjor. Ne përballuam lu ftën e Kosovës dhe sot gëzon statusin Republika e Kosovës. Më 2005 u pranua hu mbja dhe Nano dha dorëheqjen. Këtë e bën vetëm një lidership dhe një parti e emancipuar.

Për të ardhur sot, i dashur Edi Rama, më 2003 deshe të bëheshe kryetar ynë dhe nuk të mbështesnin, ti qëndrove stoik, pasi e dije mirë që të bëhesh lider, nuk mjafton vetëm dëshira e ambicie, por duhet patjetër edhe dëshira e dashuria e atyre për të cilët pate ambicie për të qenë kryetar i tyre dhe ndodhi më 2005.

E, ja ku jemi sot, si asnjë parti e majtë në Europën Lindore, me tre mandate rresht fitimtar. Shqipëria tani ulet në KS mes pesë më të mëdhenjve të botës. Sot kemi 112 mijë anëtarë e jemi rritur. Vajzat dhe gratë tani kanë pozita të rëndësishme në PS. Kemi bërë sukses në barazinë gji nore”, u shpreh Ruçi.

Gramoz Ruçi përshëndet Fatos Nanon: Jemi krenar për ty, bëre 4 vjet b urg vetëm pse ishe kryetari ynë Read More »

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas …

Kongresin e PS-së Edi Rama e nisi me urimin për 30-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo ditëlindje, tha më tej kryetari i PS-së, është e veçantë, pasi ka shijen e fitores së tretë radhazi
“Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është një ditë e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores që sapo arritëm, e treta radhazi për herë të parë.

Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punon fort për këtë arritje” tha ai.

Në listën e gjatë, një falënderim të veçantë Edi Rama kishte për Fatos Nanon.

“Faleminderit liderit të parë, babait tim politik, në fillim e desha pastaj e “vrava” dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin e ndërsjellë ndaj njëri tjetrit” tha ai.

Rama falënderon Nanon: Ka qenë babai im politik që në fillim e desha, pastaj e vrava e më pas … Read More »

Surpriza në kongresin e PS, rishfaqet ish-kryeministri Nano: Gëzuar Përvjetorin Historik!

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, deklaroi ka uruar të gjithë socialistët, për 30-vjetorin e lindjes së partisë më të madhe në vend.

Nano theksoi se fitorja e mandatit të tretë nga PS, është frymëmarrje për Shqipërinë.

Nano vlerësoi se PS tashmë e ka si objektiv madhor për vendin, integrimin në BE të Shqipërisë.

“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë.

Fitorja e mandatit të tretë të PS frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”, deklaroi Nano.

Surpriza në kongresin e PS, rishfaqet ish-kryeministri Nano: Gëzuar Përvjetorin Historik! Read More »

A do të kthehet në drejtim të PD? Befason Sali Berisha jep një përgjigje surprizë

Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare i pyetur mbrëmjen e sotme nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD dha një përgjigje surprizë “Kurrë, mos thuaj kurrë” duke hapur debatin.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ishte akoma më i qartë “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.

Por cfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës?

Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri hoqi dorë nga ideja dhe tashmë jo vetëm që nga karrigia e deputetit do të vijojë be tejën kundër sekretarit amerikan Blinken, që e shpalli “non grata”, por la të hapur rikthimin në krye të PD-së, nga ku u dorëhoq në 2013.

Pjesa ku Sali Berisha flet për rikthimin e mundshëm në krye të PD-së

Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese… Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë… E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…

Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.

A do të kthehet në drejtim të PD? Befason Sali Berisha jep një përgjigje surprizë Read More »

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka treguar se cilat janë sipas tij 3 gabimet që ka bërë Lulzim Basha, të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se dj egia e mandateve i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa mos-hyrja në zgjedhjet lokale i ka kushtuar PD-së dhjetra mijëra vota në Shqipëri.
“Dj egia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lu fta kundër korr upsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga pak”, tha Shehaj.

Shehaj tregon gabimet që ka bërë Basha të cilat i kushtuan PD-së h umbjen e zgjedhjeve të 25 prillit Read More »

Agron Shehaj: ‘Me Bashën jam shumë i zhgënjyer,duhej të ikte pas d ështimeve, por ka hallin e karriges’

Një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ash përsuar to net duke “su lmuar” drejtpërdrejt liderin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Pas takimit me demokratët në Pogradec, Shehaj ka publikuar një video dhe citimin e një qytetari i cili shprehet i zhgë njyer nga Lulzim Basha. Vetë Shehaj thotë se vendimet e tij ishin të gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysmë.

Ai mendon se Basha duhet të largohet pas dë shtimeve të shumta, por njëkohësisht konstaton dhe vendosmërinë e kryetarit aktual për të mbajtur me zor karrigen, duke mos pasur interes që të ndryshojë asgjë.

Shënimi i Agron Shehajt

“Me Bashën jam shumë i zhgënjyer. Unë kam qenë në çdo pro testë në Tiranë, në çadër dhe kudo. Nuk kam përfituar asnjëherë punë nga PD, e dinë të gjithë. Unë mendoj se ka ardhur koha që lideri të ndryshojë.”

Demokratët e thjeshtë do bëjnë bilancin e energjive dhe sakrificave të çuara dëm nga vendimet e gabuara dhe ka uzat e lëna përgjysëm nga lidershipi aktual i PD-së. Çdo lider që ka prioritet Partinë Demokratike dhe demokratët do të largohej pas kaq dës htimesh. Por lideri i tanishëm do që ta ruajë karrigen përjetësisht dhe nuk do që të ndryshohet asgjë. Është koha që ndryshimin të vendosin demokratët e thjeshtë me votën e tyre më 13 qershor. Partia është e tyre, liderat duhet të vinë dhe të ikin sapo dë shtojnë.

Agron Shehaj: ‘Me Bashën jam shumë i zhgënjyer,duhej të ikte pas d ështimeve, por ka hallin e karriges’ Read More »