Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Nora Malaj, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike.
Ajo thotë se nuk mund ta quajë veten assesi të anashkaluar nga LSI, partia në të cilën aderon prej vitesh dhe shtoi se gjatë 20 viteve karrierë ka dhënë gjithmonë modelin e një politikaneje besnike dhe me duart të pastra.
E pyetur rreth rezultateve negative të LSI-së gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, në një intervistë sot për “Report TV”, Malaj tha se “faji” është i patronazhistëve dhe vetë sistemit zgjedhor, pa harruar të cekë edhe dj egien e mandateve nga opozita, një veprim i cili nuk u prit fare mirë as nga ndërkombëtarët.
Në fjalën e saj të fundit, ish-deputetja u shpreh se ka ardhur momenti për të reflektuar dhe për të ndërmarrë një tjetër qasje politike. /noa.al/
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se mazhoranca do të bashkëpunojë me opozitën për të zgjedhur presidentin e ri.
Spiropali u shpreh se akoma nuk ka asnjë emër konkret që mund t’i zërë vendin Ilir Metës. Por ajo shtoi se nuk ka asnjë kufizim që të jetë një figurë nga radhët e opozitës.
“Nuk është një mundësi për të bërë pazar politik, por hapet një diskutimn për zgjedhjen e presidentit të ri. Duam të krijohet një hapësirë ku mund të diskutohet edhe me opozitën, për një proces normal të një presidenti konsensual. Nuk kemi asnjë kufizim në këtë diskutim dhe pranojmë çdo debat, çdo propozim. Nuk qarkullon asnjë emër sepse është ende shumë herët” tha Spiropali për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.
E Kur bie fjala për Partinë Demokratike, St resi është një ndër mbështetësit më të “fl akët” dhe të “ç mendur”.
Gjatë fushates për zgjedhjet e 25 prillit, reperi edhe pse ndodhet në arr ati nuk ka nguruar të shprehë mbështetje pëmes rrjeteve sociale për kandidatin, Lulzim Basha.
Mirëpo, tani që Basha humbi mesa duket edhe S tresi ka ndruar krah. Së fundmi, ai nuk ka nguruar që të shprehë mbështetje publikisht për kandidatin për Kryetari të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.
Në një nga postimet e Shehajt, Stresi ka komentuar: Të priftë e mbara. Prej disa ditësh Agron Shehaj po vijon fushatën nëpër Shqipëri duke kërkuar vota për të fituar përballë kandidatëve Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.
Java që kemi nisur, pritet të shënojë hapin e parë të një udhëtimi të gjatë, drejt epokës së re politike në Shqipëri. Periudha e 30 viteve të postkomunizmit mbaroi më 19 maj, kur SHBA shpalli Sali Berishën e familjen e tij “non grata”, për akte korrupsioni që minojnë demokracinë. Ishte dita kur nisi të shembet muri i pandëshkueshmërisë, që i hapi rrugën drejtësisë së re të hetojë, gjykojë e dënojë mëkatet e elitës së vjetër, duke mundësuar arritjen e një horizonti të ri për historinë e vendit.
Tri janë aktorët dhe faktorët kryesorë politikë në lojë, prej nga varet, starti i një rrugëtimi të ri në të ardhmen. E në shtatë ditët e ardhëshme, secili prej tyre do të kalojë nga një provë të rëndësishme zjarri, që do të shënojë edhe kahjen që pritet të marë vendi. Është java e luftës finale, mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes zvarritjes dhe vrapimit. Mes të djeshmes neotomane dhe të nesërmes europiane të shqiptarëve.
I.
Të mërkurën më 9 qershor, për herë të parë, një Kryetar Shteti pritet të shkarkohet nga Parlamenti. Ilir Meta është gjithashtu i vetmi President që hetohet dy herë brenda një mandati, nga komisionet he timore parlamentare, të ngritura enkas për të. Pas kësaj, mediat pretendojnë se dosja e tij do ti referohet për he time të mëtejshme SPAK-ut. Megjithatë, për tu larguar nga zyra e qytetarin Nr. 1 të vendit, duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ka edhe të drejtën për të thënë fjalën e fundit.
Nëse Ilir Meta zhvishet nga kostumi i Presidentit, ky moment do shëntonte pikën më të ulët në karrierën e tij politike. Në tri dekada, ai është njeriu i vetëm në pluralizëm, që i ka provuar të gjitha funksionet më të larta politike në vend. Duke mos qenë pas kësaj deputet, me një parti familjare si LSI me 4 deputetë, deri në 2025 pritet të jenë vitet më të zeza për të ardhmen e tij. Pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA, janë shtuar zërat se menjëherë pas shkarkimit si President, edhe Ilir Meta mund të shpallet pjesë e kësaj liste të zezë.
II.
Të shtunën më 12 qershor, në 30 vjetorin e themelimit, PS do të mbajë Kongresin. Më shumë sesa një organizim vendimarrës, ky duhet të jetë një momen i jashtëzakonshëm, për partinë e vetme që ia ka dalë të fitojë 3 mandate qeverisëse radhazi në historinë e demokracisë së re të vendit. Është dita kur Kryeministri Edi Rama pritet që të shpalosë për herë të parë publikisht, në mënyrë më të detajuar, projektin për Shqipërinë e vitit 2030.
Kjo dekadë e re që sapo ka nisur, pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 prillit, pritet të jetë periudha e re e zhvillimeve sasiore dhe cilësore në jetën e vendit. Ajo synohet të krijojë shtratin e duhur, që Shqipëria të nisë ngjitjen e pandalshme drejt progresit, zhvillimit, modernizimit, forcimit dhe bërjes një vend që lë pas të kaluarën, drejt realizimit të ëndrrës për tiu bashkuar denjësisht familjes europiane.
III.
Një ditë pas PS edhe PD do të mblidhet, por jo në ndonjë Kongres, por për të realizuar një proces të brendshëm zgjedhor për mandatin e Kryetarit të partisë. Është një garë e paracaktuar, në mungesë të plotë të transparencës, listave të votuesve dhe në kulmin e një pabarazie totale në garë. Në këto kushte Lulzim Basha pritet të rikonfirmohet përballë sfidantëve Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, por do jetë një “fitore” pa lavdi. Sepse nga themelimi, ai është i vetmi kryetar i PD, që e ka lënë atë për 12 vite me radhë në opozitë.
Por kjo duket të jetë e k eqja më e vogël, përballë sfidës reale që ka sot PD, kur i duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe SHBA. Mes “liderit historik” të ak uzuar për minimin e sistemit demokratik dhe shfrytëzimin e pushtetit për pasurimin e familjes e bashkëpunëtorëve të afërt dhe p engimin e drejtësisë. Sali Berisha nuk ka ndërmend të largohet vetë, por duket i vendosur që ta përdori PD si bunker për tu mbrojtur. Duke vënë kësisoj në provë, ndoshta edhe vetë ekzistencën e saj.
Përpara kemi vetëm 7 ditët e një jave të re, por në varësi të zhvillimeve që do të ndodhin, ato mund të jenë vendimtare për muaj, vitet e ndoshta edhe dekadat e ardhëshme.
Mbi patronazhistët dhe një nga vje dhjet më të mëdha të të dhënave private.
Në çdo vend europian ky skandal do të mjaftonte për të rrëzuar qeverinë dhe dërguar pas he kurave përgjegjësit. PS dhe Edi Rama shfrytëzojnë çdo rast për t’i falënderuar patronazhistët!
Përdorimin e mbi 120 milionë eurove dhe mijëra vende pune për të blerë vo ta.
KQZ dhe SPAK as që po merren me këtë fakt.
Ndalimin e hyrjes së gazetarëve në Kuvend, pikërisht javën kur Kuvendi voton për gjëra “të vogla” si shkarkimi i Presidentit.
Planin e qeverisë që, nën shembullin e një qeverie të njohur autoritare si ajo e Turqisë, të vendosë një program masiv survejimi të bazuar tek kamera CCTV dhe dronë sp iunë.
Nëse shqiptarët nuk kthjellohen dhe nisin pr otestat masive kundër di ktaturës tashmë të instaluar, tregon se i kemi merituar plotësisht ato 45 vjet ko munizëm.
Lulzim Basha po e mbështet fushatën e javës së fundit mbi dy premtime që përveçse janë gënjeshtra, nuk ja ka kërkuar dhe njeri.
E para është që do fus vendin në zgjedhje të parakohshme duke hequr paralele pa asnjë lidhje me vitin 1991 dhe e dyta që do bind ndërkombëtarët që zgjedhjet janë vje dhur.
Të dyja përveçse janë premtime të gënjeshtra, janë dhe të panevojshme pasi vet PD është disa hapa para tij në këtë pikë.
E para krahasimi me vitin 1991 kur Partia e Punës fitoi zgjedhjet dhe pas një viti u ribënë zgjedhje, është një situatë e ngjashme me vitin 1996, kur PD fitoi zgjedhje me dhunë, dhe pas një vit u përm bys Shqipëria dhe u ribënë zgjedhje.
Shqipëria nuk është në ato kushte për qindra arsye, por mbi të gjitha për një kryearsye. Edhe më 1991 edhe më 1996, trendi dhe fryma e shoqërisë shqiptare ishte për ndryshim por u frenua më 1991 nga frika e ndryshimit dhe më 1996 nga dh una e shtetit.
Perëndimi në të dyja rastet ishte me opozitën dhe fal frymës që ekzistonte në vend dhe mbështetjes së perëndimit kryesisht SHBA, edhe më 1992 dhe më 1997 u ribënë zgjedhje të reja dhe u arrit ndryshimi.
Lulzim Basha nuk ka as frymën, as SHBA as Evropën me vete në këtë histori. Bile si ka shumë kundër të gjithë. Ndaj nuk ja vlen të gënjej pa shkak.
E dyta që është gënjeshtër edhe më e madhe, është se ky do të bind Perëndimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do sjell ndryshimin.
Perëndimi në Shqipëri ka OSBE /ODIHR si institucion që flet për standardin e zgjedhjeve. SHBA, BE, OSBE, Gjermani Itali Francë Greqi etj. janë konsultuar me të dhe kanë uruar kryeministrin në detyrë për fitoren. Biles në mënyrë të pazakont ai ka marr urim dhe personalisht nga Sekretari i Shtetit të SHBA. Këtë urim e ka marr mes të tjerash pikërisht për këtë gënjeshtrën e Lulzim Bashës që nuk pranon h umbjen, por thotë se zgjedhjet janë vjedhur.
Kështu që për zgjedhjet Perëndimi është bindur. E vetmja pikpyetje e Perëndimit me Bashën është çështja Berisha. Shansi që Lulzim Basha të bëhet aleat i tyre është të distancohet nga Sali Berisha Nëse me afrimin me Perëndimin ka parasysh këtë, pra që do shes Berishën, kjo ka sens. Natyrisht kjo ska të bëj me zgjedhjet po ka të bëj me të ardhmen e raporteve të Bashës me Perëndimin. Nëse ai ka ndërmend të trokas në ndonjë derë, duhet që jashtë derës të ketë deklaruar që nuk ka punë më me Sali Berishën. Nëse është i gatshëm ta bëj këtë dhe mund ti hapet ndonjë derë, por jo për të afruar apo larguar zgjedhjet, por për të afruar ose izoluar Lulzim Bashën.
Ndaj e shikoj të palogjikshme përpjekjen e tij për të gënjyer pa ja kërkuar njeri. Se 13 Qershori kalon shpejt, dhe një javë është dhe pas një jave do ti duhet të mbaj premtimet . Edhe ashtu ai ka për tu shpallur kryetar dhe nuk ka arsye të premtoj gënjeshtra që më shumë do ti hapin telashe. Janë gënjeshtra që nuk ja kërkojnë më as demorkatët. Ata janë të qartë që zgjedhje ka më 2025, por nuk janë të qartë me kë i fitojnë me Bashën apo me ndonjë tjetër.
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur kritikëve që thonë se kush nuk është me Bashën, i shërben Ramës. Shehaj merr shembullin e një bisede mes dy demokratësh mes të cilëve njëri mbështet Bashën. Ai thotë se kush është me hu mbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin hu mbjen e radhës.
“Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj:
Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me hu mbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin hum bjen e rradhës?”
Ata që nuk hu mbasin asgjë kur Partia Demokratike h umbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën kom uniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i arm ikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë”, shkruan Shehaj.
Cani: A nuk ke frikë se fëmijët e tu mund të merren të p andehur?
Berisha: Ata të merren 100 herë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se marr përgjegjësi për ccdo veprim të fëmijëve të mi. Për ccdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj vështirësi.
Cani: Ku e dini që nuk jeni përgjuar?
Berisha: I kam detyruar fëmijët që të deklarojnë pasurite si i ati. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në ndërmarrje publike dhe më pas ka dalë në sektor privat si sipërmarrës dhe këshilltar ligjor. Vajza ka punuar si avokate. Ky është këshilltar ligjor. Ja ka kontrolluar Edi Rama të paktën 10 herë.