Politike

‘Non grata’/ Berisha: S’e jap dorëheqjen!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë”, komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur atë dhe familjen, ‘non grata’ në SHBA.

Berisha u shpreh i bindur që pas kësaj, qëndron kryeministri Edi Rama, që do të cënojë dinjitetin e tij, por edhe marrëdhëniet e mira që Berisha ka pasur me qeverinë amerikane, në kohën që ka qenë kryeministër.
Ai tha që nuk do të japë dorëheqjen nga deputeti, por shtoi se do të jetë tepër aktiv në Kuvendin e ardhshëm.

“Trashëgimia e SHBA është një rindërtim infrastrukturës së Shqipërisë, më shumë se në të gjitha kohët e marra së bashku. Trashëgimia e saj janë TAP-i, projekti i shekullit, janë miliarda euro të investuara në energjinë ujore. Janë nga Skënderbeu deri në vitin 2005, shqiptarët numëronin 4.500 rrënjë ullinj, ka mbi 11 milion deri në vitin 2013. Edi Rama e bën këtë, mendon që do e cënojë këtë trashëgimi.

Kjo është lu ftë me mullinjtë e erës. Ata që duan të cë nojnë dinjitetin tim, që është ajo e një njeriu të zakonshëm, por që nuk e ndërroj me asgjë në botë. Jam unë g ardian i tij, për asnjë njeri, vetëm për vetën time, për ata që kam përfaqësuar. Miqtë e mi nuk kanë nevojë t’i aktivizoj fare, ata kanë mendim absolut për sh pifjet dhe qëllimet. Mund të thoshte që o Sali, me këto që llime, po paraqitesh si një njeri që nuk pajtohet me to.

Unë a nti-amerikan nuk bëhem kurrë. Jam ky që jam. Kam mbrojtur interesin publik, po e them këtu, në mënyrë absolute me en ergji të trefishuara. Nuk largohem. E kam pasur ndërmend të kap një projekt tjetër. Nuk jap dorëheqjen si deputet, do e shumëfishoj aktivitetin tim në parlament. Unë besoja se do të fitonim. Të gjithë forcën e Parlamentit si deputet, energjinë time, tre herë më shumë do të mbroj ato që kam mbrojtur”, tha Berisha.

‘Non grata’/ Berisha: S’e jap dorëheqjen! Read More »

Ish-kryeministri Sali Berisha befason Arian Çanin me kërkesën e tij, çfarë kërkoi ish-lideri historik i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në “Zonë e Lirë” ka befason Arian Çanin me kërkesën e tij.
Ai i ka kërkuar heqjen e dritave ngjyrë mavi dhe zëvendësimin e tyre me ato ngjyrë blu. Sigurisht, që kërkesa e liderit historik të PD është plotësuar menjëherë nga stafi i emisionin.

Berisha: Kam një kërkesë të vogël, këto dritat mavi m’i hiq, m’i zëvëndëso me blu sonte.

Cani: Kemi mavi sonte këtu? Nuk i do fare mavitë?

Berisha: Jo. Te kuqen po, se eshte e flamurit.

Cani: Ledio të hiqen.

Ish-kryeministri Sali Berisha befason Arian Çanin me kërkesën e tij, çfarë kërkoi ish-lideri historik i PD Read More »

Meta: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë

Presidenti Meta ishte në Shijon, Elbasan, me ftesë të komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, ku mori pjesë në festës fetare të Shën Joan Vladimirit.

Kreu i shtetit u pyet nëse po lutet që të mos shkarkohet nga Komisioni Hetimor. Meta theksoi se lutja e tij është që Zoti të falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë.
“Ky manastir edhe pas kaq shumë shekujsh mbledh kaq shumë njerëz, që luten për paqe. Nuk ekztion asnjë elutjee e tillë, lutjas është Zotit i falen të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnd he udhëheq të gjitihë në rrugën e të mirës së përbashkët.

Besoj se është përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi, të një bashkëjetese”, deklaroi Meta.

Meta: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë Read More »

Deklaratë e fortë e analistit të njohur: Brenda muajit qershor SHBA do të shpallë ‘non-grata’ disa…

Analisti i njohur Arjan Curri ka bërë sot në “Open” një parashikim të fortë, teksa ishin duke folur për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

Curri tha se brenda muajit qershor SHBA do të shpallë “non-grata” disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje.

“Ata e dinë këtë se iu është refuzuar viza për në Amerikë”, tha Curri.

Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje. Personat në fjalë e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zb ythur” opozitën.

Deklaratë e fortë e analistit të njohur: Brenda muajit qershor SHBA do të shpallë ‘non-grata’ disa… Read More »

Agron Shehaj: Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë!

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se nëse ai fiton besimin, partia që do të drejtojë ai do të jetë ajo e anëtarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shehaj shkruan se nësë ai vihet në krye të PD, kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë dhe anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.
Ai shtoi se do punojë për demokratët e thjeshtë. “Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë.”, shkruan ai.

“Lu fta” brenda Partisë Demokratike, për karrigen e kreu të partisë vazhdon!

Katër kandidatët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD dhe zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor.

Agron Shehaj: Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë! Read More »

Agron Shehaj deklaratë ‘b ombë’: Pas takimit tim me Yuri Kim…

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka hedhur ak uza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai tha se pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, persona me qasje an ti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta su lmuar atë.

“Përveç reagimeve të demokratëve për shp alljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka patur edhe su lme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje an ti-amerikane. Janë të ko ntraktuar.
Su lmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të ork estruara”, tha Shehaj në Euronews albania.

Agron Shehaj deklaratë ‘b ombë’: Pas takimit tim me Yuri Kim… Read More »

Parashikim i Klevis Balliut: ‘Partia Socialiste do rr ëzohet nga pushteti brenda këtij viti’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi mbrëmjen e sotme se Partia Socialiste nuk do e përfundojë dot mandatin e saj qeverisës deri në 2025-ën.

Sipas Balliut mandati i tretë i PS është një mandat qejfi dhe jo halli, ndërsa shtoi duke folur për “News24” se aksioni opozitar do të vijojë me çdo mjet dhe në çdo rrugë.

Pyetje: Aksioni i opozitës në vjeshtë? Zoti Basha ka pasur një deklaratë që shumëkush mund të mendojë se është një propagandë…

Balliu: Kjo është një bet ejë për vendin, para se të jetë për PD. Basha luf tën ndaj paligjshmërisë së shtetit që ka krijuar Edi Rama nuk mund ta linte në rrugë, por duhet vazhduar. Këtë po bëjnë të gjithë opozitarët. Be teja vazhdon.

Pyetje: A po luhet një bllof me zgjedhje të parakohshme?

Balliu: Pse është b llof?! Gjasat që PS të rrijë deri në 2025 nuk ekziston. Këtu ka ndodhur një vje dhje dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. Mandati i tretë është një mandat qejfi, jo ha lli. Nuk e çon deri në 2025 pasi nuk është ndaluar b eteja e 25 prillit. Kjo b etejë ishte për votën e lirë. Por s’u bë. Ne luf tuam për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A votuan qytetarët e lirë? Ça do bëjmë? Do i lëmë në rrugë? Jo. Aksioni opozitar do të vazhdojë me çdo mjet, në çdo rrugë.

Pyetje: Edhe me pr otestë në rrugë?

Balliu: Me gjithçka. Do gjenden me kanizmat se si do të luf tohet. Se shoh këtë çështjen e do rëzimit të mandateve me rëndësi. Unë kam qenë ai që kam do rëzuar mandatin. Qeverisë skam ça ti mbush mendjen unë për kr imin e organizuar, pasi ajo drejton. E thonë faktet që ka pasur mas akër elektorale. Dini që është arr estuar njeri për atë furgonin me karta që u bll okua?! Kjo linjë që ka zgjedhur Lulzim Basha, është linja që duan demokratët.

Parashikim i Klevis Balliut: ‘Partia Socialiste do rr ëzohet nga pushteti brenda këtij viti’ Read More »

Balla nga Asambleja: Votat e pavlefshme na pe nalizuan

Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të marte Asamblenë e Përgjithshme, e cila u drejtua nga Taulant Balla, në mungesë të kryesocialistit Edi Rama.

Në këtë takim u vendos që në 12 qershor të thërritet Kongresi i Jashtëzakonshëm.

Edhe pse rezultoi fituese në zgjedhjet e 25 prillit, PS duket e pakë naqur me rezultatin. Balla u shpreh se PS do kishte marrë 78 mandate, por u pen alizua nga votat e pavlefshme.

Për këtë rezultat, ai paralajmëroi se do të bëhet një analizë e thellë.

Fjala e plotë e Ballës:

Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit

Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë.

Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vite, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.

Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuan rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.

Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pranë çdo organizate socialiste, në çdo Këshill Socialiste, në çdo bashki dhe në çdo qark.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.

Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.

Prandaj Asambleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.

Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngritjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.

Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posaçëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të njëtrajtshëm edhe efektive në çdo cep të Shqipërisë.

Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës. /noa.al/

Balla nga Asambleja: Votat e pavlefshme na pe nalizuan Read More »