Politike

Grida Duma zbulon publikisht se për kë votoi në zgjedhjet e PD

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ka thënë hapur mbrëmjen e sotme se ka votuar Lulzim Bashën në zgjedhjet për kryetarin e PD-së.

Ajo tha se Basha mbante mbi supe rezultatin e zgjehdjeve të 25 prillit, ndërsa shtoi se në Shqiëpri gjatë këtyre zgjedhjeve u thye edhe një tabu, që rotacioni nuk vjen automatikisht pas 8 viteve.

Çim Peka: Pra, e keni votuar Lulzim Bashën?

Grida Duma: Po e th yej etikën që po e them. E shikoj domosdoshmëri të plotë faktin që Partia Demokratike kërkon një lidership të gjerë dhe mbajtës i madh i diversiteteve brenda PD-së. Nuk pashë asnjë pab arazi. Ata shkuan në garë me një kryetar partie që mbante peshën e rezultatit të 2021-shit. Ka rënë një tabu, pasi qytetarët mendonin se rotacioni vjen vetë pas 8 viteve. Kjo t abu nuk është avantazh për Lulzim Bashën.

Grida Duma zbulon publikisht se për kë votoi në zgjedhjet e PD Read More »

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë

Kryedemokrati i rizgjedhur Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike për të tretën herë radhazi.

Përmes një postimi në facebook, Basha falenderon të gjithë mbështetësit dhe thekson se së bashku do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha në facebook.

Fitoi bindshëm, Lulzim Basha reagon për herë të parë Read More »

Takim i papritur Rama-Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel. Takimi u njoftua nga qeveria shqiptare . Ndërsa në axhendln e Blinken thuhej se ky ishte i vetmi takim i tij sot në Bruksel.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Zyrtarisht, pala shqiptare tha se me Blinken nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm: “U kemi kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor në duart e qytetarëve dhe institucioneve dhe të mos lejojmë që të komprometohen nga aktorë të tretë dashak eq. Është krenari për Shqipërinë të jetë krah jush. Shpresoj që së bashku të bindim edhe miqtë e tjerë në rajon të bëhen pjesë e kësaj. Jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleat”, u shpreh Rama.

Ndërsa Blinken u shpreh se partneriteti mes dy vendeve po bëhet më i fortë: “Po vendosim një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë të punojmë me shitës të besuar. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe mesazhi më i fortë për t’i dërguar të tjerëve.

Jemi mirënjohës për punën e përbashkët që ka bërë Shqipëria dhe SHBA, përfshirë këtu edhe “Defender 21”. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje. Në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, u shpreh Blinken.
Takimi Rama-Blinken vjen më pak se 1 muaj nga shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA. Ishte pikërisht Sekretari amerikan i Shtetit që zbuloi njoftimin dhe akuzoi Berishën për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më vonë Berisha paralajmëroi se do e padisë Blinkenin për shpifje në një Gjykatë në Francë.

Takim i papritur Rama-Blinken Read More »

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’

Ish-presidenti Bujar Nishani ka lëshuar ak uza të forta ndaj Lulzim Bashës, pasi ka hedhur votën e tij për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore”, tha Nishani “Basha po bën mask aradë zgjedhore”.
Nishani renditi edhe disa fakte që sipas tij e provojnë këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërc ënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Pjesë nga deklarata e Nishanit:

Nëse më 25 prill kemi pasur një mas akër elektorale nga regjimi i Edi Ramës, sot kemi një mask aradë elektorale. Më vjen keq ta them se jam edhe unë përgjegjës për këtë. Kemi lejuar që projekti për shka tërrimin e PD-së të fitojë terren pak nga pak. Unë sot kam një mesazh për themeluesit e PD, për anëtarët e PD, për rininë që duhet të jetë sot vija e parë e udhëheqjes. Të gjithë ata që kanë marrë përsipër misionin e shk atërrimit apo kthimit të PD-së në një fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin p eng PD-në, mund ta përçajnë dhe mund ta bëjnë një forcë false.

Po ju them shkurtimisht disa fakte, së pari s’ka pasur një garë të barabartë e të ndershme, kandidatët e tjerë s’kanë pasur asnjë mundësi reale. Kryetarët e PD nëpër rrethe kanë refuzuar të organizojnë takimet e kandidatëve të tjerë. Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërc ënuar fizikisht, pasi tentoi të nda lojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Kryetari ka një fr ikë, ndaj ai përpiqet të reduktojë numrin aktual duke e kufizuar te ata njerëz që vihen në rresht dhe votojnë symbyllazi. Kjo është një be tejë për demokracinë në tërësi. Shumica e demokratëve e shikojnë zemërthyer këtë de bat.

Rezultati i zgjedhjeve për fatin e keq është paracaktuar që në momentin që u përjashtuan kandidatë për të garuar. Në momentin kur u përcaktua data dhe koha për fushatë në mënyrë të njëanshme. Në momentin kur të gjitha resurset ishin vetëm në dispozicion të kryetarit dhe jo të kandidatëve të tjerë. Në momentin kur dhënia e listave u refuzua.

Nishani: ‘Nëse Rama bëri mas akër zgjedhore’, ‘Basha po bën mask aradë zgjedhore’ Read More »

Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet me maskë, para se të votojë

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shfaq sot me maskë duke ecur në mjedise të hapura për të shkuar në qendrën e votimit për kreun e ri demokrat.

Berisha shoqërohej nga Tritan Shehu dhe u pa të ecte gjatë gjithë rrugës me maskë ndonëse ky detyrim është hequr prej disa ditësh.

Ai spikaste me mbajtjen e maskës në ambient të hapur dhe po ashtu edhe brenda godinës ku po kryhej votimi.

Siç shihni fotot që ju sjell noa.al, askush tjetër nuk mbante maska brenda dhe jashtë, duke ngjallur habi dhe kuriozitet tek kalimtarët që shtruan pyetjen përse Berisha qarkulloi me maskë sot, në një ndër daljet e rralla publike.

Disa javë më parë Berisha pati deklaruar se e kishte kaluar kovidin prej disa muajsh. /noa.al

Ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet me maskë, para se të votojë Read More »

Largimi i Gramoz Rucit nga politika: Më p reve krahët

Ruçi njoftoi se largohet nga pushtetit dhe nga politika, Rama tha se ndjehet se i janë pr erë krahët, gjë që ia ka thënë dhe Ruçit kur e njoftoi se do të ikte nga PS.

Rama pohoi se e pati të pamundur që të bindte Ruçin 70 vjeçar që të qëndrojë ende në PS dhe në pushtet.

“Një falënderim për shokun e vjetër të armëve që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i kësaj familjeje në gëzime e hi dhërime dhe në të tëra vite të kësaj rruge ka qenë ditë e përditë në krahun tim, Gramoz Rucin.

Nuk dua t’ua fsheh se në takimet e fundit të takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr, duke e njohur besoj që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast akoma nuk e gjej dot si do të mbushet boshllëku u largimit të tij.

Pa këshillën e Gramozit do e kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve, e di që ai do mbetet këshilltari im më i besuat për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh të një eksperience të pashoq”.

Në fund Rama e quajti dhunti këtë që bëri Gramoz Ruçi duke u lutur siç tha që ta ketë edhe ai këtë dhunti.

“Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm. Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës”, tha Rama.

Reagimi nga Rama erdhi pasi Ruçi njoftoi se ikte nga PS dhe politika.

“Nuk ka ditë më të mirë se kjo për tu tërhequr. Nuk ka noment më të mirë se 30 vjetori i PS për tu larguar. Më 9 shtator që nis legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të Partisë Socialiste”, deklaroi Ruçi.

Në vitet e diktaturës komuniste, Gramoz Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Gjithmonë ai është akuzuar për masakrën e 2 prillit 1991 të policisë në Shkodër që vrau qytetarë protestues.

Më tej Ruçi mbajti poste drejtuese në PS për shumë vite duke qenë gjithnjë numri dy dhe për shumë vite kryetar i grupit parlamentar socialist.

Që nga 1992 e deri më 2013 ai kurrë nuk mori poste shtetërore derisa u bë kryetar Parlamenti duke qëndruar tetë vjet rresht. /klea/noa.al

Largimi i Gramoz Rucit nga politika: Më p reve krahët Read More »

Dorëhiqet krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të PS-së, deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prllit.

Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

Ajo ishte renditur e 11-ta në në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së.

Dorëhiqet krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit Read More »

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë…

A ishte dorëheqja një reagim burrëror për dikë pa miratimin e të cilit nuk ndodhte pothuaj asgjë në parti, por që nuk i është dëgjuar mendimi për diçka të rëndësishme, shkarkimi i Metës psh?

A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste? A e donte Edi Rama largimin e Ruçit? A ishte vendim personal tërheqja e Ruçit?

A do e sqarojë ndonjëherë Ruçi këtë vendim, s’ka rëndësi sa vite pas, s’ka rëndësi në libër kujtimesh a intervistë me Fevziun?

A do të luajë Ruçi “kujtesën” e PS, apo do kyçë gjithçka di e ka qenë prezent në harresë?

A do i sqarojë ndonjëherë Ruçi enigmat e mëdha dhe prapaskenat e politikës në këto 30 vjet?

A është mosha një arsye për tërheqjen, kur Ruçi ishte-është një nga figurat më me personalitet të politikës, më i pjekur, me asnjë “shk arje këmbe” në karrierë dhe me një dituri të thellë politike?

A është tërheqja e Ruçit një ndër sinjalet që po dërgohen rresht këto ditë drejt PD? A do të përfshihet Ruçi në zhvillimet e mëtejshme në PS?

A është dorëheqja e Ruçit pas marrjes së mandatit, veprimi më i bukur i një njeriu që sado qejfmbetje të ketë (a ka?!), nuk e dë mton partinë e tij?

Gjithsesi, pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, me një nga personazhet më enigmatikë të politikës dhe jetës publike, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand, që ka marrë përdore një tufë me fëmijë ngatërrestarë, i ka kaluar nëpër pyllin e frikshëm dhe në fund u thotë, kur ata nuk e prisnin: Tani ecni vetë. Unë po kthehem tek rrënjët e mia./ Edmond Arizaj

A ishte dorëheqja një reagim burrëror?A do të sjellë largimi i Ruçit disbalanca në thellësitë e Partisë Socialiste?/ Pavarësisht pyetjeve që s’kanë fund, Gramoz Ruçi zgjodhi të tërhiqet si një gjigand që ka marrë… Read More »