Perputhen

Kritika dhe de bate në studio, konkurrentët zhv ishen që në takimin e parë

Eda dhe Remili vazhduan njohjen mes tyre në ambientet e një pishine.

Dy konkurrentët treguan gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetrin, ndërsa Remili u shfaq më kurioz për linjat dhe shenjat në trupin e Edës, por nuk mundi t’ia heqë rrobëdishani pasi konkurrentja nuk e lejoi.

Takimi vazhdoi më pas në pishinë, ku Remili i shprehu Edës pëlqimin që ka për të dhe dëshirë për të kaluar kohën me të.

Megjithatë, ky takim ndezi debate të ashpra në studio. Meteo reagoi menjëherë për vendin e takimit të parë të konkurrentëve, që sipas tij ishte i gabuar dhe jo i hijshëm. Ai shkoi dhe më tej me komentet kur i tha “u zhv eshe që në takimin e parë. Kudo që të të çojnë në takimin e parë ti e pranon, edhe nëse është një dhomë”.

Eda nga ana tjetër theksoi se është e drejta e saj të bëjë ç’të dojë dhe ajo vetë ishte dakord me takimin në pishinën e mbyllur.

Kritika dhe de bate në studio, konkurrentët zhv ishen që në takimin e parë Read More »

Histori romantike me Fationin? Efi i vë ‘kapakun’ situatës me përgjigjen e saj

Efi e Për’puthen vijon të mbetet ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Vajza iu mbyt në Sarandë, deklarata e fortë e babait britanik: Nuk do largohem nga Shqipëria deri sa të vendoset drejtësia
Të shumta janë kuriozitetet që fansat kanë rreth saj dhe duket se ajo nuk ka ngurruar, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që iu bën tek “60 sekonda” për Prive.

Duke folur për ndërhyrjen që ka bërë në hundë, Efi u shpreh se ndjehet shumë e lumtur. Më tej ajo zbuloi edhe raportin me Fationin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që mendonin se mes dyshes kishte më shumë se miqësi, ish-konkurrentja e “Kepi i Tundimeve”, zbuloi se mes tyre ka vetëm miqësi.

“Me shokët nuk mund të flasësh përditë”, megjitha e la një derë hapur, teksa u shpreh se ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia mes dyshes, që u duk se kishin më shumë sesa një miqësi së bashku.

Histori romantike me Fationin? Efi i vë ‘kapakun’ situatës me përgjigjen e saj Read More »

Konkurrentët e PërPuthen nuk përmbahen, Irisi zhv esh Petron në takim 

Petro zgjodhi një nga vendet më panoramike të Tiranës për të zhvilluar takimin e tij me një nga konkurrentet e reja të “Për’puthen”.

Irisi dhe Petro udhëtuan së bashku drejt ujëvarës së Shëngjergjit. Mes të dyve nuk munguan lojërat dhe shakatë. Petro e mbajti në krahë, ndërsa Irisi guxoi më tej i hequr bluzën Petro.

“Duke qenë se Orsiola donte të ta hiqte bluzën në studio dhe nuk ia doli, a mund ta bëj unë tani”, i tha ajo konkurrentit, ç’ka menjëherë solli kritika nga Oriola. “Gjatë gjithë takimi keni folur për mua, Irisi bëri çfarë kam bërë unë, megjithatë nuk shqetësohem”, u shpreh konkurrentja.

Ndërsa Petro “e paralajmëroi” Irisin kur i tha se shpreson që në takimet me djemtë e tjerë të mos sillet në të njëjtën mënyrë si po bën me të.

Konkurrentët e PërPuthen nuk përmbahen, Irisi zhv esh Petron në takim  Read More »

Çfarë po ndodh në Përputhen? Konkurrentja shtrin kamionistin në divan, tenton ta… 

Konkurrentja e Përputhen Orsiola, gjatë një takimi në studio me Petron, ka ndezur situatën.

Gjatë takimit ajo tenton të zhveshë konkurrentin i cili i zënë në siklet nuk e lejon.

E gjithë situata provokuese ka krijuar shumë reagime edhe në rrjetet sociale.

Konkurrentja që në hyrjen e Petros në emision ka shprehur interes ndaj tij dhe si duket po përpiqet që të fitojë vëmendjen e tij.

Nga ana tjetër ka patur edhe një debat shumë të fortë me Ildën, që ka degraduar në ofendime mes dy vajzave.

Çfarë po ndodh në Përputhen? Konkurrentja shtrin kamionistin në divan, tenton ta…  Read More »

Ndodh për herë të parë në Përputhen! Ja çfarë bëjnë dy konkurrentët

Këtë puntatë duket se “Përputhen” arriti misionin , për herë të parë dy të rinj pëlqehen shumë me njëri tjetrin dhe puthen në mes të studios, pa marrë parasysh kohën e shkurtër që njihen dhe asgjë tjetër.
Ishte Laura dhe Arbi, dy konkurrentët të cilët pas takimit zbuluan se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin dhe u desh një kërcim në studio me këngën e tyre të preferuar, që të përjetonin një puthje të gjatë dhe të bukur.

Pas puthjes romantike, Laurës madje iu mbushën sytë me lot dhe teksa dridhej tha se ndihej ‘si adoleshente’.

Padyshim puthja u prit mire nga opinionistët, madje Arjani tha se puthja ishte shumë e vërtetë dhe e ndjerë, madje tha se Laura ka rënë në dashuri me shikim të parë.
“Puthja më e bukur dhe me gjata. Më e ndjera. Duke partë takimin, do thoja për Laurën, ka rënë në dashuri me shikim të parë. I besoj pak këtyre dashurive me shikim të parë, kur ndodhin nuk ke më ça tu bësh. Laura është e sinqertë, ndihej shumë mirë, ka rënë në dashuri. Puna është si e ndjen Arbi këtë gjë”- tha Arjani.

Opinionisti pyeti edhe Arbi, se cili ishte qëndrimi apo ndjenjat e tij pas puthjes me Laurën. Ai pohoi se ka shumë tërheqje për të, por nuk mund të fliste akoma për dashuri.

“Unë kam tërheqje, ja kam thënë, edhe fizikisht edhe karakter. Nuk mund të flas për dashur, por që më pëlqen. Doja të ndihej mirë”- tha Arbi.

Por duket se e gjithë situate nuk u prit aq mirë nga konkurrentët e tjerë, të paktën nga djemtë. Petro dhe Remili u shprehën se nuk do donin të dilnin në takim me Laurën pas puthjes me Arbin.

Por në fund të puntatës, Arbi zgjodhi Anxhelën dhe Laura nuk e priti aspak mirë zgjedhjen e tij. Madje, lëvizjen e Arbit e pritën keq edhe konkurrentët e tjerë të cilët prisnin që ai të zgjidhte Laurën për ta njohur me tej pas asaj puthjeje

Ndodh për herë të parë në Përputhen! Ja çfarë bëjnë dy konkurrentët Read More »

Habit Orsiola e ‘Përputhen’: ‘Unë kujtdo mund t’ja marr të dashurin’

Hyrja e dy vajzave të reja në “Përputhen” ka sjellë dhe debate. Vajzat që u bënë pjesë e programit të dashurisë janë shoqe të ngushta dhe njëra prej tyre u shpreh se nëse shoqja pëlqen njërin nga djemtë, tjera nuk do vazhdojë më me të.

Pikërisht kjo gjë shkaktoi debat dhe mes vajzave që replikuan ishte dhe Orsiola.

“Unë kujtdo mund t’ja marr të dashurin nëse nuk e kam shoqe. Ama shoqen e respektoj, nuk i them maje ti pëlqimin. Unë këtu s’kam ardh me shoqe, ti ke ardh me shoqen tate”, i tha Orsiola Irisit, vajzës së re.

Habit Orsiola e ‘Përputhen’: ‘Unë kujtdo mund t’ja marr të dashurin’ Read More »

Sherri mes dy opinionistëve të ‘Përputhen’, Arjani revoltohet ndaj Nedës dhe e lëshon gojën: Mos fol se vetëm 1 eksperiencë ke në jetë

Një opinion i Nedës për Mateon ka nxitur debat në puntatën e sotme të “Përputhen”. Pasi u transmetua takimi i Mateos me Kamilën, Neda i bëri një pyetje konkurrentit: “Si ka mundësi që një djalë si ty mund të shfaq interes për dy vajza, të cilat janë të kundërta, si Kamila dhe Eda. Më jep përshtypjen e atij djalit që mendon ‘Unë bëj eksperienca, por pastaj në fund do zgjedh një vajzë të mirë për shtëpi’. Këtë ide më jep”.

Pas kësaj menjëherë ndërhyri Eda, e cila iu drejtua Nedës: “Kush ishte goca që bënte eksperienca dhe goca e mirë mes ne të dyjave?”

“Mua më pyet kush janë eksperiencat e Mateos? Di unë! Pyete vetë!”, ia ktheu opinionistja.

Edës i doli në krah Arjani, por në të njëjtën kohë duke i dalë kundër Nedës.

Arjani: Të flas unë që kam shumë eksperienca se ti duke mos pasur fare eksperienca, përveç njërës në jetën tënde, të siguroj që njerëzit pa eksperienca janë më të çuditshmit nga eksperienca jonë në Përputhen dhe nga eksperienca e jetës. Ata mund të shfaqin papritur atë që kurrë nuk e ke besuar.

Neda: Nuk është e thënë që duhet të marrësh pjesë në Luftën e Dytë Botërore për ta njohur dhe për ta kuptuar. Nuk ta bën përvoja personale aftësinë për të gjykuar.

Arjani: Po tani ti nuk mund të ndash të thuash një vajzë e mirë, një…

Neda: Unë ndava djalin me zgjedhjet që bëra

Arjani: Jo, ndave dy vajza dhe s’jam dakort fare.

Sherri mes dy opinionistëve të ‘Përputhen’, Arjani revoltohet ndaj Nedës dhe e lëshon gojën: Mos fol se vetëm 1 eksperiencë ke në jetë Read More »

Ori Nebiaj nis në mënyrën më të bukur ‘Për’puthen 4’

Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”.
Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.

Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.
Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.

Ori Nebiaj nis në mënyrën më të bukur ‘Për’puthen 4’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com