Opinione

Mesazhi i Albin Kurtit: ‘Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rr ezikuar’

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij rreth “Ballaknit të hapur” në tribunën “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në fjalimin e tij, Kurti flet për punën e bashkëpunimit rajonal me shteteve të rajonit, duke theksuar se shqiptarët janë më të fortë vetëm kur lidhen fort me njëri-tjetrin dhe pastaj mund ta hapen me fqinjët pa u rre zikuar.

Kreu i qeverisë në Kosovë, nuk mori pjesë fizikisht në këtë aktivitet por mesazhi i tij është bërë publik nga zyra e shtypit të kryeministrisë.

“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rre zikuar”, thuhet në mesazh.

Kurti shprehet se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin, ndërsa u shton se orientimi i shqiptarëve është perëndimi.

“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë SHBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të lu ftojmë korr upsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dë nimi dhe izolimi i kri minelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me kr imin.”

Sipas tij, partnerët po ndihmojnë në lu ftën kundër ndikimeve negative ruso-kineze në rajon.

“Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në lu ftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta hu mbim këtë moment të rëndësishëm historik”, ka thënë Kurti.

Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti vijnë në një kohë kur po diskutohet shumë rreth iniciativës për bashkëpunim rajonal të quajtur “Open Balkan” të iniciuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Mesazhi i Albin Kurtit: ‘Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rr ezikuar’ Read More »

Haradinaj: Në Paris mu desh të mbroja arat nga vllau im Edi Rama

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili në një shënim në facebook, tregoi detaje nga biseda në Paris mes tij dhe Haradinaj, madje kritikoi a shpër liderët kosovarë për qasjen e tyre ndaj Serbisë dhe Europës.
Në një intervistë në televizionin publik, Haradinaj e ka pohuar se ka pasur një dialog të pakë ndshëm me Ramën, duke shtuar se ky i fundit u rreshtua në anën e gabuar.

Kreu i AAK-së deklaroi se nuk i ka treguar arat asnjë ndërkombëtari, por ka qenë vetëm i detyruar të mbrojë arat e tij, nga Edi Rama siç thotë ai. Pasi për të, ndarja e Kosovës do të sillte lu ftra të reja.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të paba zuara. Në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar ga bim, për ndarjen e Kosovës që ishte rr ezik për Ballkanin që do të na dërgonte në lu ftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama”, ka thënë Haradinaj .

Haradinaj: Në Paris mu desh të mbroja arat nga vllau im Edi Rama Read More »

Koncerti i këngëtarit serb në Shqipëri, reagon regjizori i njohur: Ftoj ata që e pëlqejnë të shijojnë artin dhe zërin e tij

Disa ditë pas protestave në Shqipëri, lidhur me koncertin që këngëtari serb Goran Bregoviç do mbajë në Korçë, ka reëguar regjizori i njohur Pëllumb Kulla. Përmes një postimi në Facebook, ai e ka cilësuar këtë si turp, duke treguar se nëse ai vjen në Shqipëri, ai do jetë spektator, pasi e vlerëson talentin e tij.

“Është e tu rpshme kjo polemikë. Aq sa mua më vjen t urp edhe që nuk rri dot pa marrë pjesë, edhe në këtë zhu rmërim. Na tërheqin zva rrë ca njerëz me nevoja më të mëdha se ato muzikoret. Po na zv arritin në këtë terren të mirënjohur shqiptar, për një k onflikt të ri shqiptaro-shqiptar.
Për këtë u vu edhe kjo fla kë politike. Këtë e duan gjasmenacion alistët e shumtë, votahu mburit gojëh idhur, që vërsu len në çdo zj arr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes. Në këto pak rreshta, dua përulësisht të ftoj një zgjidhje për të dy palët.

Nuk di që ai ta meritojë dën imin por, megjithatë, e d ënoj artistin bosnjak Goran Bregoviç, edhe sikur atij antishqiptarizmi të mos t’i ketë shkuar nëpër asnjë sekondë. E dë noj duke iu kërkuar atyre që nuk e pëlqejnë, që të mos i shkojnë aspak, ta shohin dhe ta duartrokasin aty në festën e birrës në Korçë. Le ta lenë para mikrofonit me sheshin bosh përpara. Pa këmbë njeriu!

Nga ana tjetër këngëtarin e shquar me atë popullaritet marramendës, e përgëzoj për simpatinë që ka fituar nëpër Ballkan dhe botë dhe uroj që në Korçë, të jetë i rrethuar me sa më shumë admirues. Ftoj të gjithë ata që e pëlqejnë të vrapojnë të shijojnë artin dhe zërin e tij. Unë do të jem mes tyre!… Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!”, shkruan ai.

Koncerti i këngëtarit serb në Shqipëri, reagon regjizori i njohur: Ftoj ata që e pëlqejnë të shijojnë artin dhe zërin e tij Read More »

Gazetarja shqiptare mezi pret ta shoh Goran Bregoviç: Do jem spektatore në rreshtin e parë

Ajo ka bërë një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Në bujën e madhe për ftesën si mysafir special, Goran Bregovic nga Bashkia e Korçës, në fesën e birrës në Korçë, gazetarja Kozeta Kurti ka ‘tollovitur’ rrjetin me veprimin e saj.
Kozeta është angazhuar shpesh herë me organizime të koncerteve të ngjashme, dhe këtë të fundit si duket po e pret me padurim.

Në llogarinë e saj Instagram ajo ka ndarë një video nga një perdormancë e Bregovicit.

“22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”, ka shkruar në mbishkrimin e videos.

Gazetarja njihet për krijim polemikash dhe kështu veproi edhe së fundi, ajo tregoi se një reper nga Kosova do të performojë para Bregovic.
Derisa publiku aludonin se fjala ishte për Capital T, ( i cili së fundi rrëfeu se e ka anuluar pjesëmarrjen e tij), ajo është shprehur se reperi “kurrë nuk ka qenë i ftuar në festivalin e birrës”.

Por, më pas ka bllokuar komentet.

Gazetarja shqiptare mezi pret ta shoh Goran Bregoviç: Do jem spektatore në rreshtin e parë Read More »

Aurela Gaçe jep mendimin e saj për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri me tregimin emocionues

Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë ka ngjallur pakënaqësi te shumë personazhe të njohur.
Disa nga reagimet që janë bërë për ardhjen e tij në Shqipëri kanë lidhje me faktin që muzika e tij mund të ketë frymëzuar ush tarët serbë gjatë lu ftës në Kosovë.
Aurela Gaçe është një nga këngëtaret që ka folur mbi ketë temë.
Teksa ka ndarë në Instagram disa pjesë nga performancat e Shkurte Fejzës dhe Gëzim Nikës, ajo na ka emocionuar me tregimin e saj. Këngëtarja e njohur ka dhënë një mesazh shumë domethënës duke treguar me ironi një ngjarje, e cila në fakt nuk ka ndodhur. Aurela shpreh mendimin e saj për ardhjen e Goran Bregovic, duke rrëfyer një histori sikur këngëtarët shqiptarë performojnë në Beograd dhe serbët këndojnë me gjithë forcën e tyre në shesh, duke lënë pas të kaluarën.
Aurela shkruan: “Ndodhem në një shtet te huaj!
Ditë vere, jam në shesh, atmosfera në maksimum. Muzika Shqiptare ka pu shtuar sheshin, uauuuu ,dëgjoj gjithë publikun që këndon bashkë me Shkurte Fejzën. Çfarë gëzimi kishte në sytë e tyre teksa këndonin N’Xhamadan me vija -vija . Në fakt më bëri përshtypje sepse po mendoja se si mund t’i dinë këngët tona në nje shtet të huaj. Iu afrova një burri që po nxirrte da marët e qafës nga fuqia e këndimit edhe e pyes.
– Më fal se jam e re në ketë botê, çfarë po ndodh?
Ai ma kthen me një anglishte të çalë – Je në Beograd, edhe po ndodh mrekullia.
Janë të ftuar artistë Shqiptarë. Oh sa bukur.
Pikërisht me këngët e këtyre artistêve , Shqiptarët merrnin forcë e u rritej atdhedashuria , e këndonin edhe kur l uftonin për liri .
E çuditur e pyes -Për liri? Ndaj kujt?
-Ndaj nesh – ma kthen ai!
Ou i thashë- ,Bravo bravo, ju tani ndjeni dashuri për ne?
Ai për një moment ndalon së kënduari e më thote- Më fal, mos e përzje muzikën me politikë.
Ne jemi Europianë tha, s’jemi ba rbarë, duam paqe.
Vazhdoi- A e di tha se pikërisht kjo artiste ka bëre burg në Kosovë, nga shteti Serb? Pikërisht se kendonte këngë që flisnin për liri .
A e di më tha se me zërin e Gezim Nikês e shumë artistëve Shqiptarë, të rinj e të reja frymëzoheshin e me kënget e tyre u këndonin edhe ar mët teksa lu ftonin?
Por,koha ndryshon tha, ne tani kemi ndryshuar, jemi civilizuar, duam paqe moj shoqe më tha.
Ja, ne tha ju kemi ftuar të kendoni kētu mes Beogradi , ne gezojmë jetën, shikojmë përpara.
Kosovën e morët tha, u vr amë e u premë. Ju morëm gjithçka kishit, vr amë femijë e pleq,te rinj e te reja, por koha ka ndryshuar.
Edhe ne tha, kemi artistë me të cilet jemi frymëzuar kur lu ftonim kundër jush, por ju tha na e hodhët, u treguat më të mirë se ne, e ftuat mes jush. Ja pra qe edhe ne jemi te qytetëruar, këndojmë Shqip !
Më la pa tekst.
Mora pijen time në dorë e vazhdoja ecja në shesh, qyteti Serb gëlonte nën ritmet e këngës Shqipe…..
Isha e djersitur , kulloja ,ca nga vapa,ca nga sil kleti …u zgjova.
Eh thashë me vete, ku s’të çon ëndrra.
Mora nje kafe të mblidhja veten….e me vete mendoja, ku i dihet …..
Bën vaki e bëhet realitet!”. /News31

Aurela Gaçe jep mendimin e saj për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri me tregimin emocionues Read More »

‘Dëgjo o popull i mjerë: Për mu ma problem janë plehrat nepër gjithë bregdetin e Shqiperisë, se sa Bregoviçi. Muzikën e atij sh ovenisti e dëgjon ai që don, këtë h elm te plehrave e fusim ne organizëm’

Gazetari Milaim Zeka mendon se pr oblem në Shqipëri janë mbeturinat në të gjithë vijën bregdetare dhe jo nëse do të bëhet apo jo koncerti ku do tëj etë dhe këngëtari serb, Goran Bregovic.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa i quan shqiptarët popull i mj erë, Zeka shton se përsa i përket muzikës, kushdo zgjedh çfarë dëshiron të dëgjojë, ndërsa hel min e ple hrave e fudim në organizëm edhe kur nuk duam.
“Degjo o popull i mjer: Per mu ma problem jane pleherat neper gjithe bregdetin e Shqiperise, se sa Bregoviçi. Muziken e atij sho venisti e degjon ai qe don, kete he lm te pleherave e fusim ne organizem padashje. Ja shikoni…,”- shkruan Zeka.

Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

‘Dëgjo o popull i mjerë: Për mu ma problem janë plehrat nepër gjithë bregdetin e Shqiperisë, se sa Bregoviçi. Muzikën e atij sh ovenisti e dëgjon ai që don, këtë h elm te plehrave e fusim ne organizëm’ Read More »

Ballist Morina: Do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe/ Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

I famshëm si autori i ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, bëhet pjesë e de batit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në një koncert në Korçë.
Por ndyrshe nga sa mendojnë shumë, Morina i uron mirëseardhjen Bregoviçit, dhe thotë se nuk i rezulton që ai t’i ketë kënduar “Tigrave të Arkanit”.
Reagimi i Morinës:

Li dhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.

Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve, përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.
Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rr ezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rr ezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.

Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kë rcënojnë me dh unë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.

Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

Ballist Morina: Do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe/ Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç! Read More »

Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator. Ai siguron se edhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion. ”çfarë vendimi prisni të marrë Basha lidhur me rolin tuaj?

Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament. Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.

Shqipëtarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar diktatorit, ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin. Shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vd ekur, kanë ngrënë mish të ngo rdhur dhe kanë vde kur. Sepse njeriu par avde kjes përpiqet të shpë tojë. Kjo ka ndodhur dikur edhe në Korenë e Veriut. Tani ndoshta s’ndodh se i ka dhënë disa parcela. Dik tatura dhe bari janë të lidhura. Gjithçka unë po bëj, pikërisht është që shqiptarët mos hanë bar. Dhe rruga e vetme është transparenca, unë s’po ofroj bar, por transparencë.

Në këtë kontekst. Dua të them prap, qëllimi im nuk ka të bëjë, nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti, por nuk pranon nën di ktat ti shkel ato. Ky është ndryshimi. Rruga e vetme është transparenca. Kështu që, cilido jetë qëndrimi im, nuk ka forcë në botë përveç të gjithfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Kryetari i PD në takimin me znj.Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë. Ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencën. Por ata që ofrojnë barin kanë një problem madhor, kanë frikë nga e vërteta. Ata i tre mben. Unë kam deklaruar se mbi vendim, një fakt të jepet, unë marr vendimet e mia. Unë qëndroj i vendos, ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që mund të më imponojë mua përveç transparencës.Kushdo tjetër.”- tha Berisha.

Sali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm Read More »