Opinione

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe merr në mbrojtje olimpistët kuqezinj: Stërviten në kushte të mj erueshme!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është solidarizuar me olimpistët kuqezinj në “Tokyo 2020”, të cilët zhgënjyen të gjithë, duke mbetur larg zonës së medaljeve. Përjashto peshëngritësin Briken Calja, të cilin e ndau vetëm 1 kg nga medalja e bronztë, të tjerët e mbyllën Olimpiadën larg pritshmërive.

Natyrisht, nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj KOKSH, por dhe sportistëve, të cilët u përcollën me “tam-tame” nga politika, ndokush shkoi deri në Tokio për të marrë sadopak nga lavdia e tyre (e munguar), por në fund të gjithë u kthyen kokulur në planin rezultativ.

Ja postimi i Gaçes në rrjetet sociale, me theks kryesor atleten Luiza Gega: “Vendi i 13-të, renditur mes atletëve më të mirë të botës. Për hërë të parë valëvitet flamuri shqiptar në Lojërat Olimpike. Edhe mos harroni se në çfarë kushtesh të mj erueshme stërviten sportistët tanë!
Edhe këtë s’e luan topi. Luiza Gega, faleminderit që tregon me këmbëngulje se pasioni mban gjallë ëndrrat, se përkushtimi në çdo fushe të bën gjithmonë të path yeshëm.

Shumë nga sportistët tanë meritojnë mbeshtetjen tonë shpirtërore, e vetmja gjë që mund t’u japim. Pastaj se si ata arrijnë të bëhen edhe kampione Europe, Ballkani, e kanë meritë me shumë sakrifica.

Eshtë lehtë të flasësh nga divani. Ju meritoni dashurinë dhe mbështetjen tonë @luizagega @izmirsmajlaj @briken_calja @erkand_qerimaj e shumë shumë sportistë e atletë shqiptarë, që lu ftojnë përditë me të pamundurën”.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe merr në mbrojtje olimpistët kuqezinj: Stërviten në kushte të mj erueshme! Read More »

Berisha: ‘Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtator, duke thënë se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëpunimi të tillë, duke thënë se opozita është shpresë për përmbysjen e nark oshtetit dhe nuk mund të shndërrohet në le vë të narko shtetit.

“Kategorikisht kundër. Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit.

Jam i bindur se janë shumë të paktë, ose ndoshta askush nga demokratë, që e duan, por bashkëpunimin që iu referua zonja Kim mund të jetë, por edhe jo, për bashkëqeverisje”, tha Berisha.

Berisha: ‘Do të ishte dr ama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmby sjen e narko shtetit, të shndërrohet në le vë të na rkoshtetit’ Read More »

Sali Berisha: ‘Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare’

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, pati një reagim të fortë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila sërish dje kërkoi që Sali Berisha të mos ishte pjesë e Parlamentit të ri.

“George Soros dhe Edi Rama po h akmerren politikisht ndaj meje, për d enoncimet e mia për lidhjet e Ramës me kr imin dhe pasuritë e pal igjshme. Vendimi është h akmarrje politike për kundërshtimin tim të pr erë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Mungesa e transparencës së këtij vendimi tregon se është vendim vetëm politik. Por, pavarësisht nga këto, unë nuk kam ngritur p adi kundër vendimit politik, por kundër shp ifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim. Karakterin politik të këtij vendimi e d ëshmon edhe kërkesa e ambasadores që të mos futem në Parlament, me kër cënime me bar që e ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobët e pandreqshëm”, tha Berisha.

Ai kritikoi Kimin kur pohoi se ajo po ngatërronte demokracinë me di ktaturën duke theksuar se shqiptarët nuk hanë bar.

Yuri Kim pati deklaruar: “Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga ko munizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tr agjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Berisha deklaroi se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit, pavarësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim.

I pyetur nga A2 nëse kreu i PD, Basha, do ta largonte nga grupi parlamentar, Berisha tha: “E them edhe një herë, nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare. Sa di unë, kryetari i PD në takim me zonjën Kim ka kërkuar të njëjtën gjë. Por ata që nuk bëjnë transparencë, kanë një problem madhor, kanë fr ikë nga e vërteta. Nuk ka forcë në botë që mund të imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij. Cilido që ak uzon pa fakte bazë, ka probleme madhore me karakterin e tij”.

Berisha sqaroi se konferencën e ka thirrur për të njoftuar publikun se avokati i tij ka dorëzuar pa dinë për shpifje në Gjy katën e Parisit.

“Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shpallur non grata mua dhe familjen time, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë pa di për shpi fje. Javën që kaloi u dorëzua p adia pranë kësaj gjykate. P adia bazohet në precedentë të ngjashëm të mëparshëm dhe në parimin universal që për shp ifjen nuk ka imunitet. Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken që të dërgojë pranë gjy katës fakte, dokumente dhe prova që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Me këtë rast ju informoj edhe se sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që i drejtohem një gj ykate dhe nuk kisha imagjinuar që do të ngreja padi ndaj Sekretarit të një vendi që e admiroj kaq shumë. Me këtë padi dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjthë shqiptarëve”.

Sali Berisha: ‘Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare’ Read More »

Biznesmenja shqiptare: ‘Jemi populli që e do më së shumti se ksin në botë’

Në rubrikën “N’sfidë”, në “Natë Vere”, me tekste të këngëve eksplicite është sfiduar edhe Leonora Popaj, biznesmene e njohur që jeton në diasporë.
Për dallim nga të ftuarit e tjerë në këtë rubrikë, ajo është shfaqur më e hapur ndaj këtyre këngëve.
Ajo e ka quajtur gjë të mirë faktin që këngëtarët që përdorin gjuhë eksplicite nëpër këngë janë të lirë të shprehen në atë mënyrë. Madje ajo ka ironizuar me njërin nga tekstet, duke thënë se rinia kosovare duket se ka apetit të madh për s eksin.

“E bindur jam që jemi mbase populli që e do më së shumti sek sin në botë. Mbase kjo e shpjegon edhe numrin e fëmijëve që i bëjmë”, ka deklaruar ajo duke komentuar njërën nga këngët.

Popaj nuk është kursyer as vetë nga përdorimi i gjuhës eks plicite teksa ka komentuar tekstet e këtyre këngëve.

Biznesmenja shqiptare: ‘Jemi populli që e do më së shumti se ksin në botë’ Read More »

Nuk duam tja dimë…!Oh sa mirë me qenë shqiptar…!/ Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj
.
Nuk duam tja dimë…!
Oh sa mirë me qenë shqiptar…!
Nuk ka fjali më të gjindur për këdo që është në këto troje dhe nga këto troje. Oh sa mirë dhe lum si ne…!
Na gëlon shpirti dhe na gufon zemra, qofshim ne dhe mos qoftë kush tjetër si ne…!
Më të mirët , më të dlirët , më të urtët , më punëtorët , më të mençurit, më therorët…!
Eh, është mirë të jesh shqiptar !
Nuk mund të imagjinohet sa shumë të duan dhe të respektojnë në botë si të tillë. Sa e marrin vesh që je nga ky sua, qofsh dhe më i kënduar ndër shokë , të veçojnë dhe të trajtojnë siç të ka hije, denjësisht dhe respektivisht !
Oh sa mirë të jesh shqiptar…!
Harron lodhjen, mundin, streset për këtë emër…!
Ke bërë a ske bërë rrugët e botës dhe prapë rikthehesh vetëm për pak Shqipëri.
Nuk duam tja dimë për varfërinë që na ka kapluar, nuk duam tja dimë për ditët e zbrazëta dhe gri…!
Nuk duam tja dimë as për baltën, pluhurin dhe smogun, kur je i pushtuar nga sindromi Shqipëri…!
As që pyesim ne, se si dhe qysh na kanë përdorur, që nga politika e madhe jemi vënë në rresht.
Si dhe as që duam tja dimë, se cili nga këta te “parë”, këtë vend po e bënë përshesh…!
Nuk duam tja dimë, që bollëku dhe mizerja janë veç një hap larg , krimineli dhe viktima janë pranë e pranë , i mençuri dhe budallai ecin krah për krah…!
Nuk duam tja dimë, që virtyti dhe morali yne po ndryshojnë lemerishëm, ku i ndershmi është idiot dhe maskarai i njerëzishëm…!
Ku servilët , dallkaukët , ziliqarët , batakçinjtë , kodoshët dhe zuzarët janë bërë njerëz të zotë , potent dhe të kohës…!
Ne nuk duam tja dimë…!
Nuk duam tja dimë që ekonomia po rrënohet , dhe shkaktarët përditë na gënjejnë dhe ne në delir as bëzajmë as dëgjojmë…!
Dhe nuk është faj ynë për shurdhërinë e heshtur dhe as për ndjesinë , që nuk duam tja dimë…!
Është gatimi ynë , si brezat e parë, të krenohemi nga krenaria :
Oh sa mirë me qenë shqiptar…!

Nuk duam tja dimë…!Oh sa mirë me qenë shqiptar…!/ Genc Demiraj Read More »

‘Madame ambasadore jeni diplomate e dobët’/ Adi Krasta kritikon Yuri Kim

Gazetari Adi Krasta ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë me ish kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij “non grata”.
Moderatori i “A Show” te Tv Syri, e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.
“Madame AmbassAdore-Jeni një diplomate e dobët!”, thotë Krasta duke shtuar në Twitter se:

“Zhvleresimi i ambasadorwve te huaj ne Shqipëri wshtw i pandalshwm. Për herë të parë shqiptarët janë të pafajshwm”, shkruan Krasta.

‘Madame ambasadore jeni diplomate e dobët’/ Adi Krasta kritikon Yuri Kim Read More »

‘Berisha nuk është i domosdoshem për PD. Do ketë PD edhe pa atë’

Reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim që e kërkon Sali Berishën jashtë parlamentit në shtator, ka shkaktuar jo pak reagime mes demokratëve e jo vetëm.
Fatbardh Kadilli, i cili vetëm pak kohë më parë kandidoi për kryetar i kësaj force politike, thotë se Lulzim Basha është kryetar, por jo lider.
Basha është në një pozicion të vështirë teksa hapur i është kërkuar të distancojë PD-në nga Berisha.

E për këtë të fundit, Kadilli thotë se nuk është i domosdoshëm në parti.

“Sot ne kete situate qe jemi, – PD ka kryetar, por nuk ka Lider; – Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate. – PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve”, shkruan Kadilli.

‘Berisha nuk është i domosdoshem për PD. Do ketë PD edhe pa atë’ Read More »

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur!/ Nga Mentor Kikia

Nga Mentor Kikia

Ky që shikoni në foto është është një plazh, në një qytezë kroate, Podgora quhet. Eshtë një ndër fotot që përhapin agjensitë pomovuese kroate. Tregon një plazh të bukur, në të cilin njerëzit shtrihen nëpër shtrojet e tyre.

Nuk ka shezllone, nuk ka lokale, ahengje… thjeshtë natyre, natyre siç e ka bërë natyra… Në Shqipëri nuk gjen asnjë vend të frekuentueshëm kështu.

Sepse kudo kanë mbirë lokale e mejhane. Sepse, ne që deri në 1990, iknim në plazh me trena ngjeshur bark më bark e kurriz më kurriz, me skoda e zisa ngarkuar, befas na hipi një lloj tangërllëku i pashoq.

U krijua shpjet e shpejt klasa e tangërllëksave, që kur shkonik në plazh jo vetëm që nuk e vinin pra panicën në shtroje, por filluan të prenotojnë edhe zhezllone VIP, rrethuar me pëlhura intime, nga ato që kishte thurur dikur vetë Penelopa. Dhe tang ërllëku është sëmundje e keqe, është ngjitëse.

Sepse nëse e bën njëri këtë, tjetri nuk do të duket më poshtë atij dhe fap, e bën edhe ai. Të shkosh në Dhërmi e të ulesh në shtrojen tënde? Bah, po ta marrin vesh në Tiranë, si do të dalësh në facebook pastaj, ke më surrat?

Dhe këtij tangërllëku, biznesmënt iu përgjigjën fap e fap, me çmime, (edhe si ai i Dhërmiut, një kokërr vezë 8000 lekë) e me lokale në cdo cep. Aq sa sot lufta më e madh që bëhet në plazhe është të gjesh një gur ku të ulesh, pa të kërkuar para “pronari”. I pafshim hairin tangërllëkut!

Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur!/ Nga Mentor Kikia Read More »