Opinione

‘Ndërron’ profesion Artan Hoxha, shet misra të pjekur

Gazetari Artan Hoxha ka postuar një foto ku shihej se për disa çaste ka zënë vendin e një shitësi misrash të pjekur. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se po trajnohet për të ndërruar ‘profesion’ duke cituar dhe një shprehje popullore që thotë se ‘në këtë vend çfarë sjell ora nuk sjell moti’. Ai shton se çmimi i misrit është rritur dhe se ka shkuar në 1 mijë e 500 lekë të vjetra, ndryshe nga bananet e Ekuadorit që vijojnë të mbajnë të njëjtat tarifa, 7 copë 2 mijë lekë të vjetra. Rritjen e çmimit të misrave e konsideron një organizim të ‘kartelit’ të misra-pjekësve në bregdet, madje më të mirë se ai i kokainës.

Postimi i plotë:

Hajde miser i pjekur… Iku malli i mire, 7 cope 2 mije leke… Duket amatori ne keto pune!!! Harrova qe “7 cope 2 mije leke” eshte per bananet e Ekuadorit ne Tirane. Ne Sarande, pazari per mallin e vendit, misrin e pjekur eshte ”4 misra 6 mije leke”…. I pyeta keta te misrave, pse e keni rritur çmimin e misrit 1500 leke, kur kursi euros ka rene ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar, ku nje miser shitej per 1 mije leke ndersa prodhimi i misrit ne vend eshte rritur kete vit… Ka kater faktore, tha profesionisti i misrave te pjekur, 1)- Eshte rritur shume nafta, nuk e mbjellim misrin me parmende si qemoti por me zetor. 2)-Lu fta ne Ukraine na shk aterroi fare, i ka cuar cmimet e dritherave ne qiell. 3)-Eshte shtrenjtuar fuqia punetore, ata qe pjekin miser po nuk i pagove mire, i merr greku se paguhen me mire andej…(prandaj thote Rama se duhen taksuar forte keta profesionistet e lire)… 4)-Na vr et dhe haku i shtetit. Me perpara ishin po lice nga fshati dhe kenaqeshin vetem misra te pjekur, keta te sotmit jane bere qerratej te medhenj, duan vetem leke ne dore, ndryshe te sekuestrojne misrat me gjithe prushin e nde zur…. Temen e semes, 1500 leke misri i pjekur!!!!! Eshte bere karteli i misra-pjekesve ne bregdet me i organizuar se karteli i kokaines E pyeta misrapjeksin profesionist, ku fiton me shume, te pjekja apo te vje dhja e misrit? Pune dreqi,-me tha!!! Te vje dhja kemi fluks kerkesash sepse ka kushte me te mira.

Punon me pak kohe, plus qe vje dhja behet ne freskellek, naten. Kurse te pjekja je me i sigurte, por puna eshte me orar te zgjatur dhe ne kushte te veshtira, pasi duhet te durosh vapen e veres dhe te nxehtin e prushit… Zgjidh e merr. Ose 1 ore ha jdut misrash ne freskun e nates, ose 14 ore pune ne piskun e vapes per te pjekur miser!!! Perfundimisht ky vend ka marre te tatepjeten… Meqe kjo puna e ha jdutllekut eshte zanat me liçence qeverie, me mire po kaloj te pjekja e misrave, lodhesh me shume por fle rehat. Po trajnohem te nderroj zanat sa nuk eshte vone, ne kete vend ç’sjell ora nuk sjell moti, thote populli…

‘Ndërron’ profesion Artan Hoxha, shet misra të pjekur Read More »

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai nuk kurseu ironinë ndaj Metës për të cilin tha se është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit.

Më tej Veliaj theksoi se është “racizëm të thuash se Tirana po mbingarkohet, kur je bërë nga kjo Tiranë kryeministër dhe President”.

“Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit, pro është ra cizëm ba nal që të thuash se kjo Tiranë po na mb yt dhe po na mbingarkohet është raci zëm ba nal kur vetë je histori suksesi, se je bërë dhe Kryeministër dhe President nga kjo Tiranë. Edhe kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë që edhe pse për 30 vjet kanë pasur të gjitha detyrat e shtetit,

Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh. I ka bërë Presidentë, Kryeministra, Kryetar Kuvendi të mësojnë pak nga ky emër i madhe që në ditët më të vështira i bëri njerëzit bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera. Është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef por me pasion”, tha kryebashkiaku.

Veliaj-Metës: ‘Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin’ Read More »

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’

Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se është një “aferë që shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro”.
Berisha ak uzoi Ramën se ka gjetur një kompani për t’u fshehur pas saj dhe për të larë paratë e dro gës.

“Unë para dy javësh u kam bërë thirrje qytetrëve të Durrësit të mos blejnë asnjë metër se gjithcka do konfiskohet, unë sot përsëri e den oncoj këtë aferë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Evropës. Se si aferë kjo shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro.

Rama me kompaninë po përvetëson një milion metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit dhe po i bën një d ëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare.

Para 6 muajsh janë blerë vinca nga më modernët për atë port, të gjitha shumëzohen me zero se i pangopuri Rama ka gjetur një kompani sa për t’u fshehur pas saj për të larë paratë e lumenjve të dro gës së klaneve të tij të dr ogës në Durrës.

E garantoj se ai projekt nuk do gjejë jetë e PD do jetë një nga të parat. I them atij zotërisë Emaar të mos impolikohet në afera të tilla, mos implikohet në megaafera të tme rrshme si kjo, Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike”, tha Berisha.

Berisha: ‘Rama nuk ka autoritet të pla ckisë në këtë mënyrë pronën publike’ Read More »

Politikani shqiptar ka një kërkesë për Noizy-n

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, së fundmi ka publikuar nëj foto krah reperit Noizy,

Në llogarinë e tij, Geci, ka një kërkesë për të gjithë këngëtarët. Ai i ka kërkuar nga Noizy dhe reperët e tjerë që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.

Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte: “Mos e kopjoni politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin

Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë

Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.

Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.

Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt.

Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”

Politikani shqiptar ka një kërkesë për Noizy-n Read More »

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e dy masave për të ndihmuar sektorin e turizmit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha foli për subvencionimin r plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban si dhe për përgjysmimin e taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

“Po rrë nojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban.

Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD”-tha Berisha.

Berisha: ‘PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban’ Read More »

Avokati i njohur Idajet Beqiri p las ‘bo mbën’ për Ilir Metën: ‘Ma tregoi Fatos Nano në bu rg’

Teksa në Shqipëri diskutohet nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip” rrëfeu bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në bu rgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.

Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësisht se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në Partinë Socialiste.

“Isha në b urgun 313, m’u bë gjy qi dhe më çuan në bu rgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës. Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha. Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%. Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.

Avokati i njohur Idajet Beqiri p las ‘bo mbën’ për Ilir Metën: ‘Ma tregoi Fatos Nano në bu rg’ Read More »

Mentor Haziri shp ërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’

Artisti i njohur Mentor Haziri nuk i ka kursyer kritikat për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill”. Festivali nisi mbrëmjen e djeshne kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata.

Ndërsa, mbrëmjen e sotme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna,

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.

Në natën e sotme të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë dje performoi Dua Lipa.

Mentor Haziri shp ërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’ Read More »

Alfred Cako bën parashikimin e bujshëm

Teoricieni Alfred Cako ngritur pretendimin se ten sionet Serbi-Kosovë janë planifikuar nga ‘Iluminati me po licin e mirë (Perëndimin) dhe po licin e keq ((Rusinë)’. Cako paralajmëron se së shpejti Rusia do shkëputet tërësisht nga Europa dhe se shqiptarët do shkojnë drejt perëndimit.
Postimi i Alfred Cakos

Kon flikti i stisur Serbi-Kosove i organizuar nga Iluminati me po licin e mire (Perendimin) dhe p olicin e keq ((Rusine).

Se shpejti, Rusia ne BRICS dhe jashte Europes, shqiptaret ne perendim. Por te dy palet su ndohen nga M afia Khazare.

Alfred Cako bën parashikimin e bujshëm Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com