Opinione

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani…

Gazetari Arjan Çani ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Çani është pyetur se cili nga tre politikanët kryesorë në Shqipëri është më i korruptuari?

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Shqipërinë e kanë drejtuar në 30 vite, tre persona dhe asnjëri nuk largohet. Kush mendon se i ka bërë më shumë dë me vendit nga këta të tre? Berisha, Meta apo Rama?

Arjan Çani: Në këndvështrimin tim, asnjëri nuk i ka bërë dë m. Unë po të isha njëri nga këta do ti bëja më shumë. Po, po më beso. Duke njohur siç i njoh unë banorët që më rrethojnë…

Ylli Rakipi: Domethënë po të kishe qenë ti, do të kishin ikur të gjithë, do të mbetej territori bosh fare…?

Arjan Çani: Ky popull i do këta, prandaj i mban. E di ku do të ishin këta në një vend tjetër?

Ylli Rakipi: Ja edhe doktori ka dalë prapë. Rilindje kot thonë këta, se Rilindje është doktori tani, po vete 80 vjeç… Ky tjetri në 25 korrik bën miting.

Këta të tre, që akuz ojnë njëri tjetrin, për kor rupsion, ti kush mendon se është më i ko rruptuari?

Arjan Çani: Asnjë.

Ylli Rakipi: Po thua gjëra shumë të çuditshme. Sepse ti ke parime si këta. Po pse nuk u bëre ministër?

Arjan Çani: Nuk më kanë bërë ofertë, por kushton edhe shumë. Duhet të më paguajnë shumë që të bëhem.

Ylli Rakipi: Asnjërin nga këta nuk e quan të korru ptuar?

Arjan Çani: Jo Ylli jo. Ne duhet të kemi më shumë respekt për këta personazhe. Rama, nuk e kuptoj pse duhet të lodhet kaq shumë me këta dy të tjerët, ky ti futet një projekti për tu rikthyer në monarki Shqipëria dhe nuk ka nevojë më ky vend… Ky vend me këtë nivel, të ishe një lloj fillimi historie, si në Dubai përshembull… As kundërshtar nuk ka. Cfarë lidhje ka demokracia me Shqipërinë? I gjati duhet të shpallet mbret.

Ylli Rakipi: Dhe ne shpëtojmë?

Arjan Çani: Mbret po. Në thelb e di që ky ka qejf, e do këtë gjë. Ai mendon se ka idetë brilante. Mund të më thuash kanë nevojë për opozitarë këta?

Ylli Rakipi: Opozitë duhet të ketë. Po më i pasur nga këta kush mendon se është?

Arjan Çani: Mendoj se të tre duhet të jenë. Nuk them dot kush është më shumë. Unë besoj shumë te ndershmëria personale e Berishës. Berisha më duket njeriu që nuk ka ndonjë raport të mirë me paranë.

Berisha, Meta apo Rama, kush nga tre politikanët është më i korruptuar? Ja si përgjigjet Arjan Çani… Read More »

Taulant Balla shkon në SPAK, ja cila është arsyeja…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje.

Ndërkohë në një postim të bërë pak më parë në rrjete sociale, Balla njofton se sot ka depozituar ë SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do i shkojë deri në fund.

Balla deklaron se kush mendon se kanë hequr dorë nga akuzat e tyre gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërpr erje vit pas viti, ka de noncuar gr abitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.

Taulant Balla ka aku zuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për gr abitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.

Taulant Balla shkon në SPAK, ja cila është arsyeja… Read More »

Blendi Fevziu përballet me të papriturën në mes të rrugës Vlorë-Orikum: ‘Nuk ka ndryshim nga një vr asës’

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, i cili ka zgjedhur që të pushojë në jug, i ka ndodhur diçka e papritur në rrugë.
Vetë gazetari Fevziu ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video, ku shihet se i kanë zënë rrugët një kope lopësh.

Fevziu shprehet se bariu që i ka lënë lopët në rrugën e re Vlorë-Orikum, nuk ka asnjë ndryshim nga një vr asës nga pakujdesia.

“Nje kope lopesh ne mes te rruges interurbane Vlore – Orikun (rruga e re), kur shpejtesia e lejuar eshte 80 km/ore dhe pa asnje lloj ndricimi eshte po aq e rrez ikshme sa cdo makine qe te vjen perballe ne autostrade. Ky bari qe i ka vendosur aty per minuta te tera nuk ka ndryshim nga nje vra ses nga pakujdesia”, shkruan Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu përballet me të papriturën në mes të rrugës Vlorë-Orikum: ‘Nuk ka ndryshim nga një vr asës’ Read More »

Kadilli: ‘Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit’

Anëtari i Rithemelimit, Fatbardh Kadilli ka komentuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur ‘non grata’ disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me kr imin dhe korrupsio nin.

Kadilli tha se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës edhe nga Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë efekt të madh.

Ndonëse nuk janë dhënë emra, u përfol se mes tyre është edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ edhe nga SHBA. Në një intervistë, Fatbardh Kadilli tha se i gjithë çbalancimi që qeveria ka ish ministra të arrestuar dhe shënjestrohet Berisha ka ndikuar jo për mirë në klimën brenda PD duke sjellë edhe përçarjen e opozitës.

“Nuk kemi pse e lidhim me Berishën. Është për një grup njerëzish, është qëndrim zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar që i ngjan qëndrimit të SHBA. Kjo është një qasje e re, kohët e fundit përdoret si instrument, mund të përdoret nesër edhe nga BE për politikanët. Përsa kohë nuk kemi konfirmim, nuk e dimë kush është.

Nëse parimisht çdo demokrat shprehet kundër korrupsionit, kur vjen puna tek Berisha, çdo demokrat e ndjen veten viktimë bashkë me Berishën. Nëse flasim për korrupsion, kemi qeverinë. Një qeveri e akuzuar për korrupsion me ministra në burg, shohim që shënjestra të jetë diku tjetër. Ky lloj balancimi e ka ndikuar jo për mirë në klimën brenda PD. Nuk ka prodhuar një projekt politik që kapërcen PD vetveten. Nuk pres që kjo të sjellë ndryshim. Kur nuk pati në momentin e parë, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh as në momentin e dytë. Zhvillimet e PD prekin Shqipërinë, jo thjesht çfarë bëjnë ndërkombëtarët”, tha Kadilli.

Ndër të tjera, Kadilli nuk la pa thënë kritikat e tij për Bashën e Berishën. Sipas tij, opozita nuk arriti të krijonte një alternativë përballë pushtetit as kur ishte bashkë, as tani kur janë ndarë.

“Çështjen non grata nuk e kam përdorur asnjëherë si levë politike. Sic kam pasur kritika për Bashën dhe kam për Berishën është se PD ka nevojë për projekt të ri politik. Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit”, tha Kadilli.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Kadilli: ‘Opozita edhe kur ishte bashkë edhe tani që janë veç e veç, janë të pamjaftueshme për të krijuar një alternativë përballë pushtetit’ Read More »

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron arr estime të tjera

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në ‘Neës24’ se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duhet të mbajë përgjegjësi për tenderin e ste rilizimit, ndërsa paralajmëroi se do të ketë arre stime.
“Për koncesionin e ste rilizimit s’kemi asnjë urdhër-arr est. Koncesioni i steri lizimit është me shumë dritëhije. Në informacionet që disponoj, më rezulton se kjo çështjes nuk mbyllet pa urdhër-arr este. Se në ça niveli shkon, s’di ta them. Zoti Beqaj është i përfshirë dhe një koncesion, si ai i chek-up. Na është thënë një shëndetësi falas, por nuk më rezulton ashtu.

Qytetarët dynden jashtë dyerve të spitaleve. Ka propagandë, mure të lyer dhe çarçafë më shumë, por është po ajo situatë.

Ish-ministri i Shëndetësisë duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse SPAK ngelet te personazhet e dorës së dytë, ajo është histori e cunguar. Titullari i institucionit është ai që ka përgjegjësi. Nisem nga disa dokumente, dosje të plotë he timore, dë shmi që janë dhënë nga vartës të zotit Beqaj. Koncesioni i ste rilizimit nuk është histori e thjeshtë.”, tha Lala.

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron arr estime të tjera Read More »

Po licët e bashkisë ‘rr ihen’ me shpulla nga majmuni! Ylli Manjani bën reagimin epik

Një ngja rje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë. Poli cët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në te ntativë e sipër ata janë rra hur me shpulla nga kafsha duke pë suar edhe dë mtime në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata është marrë nën kontroll.

L idhur me këtë situatë të pazakontë ka reaguar avokati Ylli Manjani i cili ka bërë një reagim ironik.

“Allah, allah..! Tani e kuptova pse po ja marrim turistët Greqisë…”, shkruan Manjani.

Po licët e bashkisë ‘rr ihen’ me shpulla nga majmuni! Ylli Manjani bën reagimin epik Read More »

I moshuari i shtrirë në dyshemenë e QSUT/ Sali Berisha: ‘Gjendje ka tastrofë në urgjencë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka de noncuar një rast flagrant në Qendren Spitalore Universitare që sipas tij është në ditët më trë këqija të saj. Me anë të një postimi në facebook Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili dhe i ka dërguar foton nga koridori i QSUT ku shihet dhe pacienti i shtrirë në tokë dhe një mjek qëndron pranë tij në këmbë.

“Gjendje kat astrofë në urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lek. Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb Doktor mirmgjesi.Me erdhi sot mgjes.Den oncoje po munde.. Ky eshte nje ska ndal qe ka ndodhur dje pas dreke tek urgjenca QUST.

Ku nje punonjeseje te nje fasonerie ne Tirane i ka ra te fiket ne orarin e punes brenda ne nje fsoneri ku lageshtira dhe temperaturat arrijne 36-38 grande.Ne urgjenen e QSUT njerzit jane te shtrire ne dysheme,mungojn shtreter, mungon personeli,mungojn ilaçe e çdo gja.Kjo vajza ka paguar 10 mij Leke te vjetra per ta shtrire ne ate krevat qe duket ne fotot qe me dergoj,”- shkruan Berisha.

POSTIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE:

I moshuari i shtrirë në dyshemenë e QSUT/ Sali Berisha: ‘Gjendje ka tastrofë në urgjencë’ Read More »

Jorida Tabaku: ‘Rritja e çmimeve duhet të jetë një alarm për qeverinë’

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me kr izën e rritjes së çmimeve që ka kapur vendin. Përmes një postimi në facebook, Tabaku shkruan se po përjetohet një situatë e rrezikshme stagflacioniste e cila ka nevojë për menaxhim dhe jo për propoagandë.

Deputetja e PD-së thekson se sektori i bujqësisë, i cili ka numrin më të madh të vetëpunësuarve është në një kr izë të thellë, ndërkohë që ndihma e dhënë nga qeveria është më e ulëta në rajon.

“Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rre zikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë.

Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shq etësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një kr izë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.
Por shq etësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista“, shkruan Tabaku në facebook.

Jorida Tabaku: ‘Rritja e çmimeve duhet të jetë një alarm për qeverinë’ Read More »