Opinione

Sikur të isha dy orë shefi i qeverisë

Teatri, politika dhe njerëzit
Shkruan Bedri Islami

Ka disa ditë që tema e teatrit kombëtar është bërë e përditshme dhe, në një skenë të improvizuar ngjiten aktor të ndryshëm për të protestuar kundër prishjes së godinës së vjetër. Emra të njohur e më shumë të panjohur po përbetohen për “zot e zotër”, po vrajnë e kthjellohen, po risjellin pjesë nga aktet që kanë pasë ëndërruar të luajnë, por që kurrë nuk kishin fatin.

Secili prej tyre është sot në vete një Naim Frashër, një Kadri Rosh, një Sandër Prosi, një Tinkë Kurti, një Robert Ndrenikë – origjinali është në të drejtën e tij mizore; të gjithë e të gjitha që flasin janë regjisorë të mëdhenj, bëjnë skena dhe thirrje , deri për të urinuar në atë skenë ku do të kishin dashur të ishte fytyra e shefit të qeverisë; të tjerë shkojnë edhe më larg – do të futen në grevë urie, do zaptojnë teatrin, gjithnjë në emër të vlerave të dikurshme – këtu kanë të drejtë, pasi pak prej tyre krijuan vlera në këto 28 vite; thërrasin në ndihmë emrat e mëdhenj të dikurshëm, sinonimë të teatrit, mburrja e kombit, të papërsëritshmit; duan të kenë frymën e tyre në skenat e vjetra, në paraskenat, në dialogjet, në monologjet; u kujtohen pjesë nga dramat e dikurshme dhe u duket vetja se përsëri mund të rishfaqin madhështinë e tyre – jo të tyre si vetë e parë ,por të përsonazheve që kanë luajt, e përsëri e përsëri rikthehen tek shpirtrat e mëdhenj të dikurshëm.

befas më është kujtuar se pak vite para se Enver Hoxha të ikte nga kjo jetë, në një mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror, kur po diskutohej edhe për artin, veçmas për teatrin, ishin të ftuar edhe artistët e mëdhenj, mes tyre edhe Kadri Roshi e Sander Prosi. Nuk e di pse jam i bindur se Ndrenika nuk ka qenë, pasi ishte gjithnjë i dyshuari i pushtetit, të cilët askush, as maja e piramidës, nuk ia hiqte dot piedestalin ku e kishte vënë populli.

Në atë mbledhje të Sekretariatit, materiali është i botuar, aktorët e mëdhenj, mes të tjerave,kërkuan dy gjëra: kur të jenë në xhirime filmash të kenë një dietë më të madhe, sepse pasioni, çasti, rrëmbimi , duan trajtim ndryshe – kërkesë që nuk i është plotsuar; dhe, e dyta, të gjithë kërkuan një teatër të ri. E kërkuan ata, të mëdhenjtë e të mëdhenjve, sipërorët e artit.

Enver Hoxha u kthye përgjigjen e njhour se tani për tani shteti nuk ka paratë e nevojshme për një teatër të ri, se jemi përballë bllokadës etj, fjalë të kësaj natyre. Sidoqoftë, u premtoi se kur të zgjidheshin halle të tjera, do i vinte rradha edhe teatrit të ri popullor , si quhej asaj kohe.

Kanë shkuar 38 vite që nga takimi i Enver Hoxhës me artistët e mëdhenj dhe pasuesit e tyre janë ende në të njëjtin teatër, me të njëjtën passkenë, të njëjtat dhoma, mjedise të njëjtë, por shumë herë më të amortizuar.

Tani , të gjithë këtë, po e bën edhe më përshesh politika. Basha dhe të tjerët pas tij, si në një kor të tragjedive të vjetra në rolin kobndjellës, bëhen transmetuesit e asaj që thuhet në skenën e ngritur pak mbi tokë. Teatri nuk mund të jetë kauzë e opozitës, jo se nuk duhet të kenë kujdes njerëzit e artit, por sepse këtu nuk flitet për njerëzit, por për një godinë, e cila, sado të qepet e të arnohet, si duket, nuk do të ketë të ardhme.

Po mendoja se si mund të veprojë një shef qeverie në këtë rast, kur një pjesë vringëllijnë aremët kundër tij, kur arti bëhet politikë dhe politika synon të kthehet në nënart, ndrësa pjesa tjetër, që ka gjithë të drejtën e saj normale të mendojë ndryshe, për një fjalë sakatohet?

Si do të kisha vepruar në këtë rast, kur njerëzit nuk e kuptojnë se qeveria nuk ka fond të mjaftueshëm – në fakt duhej ta kishte gjetur; kur ajo i drejtohet një sistemi tjetër – në fakt ky sistem do të ketë pas vetes mjaft probleme dhe kur, më në fund, një pjesë po bëhet gjithnjë e më radikale.

Ndoshta jam gabim: do të isha tërhequr, qoftë edhe përkohsisht, dhe do i kisha thënë , pikërisht këtyre radikalëve që, më më parë luajnë pjesët e recitalet e tyre në selinë shqupase se sa në punën e tyre, do i thoja krejt sinqerisht:

Nuk doni një teatër të ri. Bisedojeni me të tjerët. Bëni një referendum brenda mjedisit tuaj. Nëse versioni juaj është më i fuqishëm, le të mbetet ashtu. Le të mbetet ende ky teatër i vjetër, i rënë, që ka brenda vetes më shumë llum se sa jetë normale dhe mjedise njerëzore. Mbajeni kështu!

Nëse ndonjë herë do të vijë në pushtet Basha, kurdo qoftëkjo kohë, ose një tjetër sozie berishiane, atëherë bëjeni atë çfarë ëndrroni të bëni sot. Arnoni mbi të vjetrën. Nëse shteti nuk ka mundësi, ndoshta një ditë, sado e largët të jetë, do të vijë një pusht-etar tjetër, i njëjtë me Berishën e parë, i njëjtë me Berishën e dytë; i njëjtë me Lulin e zgjedhjeve të para, i njëjti me këtë të dytin, dhe bëjeni. Ata , atu ishin, tetë vite në pushtet, vodhën dhjetra herë më shumë se sa krkon i gjithë teatri i ri në një rrugë të vetme dhe kurrë nuk u kujtuan të vendosin një gozhtë të vetme në ato salla…

Lum ju që i besoni edhe kësaj here!

Do të thoja këtë dhe do të merresha me punët e tjera. Me njerëzit që janë të harruar. Me të varfërit që shtohen. me hallet që grumbullohen. Me ata që, edhe pse punojnë shumë, marrin më pak se aktorët që sillen gjithë ditën kafeneve.

Por, për fat të këtij vendi, unë nuk jam asgjë tjetër, veçse një qytetar i zakonshëm.

Sikur të isha dy orë shefi i qeverisë Read More »

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ thotë se pas 28 qershorit dhe “fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë”, kënga që do të dëgjohet kudo që jetojnë shqiptarët është “Pse jemi të ndarë”, e cila ashtu si shumë këngë të tjera shqipe paraqet ndarjen e shqiptarëve në shtete të ndryshme.

“Pas 28 qershorit dhe fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë… kjo do të.jetë kënga që do të këndohet në 90 mijë km2 ku banojnë sot shqiptarët…”, shkruan Ngjela.

Avokati prej kohësh shkruan për padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve dhe thekson se fundi i “korrupsionit kryeministror” në Shqipëri nëpërmjet reformës në drejtësi do bëjë që këto padrejtësi të korrigjohen.

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit Read More »

Opinion nga Mit’hat Havari – “Një tjetër realitet ndryshe” !

Opinion nga Mit’hat Havari:

Nje tjeter realitet ndryshe !

Kater dite me pare une bera nje status te titulluar “nje realitet ndryshe ” .
Permbajtja e tij kishte te bente me rinovimin e patentes sime te ciles i kishte mbaruar afati zyrtar dhe ta rinovosh ate , duhet te pergatisesh nje praktik te nevojsheme , kryesisht vizita shendetesore etj.

Kur u paraqita prane qendres shendetesore te zones ku banoj , cila ndodhet tek “ura e tabakeve” dhe qendra kryesore qe ndodhet mbi komisariatin nr 1 ,u befasova nga sherbimi dhe performanca e ketyre qendrave , ku mbizoteronte rregulli , pastertia , sherbimi i kulturuar ,deri tek ajri i kondicionuar ,qe eshte aq i nevojshem ne keto dite te nxehta, sidomos per moshat e treta .

Fill pas statusit tim filluan reagimet , pozitive dhe negative, disa pretendonin se rrethet kane probleme ne shendetesi , kurse Tirana eshte ndryshe etj.

Ajo qe me çuditi me shume ishte reagimi i disa personave midis tyre dhe miq te mi , qe me paralajmeruan se do vuaja per patenten, per shkak te korrupsionit , vonesave burokratike etj .

Te jem i sinqerte u shqetesova disi , ne kete moment nderhyn nje zonje qe eshte friendese me grupin tone dhe quhet Anduela Abazi .
Ajo filloi te replikonte me personat qe ankoheshin per situaten tek patentat .

Midis te tjerash sqaroi se nuk eshte e vertete sa pretendoni , pasi aty nuk ka korrupsion fare dhe koha per te bere aplikimin nuk shkon me shume se pak minuta .

Abazi u prezantua si zedhenese e autoritetit te DPSHTRR , u qetesova disi per faktin se reagoi nje zyrtar shteti , e qe une jam i prirur te besoj verberisht .

Nuk mjaftoi kjo , te nesermen ne ekranin e tv news 24 foli drejtori i institucionit ing.Anis Hoxha me nje artikulim te bukur te gjuhes shqipe , i cili sqaroi situaten e marrjes se patentes , duke pergenjeshtruar sy per sy njerezit qe kane mbjelle kete opinion negativ lidhur me punen e tij.

Egzaktesisht ai tha:” mos bini pre e seksereve , por paraqituni prane zyrave perkatese dhedo merrni nje sherbim te shpejt e korrekt”.

Ok thash me vehte po shkoj sot .
Ne oren 11mbrrita tek drejtoria , parkova makinen ne parkim privat , marre parasysh rrumpallen ne sheshin e asaj drejtorie vite me pare .

Sa kaperxeva porten hyrese me ra ne sy nje hapsire e vizuar dhe e gjelberuar bukur , krejt e lire me ca makina te parkuara me rregull qe mesiguri duhet te ishin te punonjesve te institucionit.

Me pelqeu gjendja si fillim , shpejtova hapat dhe u futa tek salla ku sherbehej per patentat siper deres ishte tabela orientuese .
Ne hyrje qendronte nje roje civil i cili te pyeste ku do shkoje dhe te orientonte drejt sportelit perkates .
Me ra ne sy qetesia apsolute qe zoteronte jo rrumpalle si vite te shkuara , kishte shume pak njerez , zyrtar ne sportele pa pune .

U ula ne ndenjeset moderrne dhe prita radhen , ca si une qendronin ne kembe pa lidhje , per mua eshte munges kulture .

Pa mbushur dy minuta me beri shenje zyrtari perkates .
Ishte ing mekanik se e pyeta djale i ri , i paster , me kemish te bardhe e gravat te zeze.

Brenda 10 minutash pergatiti praktiken provizore qe ma dha ne dore dhe me sqaroi se patenta behet gati per 1 muaj .
Si do ta marr informacionin e pyeta inxhinerin?, mjafton te futesh tek faqja jone zyrtare dhe aty gjeni emrin tuaj .

Te mos harroj, nuk pash njerez te paguanin ryshvet , se zbuloheshin nga sportelet e sherbimit thuajse ishin bosh , haha ironia ime kjo .

Bera ca foto te situates reale , e mendova me pare qe do shkruaja diçka , jo thjesht per te bere reklame asaj drejtorie qe e drejton nje ing djale i ri , se fundja kjo eshte detyra e tyre , por per te kundershtuar ata individe qe me dashakeqsi ose jo, hedhin balte mbi nje institucion ku e verteta eshte krejt ndryshe .

Kete realitet tjeter e pash me syte e mi tek sektori i marrjes se patentave ne Kashar dhe e konsiderova te arsyeshme ta ndaja eksperiencen time pozitive me miq ose jo kudo ndodhen brenda dhe jashte vendit .

Ja kjo eshte Shqiperia qe ndryshon çdo dite dhe sigurisht ka aq shume probleme per te zgjidhur , e rendesishme eshte qe ne qytetaret te zezes ti themi te zeze , te bardhes te bardhe !.

Opinion nga Mit’hat Havari – “Një tjetër realitet ndryshe” ! Read More »

A po vërtetohet thënia e Hoxhës: 10 vjet do më shani, 10 vjet do më harroni, 10 vjet e tërë jetën do më qani?!

Sot duke lexuar një postimi të një farë Hasan Bello, një studius në FB i cili ka publikuar një dokument i cili lidhet me arsimimin e diktatorit Enver Hoxha kur ai ishte i ri u habita me reagimet e qytetarëve. Bëhet fjalë për një shkresë të Ministrisë së Arsimit gjatë Mbretërisë së Zogut, në të cilën jepen të dhëna mbi të rinjtë shqiptarë që kishin marrë bursa për të studiuar jashtë shtetit .

Sipas shkresës, Hoxha kishte ngelur katër herë duke bërë që ministria t’ia priste bursën. Por qytetarët shqiptarë nuk e pranojnë një fyrje të tillë që ai bënë dhe e linçojnë studiuesin së bashku me portalin që e ka publikuar me titull “bombastik”.

Postimi i Hasan Bellos

Enver Hoxha themelues i “precedentit te mediokritetit”.

Ne shkresen e meposhte te Ministrise se Arsimit, e cila ben fjale per bursistet shqiptare qe studionin ne universitetet europiane ndodhen edhe disa te dhena per Enver Hoxhen. Nder te tjera konstatohet se studenti ne fjale kishte ngelur kater here ne te njejtin vit. Kjo e detyroi ministrin Mirash Ivanaj, nje personalitet i jashtzakonshem per kontributin qe ka dhene, qe t’i nderpriste bursen.

Nje veprim i tille beri qe pas 1945 diktatori te hakmerrej, duke e burgosur ne nje nga burgjet me te tmerrshme ku edhe vdiq. Nderkoh qe kater vite si ngeles, Enver Hoxhes, shqiptaret (dhe te huajt) ia shperblyen me dyzete vite pushtet. Kjo beri qe ne historine e politikes shqiptare, ai te krijonte precedentin e mediokritetit.

Sa me injorant te jesh, aq me shume te do populli, aq me gjate mund te qendrosh ne pushtet. Nje “virtyt” i tille e shtyu ate dhe te tjeret sot, per ti hapur lufte inteligjences, te arsimuarve…deri ne elitocid

Ja reagimet e qytetarëve, që duket se po vërtetojnë thënien e diktatori, 10 vjetë do më shani, dhjetë vjet do më harroni, dhjetë vjet e tërë jetën do më qani!

Olsi Korcari Ndoshta me injorant se ty nuk ka se ky burre pa pune e shkoll e shpi nuk te linte dhe grat ne mes te nates ecnin te qeta kurse ju shkollaret e leshit me gjith kta bq politikane qe kemi ne qe po vjedhin e shkatrojn cdo gje qenkan te zgjuar

Esmeralda Farruku Hasibra Njeriu ska nevoj per shkolle per diplloma qe te mbaje nje shipri duhet te jete i zgjuar kur ke diplloma shum nuk te del mo llogaria dhe shipria asnjehere ska per tu bo vend si te gjth vendet e tjera se ka me shume hajduta kriminela njerz te pa s…See More

Valmir Lila Ti rroni loqet ati burri si ai nuk bon nena me ju qe shkruani keto per te ju derthet Dora edhe
Spartak Sulaj Thone se injoranca trashegohet, kur ne familje babaj eshte injorant femijet dalin 90 % injorant, kur i bashkohet edhe nena injorante ateher femijet te jeni te sigurt qe do te lindin 100 % injorant, Dihet se ne nje periudhe 43 vjecare, babaj i kombit is…See More

Suzana Hajrullahu Ju jeni inorant qe nxirrni keto nuk shikoni se cfare behet po vriten njerzit e shume e shume gjera te tjera po ne kohen e Enver hoxhes nuk digjoheshin nga keto gjera te shemtuara si tani Lin kete inorancit edhe kujdesuni per Pollullin

Disi Edis Te ishte si te donte ky ama ky beri shtet ja futi shqipetarve kemet ne nje kepuc nuk guzonte njeri te ngacmonte se e dinte cfar e priste ..kurse tani vjedh tjt mir e mir dhe ne fund del i paster sic kemi rastin e kryeprokurorit llalla qe tani shijon leket e vjedhura dhe se rruan trapin ..

Mimoza Kocaqi Shermadhi Duan te han keta tani,po i marin dipllomat me te shitur hashash demokrat e socialist,i kan syt te plasur populli po vritet per dit ,te ngrihesh dhe nje her xhaxhi Enver tua tregonte qefin ketyre lamasheve,qe i zencin vendin..

Minush Proda Politika eshte talent..lind ..edhe A.Ajshtajn kish mbetur ne klas .. mos u merni me budallalleqe…lereni cfare ishin figura te historise por meruni me keta qe jane me ” shkolle” hahaha

Elona Erind I rrufshi lesht ne varr atje ku eshte … Injorant jeni ju qe su bet njerez as me komunizem as me demokraci faqe barbonash. Ndrroni emrin ju propaganda leshit 👊👊👊👊👊👊

Libero Teramo Po injorant qe hoqi popullin nga injoranca dhe prapambetja shekullore turke dhe e futi ne rrugen normale te cilivizimit

Cimi Bulku As nje nuk ishte ne bot me i zgjuar se ky burr te mbledhesh te gjith trut e parlamendit dhe te gjith qeveritarve nuk kan tru sa kishte k …i ketij burri ai ishte per shqiperin po mos u merni me te vdekmit se eshte mekat po meruni me keto tjeret ketij burri i kishte lezet kur dilte ne tribun e jo si keta qe q …ne sum

Ylberi Ndoci Injorant nuk mund ti thuhet nje njeriu qe mbajti nje shtet me kultur disiplin shum vjet me radh tani shifni si jemi katandisur nga keta te shkolluarit
Injorant se cliroj vendin . Injorant se beri elektrifikimin . Injorant se beri ekurudha . Injorant se i arsimoj , se i streoi se i mbante te gjith ne pun , se ndertoi fabrika uzina idrocentrale rrug , e shum e shum te tjera , te gjitha keto me mjete primitive dhe me aksion . Me mir ai injoranti ! se sa keta gjak pirsa ,

Urim Jusufi Po pse merreni me njerez te vdekut oo portol indyre. Ai udhehoqi 50 vite gati juve ala me te merreni turp tju vije. As un kurr nuk ekam dash por kjo nuk dote thot ta paragjykoji se nuk ma lejon etika. Se fundi fundit Shqiptare ishte.

Vjollca Burnazi Injorantet flasin keq per te se Tani dune me lexu e shkruar po’ mos te kishte shkolla sot nuk shkruanin budallalliqe buke shkelur Jane te gjithe ato qe flasin keq per te

Zamir Xhaferaj Nga injoranca drejtoj 45 vjet . Injorante jeni ju gazetare qe flisni ne kete gjuhe !!!

Giulio Mattia Ndoshta per shkoll ishte injorant,por jeten e njihte shum mire koha e tregoj .i eleminoj te gjith ato te shkollumit.por ato nostalgjiket e Enver hoxhes,o flasin dhe nuk e kan jetu ate koh ,osé e kan harru cdo te thoshte qe cdo gje ishte me rracion(po t…See More

Arjana Sherifaj Injorat jin8 ju qe nxirni brockulla tani kur nuk jeton me ai po ai 8sh i mencem se hapi shkolla fambrika hindrocetrale e shum e shum gjera te tjera tju vijn turp qe flisni budadheqe se kur skini pun tjeter me keto do pagueni bravoooooo

Forca Barça E kane kenaqur(dhjere) keta sot.Sistemi i tij arsimor eshte i paperseritshem.Te tr dilte vertet djerss nga ulluku kur ts merrje diplomen.Sot jane shperndare mijera diploma false,madje jane bere ministra te tille njerez. Injoranti vlereson per injorancen.

Shemsi Kastrati Po keta qe po e udheheqin Kosoven,nuk kan qen fare ne klas e as ne shkoll!!!!!!!

Marsel Malaj Te ishte gjalle ai burre ti sdo kishe as guximin me fol jo me te publikoni kto lloj lajmesh, u vinte hakut ai disave si puna juaj gazetare dhijare,

Thelleza Arapi Ti marin te keqen ku ka ren keto 28vjet jan vrar me shum se ne lucten e 2 botrore dhe shum se din as varin varfrija si vargjet e migjenit dikush dhe se di qe me kartel te semur mendor jan4 ne10 esa skan vajtur te mjeku. Pastaj mos fol per baun autik. Gjakmarjen eshum te tjera qe ne kohn e enverit nuk kan ekIstuar/Ekskluzive.al

A po vërtetohet thënia e Hoxhës: 10 vjet do më shani, 10 vjet do më harroni, 10 vjet e tërë jetën do më qani?! Read More »

Jo gjithmonë lajmi i mirë nuk është lajm …

Shënime pas një fundjave si të tjerat…
Darka zbret e butë mbi gjirin e Vlorës, teksa shetitorja e re e qytetit nis të shpalosë spektaklin e saj të dritave. Mijëra njerëz nisin të mblidhen si milingonat nga të gjitha drejtimet, sa në lulishtet, lokalet, stolat apo këndet e shumta të lojrave të Lungomares, këtij projekti që ka bërë të flitet shumë, por që i ka ndryshuar një herë e mirë pamjen qytetit më të madh turistik të Shqipërisë. Gjithçka i ka ndarë e polarizuar opinionet, qendrimet dhe përshtypjet që ky projekt tetë milion eurosh provokoi kur nisi të ndërtohet dy vjet më parë. Kostot, pluhuri i kudondodhur, ana estetike dhe cilësia e punimeve – të gjitha u kaluan në lupën e rreptë të rrjeteve sociale, medias në Tiranë dhe politikës. Sot, kur projekti duket i përfunduar, zhurma ka rënë dhe njerëzit kanë mbushur hapësirën e madhe të bregut vlonjat. Një triumf i paqtë i ligjësive të jetës mbi përjetimet dhe emocionet skizofrenike të momentit.

Shumë kilometra para se të hysh në hinkën urbane që të çon drejt Lungomares, rruga drejt Vlorës të ofron një pamje të kundërt. Atë të një projekti tjetër, kësaj rradhe të papërfunduar, ku çdo ditë të javës, në verë por dhe në dimër, sfidohen nervat e disa mijëra shoferëve, kalimtarëve e turistëve të huaj e shqiptarë. Është unaza e Fierit, Bypass-i i Fierit, siç kanë mësuar t’ja thonë tashmë emrin edhe fëmijët e të moshuarit. Një hark asfalti dhe betoni prej pak kilometrash, mbi të cilin mbeten të ngrira vështrimet dhe shpresat e gjithë industrisë së re shqiptare të turizmit. E ndodhur në tre të katërtat e rrugës nga Tirana në Vlorë, kjo hallkë, ndoshta më e dobëta e infrastrukturës kombëtare, e krahasuar me shkëlqimin e Lungomares, shënon anën tjetër të medaljes shqiptare. Një realitet ku ekstremet, paradokset dhe të kundërtat shiten që të gjitha për normalitet. “Bussines as usual”, ose për ta përkthyer e perifrazuar me pak fantazi në shqip “gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Shqipëri”!

Qeveria Rama ka hyrë në vitin e saj të pestë. Të parin qëkurse tepsia kaloi e gjitha nga njëra anë e kandarit të pushtetit. S’ka më as LSI, as Ilir Metë. Çka do të thotë se edhe presioni e kërkesat në profilin e Facebook-ut të Edi Ramës marrin çdo mëngjes nuanca gjithnjë e më të forta. Gjithfarë ankesash, ironish dhe deri akuza e sharje, të cilave kryeministri duhet t’u përgjigjet në një farë mënyre.

Qeverisja e dytë e Edi Ramës i ngjan sot autostradës Tiranë-Durrës. Gjysma e segmentit, deri në kthesën që merr për në aeroportin e Rinasit, është e shtruar rishtas, e vijëzuar dhe me ndriçim. Ashtu siç duhet të jetë një autostradë e standartit europian normal. Pjesa tjetër nga Kashari në Durrës është ndërkaq një rrugë fshati, më shumë sesa një arterie e madhe kombëtare. Pas vitesh durimi, më në fund udhëtarët po shohin sesi edhe ky segment po asfaltohet.

Në pesë vjet drejtimi të shtetit, Rama ja ka dalë të nisë disa reforma të mëdha, të avancojë konturet e disa ndryshimeve në punën e sjelljen e administratës, të premtojë dhe t’i mbajë ose jo premtimet, duke vendosur në vitrinë jo pa dredhi një bilanc, ku të mirat i konsideron të vetat dhe të këqiat ja “faturon” tepsisë (kupto LSI-së)! Kjo lëkurë leopardi që sot është bilanci zyrtar i Rilindjes, pasqyron dukshëm konsumin dhe vitet, por nëse ka një oaz suksesi që ende vijon të meritojë më shumë lëvdata se akuza e përbuzje, janë ndryshimet që kryeministri shqiptar ka sjellë në qendrat e mëdha dhe të vogla urbane të vendit.

Këto projekte të grupuara në termin “Rilindja urbane”, kanë ndryshuar sot faqen e shumë qyteteve të degraduara deri në dhimbje, duke krijuar atmosferë, jetë nate, rivlerësuar pronat, bizneset e banesat, si dhe kanë tërhequr turistë në cepat më të pamendueshëm të vendit. Kinezë në Korçë, francezë në Pogradec, gjermanë, çekë e Sllovakë në Theth e masivet malore, pa llogaritur qytetet bregdetare që po nisin t’i përshtaten turizmit “shumëkombësh”.

Ishte e paimagjinueshme që të shihje bregun e liqenit të Belshit me shetitore të rregulluar, ndriçim nate dhe me banorë që shetisin fëmijët mes stolave dhe barit. Ishte gjithashtu e pamundur ta imagjinoje ndryshe Himarën apo Qeparoin, përveçse me kaosin e kafeneve të shëmtuara dhe makinave që të merrnin frymën dimër e verë. E vështirë ka qenë t’i konsideroje qytete Prrenjasin, Kukësin, Urën Vajgurore, Rrëshenin e Kavajën pas vitit ’97, ashtu siç konsideroheshin fshatra të harruara Libohova, Petrela etj. Mbi 500 projekte deri tani në të gjithë hartën e Shqipërisë. I gjithë ky dispozitiv i ri arkitekturor përbën vitrinën më të dëshëruar të turizmit të ri shqiptar, që po mundohet të joshë të huajt jo vetëm me çmimet e lira dhe plazhet e bukura, por edhe me qytetet e fshatrat ku nuk ka vetëm pisllëk, papunësi dhe degradim.

Fjetinat gjigande, qytetet e trashëguara nga socializmi dhe të rrënuara më pas nga tranzicioni shkatërrimtar mbi 20 vjeçar, sot kanë të paktën një qendër, një bulevard a një kompleks godinash që i ka shkëputur “me dhunë” nga mizerabiliteti dhjetravjeçar, ku qendrat e lokaliteteve gëlonin nga qentë rrugaçë dhe autobusët që gjithmonë niseshin për diku! Dhe ky është një vizion me të cilin Rama, përtej të gjitha kritikave, gabimeve, akuzave e rrudhjeve të buzëve të rastit, i ka dhënë udhë një transformimi të dukshëm, një etape të re të evolucionit urban në Shqipëri.

Nuk është e rastit që nga i gjithë pesëvjeçari i qeverisjes së deritanishme, kryeministrit aktual me gjasë do t’i mbahen mend më së shumti punët që bëri në kufinjtë gjeografikë të një qendre urbane, një lagjeje historike apo një sheshi të njohur të një qyteti. Instiktivisht Edi Rama i është rikthyer, jo pa shkaktuar debate e dyshime tek kundërshtarët, petkut të vjetër të kryebashkiakut, duke treguar fokus dhe ndjeshmëri për qendrat urbane në të gjithë vendin. Instiktivisht, edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, një grua që i ka qëndruar në distancë me klas dhe dinjitet mishmashit politik ku ndodhet përditë i shoqi, shprehej se fundi në një emision televiziv se ajo që do mbahet mend gjatë nga qeverisja e Ramës, do të jenë qendrat urbane të transformuara. Një konstatim “cerebral” dhe i vetvetishëm i kujtdo që e njeh mirë të shkuarën dhe të tashmen e Edi Ramës si politikan, si artist dhe si njeri.

Në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri Tirana e kishte marrë statusin e qytetit që ecte me shpejtësi të ndryshme nga pjesa tjetër e vendit. Rilindja urbane po tenton ta mbushë këtë humnerë zhvillimi dhe rigjallërimi ekonomik e social. Një anomali historike e cila është në sytë e të gjithëve, me përjashtim të asaj pjese të medias dhe politikës që shohë gjysmën bosh të gotës për interesat dhe hallet e saj. Në këtë prag-Botërori dhe fund-sezoni politik, kjo zhurmnajë bëhet edhe më e vështirë për t’u duruar. Ky nuk është një vend normal, ka një mijë probleme e kriza. Por ja vlen të hapësh sytë e të shohësh gjithçka normale që shfaqet diku në këtë faqe dheu që na ra për pjesë. Jo gjithmonë lajmi i mirë nuk është lajm…

Skënder Minxhozi

Jo gjithmonë lajmi i mirë nuk është lajm … Read More »

Bledi Mane: Luçiano Boçi si manjakët e liqeni

Gjithesesi Luçi ia arriti qellimit, por duket se dikush e gënjen atje te zyrat e partise e i thote që kur të vijë Luli në pushtet do të bëhet ministër arsimi.

Shkruan Bledi Mane

Shumica prej jush nuk e njihni dhe mes kësaj vape nuk keni nerva të gërmoni por gjithesesi unë po ua prezantoj. Është një nga deputetët më medioker të opozitës. I zbritur nga fshatrat e Fierit, fillloi punë mësues i letërsisë nëpër shkollat e Elbasanit. Vinte rrallë në Tiranë me furgonat e linjës e pasi zbriste në Krrabë tek shihte pallatet e fshatit minator, kujtonte se kishte mbërritur në Kryeqytet. Hallexhiu bënte goxha rrugë më këmbë e pasi gjente me të pyetur zyrat e Partisë Demokratike në Tiranë, i shfaqej i drobitur Sali Berisha, dhe pasi këtij të fundit iu dhimbs 5 vjet rresht, e beri deputet të Elbasanit.

Saliut i mbusheshin sytë me lot kur shikonte Luçianon myzeqar me emër katolik sepse i kujtohej koha kur zbriste nga Viçidoli në Tiranën e viteve ’60. Gjithesesi Luçi ia arriti qellimit, por duket se dikush e gënjen atje te zyrat e partise e i thote që kur të vijë Luli në pushtet do të bëhet ministër arsimi.

I erresuar nga sytë dhe nga logjika, i nxehtë dhe entuziast porsi një metalurg, ka filluar këto kohë , jo të bëjë opozitë racionale dhe produktive por rri gjithë ditën nëpër facebook-et dhe instagram-et e adoleshenteve të Tiranës tek gjurmon mos nxjerrin ndonjë test provimesh. Bajat si opozita pa kauzë, Luçiano të kujton manjakët e Liqenit që qendrojnë fshehur pas shkurreve kur çiftet e reja pallohen derisa ndonjë prej hamshoreve ia derdh spermën e revoltës në fytyrë, opozitarit të pafytyrë që manjakllëkun ndaj gjimnazistëve kërkon ta konvertojë me post ministror!

Bledi Mane: Luçiano Boçi si manjakët e liqeni Read More »

Avokat Ngjela optimist: Po vjen fundi i esadizmit

Avokati Spartak Ngjela i njohur për qasjen pozitive ndaj aplikimit të reformës në drejtësi në vendin tonë dhe hapjes së negociatave tregon se pse pikërisht me 28 qershor do të fillojë edhe ndryshimi rrënjësor në Shqipëri.

Sipas tij, hapja e negociatave do të shënojë fundin e “esadizmit” që startoi më 13 qershor 1920.

“Më 13 qershor 1920, Avni Rustemi vrau Esat Toptanin në Paris. Po esadizmi nuk ra ndonjëherë deri më sot në Shqipëri. Por 28 qershori i vitit 2018… hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, hap domosdoshmërisht procesin e varrosjes së esadizmit në Shqipëri.

Pikërisht këtu do të fillojë historia e Shqipërisë moderne – edhe korrupsioni, edhe krimi shtetëror aktual s’shtë veçse një esadizëm i plotë. 28 qershori që po vjen është fillimi i fundit të esadizmi në Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela në Facebook.

Avokat Ngjela optimist: Po vjen fundi i esadizmit Read More »

Bledi Mane: Mbyll gojën, hap mendjen e derën o shqiptar!

Njëri shante muslimanet dhe zezakët, tjetri shante qeverinë, i treti premtonte se do ua digjte kampet emigrantëve që do dyndeshin në Shqiperi…
Shkruan  Bledi Mane-Public Enemy

Refiku, Faiku dhe Namiku ia benë fora. Tre vëllezër kurajoze që nuk pyetën as nga frika e regjimit e as nga dalldia e tranzicionit halabak shqiptar.
Refiku u fut në ambasadën gjermane në korrik të vitit 1990 dhe mbajti më pas frymën në Mynih. Aty e priten si pasha e i ofruan strehë, bukë, marka gjermame, leje pune e brenda 5 vitesh u bë qytetar gjerman.

Faiku, vellai i dyte zbriti nga Tirana copa-copa drejt Gjirokastres dhe atje buzë kufirit nisi rrugën me këmbë drejt Greqisë. Ishte shkurti i ftohtë i vitit 1991, por në fshatrat dhe qytetet e komshiut jugor gjeti ngrohtësi dhe punë. U sistemua dhe tani kapardiset edhe si shtetas grek, edhe si pronar sufllaqesh.

Ndryshe nga Refiku dhe Faiku, Namiku më i vogli vëlla zgjodhi te emigronte në marsin e 1991 me anije drejt Italisë. Vuajti pak si fillim në stadiumin e Barit ku i mbajtën disa ditë mijëra e mijëra shqiptarë, por më pas, fati i qeshi si ngjyrat në pikturat e rilindjes italiane dhe gjeti mikpritje e punë në Firencen e bukur që nuk e kishte parë as në endrrat e fëmijërisë.

27 vjet me pas, të tre vëllezërit tashmë me familje, me prona e me lekë menjanë janë kthyer në Shqipëri ku kanë hapur të tjera biznese. Kodoshe të mëdhenj mbetën si gjithmonë e megjithëse janë shtetas të huaj ende vazhdojnë dallaveret duke manipuluar taksat, duke masakruar punonjësit e tyre me 12 orë pune çdo ditë e duke mos u paguar as sigurimet shoqërore. E kanë kapur veten të tre vëllezërit dikur refugjatë dhe emigrantë e tani kapardisur bëjnë moral e flasin si kompetentë të gjithçkaje.

Madje mbrëmë kur ishin ulur e pinin birra e hanin qofte me shoqërinë e tyre, ulërisnin e bërtisnin me shumë se të tjerët. Teksa muhabeti në tavolinën e tyre proftasi për kampet e emigranteve nga Lindja e Mesme ose Afrika që mund të ndërtohen në Shqipëri, tre vëllezërit si tre lugetër të një nate të kobshme, shanin dhe mallkonin plot pasion.

Njëri shante muslimanet dhe zezakët, tjetri shante qeverinë, i treti premtonte se do ua digjte kampet emigrantëve që do dyndeshin në Shqiperi…

Zgjodha pikërisht 3 personazhe shqiptarësh që kanë provuar në kurizin e tyre emigracionin, mikpritjen e vendeve ku kanë bujtur, respektin e atjeshëm, bukën që kanë ngrenë, punët q kanë bërë, paratë që kanë fituar e ndërsa tani klithin si virgjereshat hipokrite kur bëjnë seks pas qepjes së tretë. Debati cinik e i pështirë që ka pllakosur bashkë me vapën e qershorit, nuk tregon gjë tjetër veçse na gris e na gris maskën që ia kemi veshur vetës, gjasmë si mikpritës. Këta mysybetër harrojnë se nuk ka bir kurve ta ndalojë globalizmin dhe multikulturalizmon në çdo cep të Evropës.

Dynjaja ndaj u prosperitua e u zhvillua se mikpriti raca, mendje, krahë pune nga cilido vend tjetër. Dhe shembulli më i qartë është kur çdo vit rreth 500 mijë shqiptarë aplikojnë për Llotarinë Amerikane. Duan të shkojnë në një vend me 350 milione banorë ku të bardhë, të zinj, hespanike, arabë, atesitë, të krishterë, budistë, komunistë, mallistë, muslimane, talebanë, zaberzanë, të rinj, pleq, engjej, dreq, të kamur, kotherë, të bukur, sakatë, lugatë, renegatë, burra e gra jetojnë e punojnë në harmoni duke e kthyer Amerikën në një superfuqi që bën ligjin në këtë planet.

Deri dje mallkonit malokët dhe leberit pse erdhën në Tiranë e më pas u puthet, u palluat, u martuat dhe lindet pasardhës. Të njejtën gjë po bëni edhe tani me emigrantet, por mos harroni, shumë shpejt fëmijët tuaj nuk do i ndalojë dot askush nëse do dashurojnë një brun, një kinez,një zezak, një arab.
Janë punët e Perëndisë, jo të Qeverisë!

Bledi Mane: Mbyll gojën, hap mendjen e derën o shqiptar! Read More »