Opinione

Historiani nga Tirana i ‘lë pa mend’ të gjithë: Shqiptarët s’kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit! (Video)

Historiani me gradën doktor të mbrojtur në Firence, Itali për nacionalizmin shqiptar Olsi Jazexhi, ka dhënë një intervistë për një televizion në Maqedoni, të mbushur me deklarata anti-shqiptare dhe teza sllave kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka pohuar se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar.

Madje ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane.

Por edhe gazetari maqedonas u hapit nga përfundimet e tij anti-shqiptare, saqë e pyeti në një moment nëse ishte vërtet shqiptar.

Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:

Skënderbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme. Austro-Hungaria vendosi ta bëjë hero të shqiptarëve.

-Shqiptarët, si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

Historiani nga Tirana i ‘lë pa mend’ të gjithë: Shqiptarët s’kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit! (Video) Read More »

Tërmet Peçi nxjerr “sekretin”: Piktorin që vizatoi Edin baskebollist, e dërgoi vetë Edi nga Tirana

Gjëra që ndodhin
Asgjë nuk mbahet përgjithnjë sekret e sidomos nderet që bëhen, mbasi sekreti del rastësisht nga egozimi, kënaqësia, servilizmi, interesi, inati e pa dashje dhe nga pakujdesia në biseda të përditshme, me shokë e miq.

Kështu i ndodhi dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi kur ndërtoi palestrën e qytetit, brenda së cilës, në faqen ballore të murit, vizatoi profilin e kryeministrit Edi Rama, si basketbollist në fushë, pikturë e cila u komentua shumë!

Kryebashkiaku Peçi, për të ndalur komentet, tha publikisht, se pikturimi i Edi Ramës basketbollist në murin ballor të palestrës, ishte suprizë dhe dhuratë mirënjohjeje nga piktorët dhe bashkia e Tepelenës, për mbështetjen financiare të projektit të palestrës dhe sportit të zonës.

Mirëpo dy ditë më parë, në një bisedë miqësore shokësh, Tërmeti e nxorri sekretin e kësaj pikture, duke thënë se Edi Rama e dinte që do pikturohej në murin e palestrës dhe e dërgoi vetë një piktor nga Tirana në Tepelenë, që vizatimi të dilte sa më origjinal me porfilin e kryeministrit si basetbollistit!/Pamfleti

Tërmet Peçi nxjerr “sekretin”: Piktorin që vizatoi Edin baskebollist, e dërgoi vetë Edi nga Tirana Read More »

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni?

Rama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë. Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.
Shkruan Spartak Ngjela

l. Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër?Pse më pyesni mua – iu them unë- mgrihuni dhe rrëzoheni. Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë.

Po, a do t’ia pranojë Uashingtoni? E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t’ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët. Por lajmi ka ngërç logjik, se numuri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ? Mali i Zi sot është 650 mijë banorë.

Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur. Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë? Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur.
Por, a do ta realizojë. Destabilizimin e Shqipërisë? Kjo është pamundësi absolute

ll.Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave. Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët. Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar. Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë.

Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdmisht. Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore. Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë.

Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë.Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë.Është për të qeshur: 600 refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika.

Po pse ka dalë shifra? Diçka ka luajtur… por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia ë kryeministrit shqiptar. Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri. Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujrat e tyre…

Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni? Read More »

Bledi Mane: Plas sherri, vajza e Sali Berishës sulmon Imamin Elvis Naçi

Elvis Naçi, po të kërkoj publikisht tu flasesh besimtarëve të tu radikalë sepse kanë 3 ditë që po e teprojnë me kërcenime, mallkime dhe ofendime. Rafinoji  besimin në Zot e në marrëdheniet ndër njerez!
Shkruan Bledi Mane

Ka mbetur e zhgënjyer vajza e ish- kryeminsitrit Sali Berisha. Kishte investuar pa fund kohë, njohje dhe lekë për të promovuar imamin e një xhamie të një lagjeje në Tiranë si kandidaturen e përshtatshme kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në zgjedhjet vendore të qershorit 2019. Por Elvisi, nuk përballoi dot presionin mediatik dhe është tërhequr dje me anë të një postimi në faqen e tij në facebook.

Planet e familjes Berisha tashmë u shkatërruan, duke rishikuar në këtë mënyrë edhe marredheniet e tyre me klerikun fetar të dorës së tretë…

Shënim i rendësishëm./ Elvis Naçi, po të kërkoj publikisht tu flasësh besimtarëve të tu radikalë sepse kanë 3 ditë që po e teprojnë me kërcenime, mallkime dhe ofendime. Rafinoua besimin në Zot e në marrëdhëniet ndër njerëz! Jam gazetar i një vendi evropian sekularist dhe respektoj Kushtetuten, jo Sherihatin!!!!

Bledi Mane: Plas sherri, vajza e Sali Berishës sulmon Imamin Elvis Naçi Read More »

Gazetarja e Top Channel nxjerr të dhëna që trondisin vetingun, shikoni si marrin euro prokurorët

Për Zotin Hajdut nuk u bë rekurs dhe ai jeton i pafajshëm. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në carriers
Shkruan Anila Hoxha

E kemi lënë tek vettingu..

Shembulli 3 !
Kallzimi i shtetases A.

Shtetasja A  u kthye nga Italia për të shitur apartamentin e saj. Banesa ndodhej përballë 2 Kitarave në qytetin  bregdetar. Nxorri njoftimin në një gazetë, shitje banese 3+1 , Kati 5. Shtetasi B, i moshës 65 vjeç nga Fushë Kruja, e lexoi gazetën dhe u shfaq i interesuar për blerjen. Këtë shtetas të dashur vetingar me poshtë po e quajmë Zoti Hajdut. Duke kontrolluar shtëpi që shiteshin ai më pas i vidhte me sukses. Pasi kontrollon shtëpine  “që do të blinte ” I kërkon të zonjës së shtëpise një kafe se nuk po ndjehej  mirë. Gjatë kësaj kohe zoti hajdut ” kontrolloi” shtëpinë me shpejtësi dhe mundi të vjedhë në një sirtar 5 mije euro. Tre orë më pas shtetësja A. telefonoi policine

Hetimi
Pas gjetjes së gjurmëve papilare, policia arrestoi hajdutin. Gruaja e identifikoi gjatë paraqitjes për njohjen. Akuza që ju ngrit nga prokurorja e nderuar,po e quajmë prokurorja 1, ishte për vjedhje, por pas një muaji zoti hajdut na doli se kishte punuar mobilier, në një mobileri pa nipt. Ishte e njejta mobileri që kishte arreduar banesen e vjedhur disa muaj para ngjarjes. Mendje prej  avokati , se si mund të gjendeshin këto gjurmë pas pesë muajsh në banesë, këte vetëm prokurorja e këtij qytetit bregdetar e di.

Prapaskenat

Prokuroria pas hetimit të thelluar e pushoi hetimin. Fatmirësisht prokurorja e ka burrin shumë të besuar e të afirmuar për biznesin. Burri i saj takoi familjarët e “Zotit Hajdut” dhe ata e qerasën me 20 mijë euro. Çeshtja u pushua prej zonjës prokurore të qytetit bregdetar . Policia u ankua për këtë skandal dhe drejtuesi i ri i asaj kohe shfuqizoi çështjen dhe la detyra për hetime të metejshme. Zonja prokurore dha doreheqjen . Kuptohet që lekët nuk i ktheu. Dosjen e mori një prokurore tjetër nga Skrapari. Hall i madh i ra hajdutit dhe avokatit. Kjo e dyta nuk merrte leke.

E hetoi hajdutin dhe kërkoi 2 vjet e gjysëm burgim. Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 2 vjet burgim. Ne këto kushte avokatët e zgjidhen çeshtjen në gjykatën e apelit, për çdo njërin nga gjyqtarët u dhanë 10 mije euro. Apeli shpalli pafajësi pikërisht në kohen kur Zoti Hajdut ishte në kërkim, sepse sapo  ia pushoi çështjen prokurorja 1, ai u lirua dhe u arrays.

Për Zotin Hajdut nuk u be rekurs dhe ai jeton i pafajshem. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në karrierë.

Avokati? Edhe ai me karriere brilante.

Gazetarja e Top Channel nxjerr të dhëna që trondisin vetingun, shikoni si marrin euro prokurorët Read More »

Bledi Mane: Si fillim më prishni mua, pastaj teatrin!

Po prishem menderisht me kete lloj lufte ku ushtaret fshihen e dezertojne çdo dite. Ta gezoni Teatrin e ri Kombetar!!!
Shkruan Bledi Mane-Public Enemy

E ke memorien funksionale, të kujtohet?

Ne pranveren e pergjakur shqiptare te vitit 1997, mbaj mend kur ishte vendosur gjendja e jashtezakonshme dhe parlamenti i asaj kohe mblidhej naten e diskutonte i frikesuar. Nuk harroj dot diskutimet patetike dhe plot mllef e zjarr te nje deputeti demokrat. Nje deputeti qe bente thirrje per te vrare e shfarrosur rrebelet ne Shqiperine e Mesme dhe ate te Jugut.

Nje deputet qe nderzente hakmarrje dhe ndillte gjak. Ishte Xhevdet Ferri, aktori dhe regjisori shqiptar, asaj kohe deputet i Sali Berishes…

Sa keq i ka perdorur e shtrydhur politika jone artistet dhe veçanerisht aktoret. I ka nxjerre balle tribunave te fushatave elektorale, i ka ulur me bythe ne parlament e i ka komanduar si kukulla pa zë e pa shpirt. I ka perdorur e porsi margarine e skaduar i ka flakur tutje. Rolet dhe arti i tyre jane zbehur para maskaradave te majta e te djathta.

Politika i ka njollosur e i ka përçarë, i ka shtrydhur e eshte tallur historikisht me eliten artistike shqiptare. Politika nuk ka xhirruar nje film me metrazh te gjate e cilesor, por i ka perdorur e i perdor aktoret e ketij vendi si figurante te nje telenovele tipike orientale bajate e te peshtire. E nuk ka faj politika, joooo!

Fajin e kane keta idhujt tane te dikurshem qe shesin veten per nje vend pune, per nje pjate qoftesh, per nje dopio raki sheqeri, per nje rrogë prej dembeli.

Ua ka pire lengun politika artisteve ndaj tani tallet dhe i le te protestojne ne minorance mes vapes per te mbrojtur godinen e recoksur te shtepise se tyre. Beteja ne mbrojtje te Teatrit Kombetar tashme u zhbë e u veremos. U ndy aq keq dje teksa ne mbrojtje te tyre dolen deputetet më groteske te opozites. Muli, Vini dhe djali i Fahriut e vulosen zyrtarisht deshtimin e kauzes se artisteve.

Para pak ditesh kishim skalionet e Artisteve te lodhur perballe Qeverise arrogante, tashme kemi Qeverine perballe Opozites, nderkohe qe artistet mbeten ne mes. Mbeten ne mes te dy tutoreve qe porsi kurva e terheq sa njera palë, aq edhe tjetra. Porsi ato kurvat e lodhura te raskapitura me breke te grisura sa nga pallimi aq edhe nga perdorimi…

Mbreme shkova te protesta e artisteve ne oborrin e Teatrit Kombetar kur çtë shoh? Sazan Guri ligjeronte edhe per teatrin.

Hap televizorin, del Sazani.

Mbyll televizorin hap frigoriferin, del Sazani.

Mbyll frigoriferin hap mikrovalen, Sazani del.

Mbyll mikrovalen hap lavatriçen, perseri gjej Sazanin aty.

O ku, ku! Çfarë brerje po kafshon kauzen e artisteve!

Katandisje plagosese dhe vrastare. Po me zhgenjejne si gjithmone aktoret shqiptare, si ne role ashtu edhe ne realitet. Po ua vjedhin protesten dhe kauzen Sazani dhe sazanet kodoshe si gjithmone. E si gjithmone flamurin e revoltës do ua rrembeje Sazani derisa ndertuesi Çim Fusha tu perplasë ballit ndonje zarf me 100 mije euro Sazanërve dhe aktoret, ah te shkretet aktore do mbeten me gisht ne goje. Aktore amatorë porsi estrada e Ballshit.

Shenim i rendesishem/. Titulli i shkrimit? Mos u keqkuptoni, konotacion artistik. Po prishem menderisht me kete lloj lufte ku ushtaret fshihen e dezertojne çdo dite. Ta gezoni Teatrin e ri Kombetar!!!

Bledi Mane: Si fillim më prishni mua, pastaj teatrin! Read More »

Spartak Ngjela: Berisha- Rama të zhytur në korrupsion, duan të pengojnë reformën në drejtësi. Kryeministri i implikuar në çëshjen ‘Babalja

Shkruan Spartak NgjelaKorrupsioni kryeministror shqiptar Berisha-Rama duhet të eliminohet sa më shpejt që të jetë e mundur; sepse është pengesë reale kundrejt reformës në Shqipëri.Të gjithë fqinjët e Shqipërisë në Ilirikumin Perëndimor janë hedhur në sulm për të mbrojtur korrupsionin shqiptar. Se te ky i kanë shpresat për të mos lejuar forcimin reformator të Shqipërisë sipas përkrahjes së politikës amerikane.Edhe manipulimi i çështjes Babalja, dhe kërkimi i “fakteve të reja” gjithashtu, një përpjekje e tillë është, dhe e koordinuar edhe me politikat e trembura nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.Po tani që është vërtetuar se Çështja Babale është e manipuluar, a do t’i arrestojnë pinjollët e Beogradit?Ç’do bëjë prokuroria e Krimeve të Rënda: me shqiptarët do jetë, apo me korrupsionin që ka vjedhur Shqipërinë dhe vetë shqiptarët?Sipas të dhënave të perëndimorëve, në çështjen Babalja ka qenë edhe Rama i implikuar.I.Edhe pse aktualisht ky korrupsion nuk ka fare forcë, nëse do ta zgjerojmë analizën në funksion të kohës, atëherë na duhet të themi se korrupsioni kryeministror shqiptar krijon pengesë të madhe në synimet e politikës së ardhëshme të Shqipërisë.Tani është e kuptueshme për këdo se Rama dhe Berisha do të penalizohen për nga reforma në drejtësi. Por pikërisht për këtë, të bashkuar siç janë, këta do të mundohen të krijojnë pengesa dhe trazira në Shqipëri, në mënyrë që të bllokojnë Reformën në Drejtësi dhe politikën aktive amerikane.Gjithmonë do të mundohen të nxjerrin fakte kundër njëri-tjetrin, por vetëm me një qëllim: destabilizimin e Shqipërisë.Gjithsesi, në këtë linjë nuk janë vetëm, sepse janë të përkrahur edhe nga Moska, Beogradi dhe Stambolli.Të tre këta shtete, bashkë me korrupsionin kryeministror shqiptar, nuk mund ta pranojnë forcimin e Shqipërisë sipas skemës së politikës amerikane dhe gjermane.Forcimi i Shqipërisë dhe Kosovës sigurisht që nuk mund të jetë i pranueshëm nga Rusia, Serbia dhe Turqia, por ky forcim është vetë qëllimi amerikan në këtë zonë.Qëllimi i politikës amerikane në çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që tani është kuptuar, ka ngritur tensionin në Beograd; sepse Beogradi është aneksuesi i trritoreve të gjëra shqiptare; Rusia sepse nuk mund të lejojë forcimin e Amerikës me anë të botës Shqiptare në Ballkanin Perëndimor, i cili sigurisht që bëhet me një Shqipëri të fortë; kurse Turqia e Edoganit ka frikën nga rreth 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, por sidomos për mospranimin absolut të islamit radikal në Shqipëri.E gjithë kjo tablo kundërshtuese e ka shpresën te çifti korruptiv Rama-Berisha që të mposhtë reformën shqiptare. Po është përpjekje e kotë.Është pamundësi absolute të mendosh që një skemë amerikane force të mundet sot. Amerika kërkon një shtet bilateral Shqipëri-Kosovë të fortë dhe do ta bëjë. Po Si?Hapi i parë është çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Prandaj kjo është një gjë e sigurt më 28 qershor.Hapi i dytë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar të Shqipërisë.Hapi i tretë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar në Kosovë.Hapi i katërt është ngritja e shpejtë e ushtrisë si armatë moderne në Shqipëri dhe në Kosovë.Hapi i pestë është ristrukturimi modern i shtetit dhe i tregut shqiptar në Ballkanin Perëndimor, pasi të jetë strukturuar tregu i përbashkët Shqipëri-KosovëIl.Kjo është arsyeja që sot janë të shqetësuar të gjithë krahët e reaksionit antishqiptar edhe në Beograd, edhe në Athinë. Si pasojë e këtij shqetësimi gazeta dhe ministra, akuzojnë se po kërkohet të krijohet Shqipëria e Madhe.Në fakt këta e thonë këtë si tezë, sepse kjo ka qenë teza gjermane e Luftës së Dytë Botërore. Dhe me këtë kërkojnë të evokojnë nazizmin.Veçse, pikërisht për këtë po bëhen qesharakë, sepse këtu lindin këto pyetje:a mund të ketë Shqipëri të Madhe pa shqiptarë? Jo, kjo nuk mund të mendohet.Por: atëherë, a ka shqiptarë dhe toka shqiptare të aneksuara nga sllavët dhe grekët? Po ka, dhe këta janë territore që kapin një sipërfaqe rreth 50 mijë km2 dhe një popullsi disa milionëshe shqiptarësh.Po atëherë, kuptohet se nuk po kërkohet një Shqipëri e madhe pa shqiptarë, por një Shqipëri me kufijtë e saj etnikë në ringritjen e botës shqiptare. Dhe kjo sigurisht që do të bëhet, sepse atëherë përse shqetësohet reaksioni antishqiptar sllav dhe grek?Gjithsesi hapat e sotëm janë një politikë e re në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar një politikë të re perëndimore me anë të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.lll.Poltika angleze gaboi kur ndihmoi në prishjen e Austro-Humgarisë dhe në krijimin Jugosllavinë. Tani kjo politikë është goditur dhe politika amerikane ka ndërruar kahjen e saj drejt shqiptarëve.Është arsye shumë e madhe kjo sepse shqiptarët janë sot shumica e popullsisë së Ballkanit Perëndimor. Por nuk janë sllavë; dhe i kanë brenda vetes të tri fetë e mëdha dhe resurse të mëdha ekonomike.Përderisa politika amerikanë në këtë zonë sot është synim ballkanik, ky synim arrihet vetëm me shqiptarët.Po korrupsion i shqiptar?Ky ka qënë pengesa, por kjo pengesë tani për politikën amerikane është tejkaluar.Prandaj na duhet të theksojmë se në 28 qershor fillon marshi funebër që çon në varrim korrupsionin kryeministror shqiptar. Përpjekjet e tyre drejt politikave të tjera janë të kota.Megjithatë po kuptohet se korrupsioni shqiptar në pushtet është i grupuar dhe punon nëpër politikat antishqiptare. Ka shenja që gazetaria dhe politika e ekstremit antishqiptar në rajon, kërkon destabilizimin e Shqipërisë.Nuk kanë krijua asnjë rrezik deri tani, por fakti që lëvizin duhet ta shtyjë politikën amerikane që të veprojë sa më shpejt kundër korrupsionit shqiptar.

Spartak Ngjela: Berisha- Rama të zhytur në korrupsion, duan të pengojnë reformën në drejtësi. Kryeministri i implikuar në çëshjen ‘Babalja Read More »

“Teatri Kombëtar, fitili që do i plasi bombën”, deklarata e papritur e aktorit

Prishja e Teatrit Kombëtar po shkakton përplasje mes politikës dhe njerëzve të artit, por edhe këta të fundit ndahen në qëndrimet e tyre. Artistët vijojnë prej disa ditësh të protestojnë projektin e propozuar për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, ndërsa një paralajmërimi i fortë ka ardhur nga aktori Neritan Liçaj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Teatri Kombëtar do të jetë fitili që do i plasë në dorë ‘bombën’ arrogancës.

“Teatri Kombëtar do jetë fitili që do i plasi bombën në dorë kësaj arrogance korruptive. Keq për ta që se kuptojnë! (Metaforikisht fjala bomba)”, shkruan aktori.

“Teatri Kombëtar, fitili që do i plasi bombën”, deklarata e papritur e aktorit Read More »