Opinione

Po ku ka si ti,o Shqiperia ime !?

Entuziazmi i jetës së re, i jetës në Shqipërinë socialiste kishte shpërthyer me hire për një botë ndryshe, për një Shqipëri të aspiruar, të ëndërruar, sado që gjysmake, e keqtrajtuar, e copëtuar dhe e kafshuar keq nga “bishat” fqinje. Ishte amaneti i të parëve për Shqipërinë e heroizmave, të imazheve të qëndresës shekullore, Shqipërinë, ( Ilirinë e Arbërinë) që nuk iu nënshtrua Romës as Bizantit, Sllavit as Turkut, Italianit as gjermanit).

Kishte gjalluar, kishte mbijetuar   Shqipëria për hir të jetës, për inat të “neronëve dhe rashjanëve”, për dhunë të “Dovletit” dhe “Shtatë kralëve të Evropës”, të cilët u munduan dhe po mundohen ta zhbëjnë për plot 20 shekuj.

Po ku ka si ti o Shqipëria ime “me kreshta të larta malore, me fusha të gjëra e lumenj të kulluar, me brinja brigje e lugina pjellore. Atje “ku lindin po toskë e gegë, si dy rreze në një dielli, si dy rrufe që shkojnë tue djegun kur zbret reja nalt prej qiellit”.

Po ku ka si ti o Shqipëri, e rrethuar me kuçedra e lubi, me djallëzi sllavo-aziatike, mes lugetërish tuaj e të huaj.

KarikatureShqiperia

Ku ka si ti, o e dashura, fatkeqja Shqipëri, “pranë detit e palarë, pranë dritës e pa parë, pranë sofrës e pangrënë”, pranë begatisë, që bishat e pamëshirshme e kanë ngrënë dhe po e hanë.

Kështu gjalloje dhe ende po gjallon, o Shqipëri!. Tani mbi trupin tënd të copëtuar t’ u kanë vërsulur edhe bijtë shkapërdarë, bijtë faqezi varrin po ta bëjnë, ashtu si dikur u munduan ta bëjnë, e ta bënë sa e sa sodomë e satanë.

Po ku ka si ti o Shqipëri jetime, as me lindje as me perëndime, e mbetur në gjysmë të rrugës, mes dy botëve lubi-gojëshqyer, që babëzitë dhe paudhësitë as i kanë ndalur as i frenojnë. Herë lindin neronë, e herë sulltanë, herë hitlerë e herë shah-Khanë. Nga çdo anë, nga shekulli në shekull, nga në çdo vit u munduan të të hanë, të të degdisin, të varrosin…

Evropa të përplasë drejt Azisë, Turqia të përplasë drejt Evropës, ndërsa fqinjët si qen të tërbuar të shqyejnë me dhëmbë, nga jugu në veri, Greqi-Mali-zi, nga verilindja e lindja Serbi-Bullgari. Kështu ke gjalluar dhe ende po gjallon ti Shqipëria jonë jetime, me bijtë shkapërdarë, që për veten e tyre, për farë e fis e akraba, munxët t’ i japin nga çdo anë, në Prishtinë, Shkup e në Tiranë anë, duke ta shitur truallin në Adriatik, në Veri, në Dukagjin, te Molla-kuqe e në Dardanë.

Askund në botë nuk ka si ti, o Arbëria ime. Fusha të gjera me lule, pyje të gjelbëruar, kreshta malore mitologjike, lumenj të kulluar, burime epike, kështjella të kujtesës së mbijetesës, bunkerë mbi tokë e nëntokë, fusha dikur të mbuluara me drithëra të bardhë, sot me hashah e marihunë.

Po ku ka si ty o Shqipëri ende e pa bërë, mes trojeve të mbetura shkret, mes djerrinave të Çamërisë, që ka mbetur vetëm emër kujtese, prej Prokupjes e përtej  Nishit, ku barbaria ka fshirë çdo gjurmë Shqipërie.

Shqipëri mes deleve e derrave, mes zogjve e lakuriqëve të natës, mes bukurisë njerëzore dhe mujsharisë shtazore, mes ligësive e fisnikërisë njerëzore. Ashtu je ngjizur Ti, Loke-madhja jonë, Shqipëri, trupin në Evropë, kokën në Azi, kokën në Azi e trupin në Ballkan dhe vazhdon të mbetesh kallkan.

Po ku ka si ti o e mjera Shqipëri, “që bijtë e tu të kanë qitë me krye në hi”, që të ndukin mishtë, nga çdo trevë, nga çdo krahinë, një nga një, të plaçkitin, të shesin bregun e artë të detit, të djegin malet me pisha të dendura, ta shesin çelikun për skrap, t’ i shëmtojnë monumentet, pllakat, obelisqet, shtatoret, t’ i burgosin çlirimtarët, t’ i ndërsejnë mercenarët, t’ i bëjnë heronj tradhtarët, mujsharët, satanët, shejtanët…

Ti o Shqipëri, që na jep emër e nder”, që na bën të ndihemi krenarë, sidomos kur gojëshqyer e barbarë të vërsulen të të hanë, e ne jemi të bashkuar me fjalë, por me troje të copëtuar e të ndarë nga Serbi e Junan, nga tiranë barbarë.

Ku ka si ti, o Shqipëria jonë, Nënëmadhja e paepur, që jeton në gjashtë pjesë të ndara, gjithnjë me shpresë se një ditë bijat e bijtë shkapërdarë do të kujtohen për ty dhe do të lidhin një besë si ajo Besa e Konstandinit, si ajo e Gjergj Elez Alisë, si Besa e Legjendarit, e Adem Jasharit, si besë-betimi i shqiptarit.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, copë-copë e ndarë, e rrethuar me barbarë, brenda shqiptarë trutharë, gjithnjë të përçarë, të ndarë, me trurin e shpërlarë, gjithnjë shkapërdarë, për fis e farë….

Po nuk ka si ti, jo,  o Shqipëri e pabërë… (A.Q-RKL)

Po ku ka si ti,o Shqiperia ime !? Read More »

OPINION / A VAZHDON TË JETË EUROPA K*RVA E MOTIT PËR SHQIPTARËT?

Siç dihet tashmë historia që territoret shqiptare mbeten të copëtuara nga e famshmja “Konferenca e Ambasadarëve” ,ku për të rregulluar interesat e fuqive të madhe mëdha,do “sakrifikohej”  Shqipëria.

Një nga shkrimtarët  tonë Gjergj Fishta i cili ka dhënë  kontributet e tij gjatë historisë sonë kombëtare. Shkruante në atë kohë:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

At-Gjergj-Fishta

Këto vargje të zemërimit dhe pesimizmit,Gjergj Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit. Evropa e asaj kohe përfillte interesat e veta, duke ia plotësuar Serbisë, “këlyshëve të Rusisë” të gjitha kërkesat, duke krijuar edhe një Republikë të vogël serbe në veri të Kosovës, me qëllim për ta mbajtur peng bashkimin e shqiptarëve.

Po sot ,mbas 100 vjet nga  Konferenca e Londrës, dhe 10 vjet  pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, a mendojmë ende kështu?

Shumë gjëra dhe fakte historike kanë ndryshuar ndaj synimi si i Kosovës ashtu edhe i Shqipërisë është përfshirja në Europë. Dhe jo vetëm kaq por gjithashtu kërkojmë të na qeverisë dhe të vendosë rregull brenda territorit tonë. Sot “Europës” i besojmë verbërisht si populli ashtu edhe qeveritë  duke qenë falenderuese deri në përulje…

Por e meriton Europa përuljen?!

Nga Kleda Fishta

OPINION / A VAZHDON TË JETË EUROPA K*RVA E MOTIT PËR SHQIPTARËT? Read More »

Pellazgët kanë populluar dhe mbretëruar të gjithë Mesdheun! Vetëm shqiptarët e trashëguan pellazgishten

BOTËKUPTIM MBI ÇËSHTJEN PELLAZGJIKE

Aristotel Petro

Prej shumë kohesh teza e çështjes pellazgjike po diskutohet duke pranuar apo kundërshtuar shume teori, por…

Kush janë pellazgët?

Kur kane jetuar ata?

Ke kanë lëne trashëgimtare?

Këto janë disa nga pyetjet qe përbejnë një debat shume shekullor, debat te cilit ne këndvështrimin tim po mundohem ti jap një përgjigje personale logjike, them logjike sepse, edhe referencat me te vjetra te filozofëve te lashtësisë nuk i kalojnë të 2500 vjetet. Problemi sot nuk qëndron me pohimet e këtyre filozofeve e shkronjësve të historisë se vjetër se sa me deformimet që u janë bërë shkrimeve te tyre gjate këtyre dy mijëvjeçarëve te fundit.

Ndaj, çdo kush që është i pasionuar për temën e historisë antike të kontinentit Evropian e ndjen lehtësisht praninë e këtyre deformimeve dhe në mënyrë po kaq të natyrshme i shmang këto deformime që kane ndodhur gjatë kohërave. Sot nuk vihet me në dyshim që civilizimi Pellazg ka qenë civilizimi qe ka paraprirë krejt qytetërimin evropian e si rrjedhoje edhe atë botëror.

Por, a kane te drejte shtetasit e qytetërimit evropian te quhen pasardhës te pellazgeve? Une mendoj se si linje gjaku, përgjigja është… Po! Siç do të shohim më poshtë do ta kuptojmë që e gjithë Evropa është krijim i të njëjtës shoqëri apo civilizim, kështu që, Evropianet mund të kenë të drejtë në aspektin e linjës së gjakut, por, pellazgët kishin edhe një gjuhë e një kulturë, kujtimi i së cilës ka humbur ndër popujt e Evropës. Të vetmit që mbartin trashëgimin e gjuhës dhe kulturës pellazge janë vetëm shqiptaret, por…

Si arritëm deri këtu? Dikush mund të thotë se po bie ne kontradiktë por, le të analizojmë paksa zanafillën e krijimit të bashkësive e me pas të shteteve Evropiane (pa përjashtim). Të dhënat me të vjetra ne i kemi nga 24 këngët e Iliadës dhe nga udhëtimet e Odisesut të trashëguara nga Homeri.

Me përfundimin e Luftës se Trojës, Enea Dardani u shpërngul drejt gadishullit Italik ku u mirëprit nga Latini dhe ku u perzie me bashkësinë Etruske, bashkësia Etruske qe civilizimi I pare ne Evropën Perëndimore e cila pas mberitjes se Eneas mori nje hov e zhvillim te rendesishem , nga i cili me vone linden qytete e perandori mjaft të rëndësishme ajo u bë zanafilla e qytetërimit latin prej të cilit u krijua Roma. Me logjike nuk vihet ne dyshim se Romaket qene vazhduesit e qytetërimit Etrusk qytetërim i cili u shkri me banoret vendas të gadishullit Italik pas mbërritjes nga Troja ne ketë gadishull.

Perandorët qe fuqizuan Romen dhe krijuan me vone disa Roma të reja ne Evrope ngriheshin ne fuqi me logjiken e pretendimit të fisnikërisë se tyre dhe trashëgimisë të gjakut Trojan. Kështu ne lindje të Evropës u krijua Perandoria e Romes se re, Rumelia apo siç njihet Perandoria Bizantine. Në veri lindje të Evropës pas dobësimit të Perandorisë Bizantine u ngrit dinastia Romanov apo ne shqip Roma e Re e kështu me radhe. Ky qe një përshkrim i shkurtër i asaj çka njihet deri më sot vetëm për tre mije vitet e fundit. Ama… Pellazget nuk kane jetuar vetëm në një periudhe të caktuar të historisë, ata kane qene ekzistent mijëra vite me herët duke trashëguar civilizimin, dijen dhe fuqinë e hershme antike. Gjetjet e shumta ne Egjipt ne Bosnje e ne krejt Mesdheun nuk mund të anashkalohen pa një lidhje me njëra tjetrën.

Udhëheqësit e mbretërive apo të perandorive të kohëve antike kishin të njëjtat dije dhe të njëjtën trashëgimi e, edhe pse shpesh udhëhiqnin popuj të ndryshëm nën komandën e tyre.

Keshtu, faraonet ne EGJYPT nuk kishin të njëjtën linje gjaku me shumicën e popullsisë vendase. Shumëllojshmëria e racave të ndryshme jo vetëm ne EGJYPT por dhe ne vende të tjera të zhvilluara të asaj kohe, diku shumice diku pakice, udhëhiqej nga e njëjta linje gjaku e asaj Pellazge. Jeta është lëvizje dhe ndryshim i përhershëm. Ky postulat i më të diturve të këtij planeti është një fakt i vetëtuar qe herët.

Po kështu këto 2500 vitet e fundit një lëvizje e tille është e dukshme ne mbare planetin tone, në çdo luftë që behet djegia apo vjedhja e bibliotekave e arkivave është prioriteti i parë. Dija dhe evolucioni i kohërave ne ketë mënyrë ‘’humbasin’’ apo konservohen për një pakice qe mundohet të dominoje çdo gjë. Shpikja e religjioneve gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit është një tjetër mision ne mbylljen e mendimit apo dijes njerëzore. Përndjekjet e ‘’heretikeve’’ nuk kane qene të pakta dhe të vetmin faj qe ata mbartnin ishte dija e tyre, gnosticizmi i tyre. Këto lëvizje e përndjekje kanë lënë një gjurmë jo të vogël edhe tek popujt ballkanik e me se shumti tek shqiptaret të cilët ne një farë me mënyre janë copëtuar ndër vete duke krijuar kështu nga ky copëtim Ballkanin dhe shume shtete të tjera ne Mesdhe.

Po simbolika a na tregon dicka? Cfarë mund të jetë simboli shqiponjës dhe i gjarprit ne antikitet? Simbolet e Pellazgeve janë Gjarpri dhe Shqiponja. Gjarpri është mishërim i njerëzve me prejardhje tokësore kurse shqiponja i atyre me prejardhje qiellore apo yjore. Nga kjo kuptojmë se mundësia e mbërritjes se pellazgeve ne tokë nga yjet apo planetët fqinje nuk është e pamundur dhe që, duke u kryqëzuar me vendasit kane krijuar një bërthame të re popullsie. Iliret njihen sot botërisht qe janë paraardhësit e Shqiptarëve, por… Nga vjen emërtimi Ilir? Me e kuptueshmja dhe e besueshmja nder studiues e albanologe, ky emër vjen nga emri Yll, Ili ose Eli qe sipas dialektit të atëhershëm apo, të shqipes se hershme,u krijuan emrat e yllenjve apo ilireve. Po ashtu edhe Elin apo Helen nen kupton po diellin apo nje yll ,pra kemi të bëjmë me të njëjtin grupim njerëzish qe dhe pse të ndare ne disa fise përbenin të njëjtin qytetërim arkaik. Iliret janë popull autoktone të cilët janë shkrire e kane jetuar ne të njëjtën kohe me pellazget. Kane pasur një afërsi shume të madhe mes tyre dhe një bashkëpunim sikur të ishin nje trup i vetëm dhe kishin një shtrirje prej Adriatikut e deri ne detin Mesdhe.

Pellazget kane populluar apo mbretëruar të gjithë mesdheun, lidhjet me të forta mes tyre ishin jo vetëm me Iliret por dhe me Trakët, Daket, Epirotët, Thesprotët etj.

Gjuha e folur por dhe e shkruar mendohet të ishte e njëjta dhe pse me disa dialekte të ndryshme. Kjo gjuhe sot si nje arkiv i gjallë trashëgohet vetëm nga Shqiptaret, gjuhet e tjera qe fliten ne krejt Evropën dhe pse ‘’gabimisht ‘’ quhen indoevropiane janë gjuhe qe kane evoluar nga Shqipja e hershme ose me baze rrënjën e kësaj gjuhe.

Pellazgët kanë populluar dhe mbretëruar të gjithë Mesdheun! Vetëm shqiptarët e trashëguan pellazgishten Read More »

Hapini dyert sirianëve, ashtu si bota na i hapi ne

Fotot e mëposhtme janë një nga eksodet e shqiptarëve këto 30 vitet e fundit. Them një grimë pasi arshivat e internetit janë plot.
Shkruan Ilir Levonja

Aktualisht gati 40% e jona jetojnë jashtë vendit. Përfshi këtu edhe popullin në ndarjet territoriale shqiptare. Dhe akoma kërkojnë të ikin. Një detaj është fakti se vetëm vitin e kaluar për Lloton amerikane ishin rreth 350 dhe 000 aplikantë.

Sot një Shqipëri e madhe dhe akoma me një ekonomi informale, me borxhe publike 80 miliardë euro, o se 72% e prodhimit, ka harruar të kaluarën. Eshtë në një konflikt të opinionit midis shtetit dhe shoqërisë. E gjitha për mos pranimin e refugjatëve të Mesdheut. Ose ato që vijnë nga lindja për shkak të luftës civile dhe të gabimeve në politikat ekonomike. Shkurt për një jetë më të mirë. Shteti megaloman kërkon të mbyllë barrën e borxhit publik.

Kurse opinioni sulmon për të fituar elektorat, duke përmendur asimilimin e të tjerëve nga soji dhe mendësia e atyre që hanë fara luledielli. Eshtë thjesht një relalitet që ka nevojë për humanizëm, pasi historia jonë është gjithnjë një eksod me zi se ky i sirianëve që ikin nga lufta.

Akoma më lakonike kur i trajtojnë me kronika lypsarësh, kjo pjesë sociale e lindjes, si të suksesshme, kur totalisht jemi të shitur tek fondamentalizmi islamik aq sa sot një shqiptar i besimit islam nuk asnjë ndryshim luku nga ai i afgan. Kur jemi të shitur në zyrat elektorale të erdoganit, si ai ministri i Koosovës, që është i shqetësuar për vënien në kandar të humbjes së Erdoganit. Hapini dyert sirianëve të të tjerëve, është koha e globalizmit. Hapini ashtu si bota na i hapi neve.

Hapini dyert sirianëve, ashtu si bota na i hapi ne Read More »

Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910

Kjo është një hartë gjeografike që është punuar me metodën e ngjyrave. Me çrast, çdo ngjyrë pasqyron zonën ku është folur një gjuhë në territorin e vendeve Ballkanike.Harta paraqet territoret ku eshte folur gjuha shqipe ne viset e Serbise pas vitit 1878, kjo deshmon se ne krahinat e ndryshme mbeti nje numer i konsiderueshem i shqiptarev qe flitnin gjuhen shqipe.
Supozojme se shqiptaret qe nuk u shperngulen nga keto troje qofshin te besimit ortodoks ose te atij mysliman iu nenshtruan procesit te asimilimit te plote. Toponomia dhe mbiemrat e disa individeve ne keto vise na orientojne per ta besuar kete ceshtje.Me ngjyrën e kuqe të çelur janë paraqitur zonat ku është folur gjuha shqipe.Në këtë hartë, qartë është paraqitur zona e cila shtrihet në jug të viseve juglindore të ishujve dhe gadishujve grek e në veri deri në zonën e maleve Karpato-ballkanike në Serbinë Lindore, sic shihet edhe në hartë, mbi pjesën e regjionit të Nishit (origj. Nisch).

Po ashtu në hartë vërehet që kjo ngjyrë është më e dendur (homogjene) e diku është më e rrallë. Harta e gjuhëve njëkohsisht është edhe hartë e etnitetit, sa i përket gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në gadishullin Ballkanik.

Kjo hartë është ilustruar në atlasin gjeografik për shkollat e mesme të Zvicrës.

Kjo hartë është në faqen e 41-të me emrin origjinal “Sprachen”.

Ky atllas është botuar në vitin 1910 në Zvicër, një shtet neutral në aspektin politik, gjë që nuk lejon të mbeten dilema për propagandë politiko – ushtarake të asaj kohe që zhvillohej në mes të shteteve të zhvilluara kapitaliste.
Ja disa të dhëna mbi këtë atllas gjeografik:
Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës.
Kjo konferencë për president kishte dr. A. Gobat.

Titulli i atllasit origjinal:

Schweizericher
Schul-Atlas
fur
Mittelschulen

Ausgefuhrt von de Kartographia
Winterthur A.G
1910
Zu Beziehen durch das Sekretariat der Konferenc der Kantonalen Erzeihungsdirektor prof. Sami AGUSHI/Njekomb

Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910 Read More »

Profesori amerikan: Është veç çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan

Profesori i njohur amerikan, George Friedman, thotë se e ardhmja e Ballkanit është jo fort premtuese. Një njohës i mirë i gjeopolitikëve, Friedman shprehet se në Ballkan mund të ketë luftë.

Ai thotë se serbët kanë mbështetjen e rusëve për çdo hap që do të ndërmarrin, ndërsa shqiptarët kanë mbështetjen e amerikanëve dhe kroatët të gjermanëve. Friedman shprehet i bindur se është vetëm çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan.

“Sot, rusët u “pëshpëritin” serbëve, amerikanët shqiptarëve, gjermanët kroatëve. Fshatrat dëgjojnë thashethemet, dhe ja ku llojnë sherret. Ballkani nuk është vendi i vetëm në botë ku kjo ndodh, por s’ka vend tjetër në glob që të jetë kaq i rëndësishëm për kaq shumë fuqi të mëdha. Prandaj, nuk është për t’u habitur pse ka gjithnjë zëra dhe thashetheme, se rajoni është shpesh në prag të luftës. Dhe nuk është për t’u habitur që thashethemet janë zakonisht të gabuara. Ato thjesht sigurojnë që të habitemi kur ato të dalin të vërteta. Është vetëm çështje kohe. Dhe ky është një rajon që pret luftë, duke e bërë atë të ketë më shumë gjasa të ndodhë” deklaron Friedman.
“Ndonjëherë luftimet midis fshatrave tërheqin në betejë në fshatra të tjerë, tërheqin kryeqytete, tërheqin fuqi të mëdha.

Profesori amerikan: Është veç çështje kohe që lufta të shpërthejë në Ballkan Read More »

Dy duar për një… SHQIPONJË

Ka një kulturë të tifozerisë dhe të futbollit serb, që themelohet mbi dhunën, fyerjen, racizmin dhe provokimin. E pamë para disa vjetësh, se çfarë ndodhi në Beograd, kur tanëve u thyen karriget në kokë.

Shkruan Ardian Vehbiu

Për gjestin e shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen mbrëmë kundër Serbisë dhe polemikat pasuese:

Shqiponja është shenjë tribale, që i referohet përkatësisë etnike. Dy lojtarët gëzuan EDHE si shqiptarë që janë.

Me sa di unë, nuk është shenjë që i referohet dhunës; nën të nuk janë bërë gjëkundi as vrasje as masakra.

Atë gjest e kanë bërë dhe vazhdojnë ta përfushin gjithfarë figurash të pashijshme, batakçinj, hipokritë, parazitë, shfrytëzues – por le të mos e identifikojmë akoma me kombëtarizmin kitsch të anti-serbëve të kolltukut.

Le të mos e braktisim në DUART e tyre.

Nga ana tjetër, nuk mund t’u kërkosh as Shaqirit dhe as veçanërisht Xhakës të harrojnë se nga vijnë dhe cilët janë. Ndjenjat e përkatësisë etnike nuk lihen siç lihet duhani.

Historitë e tyre personale etnike dhe familjare janë ndikuar – për keq dhe hidhtas – edhe nga politikat nacionaliste të Serbisë (lexoni).

Ne, që i pamë duke bërë shenjën, i pamë në televizion. Nuk ishim ATJE. Mbase edhe nuk e ndiem sa duhet atmosferën e neveritshme që kishin krijuar, në stadium, disa tifozë të Serbisë.

(Këtë e përmendi edhe Lichtsteiner, kapiteni i ekipit zviceran. Ky e ka mirë parasysh se, për qëndrime të tilla në Itali kundër lojtarëve me ngjyrë – nga Koulibaly te Niang dhe Matuidi, klubeve u janë vënë gjoba të rënda.)

Të vërehet edhe se gjesti i fundit i Shaqirit, që hoqi fanelën dhe u tregoi muskujt tifozëve, nuk ishte gjest vanitoz alla Cristiano Ronaldo, por citim i një gjesti të ngjashëm të Balotelli-t: statujë e revoltës anti-raciste.

Nëse na thonë se gjeste të tilla janë provokuese dhe duhen shmangur në një kompeticion sportiv, mua më vjen në mend që PROVOKACIJA, edhe në kontekste të tilla, zakonisht ka filluar nga ana tjetër.

Ka një kulturë të tifozerisë dhe të futbollit serb, që themelohet mbi dhunën, fyerjen, racizmin dhe provokimin. E pamë para disa vjetësh, se çfarë ndodhi në Beograd, kur tanëve u thyen karriget në kokë.

Futbolli nuk mbahet dot steril nga politika; përkundrazi, mund të na kujtojë se çfarë ka që nuk shkon në politikë, mes të tjerash, edhe RACIZMI anti-shqiptar i tifozerive serbe.

Le që, si çdo sport tjetër kompetitiv, edhe futbolli është dhunë e ritualizuar, që shpesh rimerr – në trajta të pranueshme – rivalitete që përndryshe do të ishin ndezur dhe shuar në fusha jo stadiumesh, por betejash.

Është gjithnjë më mirë që shqiptarët të ndeshen me serbët në futboll.

Dhe më në fund, si dikush që nuk impresionohet fort nga gjestet etnike teatrale, po e them se, po të kisha qenë mbrëmë në fushë dhe të kisha shënuar gol, do ta kisha bërë edhe unë shqiponjën.

Bravo Zvicra, për fitoren

Dy duar për një… SHQIPONJË Read More »

Negociatat shqiptare me BE, kur vendet anëtare luajnë sipas halleve të tyre!

Një ditë më parë “Der Standard” jepte shpresë, teksa shkruante se Holanda dhe Danimarka kanë gjasa ‘të kthejnë’, kur të gjithë të tjerët po tërhiqen.
Shkruan Ardit Rada

Nëse besoni se gara për hapjen e negociatave vendoset vetëm nga zhvillimi i situatave në Shqipëri, thjesht gaboheni. Sepse procesi i integrimit europian influencohet në çdo moment të tij nga dinamikat e zhvillimeve brenda vendeve anëtare, nga luftërat në rajonet rreth kontinentit, flukset e emigrantëve, terrorizmi apo edhe tendencat politike të vendeve të tjera, siç është rasti i presidencës Trump. Siç shihet është një lojë me shumë porta, një ekuacion me shumë të panjohura.

Nga këto ligjësi të shkruara e të pashkruara nuk bën përjashtim as rasti shqiptar, me negociatat për anëtarësimin në BE. Siç dihet pas pak ditësh krerët e Unionit duhet të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe këtu nis baleti i interesave të brendshme të vendeve anëtare.

Së paku tre vende të Bashkimit Evropian momentalisht e bëjnë të pasigurtë çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Bëhet fjalë për Francën, Danimarkën dhe Holandën.

Bashkimi Evropian është ndarë prej kohësh në dy kampe. I pari udhëhiqet nga Franca dhe Holanda, të cilat shprehen se BE duhet të fokusohet në reformimin e vetvetes pas largimit të Britanisë së Madhe, para se të marrë në konsideratë anëtarë të rinj.

Nga ana tjetër, këto vende shqetësohen se ftesa për vendet ballkanike do të ishte një dhuratë për oponentët populistë të BE në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që mbahen në vitin 2019.
Një ditë më parë “Der Standard” jepte shpresë, teksa shkruante se Holanda dhe Danimarka kanë gjasa ‘të kthejnë’, kur të gjithë të tjerët po tërhiqen.

Retures raportonte pak kohë më parë se në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë” nëse hapte dritën leshile për Ballkanin. Dhe Macron është tejet i ndjeshëm ndaj numrave të të djathtës franceze që çuan në disfatë paraardhësin e tij Hollande.

Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër, me frikërat e brendshme. Përballë pretendimeve të reja nga dyshja skeptike, qëndron Komisioni Europian, i cili kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Teknicienët kanë thënë “Po”, por ata që votohen jane politikanët!

Përballë Francës dhe Holandës qëndrojnë zyrtarë të Komisionit Evropian, politikanë të lartë gjermanë dhe qeveritë nga Evropa Lindore e Qendrore. Ata argumentojnë se BE duhet t’i mbajë vendet e Ballkanit në orbitën e tij për të kundërshtuar influencën në rritje në oborrin jugor nga fuqi rivale.

Gjermania është lokomotiva e Europës. Edhe tani, kur Merkel po përpiqet të luajë në rrafshin europian, edhe pse ka kundër aleatët kryesorë politikë. Qëndrimi i saj ndaj refugjatëve ndërthuret me dëshirën për të promovuar Tiranë e Shkupin. Një lojë ekuilibri e vështirë për kancelaren me mbështetje gjithnjë e më të dobët brenda vendit.

Një erë jo e mirë fryn edhe në Lindje. Aty ku tekat nacionaliste e ksenofobe të Orbanit dhe performanca e dobët e vendeve si Rumania e Bullgaria, e kanë bërë klubin europian të duket si një tryezë e shthurur, ku idea e zgjerimit duket thjesht si një shtim telashesh, në një shtëpi që edhe kështu ka plot halle.
Pra, hapja ose jo e negociatave nuk është më një çështje që i takon Tiranës.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për më pak se një javë kohë nga samiti i 28 Qershorit. E parë me syzet e vogla të Shqipërisë, kryesisht për konsum të brendshëm politik, çelja e negociatave shihet si një dështim i qeverisë, nga ana e opozitës. Ndërsa qeveria nga ana tjetër, një mbyllje dere nga BE-ja do t’ia faturonte opozitës si lobuese kundër integrimit të vendit.

Por edhe vetë kryeministri Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj BE-së duke e paraqitur rrezikun rus si kërcënim, nëse BE nuk bën një hap drejt Ballkanit Perëndimor. Madje Rama kulmoi teksa tha se është gati t’i riatdhesojë të gjithë shqiptarët problematikë, nëse ata janë sebepi i Evropës për të mos hapur negociatat.

Gjithësesi sipas zyrtarëve të lartë të Komisioni Evropian, Shqipëria i ka përmbushur kriteret dhe Europa duhet t’i qëndrojë fjalës së saj. Ky është një qëndrim zyrtar dhe çdo përgjigje tjetër nga BE-ja do të shihej si prerje në besë nga ana e shteteve që do të ishin kundër.

Negociatat shqiptare me BE, kur vendet anëtare luajnë sipas halleve të tyre! Read More »