Opinione

”E ka fajin Jugu!”, gazetarja e indinjuar: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë…

Nga Edlira Gjoni

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës.

Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin. Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty. E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.

Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek!
As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman. Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh Gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë. Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu!

Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është. Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana. Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shēmtuar në të gjitha elementet? Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë!

Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty. Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!
Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë.
As mos hajdeni më hiç! Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë.
Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend.

Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

”E ka fajin Jugu!”, gazetarja e indinjuar: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë… Read More »

Turizmi i injorantëve të pasur!

Kanë mjaftuar disa të shtëna në ajër në një nga diskot më popullore të rivierës në bregdet, për të kthyer sot sytë, nga një prej plagëve serioze që vuan turizmi I sotëm shqiptar, sa I takon ofertës që ai ka për argëtim.

Nga Palasa deri në Jalë, në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, një turist I ka të gjitha mundësit të argëtohet vetëm me detin.

Përtej kësaj mundësie, mbasditet dhe mbrëmjet në rivierën shqiptare janë një betejë më vete.

Në gjithë zonën më të shtrenjtë të turizmit bregdetar në vend, nuk ke asnjë shans të argëtohesh, të mjekohesh nëse sëmuresh dhe as të shetisësh apo eksplorosh zonën.

Alternativa e vetme janë disa modele diskosh të eksportuara nga blloku në qendër të Tiranës në bregdet. Janë thuajse të njëjtit pronarë, të njëjtit menaxher dhe të njëjtit klientë.

Super të shtrenjta, dhe të krijuara për të rjepur shtresën e të rinjve të pasur, ato janë në të vërtet modeli se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në vend.

Pjesa më e bukur  bregdetit shqiptar për shkak të këtij modeli, po ktehet në një zonë preferenciale vetëm për ata që duan të transferojnë qëndrimin nga Tirana në bregdet në fudnjavë por jo për një turistë të zakonshëm.

Një turist I zakonshëm pas orës 18, nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në zonë nuk ka asnjë institucion kulturor, asnjë sallë kinemaje apo muze rajonal, asnjë atraksion kulturor, asnjë guidë për të të shpjeguar zonën, asnjë shenjë të turizmit historik edhe pse ka histori me shumicë, asnjë mundësi për të shetitur buzë detit, asnjë zonë popullore ku njerëzit dalin dhe shërbehen lirë.

I gjithë sistemi është I ngritur si një çark për disa parallinj, duke pasur paraysh një tufë pordhacësh nga Tirana që fundjavave të verë, i lënë takimet në këtë bregdet.

Një familje e zakonshme e ka të pamundur ta shtyj më shumë se tre ditë në këtë zonë, ndërsa mund takaloj shumë më mire në Sarandë edhe pse qyteti është I tejngopur me ndërtime dhe turistë.

Ndryshe nga bregdeti I tangërllëkut shqiptar, qytetet tona bregdetare, me gjithë të metat,  si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini e ndonjë tjetër, ofrojnë më shumë mundësi për tu ndjerë pushues se sa një vend perlë si zona nga Dhërmiu në Jalë.

Ajo zonë po shndërrohet pak nga pak në një zonë përjashtuese për turistin e zakonshëm.

Dhe modeli I zhvillimit po vazhdon të jetë kriminal. Në vend të investohet në resorte dhe atraksuione turistike, po vbazhdon krimi I ndërtimit të zonave të mëdha rezidenciale, apo fshtarave me vila, modele tërisht të dëhstuara nga lalzi në Golem,  që realizojnë ëndrrat vanitoze të dhjetra milionerëve të rinjë për të pasur vila në bregdet, duke e vdekur tërësisht turizmin.

Në vend të resorteve të mëdha që do të zhvillonin zonën dhe do tiu jepnin mundësi mijëra pushuesve ta frekunetonin, do të kemi pas disa vitesh, fshtara të tëra të vdekur turistik, që nuk di pse i quajnë investime strategjike në turizëm, pasi janë e vetmja strategji e dështuar turizmi.

Ato janë veprimatri të pastra “real estate” pasi vilat janë parablerë nga qytetarë të pasur që do ti përdorin ato 15 ditë në vitë, nëse nuk arrijnë të zihen me gratë deri në fund të pesëmbëdhjetditëshit.

Pastaj do të jenë bosh, dhe njerëzit do ti tregojë me gisht se të kutj janë vilat, si I vetmi atraksion thashethemesh në zonë.

Askush nuk ka menduar që në zonë të investohet për turizmin historic  edh epse ëhstë zona që ka mbiprodhar histori, askush nuk inevston për turizmin fetarpor dhe atë e kanë lënë në dorë të ca priftirënjve sjherxhi që mezi presin gushtin të bëjnë sherr, askush nuk mendn për kulinarinë ngaqë dhe një I zonëns që merret me kulinari ka helmuar gjithë Shqiëprinë me sherre, askush nuk ka menduar për objekte muzeale, edhe pse cdo shtëpi e Vunoit e Dhërmiut ka më shumë histori se Tirana e vjetër,  , asush nuk ka menduar për guida për eksplorimin e zones, edhe pse askund në botë nuk e ke aq afër detin me shtigje malore dhe alpe të mahnitëshme, askush nuk ka menduar për vende argëtimi për fëmijë, për lodra dhe abjente argëtuese, apo gjëra të tjera që të mbushin ditën, por vetëm për vila të shtrenjta, disko të shtrenjta dhe në fund dhe ndonëj krisëm herë në ajër e herë në shenjë.

Është shembulli se si vdes një pasuri natyrore kur bie në duar zengjinësh të rinj, të cilët nuk investojnë për turizmin, por për fitime të shpejta të tyre. Ata nuk kane faj se ate dine te bejne, por dikush duhet te diktoj strategji te re turizmi per ta shpetuar bregdetin prej tyre.

Ata kane nje klientele me dy mije vete te pasur dhe atyre i kane marr lek per vila ne Golem, pastaj per vila ne Lalez, pastaj per vila ne Tirane, e tani per vila e disko ne rivieren shqiptare. Kaq dine te bejne.

Është modeli më I shëmtuar dispropocional mes ofertës për shumicën dhe eskluzivitetit për pakicën. Është turizmi i injorantëve të pasur. Atyre që nuk duan të shikojnë dhe mësojnë, por që duan ti shikojnë e ti adhurojnë./Mero Baze

Turizmi i injorantëve të pasur! Read More »

Krenaria / Megjithëse të dh…. , ne prapë jemi krenarë !Nga Genc Demiraj

Krenaria…

Kur para do kohësh, këtu në Vlore, një prej ambasadorëve të rëndësishëm të BE-së e pyetëm se ç’mendonte për situatën dhe krizën politike në Shqipëri ?… Me humor dhe diplomaci duke i devijuar pyetjes, u pergjigj : – Më bëhet qejfi për krenarinë e shqiptarëve…!
Aspak nuk na hynte ne punë krenaria në këtë rast, as në të majtë dhe as në të djathtë, dhe aq më shumë kur e dëgjonim nga goja e një ambasadori që përfaqëson një nga vendet më të rëndësishëme të Europës… I Mendja na e thotë se ndoshta ne krenohemi për trimërinë tonë epike…Por kur shikojmë se si përkulemi lemerishëm përpara disa “kapterave” greke, atëherë përnjëherë na vjen turp të krenohemi për trimërinë..
…Dikush mendon se krenaria jonë ështe zgjuarsia, karakteri, ndershmëria, besa…dikush tjetër liria, pavarësia, flamuri…dhe dikush më koherent mendon për demokracinë, arritjet në ekonomi, infrastukturë, në mirëqënie, sukseset në eksporte dhe në GDP e mbroçkulla pa fund… Askush nuk mund ti bjerë në të, se ku qëndron dhe përse ne shqiptarët qënkemi krenarë sa paskemi entuziazmuar me krenarinë tonë dhe një ambasador të rëndësishëm…
Që jemi krenarë ne shqiptarët nuk diskutohet, sepse e kemi dëgjuar të na e thonë edhe të tjerë diplomatë dhe ofiqiarë të huaj. Por se nga na buron kjo krenari nuk dimë ti japim shpjegim. Nuk dimë ta ç’tjerrim fillin e këtij lëmshi të madh krenarie që na gufon në shpirt.
…Po, ne shqiptarët jemi krenarë për gjithshka. Edhe për kotësitë, mbraptësitë dhe idiotllëqet tona. Siç jemi edhe për varfërinë, pisllëkun dhe mizerabilitetin tonë…Kish të drejtë diplomati. Bravo Ambasador që me diplomaci na the atë që duhet të kuptojmë…Që me gjithëse të dhjerë, ne prapë jemi krenarë./gencdemiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Krenaria / Megjithëse të dh…. , ne prapë jemi krenarë !Nga Genc Demiraj Read More »

Banori Tragjasit hedh idenë e cuditshme për të mirën e përbashkët të fshatit ! Më mbështesni. . .!

Nja banor i fshatit Tragjas ka hedhur idene e  ndertimit te nje rezervuari te madh mbi fshat i cili sipas tij do sherbeje per vaditje dhe do te eleminoje gjithashtu mundesine e prishjes se rrugeve te fshatit.

Ai shprehet se -” Tragjasi rrezikohet seriozisht nga reshjet e jashtezakonshme qe zbresin nga malet sepse jane mbyllur te gjithe perrenjte dhe kanali vadites nga banoret qysh ne fillim te katastrofes 1992…
E vetmja zgjidhje aktuale:
Te hapet nje rezervuar( qe mund tesherbeje si lere apo per vaditje aty afer) ne krye te fshatit Prej Gjomaricave deri ne Perrejt e karkbashit e te karajanit mund te percillen edhe ne Gryke te ciflikut a ne lumin e Izvorit”- perfundon ai.

Ne nje tjeter koment ne facebook ai shprehet duke iu drejtuar nje tjeter bashkefshatari -” Jane gjithe ato shtepi e baca te reja Ketyre perrejve,o Xhafer.
Me e mira eshte te hapim nje lere te madhe ne krye te shtepive tuaja dhe ajo do te jeté nje liqen,qe do t’i nderroje faqen lagjes tuaj egjithe Tragjasit; do te keté vleren e nje Izvori tjeter ne krye te fshatit… ku
Kjo LERE ( liqen) do te VLEJE e do te perdoret edhe per vaditje nga familjet aty afer,per kultivimin e peshkut ,per rosa e pata etj etj. Dhe,kryesorja do te eleminohet cdo premise e prishjeve te rrugeve pergjithmone. Le te behemi bashke te gjith ‘ ne kete propozim qe e kam shprehur qysh para tre vjetesh… Le te bashkohemi te gjithe ne kete ide,sidomos juve dhe vilat dhe shtepit rreth e rrotull Gjomaricave e deri ne Izvuar…” – e mbyll ai.

Nuk dihet nese eshte e realizueshme kjo ide dhe nese jane banoret ne mbeshtetje te kesaj ideje !

Banori Tragjasit hedh idenë e cuditshme për të mirën e përbashkët të fshatit ! Më mbështesni. . .! Read More »

Spartak Ngjela tregon pse e ka kërcënuar ambasadori Lu, Edi Ramën? Pse u godit kryeministri nga Pandeli Majko

Ngjarjet në Shqipëri po kanë densitet antikorrupsion. Ambasadori amerikan Donald Lu goditi me akuzë korruptive direkte kryeministrin Rama për çështjen Balili. Kjo tregon se në zhdukjen e Klement Balilit paska dorë të drejtpërdrejtë edhe Edi Rama.

Po pse u tha nga ambasadori që Balili është kapur? Po Pandeli Majkoja pse u revolta dje kundër kryeministrit të tij? Po ambasadorja e re amerikane, do ketë rol në këtë çështjen e Reformës në Drejtësi.?
Çfarë pritet të ndodhë pas ardhjes së ambasadores së re dhe ekipit që pritet të vijë nga Beukseli gjatë këtij muaji pikërisht për implementimin e Reformës në Drejtësi? Këto janë çështjet që kanë alarmuar të gjithë korrupsionin e lartë, dhe të gjithë ata të lidhurit me ta.

Dje Ambasadori amerika akuzoi Edi Ramën që ka ndihmuar Klement Balilin të arratiset. Në fakt ky ishte një kërcënim. Deri tani politika e lartë perëndimore në skedat e saj kishte ish ministrin e Brendshëm Tahiri si të implikuar në arratisjen e Balilit. Kurse tani, indirekt, ambasadori përfshiu edhe Ramën në këtë çështje. Sigurisht, vetëm një naiv mund ta mendojë se Tahiri e ka bërë hapin Balili jashtë kërkesës së Ramës.

Tani kuptohet qartë pse Tahiri thosh që “do të flas”. Dhe, nëse është kështu, bën mirë që të flasë. Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: pse e ka kërcënuar ambasadori Lu Edi Ramën? Sepse, kuptohet që ky nuk i është përgjigjur politikës amerikane, por kjo sigurisht që ka qenë edhe një politikën e Ramës kundër Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë ndodhi edhe revolta e Majkos kundër Kryeministrit të tij. Po duke e ditur faktin që Majkoja gjithmonë ka qënë politikani më koherent në aleancën shqiptaro-amerikane, atëherë kuptohet se politika amerikane nuk e pranon më Ramën.

Por pyetja është, pse? Përgjigjia më e afërt me të vërtetën është sigurisht aleanca e nëndheshme që ka ai me Berishën kundër Reformës, por mund të jetë gjithashtu edhe afrim i tij me politikën kundërshtare të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Nëse do t’i qëndrojmë dokumentit politik të Komisionit Europian për Shqipërinë, ky që u formulua në lidhje me negociatat, atëherë tani do të pritet të vijë në Tiranë, brenda këtij muaji, një ekip ekspertësh që do të kqyrë Reformën në Drejtësi në lidhje me implementimin e saj. Por në këtë kohë po shohim gjithashtu edhe përshpejtimin e punës së vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të gjitha këto sigurisht që janë të lidhura, sepse të gjitha konvergojnë në një pikë – te Reforma në Drejtësi. Duke qënë kështu, duhet të theksojmë se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, që pritet të konfirmohet nga Senati, Kathlin Ann Kavalec, një njohëse dhe vendimmarrëse për çështjen ruse në politikën amerikane, kuptohet që pikërisht për këtë vjen: për Reformën.

Të gjithë kundërshtarët e Reformës kanë kohë që kërkojnë që, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga reforma, se rezultojnë të korruptuar, kanë dashur që ta përfshijnë Shqipërinë në politikën ruse dhe në politikën turke. Kjo sipas veprimtarisë së Berishës, Ramës dhe Bashës. Por gjithçka tani është e qartë nga politika e lartë perëndimore.

Ardhja e ekipit të Brukselit për kqyrjen nga afër të implementimit të Reformës, bashkë me ambasadoren e re amerikane në Tiranë, sigurisht që e mbyllin qarkun ruso – turk në Tiranë, dhe prandaj, pikërisht për këtë, ka dalë ndërkohë në pah edhe presioni i ambasadorit amerikan kundër Ramës, por edhe intensifikimi i të gjithë politikës së lartë perëndimore kundër korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.
Dhe kjo do të vijojë.

Në fakt kryeministri aktual shqiptar është në pozita shumë të dobta. Deri tani kuptohet se ambasadori amerikan siç duket ka bërë kundrejt Edi Ramës presione faktike të nëndheshme, kurse tani doli hapur. Por menjëherë Ramën e goditi edhe Pandeli Majkoja, në nga ministrat e tij.

Atëherë, çfarë mund të ndodhë: a mos politika e lartë perëndimore kërkon sërish që edhe në këtë situatë të punojë në Shqipëri me kryeministër Pandeli Majkon, njëlloj si në vitin 1999. Në fakt, situata është shumë e ngjashme. Të presim dhe të shohim dy ingredientët e rinj: ambasadoren amerikane Kathlin Ann Kavalec, dhe ekipin e Brukselit që pritet të vijë./Korrierri

Spartak Ngjela tregon pse e ka kërcënuar ambasadori Lu, Edi Ramën? Pse u godit kryeministri nga Pandeli Majko Read More »

Gjiri i Lalëzit si gjiri i kurvave/ Bledi Mane publikon emrat e politikanëve dallaveraxhinjve me supervila

Nga Bledi Mane

Një qoshkë e fshehur harlisur me shkurre e ferra në anën perendimore të Liqenit të Tiranës, dikur njihej me emrin e famshëm si “Gjiri i kurvave”. Kryeqyteti komunist para viteve ’90 kur kurvëllëku ishte blasfemi, atje shkonte fshehurazi dhe shfrynte duhmat bilogjike dhe organike. Palloheshin mileti me frikë e me brekë neper kembë, por të paktën çliroheshin e ftilloheshin.

Pas viteve ’90 një tjetër gji kurvash u ngrit gradualisht jo fshehurazi, por institucionalisht, dhe atje paria halabake e Tiranës shullohet nën rezet e diellit dhe fusin këmbet në ujin e kripur të Adriatikut. Ky gjiri i dytë ka disa ditë që është bërë i famshëm sepse nuk i paska punët mire me Perëndinë. Zoti po hakmerret aq keq me këtë kuplara dallaveresh e korrupsioni sa çdo natë po ua tund e po ua shkund pronat të pafytyreve të politikës.

Po flas për Gjirin e Lalëzit qe tani e tutje kurre nuk ka për te gjetur paqe me token, me ujin dhe me ajrin. Perendia ka vendosur tua beje Vettingun Hyjnor shejtanëve të këtij vendi. Si prolog, shikoni foton e parë. Një super vile që kushton 1 milione e 200 mije euro. Eshtë vila e ish ministrit dhe deputetit demokrat Flamur Noka.

Flamuri që deri dje dhiste në llagemin me dy gurë anash dhe nje gropë në mes atje larg ne katundin e tij Novoseje te Kuksit. Flamurit tashme i ka buzeqeshur edhe fati edhe vrima e bythës sepse ka 5 banja ne këtë vile luksoze ne Gjirin e Lalezit. Me poshte po u listoj edhe emrat e dallaveraxhinjve të tjerë të Tiranes me vila dhe super apartamente luksoze buzë Adriatikut:

Petrit Vasili, Sali Berisha, Ilir Meta, Nasip Naço, Edmond Haxhinasto,Argita Berisha

Shkelzen Berisha, Namik Dokle, Valentina Duka, Arben Ristani, Gazetaret Andi Bejtja dhe Mustafa Nano, Ish komandanti vrases i Gardes Ndrea Prendi, Ish vjehrri i Sali Berishes, Luan Malltezi

Ambasadori shqiptar ne Prishtine Qemal Minxhozi

Info ilustruese/ Vila në Foton e dyte eshte e Petrit Vasilit ndersa ne foton e trete vila e Edmond Haxhinastos…

Deri ne 15 shtator fallxhoret, orakujt dhe horoskopet mesdhetare parashikojnë tërmete të përditshme vetëm në zonën e Gjirit te Lalëzit!!!

Gjiri i Lalëzit si gjiri i kurvave/ Bledi Mane publikon emrat e politikanëve dallaveraxhinjve me supervila Read More »

“47 vjet në krevat me Sali Berishën”

Nga Bledi Mane

Hënën e kuqerremtë nuk e linin perdet prej linoje të depertonte në dhomën e gjumit. Nga jashtë hynte brenda zhurma e dallgëve të Adriatikut ndersa nga brenda depërtonte jashte dritares së hapur, zhurma e gërhitjes së Liri Berishës. Ajo kishte rënë herët të flinte ndërsa në fytyre i dallohej çehrja si prej gejshave të lodhura japoneze.

Sali Berisha qellimisht nuk ishte shtrirë bashke me Lilin, gruan e tij në krevat, por priste që e mërkura t’i thoshte mirupafshim të enjtes, priste që akrepat e orës të shkonin te 12 e mesnates. Data 5 korrik e vitit 2018 kremtonte 70 vjetorin e lindjes së gruas së tij e për kete sebep donte t’i bente një surprizë.

Kishin ardhur në vilen e tyre në Gjirin e Lazit ku do të festonin larg rrëmujes se Tiranës dhe pa humbur kohë, Saliu po pergatiste surprizen e parë. Po reshkiste lehtë me hapat e plakur drejt tualetit ku kishte fshehur kokrrën magjike ngjyre blu të viagrës. Do e gelltiste fshehurazi në gojen e tij, do priste 15 minuta e pastaj si ujku i tërbuar pa dhembë do i leshohej në shtrat bashkeshortes. Donte ta joshte e ta argëtonte seksualisht për 70 vjetorin e saj pasiqë qysh nga maji i vitit të shkuar kur Lul Basha me Edi Ramën kishin bere marreveshje, penisi i tij dhe dëshira per seks i ishin tkurrur porsi gështenjat e nje dimri te acartë atje larg në Viçidol. Teksa gelltiti viagren me ngjyren e partisë se tij, veshtronte fytyren ne pasqyren e banjës dhe buzeqeshte i lumtur si sanitarja e një spitali që sapo i dhane nje bakshish.
Por buzëqeshja i ngriu në buze teksa toka poshte kembeve iu drodh. Për nje moment kujtoi se ishte efekti i tabletës magjike, por ulerima e dallgeve të detit dhe dridhja e murreve të viles e ftilluam dhe klithi:

-Lili, Liliiiiiiii zgjohu. Tërmet përsëri Liliiiiiiiiiiiii!

Me brekë nepër këmbe edhe Saliu edhe Liria ia behen të pataksur ne kopshtin e shtepise se tyre verore e të perqafuar me njëri- tjetrin i thirren shoferit që flinte te kasollja e qenit ti çonte në Tiranë.

Rruga nga Durresi drejt kryeqytetit ishte një dramë me vete. Ulur të dy ne sediljet e pasme te makines, nuk flisnin, por me kokën mbështetur në dritaret anësore kaluan në retrospektivë gjithe makthet e neteve te tyre pa gjumë. Sapo mberriten ne Vore, Liria psherëtiu thellë dhe si me e ndjeshme se burri i saj mbylli sytë për te penguar lotët e mes erresires që krijojnë qepallat me kokërdhokët e syve po i shfaqej një film horror bardhezi si ata të Hiçkokut fodull. Film me metrazh të gjate e i kobshem që i kujtonte qindra e mijëra nete pa gjumë ne te njejtin krevat me burrin e saj prej 47 vjetesh.

Fillmi fillonte me brengën e Saliut kur vdiq shoku Hysni Kapo. Lotët e doktorit që lagnin sutjenat e Lirise kur burri i mbeshteste kokën në gjoksin e saj kur shoku Enver iku nga kjo jete. Pastaj trishtimi i shokut Ramiz për levizjen studentore, rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhes, fajdet e Sudes e te Xhaferrit. Drama e vitit 1997 kur 2000 shqiptare u vranë me njeri-tjetrin, atentati ndaj Azem Hajdarit. Oh sa vuajtje kishte kaluar Liria e shkretë aq sa kur shpërtheu Gërdeci dukej sikur 28 viktimat kishin ardhur te fshiheshin poshtë krevatit të tyre. Ngjollat e gjakut qe Sali Berisha kishte ne duar kur vrau 4 protestues dhe çarçafët e bardhe të atij janari nuk i lante asnjë lavatriçe. Oh çfare brengash që edhe tani e plakur po e torturonin. Hapi syte dhe i foli shoferit.

-Ktheje, ktheje makinën. Shko perseri në Durrës. Atje, atje ne Shën Vlash është nje manastir. Ështe nje manastir ortodoks, atje më ço, atje do dorëzohem murgeshë e nuk do dal më. Atjeeeee më ço!
Shoferi shikonte si i tromaksur nepërmjet pasqyrës drejtkendeshe të automjetit ndërsa Sali Berisha po kontrollonte në xhepin e pasëm të brekeve ngjyre shkretetirë ku kishte fshehur viagrën e dytë.

“47 vjet në krevat me Sali Berishën” Read More »

Troja e Lashtë u pushtua me Kalë, Shqipëria e sotme me Gomerë!

Sot, Shqipëria po i beson një loje pastërtisht të papastër dhe po e pëson çdo ditë. Kali i Trojës tashmë nuk është nga fisi dinak i Helenëve, por ky Kalë është Gomar Skrapari, Gomar Tropoje, Gomar Tirane dhe është gjithmonë Gomar shqiptar.
Shkruan: Sokol Pepushaj

Misteret e madhështisë Trojane, Monumentit të Rubindttë të labirintheve të errëta të lakmisë njerëzore që nuk ka cak, disa prej jush e dinë se e kanë konakun në Azinë e Vogël. Ata që nuk e dinë, ani, s’ka gjë, janë pjesë e kësaj shoqërie në emancipim e sipër, që duartrokasin e akoma duan të zgjedhin mirëbesimin si më të bukurin, t’u drejtojë jetën e të ardhmen.

Pellazgët, nga ku rrjedhim ne, e me vonë, e shumë më vonë, të tjerët, siç thonë ca hieroglife shumë të moçëm, dhe sa kohë nuk është provuar e kundërta, kështu na lind e drejta të mëndojmë, i besuan “dhuratës” së Kalit, duke i dhënë Botës mesazhin e mirëbesimit, por mbi gjithçka, duke përjetësuar hyjnizimin e fuqinë e paraardhësve të Ilirëve.

Troja pra, gjeneron e vigjëlon gjithë Botën sot, ku djajtë gjithsesi mund të krijojnë gjithçka djallëzore në filozofitë, mbase edhe të shekujve që nuk kanë ardhur. Hipoteza mes Trojës dhe Shqipërisë sot, fatkeqësisht nuk ngjan thjesht si hipotezë. Asokohe iu besua “dhuratës” me një lojë pastërtisht të pastër dhe Troja ra.

Sot, Shqipëria po i beson një loje pastërtisht të papastër dhe po e pëson çdo ditë. Kali i Trojës tashmë nuk është nga fisi dinak i Helenëve, por ky Kalë është Gomar Skrapari, Gomar Tropoje, Gomar Tirane dhe është gjithmonë Gomar shqiptar.

Janë pikërisht Gomerët fodullë që Shqipërinë po e çojne andej nga duan, jo drejt Europës, po drejt Salizimit, Nanozimit Edizimit, Drogizimit, Bythizimit, pasi të tërë, në 28 vite kanë punuar e vjedhur vetëm për bythën e vet, duke e çuar këtë vënd të pasur fatmirësisht, drejt greminës, ku njerëzit po vuajnë edhe për bukë goje.

Viktima nuk janë ca ushtarë të ngopur me verë, por populli barkëthatë që edhe bukën e merr me qitap e prap duartroket hajdutët, mashtruesit, drogaxhinjtë, terrorizuesit që kërcënojnë edhe këtu në mes të Tiranës gazetarët, vetëm se kryejnë detyrën e shenjtë, të lajmësit, që qysh nga Kanuni i Romës së Lashtë e deri tek Defterët e Ahmet Zogut, nuk prekeshin.

Ka pesë vjet që njëri nga Gomerët e Trojës sonë, me një emër Ilir, iku nga Silistani e erdhi dhuratë tek Edistani. Kështu kish vepruar ky Gomar i Trojës së Sotme edhe nga Nanostani tek Salistani.
Nëse në historinë e Trojës së Lashtë, ngjau veç njëherë dhe me kale, në Shqipërinë e epokës së internetit ndodhi shumëherë dhe me Gomar.

Nga ky Gomar mirëbesimi, akoma nuk kanë dale të gjithë “ushtarët”. Gjysma kanë “armët” në dorë e maskat në fytyrë dhe drejtojnë qeverinë, gjysma tjetër kanë po “armët” në dorë e po maskat në fytyrë e kanë zbuluar ca metoda që i emërtojnë Babaliste, ku nxjerrin ca zëra si prej shkretëtire e thonë se ky eshtë Dreqi që flet me Dreqin për drogë e fitime, që po na i merr ne…

Kryegomari i kësaj loje që ka emër “Gjylystani e Bostani”, pra emer bahçeje e Lulëzimi, ka bërë kërdinë. Thuhet se në një rrugë, a si me thënë më shqip, xhade për milet, ka kënaqur veten dhe ushtarët me pije e shumë pasuri miliona dollarëshe.

Ky thotë, se Gomarin e gjatë e rrëzon vëç me aktivitete gojore, jo me ushtri, se ushtrine e vet e ka shpërberë. Po pse të mos kemi guxim të mëndojmë se ky gomar po bashkëpunon me gomarin e gjatë që edhe paguan për protesta kundër tij, edhe për skandale kundër tij, për të tërhequr vëmëndjen nga problematikat me vjedhje.

Dikush thotë se kjo është një strategji e gomerëve Sali e Ilir, të dy të lakuar mjaftueshëm si hajdutë e të provokuar nga ndërkombëtarët e populli mjaftueshëm si egërsira të demokracisëe lirisë njerëzore.

Ca kërriça të tjerë si Gjinushi, Milo, Blushi, Bojaxhiu, pas humbjes së betejës, kishin idenë për “dhuratrën” e madhe, Kalin, që barku i tij nuk i zuri të tërë për ti marrë diçka nga tepsia e mbretërisë një “Tribuni” që shumëkush i ka vënë nofkën se hyn në lojë me trimeri e fiton me dredhi, madje nuk zbret nga “kali” kurrsesi.

Nuk zbret nga Kali edhe kur gjithë populli ta gjuajëme “gurë” si Djallin në Mekë.

Edhe në Bruksel, atje ku rrinë të urtët e Europës, duket se tirren ca hilera për Ballkanin. Me kartën e të fortit në dorë, deklarohet se votimet janë të mira, veçse në fiks një të tretën e tyre, të blear me para droge e krimi.

Merkal ngul këmbë si mushka në vëndimmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së për hapje negociatash për anëtarësim të Shqiperisë në familjen e madhe europiane, por kashta gjermane dhe euforia politike, shuhet si flake kashte përballë drogës e hajnisë që ia pshurr parlamenti Holandez e ia dhjet Franca.
Në Francë, kur pati vajtur kryeministri për negociatat, flitet se presidentit Emmanuel Macron i thane: Ka ardhur ai kërriçi që e kishim emigrant e flinte tek mullaret e sanës afër plazhit me kokrra kandari sa një gomar i rritur.

Çdo metaforë, çdo nisje, çdo zhvillim, çdo bitisje, i ka rrënjët veç në para, në përfitime.
Ministresha Mirela Kumbaro nisi presion mbi aktoret që të pranojnë shëmbjen e teatrit kombëtar, për një të ri me ca kulla gati sa Kulla Ejfel e që do ia japin një kompanie private për ndërtim megjithë njësipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore.

Këtu zihen aktorët mes njëri-tjetrit, por Rama e Basha bëjnë plane si t’ja hedhin Vetting-ut e të ngatërrojnë kuksianët për ca rrëmujëra andej nga shtatori që t’ju hapin hapësirë për bashkëqeverisje!
Në këtë Shqipëri Trojë, (Trojë = Troje = Tokë), duket se është formësuar e materializuar djallëzia e drejtuesve të këtij vëndi, paçka se votuesit janë mërzitur edhe me fytyrat e tyre që ua shpifin edhe kur i shohin në ekrane.

Pra, nuk janë hiletë që i bëjnë gomerët të rëndësishëm, por janë paratë dhe ndarja e dhuratave që promovojnë sjellje prej bosësh e shpirt prej bamirësi në kohë fushatash këtij populli që është mësuar tu besojë gënjeshtrave disa herë rresht.

Etja për para në këto kohë moderne, këtu është grykësi që ka rënë në sy të gjithë perëndimorëve, ku pushtetarët kanë pushtuar gjithë strategjinë e biznesit e kontrabandës, pabesisë e veseve, ku Xhafajt vjedhin e rrahin, ku këta Gomerë Troje edhe pse krejt të dukshëm, po funksionojnë efikasivisht, pa e çarë kokën as për kritikat e drejtpërdrejta të perëndimorëve, ndonjë prej të cilëve mbase edhe ka interes të rrijë në bark të “Kalit” sa më gjatë, derisa Shqipëria të mos ketë Gomerë Troje.

Ngjashmëria mes Kalit të Trojës dhe Gomerëve të Shqipërisë, nuk është pra, thjeshtë hipotezë…
Në rrafshin e dobësisë njerëzore, këta nënshtrojnë shpirtra varfanjakësh që besojnë verbtazi edhe në audiopërgjime, apo, medemek sharje, deri në gjyshe e stërgjyshe!

Pra, trojanët e lashtë, i besuan “dhuratës” me një lojë pastërtisht të pastër dhe Troja ra, shqiptarët e sotëm i besojnë “dhuratës” pastërtisht të papastër, e Shqipëria po vidhet deri sa të mbesë skelet!

Troja e Lashtë u pushtua me Kalë, Shqipëria e sotme me Gomerë! Read More »