Opinione

Vdekja e shoferit të Xhafajt/ Trondit Artan Hoxha: Arma s’ka qenë e tij, e gjeti i vëllai

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Hoxha tha se Shkëlzen Qordja është gjetur në garazh nga vëllai i tij dhe jo nga kolegët.

Ai u shpreh:

E ka gjetur vëllai, jo garda në garazh. 15 metra më tutje ndodhet një roje që nuk ka dëgjuar asgjë. Arma që është kryer vrasja nuk ka qenë e tij, por e shoqëruesit.
Hoxha tha se arma që ai kishte nuk e mban shoferi, por shoqëruesi i ministrit:

Ata mbajnë berretta. Çuditërisht, gardës për më shumë se 1 muaj nuk i punojnë kamerat e sigurisë në ato ambiente, sepse garda po transferohet tek Pallati i Brigadave.
Hoxha institon:

E ka gjet vëllai. Ka vdekur disa orë para se të gjendej”.

Ndërkohë, asnjë nga këto që tha gazetari, nuk është në versionin zyrtar të Policisë, për të thënë se vëllai i tij nuk përmendet fare.

Vdekja e shoferit të Xhafajt/ Trondit Artan Hoxha: Arma s’ka qenë e tij, e gjeti i vëllai Read More »

Spartak Ngjela ka një përgjigje për “hoxhallarët injorantë”

Trajtimi i historisë dhe i figurave historike është një problematikë e rëndësishme në vendin tonë. Pikërisht për këtë problematikë flet edhe avokat Ngjela, i cili u dërgon një mesazh njerëzve që marrin përsipër të japin mendime mbi çështje që nuk kanë njohuri të thella mbi to.

“E postova që ta shohin hoxhallarët injorantë… historianët që trajtojnë historinë e vjetër të Arbëri-Shqipërisë pa ditur asnjë gjuhë të vjetër…Latinisht etj…” , shkruan Ngjela përbri këtij mesazhi.

Spartak Ngjela ka një përgjigje për “hoxhallarët injorantë” Read More »

Matuferia nuk e njeh arsyen, nuk njeh as kufi, ajo mund te mposhtet vetem me gjuhen e forces, protestes. Nese heshtim sot, kostoja neser do jete shume e larte!

Nga Arben Abazaj

Ne ketu ne Vlore se kemi lluksin te mbrojme vlera kaq te shtrenjta si bibloteken apo teatrin, madje, madje, ketu edhe kur u permbyt bibloteka gjithe ngjarja kaloi ne heshtje, pa pergjegjesi dhe librat e lagur u hodhen, ndryshe nga bibloteka kombetare qe se paku moren ti rikuperonin disi! Se mos ja dime shume vlerat biblotekes ne xhanem?? Ne ende kemi nje bibloteke pa salle te rregullt leximi dhe qe eshte hapur vetem paradite, per ata qe paradite jane ne pune, nuk ju ofrohet sherbimi i biblotekes.

Province! Per fat te keq! Province! Aq province sa edhe kryetarin e Bashkise na e dergojne nga Tirana, le te jete edhe i pa afte, le te jete edhe matuf, … pune e madhe; province hesapi!
Ne ketu ne Vlore jemi te detyruar te mbrojme gjera shume thelbesore te egzistences: Ujin! Po, po, ujin, dhuraten qe me aq shume bujari Zoti ia ka falur ketij qyteti, po na e shtrenjton perdite e me teper etja prej kucedre e matuferise! Matuferise qe ka marre persiper te administroj qytetin!

Kjo matuferia, qe ujesjellesin e ka bere si cerdhe ku shperndan rroga per militantet e saj, tani kerkon te na dyfishoje cmimin e ujit, pasi paska kosto ky sherbim! Bukur fort! Se pari na tregoni borderone e ujesjellesit, me emra e mbiemra dhe profilin e punes te secilit te punesuar!

Ne nuk kemi perse paguajme rroga per militantet e matuferise! Militante qe jo vetem dredhin zinxhirin gjithe diten, bejne pune te dyta e te treta, por s’ja pertojne si qen besnik i bejne edhe propagande vlerave te matuferise dhe ne duhet te paguajme edhe me shume per rrogat e tyre! Duhet te paguajme duke kursyer nga buka! Matuferia nuk e njeh arsyen, nuk njeh as kufi, ajo mund te mposhtet vetem me gjuhen e forces, protestes. Nese heshtim sot, kostoja neser do jete shume e larte!

Matuferia nuk e njeh arsyen, nuk njeh as kufi, ajo mund te mposhtet vetem me gjuhen e forces, protestes. Nese heshtim sot, kostoja neser do jete shume e larte! Read More »

”Punon për Ramën”, ‘shef’ Luli duhet larguar urgjentisht nga Partia Demokratike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka kërkuar largimin urgjent të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai thotë se ka 2 arsye:

1-ose është i paaftë;

2-ose punon për Ramën

Nga ana tjetër ai nuk i ka kursyer kritikat as ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Statusi i Edvin Kullurit në Facebook:
Nenkryetari i partise time paska thene sot per nje te perditshme: “Beteje per nje qeverisje qe te garantoje zgjedhje te lira. Nuk eshte fjala per ti dhene pushtetin PD, por te kemi nje qeverisje qofte edhe te majte(?!?!?!), por qe garanton qeverisje normale(?!?!?!) dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme. Me Ramen nuk ka zgjedhje te lira”! Pra nje qeveri “teknike” me PS ne krye! Ketu ka dy gjera: 1) ose kupola e PD punon per Rilindjen( e kam thene 2 jave me pare ne Vizion+); 2) kupola e PD eshte totalisht e paafte per te sjelle PD ne pushtet! Ne dyja rastet keta duhet te largohen sa me pare bashke me “shef Lulin” nga partia! Urgjentisht

”Punon për Ramën”, ‘shef’ Luli duhet larguar urgjentisht nga Partia Demokratike Read More »

E pabesueshme por e vërtetë! Tronditen të gjithë, ja se kush e hoqi qafe Enver Hoxhën

Duke folur në lidhje në marrëdhënien shumë të ngushtë dhe të besimit që kishte me Enver Hoxhën, si mjek i përzgjedhur prej tij, Hektor Peçi shprehet se për sa kohë ai i ka shërbyer udhëheqësit komunist, nuk ka pasur probleme me shëndetin.

Sipas tij komplikacionet u shfaqën, shprehet ai, pasi ai eshte larguar nga ndjekja e shendetit te Enver Hoxhës, pas vitit 1973. “Regjimi i rrepte mjekesor per Enverin ka ndodhur pasi ika unë. Unë kam ikur në 1972-in dhe ajo ka ndodhur në 1973-in”- tregon ai dhe shton se deri sa ai ka qene aty, Enveri nuk ka pasur asnje komplikacion shendeti.

“Gjendja e Enver Hoxhës ishte shumë e mirë”- sqaron ai.

E teksa flet per akuzat e Liliana Hoxhës për një komplot të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe Isuf Kalos për të eleminuar Enver Hoxhën, profesor Peçi thote se “jane te pabesueshme”, por shton se “ne jete asgje nuk perjashtohet”.

“Mua nuk më besohet kjo gjë, por çfarë nuk ndodh në këtë jetë”- thote ai, pyetur per akuzat e nuses se Enverit per eleminim te ish-udheheqesit komunist permes mjekeve.

Mjeku Peçi, jep detaje edhe nga diagnoza e Enverit, e percaktuar ne kartelen mjekesore.

“Kartelën mjekësore ia kam bërë unë, pasi ai nuk ka pasur kartelë të rregullt. Ai vizitohej nga profesor Fejzi Hoxha kryesisht dhe nuk pranonte mjekë të tjerë atje. Unë kam vajtur me kërkesën e tij personale duke u njohur si mjek konsulent pranë klinikës speciale dhe njëkohësisht oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mjek personal vetëm unë kam qenë me vendim të Byrosë Politike, pastaj më vonë, kur vajti Isufi atje, filluan ndërlikimet dhe kontrolli shëndetësor i Enverit u bë me ekip mjekësor”- thote ai.

E pabesueshme por e vërtetë! Tronditen të gjithë, ja se kush e hoqi qafe Enver Hoxhën Read More »

Spartak Ngjela: Shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky

Negociata nuk u hapën, por Franca nuk ia arriti dot të bllokonte procesin për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dokumenti politik i Komisionit Europian i ka dhënë prioritet antikorrupsionit në Shqipëri, sepse gjermanët kërkuan implementimin e Reformës në Drejtësi dhe Komisioni Europian e mori vetë drejtim e këtij implementimi.

Shqiptarët vetë nuk e eliminojnë dot korrupsionin e klasës politikë, se ai sot është i bashkuar dhe mbështetet nga kundërshtarët historikë të çështjes shqiptare. Pas dokumentit të Komisionit Evropian, Beogradi, në bashkëpunim me korrupsionin e lartë në Tiranë, duket se janë në panik.

Vendimi i Komisionit Europian për Shqipërinë është vendimi me i hapur që ky Komisioni po ndërmerr kundër korrupsionit shqiptar. Edhe pse nuk i hapën negociatat, Komisioni vendosi që procedurat e kontrollit kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror të jenë njëlloj sikur ato të ishin hapur. Në fakt, dhe vetë shqiptarët këtë po prisnin. Kurse lidert e korrupsionit shqiptar, pikërisht këtë deshën të ndalonin.

Gjithçka që u vendos është kjo : duhet të shpejtojë vetingu i gjyqtarëve; duhen strukturuar sa më shpejt SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit; duhen akuzuar dhe gjykuar të gjithë të korruptuarit. Konteksti është ky: doni të hyni në Bashkimin Europian? Atëherë duhet të burgosni hajdutët që ju kanë qeverisur, duke strukturuar sa më shpejt organet e reja të drejtësisë, sipas kushtetutës së re të Shqipërisë.

Prandaj, le të bëjnë sikur grinden me njëri-tjetrin të akuzuarit e ardhshëm, shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky.

l.

Nën këtë optikë të parjes së gjërave, çështjet kryesore që duhen trajtuar për këtë rast janë këto: Pse janë kaq të irrituar me vendimin e Komisionit Europian edhe Basha; edhe Rama? Po Saliu, pse flet përçart?Kush ka fituar në këtë rast, korrupsioni apo Shqipëria dhe shqiptarët? Çfarë prisnin nga Franca Saliu, Rama, Beogradi dhe elita e korrupsionit shtetëror shqiptar?

Pse kthehu në minutën e fundit Franca?Nëse e shohim me vëmendje të gjithë dokumentin politik të Komisionit, cila është epiqëndra ku do të mbështetet procesi perëndimor i Shqipërisë? A ka më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha? Ja, këto janë çështjet që do të trajtohen më poshte. Këto janë pyetjet. Le ti shohim.

Një shoqëri e prapambetur kundrejt qytetërimit modern, vështirësinë kryesore të ecurisë së saj drejt zhvillimit e ka në dy kolona: liderët politikë të saj janë të korruptuar; dhe, këta liderë janë të paaftë që të artikulohen politikisht. Në fakt kjo është tabloja e përgjithshme që spikat sot në e të gjithë vendet e pazhvilluara dhe që nuk i përkasin qytetërimit perëndimor.

Kjo gjithashtu është edhe gjendja aktuale e Shqipërisë, sepse po spikat qartë që liderët e korrupsinit shqiptar po gjenden në vobegtësi intelektuale, mgaqë nuk kanë fare aftësi që të artikulohen politikisht, sidomos në këto momente. Edhe Berisha edhe Rama duket sikur po xhirojnë në vend, sepse nuk kanë çfarë të thonë për ndërhyrjen që Komisioni kërkon të bëjë që në muajin korrok të këtij viti për të marrë vetë në dorë implementimin e reformës në drejtësi.

Nuk kanë më asnjë shpresë, sepse politika e Ramës ishte që të mos hapeshin negociatat dhe ky të merrte rrugën e Stambollit. Por iu dështoi në fakt politika franceze ku Berisha dhe Rama kishin mbështetur shpresën. I keni parë sesi janë vrarë në fytyrë të dy? Por ama të dy flasin në mënyrë krejt jologjike, dhe, me zë të mekur, po na thonë se kanë fituar, pa shpjeguar se çfarë në të vërtetë kanë fituar.

Po, pikërisht për këtë, si duhet t’i analizojmë këta tani?

Le ta lëmë Bashën në dhomën e tij infantile se as kupton dot gjë dhe as ka gjë në dorë. Po Sali Berisha dhe Edi Rama?Këta të dy duken të shqetësuar, se idea kryesore politike që del nga dokumenti i Komisionit Europian për Shqipërinë është kërkesa eksplicite që – e gjithë klasa e korruptuar shqiptare duhet eliminuar me proces gjyqësor.

Që – reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut dhe Byronë Kombëtare të Hetimit do ta drejtojnë të dërguarit e Komisionit Europian.

Që – Akuza dhe dënimi i deputetëve, ministrave dhe kryeministrave të korruptuar, është kusht i Komisionit dhe do të kontrollohet direkt nga Komisioni.

Që – vetingu i gjyqtarëve duhet të shkojë deri në fund me përforcime nga USA dhe Brukseli.

Që – krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë kombëtare të Hetimit do të ketë ndihmën direkte të Bashkimit Europian dhe politikës amerikane.

ll.

Siç shihe, të gjitha këto janë një goditje përfundimtare për të gjithë lidershipin e korruptuar shqiptar. Atëherë? Pikërisht për këto arsye, të dyja palët vërtiten me fjalë të kota: njëra thotë “i hapa negociatat”, kurse pala tjetër thotë “të iki Rama se nuk i hapi dot negociatat me BE”

Në fakt të dy, Rama dhe Berisha, kanë qenë bashkë dhe pritën shumë nga qëndrimi francez. Por Franca dështoi minutat e fundit kur, gjermanët, pasi pranuan të mos i hapnin negociatat menjëherë, vendosën të merrnin në dorë vetë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, dhe të kërkonin në mënyrë të hapur ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror.

Këtu francezët nuk mund të lëviznin dot, sepse nuk kishin më motiv. Prandaj u dorëzuan dhe nënshkruan dokumentin, i cili tani është i botuar.

Në të vërtetë kështu janë politikat e mëdha: nëse kundërshtari ta kap politikën dhe luan me kartën tënd, ti je i humbur, sepse je i detyruar që ta ndjekësh nga pas. Kështu i ndodhi edhe politikës franceze në këtë rast: orët e fundit, kur gjermanët i luajtën me kartën e tyre, domethënë që hapën dritën jeshile por e shtynë hapjen e negociatave, kërkuan dhe morën drejtimin e implementimit të reformës në drejtësi.

Franca, duke humbur në skemë, sepse nuk ishte fare e qartë se përse nuk e pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë, u dorëzua, por shkatërroi Ramën dhe Berishën në Tiranë: tani kryeministri shqiptar nuk bën dot më asnjë lloj lëvizje antireformë, dhe është i detyruar që me maxhorancën e tij dhe nën drejtimin e ekspertëve të Komisionit, të përfundojë implementimin e reformës në drejtesi.

Pikërisht për këtë arsye, duhet thëksuar se epiqendra e të gjithë aktivitetit të kontrollit të Komisionit Europian në Tiranë është ngritja e menjëherëshme e SPAK- ut, domethënë e Prokurorisë së Posaçme; Gjykatës së Posaçme; dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

lll.

Atëherë sigurisht që pyetja e fundit mbetet të jetë kjo: A kanë më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?

Jo. Këtej e tutje nuk kanë më asnjë shpresë. Janë implikuar me korrupsion. Kush do t’i shpëtojë Erdogani i Ramës? Turp.Rama nuk flet fare për kushtet që i janë vënë, as për ekspertët europianë që pritet të vine, por përmend pareshtur se “ne nuk këmi kushte”, sepse nuk e lë frika që të artikulohet.

Kurse Saliu, i trembur siç është, pasi nuk la gur pa luajtur kundër Reformës amerikane në Tiranë, shkon në forumin në Cras-Montana dhe, me frikën e tij, flet me superlativa për për Amerikën. Dhe godet Bashkimin Europian, si i mërzitur, në një kohë që edhe për këtë rast nuk la gur pa luajtuar kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Dhe, pse e bën këtë? Sigurisht nga frika, dhe nga niveli i dobët i artikulimit politik.

Por amerikanët, dhe sidomos amabasadori Donald Lu, sigurisht që kanë qeshur me këtë person që tani, i trembur, e mendon poltikën amerikane sikur të jetë politika mesjetare e osmanëve, që vetë ka mbi 25 vjet që po e ndjek.

Natyrisht, kuptohet se këto janë shenjat e humbjes së tyre tërësore. Asnjë nga këta të tre nuk mund të ketë më të ardhme në poltikën shqiptare që do të lindë pasi të ketë filluar goditja penale nga organet e reja akuzatore dhe gjyqësore që pritet të fillojnë nga funksioni shumë shpejt.

Spartak Ngjela: Shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky Read More »

Putini, fituesi i vërtetë i botërorit

Botërori ka ngritur edhe profilin gjeopolitik të Putinit. Në një takim me presidentin rus në Moskë, këtë të mërkurë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, e uroi Putinin dhe i tha se mezi priste të mësonte se si e kishte menaxhuar botërorin me aq sukses, veç punëve të tjera.

Shkruan Nathan Hodge

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, ka pritur ministra e kryeministra që nga fillimi i botërorit.

Tifozë nga Rusia dhe nga e gjithë bota kanë blerë më shumë se 2.5 milionë bileta, duke e reklamuar vendin si destinacion turistik.

Kombëtarja ruse, e cila hyri në turne si ekipi më pak premtuese, i kaloi të gjitha pritshmëritë me lojën e shfaqur deri tani.

Botërori ka ngritur edhe profilin gjeopolitik të Putinit. Në një takim me presidentin rus në Moskë, këtë të mërkurë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, e uroi Putinin dhe i tha se mezi priste të mësonte se si e kishte menaxhuar botërorin me aq sukses, veç punëve të tjera.

Kjo është më shumë se mirësjellje diplomatike. Për sa i përket pamjes, Botërori duket se do të mbyllë një kapitull që për Putinin nisi me Soçin.

Disa ditë pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2014, qeveria ruse nisi aneksimin e gadishullit të Krimeas në Ukrainë, duke shkaktuar një krizë të gjerë ndërkombëtare. Kjo bëri që ndaj Moskës të ndërmerren një sërë sanksionesh. Rrëzimi i avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës e thelloi më shumë izolimin e Rusisë, gjë që vazhdoi edhe më tej pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Siri, si dhe pas ndërhyrjeve me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lojërat olimpike të Soçit hodhën hije dyshimi edhe mbi sportin rus. Një raport i pavarur, i kërkuar nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut, tregoi se në Rusi kishte pasur një programi dopingu, të drejtuar nga qeveria, gjatë lojërave të Soçit. Si rrjedhojë, Rusia u ndalua të merrte pjesë në lojërat olimpike të Pjong Çangut, edhe pse atletët e pastër u lejuan të konkurrojnë me flamurin olimpik.

Putin po udhëheq në një kohë kur arena ndërkombëtare është në një çast rusofilie, të paktën në dukje. Lojërat nuk janë prishur nga dhuna e tifozëve, apo, larg qoftë, nga terrorizmi. Tifozët që festojnë në rrugët e Moskës e në qytete të tjera i japin Rusisë një pamje festive të vendit. Dhe nga pikëpamja gjeopolitike, presidenti rus do ta kurorëzojë botërorin duke takuar presidentin amerikan, Donald Trump, në Helsinki, një ditë pas finales së botërorit.

Programi i takimit duket tepër i përgjithshëm, tani për tani. Kur u pyet nga CNN për çështjet që do të diskutonin në takimin me Putinin, Boltoni shtoi se “do të diskutoheshin një sërë çështjesh midis dy vendeve, përfshi aneksimin e Krimeas”, diçka që Kremlini e quan të mbyllur, edhe pse kjo lëvizje është njohur pak nga arena ndërkombëtare.

Pasi gazetarët bënë presion për faktin që samiti po mbahet edhe pse Rusia nuk i ka ndryshuar qëndrimet për të cilat mori sanksione, Bolton tha:

“Është e rëndësishme që drejtuesit e këtyre vendeve të takohen. Do të ketë një sërë çështjesh për diskutim, pavarësisht mosmarrëveshjeve. Si Trump, ashtu edhe Putin, mendojnë se mund të gjejnë zgjidhje konstruktive. Kush mund të thotë që kjo është ide e keqe?”

Kjo s’është e vetmja shenjë se bashkësia ndërkombëtare po shfaq vullnet të mirë ndaj Putinit. Një grup senatorësh republikanë amerikanë do të shkojnë në Rusi javën tjetër, një tjetër vizitë e nivelit të lartë që zhvillohet me botërorin në sfond.

Finalja e botërorit më 15 Korrik i jep Putinit një tjetër mundësi për të luajtur rolin e burrit të shtetit. Udhëheqësi rus ka ftuar kryeministrin izraelit, Benxhamin Netanjahu, që të shohë ndeshjen me të. Netanjahu nuk është përgjigjur ende për ftesën, ndryshe nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, që konfirmoi se do të jetë i pranishëm.

Është e vështirë të thuhet nëse takimi mes Putinit, Abasit dhe Netanjahut, ashtu si dhe ai midis Putinit dhe Trumpit, do të kenë më shumë vlera simbolike se tërësore. Sanksionet për Rusinë mbeten në fuqi dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi janë ende të ngrira. Por për sa i përket mundësive të mira për foto, Botërori ka ofruar raste të shkëlqyera.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhje mbetet një çështje kryesore në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë. Kremlini e sheh çështjen si diçka të së shkuarës. Putini akuzoi Peërndimin se është përpjekur të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe mohon të jetë ngatërruar me zgjedhjet e Amerikës. Është e vështirë të përfytyrosh që Moska dhe Uashingtoni mund të gjejnë pika të përbashkëta.

Dimitri Trenin, drejtor i Qendrës Karnegi në Moskë, dhe një nga vëzhguesit kryesorë të marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, ka sugjeruar se dy vendet duhet të ofrojnë të paktën një veprim simbolik për t’i dhënë samitit sadopak vlefshmëri.

“Për t’iu kundërvënë kritikave të mundshme që do të dëgjohen pas samitit SHBA-Rusi, do të ishte e logjikshme si për Kremlinin, ashtu dhe për Shtëpinë e Bardhë, që të deklaronin në publik se ndërhyrja me mekanizmat e votimit të çdo vendi është diçka e papranueshme”, shkroi ai në Twitter. “Ndërhyrja vërtet që nuk ka kuptim.”

Putini, fituesi i vërtetë i botërorit Read More »

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret!

Kisha pushimet, hoqa të gjitha portalet politike, nuk lexova asnjë lajm politik, kam ndjekur botrorin pothujase cdo ndeshje. Rilexova poezite e Salaman Ruzhdies, pata dhe nja dy libra të tjerë me vete por nje mut i lexova se nuk te linte birra dhe oqeani. Kisha dëgjuar nëpërmjet statuseve të miqëve për teatrin, për aktorët e shitur, për ata që po i lepinë bythën pushtetit, për ata padinjitet etj etj.
Shkruan Ilirjan Blloshmi

Për sa kohë kam qënë në Shqipëri unë kam qënë një vizitor i regullt i Teatrit. Nuk linja pothujase asnjë shfaqie pa parë, teatri më dhimbset, aktorët i dua, pavarisht se kush janë ata, me cfarë merrem ata, nuk më interson nëse janë të Lulit, të Edit, të Erionit apo të dreqit a shejtanit.

Sot jetojmë në një epokë jashtëzakonisht të materializuar, ku nëvoja shpirtërore është në limitet e saj. Përreth nesh ka shumë zhurma, aq shumë sa nuk na lejon, të dëgjojmë as të vërtetën dhe nevojat tona më të thella. Në gjithë këtë xhahamallahi lexon cdo gjë të mundshme, nga një grup që nuk ja kanë habarin fare teatrit, që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Janë këta që kur ishin në shkollë, të vetim instrumet që kishin të preferuar ishte zilja e shkollës. Sot për teatrin proteson Besjan Pesha, ish drejor dhe hajdut i LSI-së. Protestojnë rrogëtarët e Ervin Salijanit, i cili ka dy breza që pasurohet në kurrizin tonë, vjedh pasuritë tona. Sot kanë dalë disa “filozofë” që Mul Noka paguan të sulmojnë aktorët që janë me Veliajn.

Lexova një” filozof” që thoshte se Arben Derhemit, Velija i ka premtuar një hyrje, një dyqan tek kulla, që do ndërtohet tek Teatri. Nëse kjo është e vërtetë hallall ta ketë Arbeni. Unë e kam parë Arben Derhemin të ushqet tek mencat e qytet studenti. Nuk e kam parë as me ML, as me BMW, por e kam parë të udhetojë më urban madje dhe me abone. Sepse në këtë vend kurvë sundojnë kopilat, që janë produkt i kurvezimit të politikës. Hidhni një sy deklaratave që bëjnë politkanët për pasurnë e tyre. Një hyrje për dashnoren që kan kur janë në pushtet, një hyrje për dashnoren kur janë ne opozite dhe një hyrje ku kanë gratë dhe fëmijët. Nëse vërtë Veliaj ju ka premtuar hyrje aktorëve aty, hallall e ti gëzoni. Vërjani kazmën asaj godine. Fundja më mirë një shtëpi për Arben Derhemin që na jep kënaqesi kur ngjitet në skenë. Sesa një shtëpi për Greta Kocin. Më mirë një shtëpi për Altin Bashën që është një nga regjizorët më të mirë që këmi aktualisht. Sesa një shtëpi për Gugunë. Më mirë një shtepi për Alfred Trebickën sesa një shtëpi për cdo dashnore ministri apo kryetari bashkie.

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret! Read More »