Opinione

“Thanza”, Ngjela: Rast minor përballë bëmave korruptive të kësaj bande

Vërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjytqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë dënuar më parë për vjedhje? Ky vend është vetëm Shqipëria, dhe një gjyqtar të tillë mund ta emërojë vetëm Berisha dhe tabori i tij i korruptuar.
Shkruan Spartak Ngjela

l. Shoqëria shqiptare është në gjendjen e një krize të rëndë morale brenda Shqipërisë, por ndërkohë është në një sukses të madh historik të jetës së saj ndërkombëtare. Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë. Një shoqëri që sundohet, dhe ku nuk ka drejtësi, ka një krizë morale të përhershme.

Shqipëria është vepër e njerëzve të saj të mëdhemj, Rilindasve të Mëdhenj, por shqiptarët kanë mbijetuar me një sakrificë sublime nga lufta shfarosëse që i kanë bërë: osmanët, Rusia, fqinjët, sllavët e ardhur nga stepat, dhe grekët e ardhur nga Anadolli në territoret shqiptare. E gjithë historia e Shqipërisë territoriale është falsifikuar, por falsitetin historik po e rëzon gjuha shqipe.

Kudo sot në rrethet shkencore të universiteteve të mëdhenj në Europë dhe në Amerikë, po flitet për gjuhën shqipe dhe historinë e Arbërisë dhe shqiptarëve në një sens kombëtar. Kjo vërehet dhe në të gjithë Gadishullin Ilirik. Por janë në krizën shqiptare të korrupsionit të lartë shtetëror shqiptarët e Shqipërisë, një krizë e thellë morale kjo që imponohet nga defekti i madh historik i qeverisjeve të korruptuara – sigurisht. Shenja më e fundit është gjyqtari i lartë, Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali.

Kurrë nuk duhet menduar se ky rast është më tipiku i krizës morale që po kalon Shqipëria. Bëmat korruptive të Berishës dhe Metës, e bëjnë rastin e gjyqtarit Thanza të quhet minor. Kjo është një bandë që ka uzurpuar Shqipërinë.

ll. Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë – shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre.

Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës.

Por historia ka ecur pastaj, nga general Enver Hoxha, vasal i Beogradit që vrau intelektin e lartë shqiptar dhe krerët e kishës katolike, te mjeku i Beogradit, Sali Berishs, që shkatërroi arsimin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë dhe goditi të gjithë intelektualizmin shqiptar.
Kurse sot, gjendja ka ardhur, nga mjeku i Beogradit, te mësuesi i vizatimit Rama, që vërtitet e nuk lodhet në mbrojtje të korrupsionit shtetëror, por që shkon e kullot në Stamboll kur vetë Erdogani kërkon ndihmën e Serbisë për shfuqizimin e Shqipërisë.

Të gjithë janë të trembur nga partnershipi shqiptaro-amerikan, dhe janë hedhur në sulm për ta frenuar Emerikën nga brenda Shqipërisë. Kjo sigurusht që është një ndërmarrje e çmendur por që në fakt është mendimi i vobegtë i Edi Ramës, që kujton se mund ta mposhtë politikën amerikane në Shqipëri me anë të Erdoganit dhe presidentit serb.

ll.
Si rrjedhojë historike, kjo krizë morale që konstatohet, nuk ka filluar sot, por sot është në kulmin e vet.Pasi ka qenë pronë e tiranëve për 65 vjet (1925-1990), në 25 vjetët e fundit, Shqipëria ka qënë pronë e qeverive abuzive, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët, të gjithë bashkë, kanë përbuzur dhe kanë varfëruar shqiptarët pasi i kanë vjedhë ata. Të gjithë kanë urryer drejtësinë shoqërore. I tillë është dhe korrupsioni i sotëm kryeministror.

Po si jànë lidhur këta , dhe, a kanë më të ardhme? Çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do të bëhet me ta?
Si do të zhvillohet më tej historia e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkan?
Në çfarë niveli është sot aleanca shqiptaro-amerikane kundrejt historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

A do ta çojë deri në fund politika Amerikanë likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët pushtues territoresh shqiptare?

Korrupsion i aktual shqiptar nuk ka më të ardhme, të gjitha këto që bien si këmbanat nga politika amerikane, në ndihmë të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, janë pjesë e marshit funebër që po përcjell korrupsionin kryeministror shqiptar.

Politika amerikane nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe asnjë zotim; dhe ajo është zotuar botërisht për ndihmën anti – korrupsion që do t’u japë shqiptarëve. Por kjo ndihmë antikorrupsion që po iu jep shqiptarëve, është me rëndësi për shqiptarët, sepse vetë kjo është në fakt pjesë e politikës amerikane globale që ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor. Prandaj, kjo është arsyeja që lufta antikorrupsion në Shqipëri ka të bëjë më suksesin e politikës amerikane në Europën e ardhshme.

Dhe kjo është shumë për historinë e ardhme të Shqipërisë. Pikërisht këtu vjen dhe e merr forcën e vet morale angazhimi amerikan; por këtu e gjen garantimin e aktit amerikan anti-korrupsion edhe shoqëria shqiptare që po e pret këtë akt, i cili në fakt ka filluar.

Gjykimi kryesor në këtë angazhim amerikan, është ky: klasën e korruptuar të politikës aktuale shqiptare nuk e pranojnë as shqiptarët dhe as Uashingtoni. Po shqiptarët a janë të ndërgjegjësuar kundër korrupsionit kryeministror? Janë të ndërgjegjësuar, po nuk kanë forcë.

lll.

Shoqëria shqiptare nuk është e strukturuar demokatikisht prandaj nuk mund të ketë forcë kundërshtuese. Mbrojtja e të drejrave bëhet vetëm institucionalisht, si mund të mbrohen të drejtat kur edhe institucionet, edhe gjykatën e drejton korrupsioni? Prandaj këtu del në pah angazhimi amerikan dhe marrëveshja shqiptaro-amerikane për politikën e ardhëshme në Ballkanin Perëndimor. Por, ndërkohë kjo marrëveshje ka vetëm një armik: korrupsionin kryeministror shqiptar?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

E para është bashkimi i tyre pavarësisht nga ngjyrat. Por janë të gjithë si të çakërdisur: Basha shkon në Amerikë se kërkon të ndalojë ambasadoren e re në Senat. Është mendim fëminor, por në fakt kjo duhet të jetë mendja e Saliut.

Rama mbeti në Ankara te Erdogani, se është një mendje e vobegtë politike, dhe e kujton Shqipërinë një kafshatë që mund ta hanë fqinjët, sikurse e kanë ngrënë para një sjekulli. Jo, sot është e kundërta: shqiptarët do t’i marrin të gjitha aneksimit e fqinjëve. Por kjo në fakt ka bashkuar presidentin truk me presidentin serb; kurse Ramë ziu e mban shpresën këtu, të këta të dy. Ndersa i trembur Rama, në samitin e NATO-s dje, vërtitej që ta shihte presidenti amerikan për t’i treguar se tani është i tij. Injorant që e kujton presidentin amerikan si Ilir Metën kur e gënjeu për ta kandiduar në Tiranë si kryebashkiak.

Prandaj këtu del kjo pyetje:

A do ta çojë deri në fund politika Amerikane likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët, të cilët historikisht janë pushtues territoresh shqiptare?

Sigurisht që po. Politika amerikane tani ka marrë kushtetutën shqiptare. Prandaj e ka gjithçka në dorën e vet. Ndërkohë pritet që të krijohet SPAK-u dhe të fillojnë goditjet penale., sepse me këtë gjykatën e sotme është e pamundur që të luftohet korrupsioni kryeministror shqiptar.

Angazhimi amerikan patjetër që do të shkojë deri në fund. Të tre kryeministrat Meta, Berisha dhe Rama do të jenë subjektet e parë të goditjes penale, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kish një zotim amerikan anti-korrupsion në Shqipëri.

Por shqiptarët janë skeptikë… dhe kanë të drejtë, sepse janë zhgënjyer në 150 vjet rresht në një luftë për jetë a vdekje. Por tani kanë fituar përfundimisht.

“Thanza”, Ngjela: Rast minor përballë bëmave korruptive të kësaj bande Read More »

Altin Basha: Aleanca e Teatrit na tradhtoi, nuk dinë çfarë duan dhe tani drejtohet nga PD

Regjisori i njohur Altin Basha ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, ku sqaron marrëveshjen e arritur mes artistëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Por, nga ana tjetër ai ka zbuluar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është një grupim që drejtohet kryekëput nga Partia Demokratike dhe prezenca e PD aty është absolute.

Me tone keqardhëse, Basha shton se ai dhe kolegët e tij u tradhtuan nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por edhe se ajo drejtohet nga njerëz që nuk e dinë çfarë duan dhe i ndryshojnë qëndrimet e tyre vazhdimisht.

Basha është i mendimit se lëvizja Aleanca për Mbrojtjen për Teatrin është kthyer kthyer në një lëvizje partiake, ku Partia Demokratike flet me zërin e Aleancës.

“Prezenca e PD ka qenë shumë e fortë gjatë gjithë historisë së protestës, por tani mendoj se prezenca e tyre është absolute. Ne nuk e kemi konsideruar problem këtë… përderisa qëndrimet tona ishin parimore. Mbështetja e partive na interesonte, edhe sepse unë kam deklaruar që nuk duhet ta kthenim lëvizjen në vegël të opozitës në luftën politike, por na intereson zgjidhja e problemit të teatrit. Sigurisht që, kjo nuk ndodhi dhe ajo tanimë është një lëvizje tërësisht politike. Ajo është kthyer në lëvizje partiake. Aty është Partia Demokratike që flet me zërin e Aleancës, nuk ka asgjë të keqe të jetë politike, që flet me zërin e aleancës. Nuk ka asgjë të jetë politike, por jo partiake, pasi tanimë del që ne që kemi një mendim ndryshe, jemi blerë ose jemi të së majtës dhe ata që dalin atje, janë njerëz të ndershëm. Megjithëse për të qenë të ndershëm me publikun, ata duhet t’ua bëjnë të qartë që ajo sallë nuk mban. Njerëzit punojnë atje, e dinë fare mirë se në çfarë gjendje është”, deklaroi Basha.

Regjisori shtoi se në dy orë debat me kryebashkiakun Veliaj, është rënë dakord për tre pika:  truallin, dy përfaqësues në negociata dhe është kërkuar konkurs ndërkombëtar.

“Kur u takuam për të shkuar në Bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësues të komunitetit që do të jenë në komisionin e negociimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombëtar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargumente dhe në fund, u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht konkursi ndërkombëtar u pranua. Kemi dalë nga takimi me Veliajn dhe kemi takuar Gjergj Bojaxhiun, që na lexoi një deklaratë të Aleancës, e cila shprehej pro konkursit ndërkombëtar. Me atë deklaratë ishte dakordësuar Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj. SASE na tradhtoi, na prezantoi para opinionit publik si njerëz që kishim shkuar atje për biseda private, çka nuk është e vërtetë, pasi ne kishim biseduar me përfaqësues të tyre dhe të Aleancës. Kam qenë dhe jam i hapur për çdo lloj ballafaqimi, unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe ata e dinë, por ata kanë një problem me të vërtetën e tyre sepse nuk e dinë se çfarë qëndrimi të mbajnë. I kanë ndryshuar ato në mënyrë të vazhdueshme, sepse adoptojnë pjesë të qëndrimeve të paunifikuara”, deklaroi Basha.

Sa i përket mendimit të tij personal në lidhje me fatin e teatrit, regjisori Basha thotë se ka ardhur koha që Tirana të ketë një teatër të ri modern, pasi ai aktuali nuk ofron më asgjë mundësi për zhvillimin e krijimtarisë artistike. “Unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Jam gati të debatoj me këto për këtë pikëpamje. Si regjisor po ju deklaroj me përgjegjësi se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe si rrjedhim, një cilësi  të ulët produkti për spektatorët”, theksoi Basha. /atsh

Altin Basha: Aleanca e Teatrit na tradhtoi, nuk dinë çfarë duan dhe tani drejtohet nga PD Read More »

Pse “hajdutët” janë prindër më të mirë se të tjerët?

Nga Artur Zheji

Në të vërtetë hajduti, guxon dhe rrezikon, mirëpo në këtë shoqëri që jetojmë ne, ku shumëkush udhëhiqet sipas parimit “KÇK” (Kap Çfarë të Kapësh), sepse punët rregullohen vetë më pas, hajdutëria është padyshim një sistem tashmë.

Madje në të folmen e përditshme thuhet: “A do bëjmë ndonjë punë, apo jo?”, me një fjalë do “bëjmë ndonjë goditje (vjedhje)”?
Vitet kalojnë me shpejtësi dhe hajdutët e djeshëm sot janë elita komanduese e shoqërisë, pronarë, deputetë, biznesmenë, njerëz të respektuar me shërbëtorë dhe makina të shtrenjta, madje janë tërheqës dhe edhe të suksesshëm me femrat.
Por vitet kanë kaluar përsëri dhe sot ndeshim përherë e më shpesh brezin e dytë, të kësaj “Elite”.

Fëmijë të mirëshkolluar, të mirëushqyer, me kryet lart, shpërfillës të shtresave të ulta, që janë me prejardhje ose nga “hajdutët e dështuar”, ose nga të ndershmit absurd që të kthejnë kusurin deri në qindarkën e fundit, që kanë burrni dhe zotnillëk, që nuk u bëjnë gojore shefave për t’kap ndonjë llokëm, që janë besimtarë e kanë frikë nga Zoti, e kështu me rradhë.

Shtresat tanimë janë ndarë fort dhe qartë, duke përjashtuar aksidentet.

Sot edhe vrasësit me pagesë, i kanë gjërat e qarta, të bëjmë lekët që na duhen, të ngremë shtëpi e katandi dhe të rrisim fëmijë të shkolluar që ti fusim në politikë dhe në “Elitën” e tribunave të ndritshme.

Dhe pra, pas këtij shtresëzimi shumëvjeçar, që më ka kaluar si një film përpara syve, kam parë pra, rrykat dhe pykat që u vinin erë këmbët nga papastëria tradicionale, që kruanin hundët e bënin “saçme”, aventurierë të goditjeve të forta që kanë shkuar më pas me thasë me para te zyrat e caktuara të politikës dhe të Prokurorisë, dhe sot janë “gentëlmenë”, apo vetëkujtohen si të tillë. Por gjithësesi të gjithë i thërrasin “Shefi”ose “bossi”.

Dhe tani krahasimi përfundimtar.

Fëmijët e tyre, të ish hajdutëve pra, janë sot meshkuj apo femra të lakmuara, të rritur bukur dhe shëndetshëm, të veshur, të shkolluar, të nurshëm.
Këta të tjerët, në jo pak raste, duke parë përreth dhe duke kuptuar rregullat e poshtra sociale ku jetojnë, ka plot raste që mallkojnë prindërit e tyre “idiotë”, që qëndruan të ndershëm.

Madje këta “të ndershmit”, na dalin po të kqyren hollë hollë me këndvështrimin e të bijve të mbetur edhe ata pa shanset e duhura në jetë, ca derdimenë mendjemëdhënj dhe me një respekt të tepruar për veten, ca egoistë krenarë, që të dashuruar me veten e tyre, kanë parapëlqyer varfërinë kundrejt bythëlëpirjes së shefave dhe bosave.

Apo që kanë vendosur emrin e mirë të vetes dhe Familjes, mbi mashtrimin, gënjeshtrën, vjedhjen dhe grabitjen, apo nënshtrimin fitimprurës ndaj të fortëve të kohës, për liçensat e duhura fitimprurëse e grabitqare.

Sot gjith’e më tepër, padrejtësia dhe hajdutëria e themeluar vite më parë dhe në vazhdim, është zhvendosur në brezin e dytë dhe të tretë të përfituesve, bijve apo nipave, të cilët jetojnë n’lluks, në superkushte dhe me superavantazhe, duke krijuar një vijë ndarëse verbuese dhe shpesh acaruese, që thellon ndarjen e Shqipërisë në tashmë super të pasur dhe në super të varfër.

Revolta e bijve të të ndershmëve, apo edhe e grave të tyre, ka sjellë rënien e përgjithshme të Moralit të Shoqërisë, nga njera anë dhe parakushtet për një përplasje të egër sociale, apo edhe për zbrazjen e Shqipërisë nga të dëshpëruarit e pashpresë…

“Mjerë të mundurit” thoshin latinët dikur, “Mjerë të Ndershmit” do të mund të thuhej sot, në kushtet e Shqipërisë, ku absolutisht mungon “Meritokracia”, si rregullator i rishpërndarjes së pasurisë kombëtare, edhe sipas vlerave të tregut dhe individit dhe jo vetëm, sipas konkurencës së pandershme dhe harbute të hajdutëve të djeshëm sot burra të nderuar, rrethuar me zara dhe sejmenë.

Kjo situatë, vret edhe parakushtet shpirtërore e morale, të një shoqërie që drejtohet dhe komandohet nga Antimorali, që shet moral ndër tribuna dhe ekrane…

Pse “hajdutët” janë prindër më të mirë se të tjerët? Read More »

“Rama diktator që kërkon të lërë gjurmë”, Arian Çani: Berisha as nuk tentoi, por Edi Rama shumë shpejt…

Gazetari dhe moderatori Arian Çani vijon të bëjë publik mendimin e tij për situatën ku është vendosur fati i Teatrit Kombëtar. Ai sërish ka reaguar duke thënë se gjithçka po ndodh është një mendësi e kryeminsitrit Rama ashtu si edhe e diktatorëve të vjetër apo perandorëve për të lënë gjurmë në histori duke prishur të vjetër dhe ndërtuar historinë e tyre.

Nga Arian Çani
Gjatë gjithë këtyre javëve, kam lexuar me vëmendje analiza, shkrime, reagime, përsiatje, komente, qëndrime dhe editoriale rreth shembjes me ligj të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të një monstre gjasme moderne dhe shumë kullave brenda dhe rreth e rrotull hapësirës private e publike ku ndodhet godina e bukur e Teatrit. Jam pothuajse totalisht dakort me Aurel Plasarin, Preç Zogajn, Artan Fugen, Mark Makun, Agron Gjekmarkajn, Andi Bushatin, Armand Shkullakun, Andi Bejten e shumë e shumë pena profesioniste në këtë vend, pena që i respektoj dhe i lexoj me shumë kënaqësi edhe kur s’jam dakort me ta ndonjëherë.

Por në rastin e TK, argumentet dhe sjellja e tyre në sytë e publikut, ishin aty, të qarta, të sakta, të plota, të thjeshta. Nuk i hiqje dot asnjë presje. Pothuajse të gjithë dhe secili në mënyrën e vet, hidhnin drite rreth thelbit të kësaj drame që po përjeton ajo godine fisnike. Aferë e pastër trafiku influence, përfitimi, antikushtetuese etj etj… Por një detaj nuk ma zuri syri në gjithë këto shkrime këto kohe. Pikërisht arsyen e vërtetë perse Rama kërkon ta fshijë atë godinë plot histori nga aty dhe të ndërtojë një të re dhe moderne pa histori. Nuk pretendoj se e kam gjetur arsyen e vërtetë, por në mend më erdhën disa udhëheqës, pse jo dhe në vende me demokraci të zhvilluar të cilët çfarë nuk kanë bërë për të hyrë në histori.

Mjafton të kujtojmë debatet dhe sherret pa fund 100 e ca vite me parë kur elita e Parisit u nda më dysh e më tresh deri sa një krijesë e tmerrshme metalike me bullona gjigande, u ngrit në mes të Parisit. Ju do me thoni: dakort, por Eiffel-i nuk prishi asgjë në vendin ku u ndërtua kulla. Dakort. Por debati ishte a duhej lejuar në një qytet si Parisi të ngrihej një hekurishte aq gjigande? Debati vazhdon ende dhe nuk është e thënë që parizienët të jenë të gjithë të dashuruar me këtë monster kaq të bukur. Shumë më vonë, ish presidenti François Mitterand u përplas me shumë njerëz të iluminuar të cilët nuk donin që në oborrin e Louvre-it, të ngrihej një piramide xhami. Mora dy shembuj të vegjël pasi ato janë pa fund në historinë e gjithë qytetërimeve në këtë planet.

Dua të them se më shumë se paraja dhe interesi i ditës, perandorët e vjetër dhe moderne, diktatorë apo të ndritur, kanë synuar gjithmonë të lënë gjurmën dhe emrin e tyre nëpërmjet veprave me gurë, hekur, beton, xham apo ku di unë se çfarë. Perse mos e tentoje dhe Edi Rama në këtë katund? Vetëm një gjë i detyron pushtetet të tërhiqen: Qytetaret që mblidhen dhe rezistojnë me qetësi në një masë kritike mu aty, në shesh. Te sheshi i Teatrit Kombëtar.
Deri tani, nuk duket se ata janë mbledhur mjaftueshëm që ta detyron më Edi Ramën të tërhiqet. Dhe po vazhdoi kështu, Edi Rama ka gjithë të drejtën të ëndërrojë që shumë shpejt dhe madje në të gjallë të tij, Tirana të mos quhet më Tirana që ndërtuan italianet, por Tirana që ndërtoi Edi Rama.

“Rama diktator që kërkon të lërë gjurmë”, Arian Çani: Berisha as nuk tentoi, por Edi Rama shumë shpejt… Read More »

Zëvendësi i Erion Veliajt pas tmerrit në Dhërmi: Shteti ka shkuar për lesh se…

Kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai, ka reaguar ne pergjigje te atyre qe bejne me faj pronarin e diskos ku ndodhi tmerri ne Dhermi te dielen ne mengjes. Ngjarja pati një sërë reagimesh, ku më shumë akuzonin biznesin, që nuk ka siguri.

Fejzullai shprehet se problemi nuk është te lokali, pasi ‘Havana’ ka meritën e ngritjes së vlerave turistike në Dhërmi. Por sipas tij problemi kryesor është shteti që nuk u siguron jetën qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Havana ka bërë histori! Dy djem të rinj që u kthyen nga mërgimi për të investuar në tokën e tyre, ndërkohë që aty kishte vetëm gura dhe det, deri të bërit Dhërmiun, vendin më të frekuentuar në Shqipëri.

Ishte vendi që theu çdo tabu. I vetmi vend në jug që nuk kishte asgjë më pak, se një beach bar perëndimor. Falë Havanës, është zhvilluar një fshat i tërë duke ofruar shërbime hotelerie dhe restoracioni, nga ku më pas mori përmasa gjigande duke kaluar në Drimadhes, Jalë e kudo në Jug. NUK KA ÇUN A GOC’ TIRONE, QË S’KA SHKEL I HER’ TE HAVANA. Ajo që ndodhi aty, mund të ndodhte kudo në këtë vend, kujtdo prej nesh, ndaj mos na hapni barkun të godisni një biznes të bërë me mund dhe me djersë prej 17 vitesh, por merruni me thelbin.

Këtu, shteti ka shkuar për lesh, sepse nuk është i aftë të garantojë sigurinë e qytetarëve të tij. Kaq e thjeshtë!

Zëvendësi i Erion Veliajt pas tmerrit në Dhërmi: Shteti ka shkuar për lesh se… Read More »

Del lajmi tronditës për Shqipërinë, sot ditë e zezë për historinë e kombit

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje lajm trondites. Ai thote se kjo e sotma eshte nje dite e zeze ne historine e kombit shqiptar, pasi sipas tij, ne Londer, ku shefi i qeverise Edi Rama do te takohet me homologun e tij grek Cipras, do te vendoset copetimi i ri i dyte pas vitit 1913 i trojeve shqiptare.

Postimi i plote i Berishes:

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar! Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine, Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe

Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb/korrieri

Del lajmi tronditës për Shqipërinë, sot ditë e zezë për historinë e kombit Read More »

”Majko i bëri shurr*n zjarrit që ndezi”, Nikoll Lesi: Ministri u mbyll në shtëpi pasi dha dorëheqjen…

Botuesi i ‘’Koha Jonë’’ Nikoll Lesi me anë të një shkrimi të shkurtër (firmosur me pseudonimin mediatik, Spiten Prulli) ka komentuar sot shfaqjen e Pandeli Majkos në podiumin e ministrave, gjatë seancës së sotme parlamentare.

Sipas Lesit, Majko pas dorëheqjes që i dha Ramës, menjëherë pas sherrit në seancën për prishjen e Teatrit Kombëtar, u mbyll në shtëpi dhe refuzoi çdo ofertë, që të tërhiqte dorëheqjen. Por ditën e sotme, ai bëri shurrën zjarrit që ndezi-shkruan Nikoll Lesi.

Kujtojmë se Rama dhe Majko u përplasën me njëri-tjetrin në Kuvend, ditën kur PS-ja kaloi e vetme projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

Pandeli Majko bëri zhurmë me ikjen nga salla e Kuvendit, javën e shkuar, kur nuk votoi projektligjin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. U pa live nga të gjithë sherri me kryeministrin Rama dhe kërcënimi që i bënte Edi Rama në sallën e Kuvendit. Majko iku në mesnatë dhe të nesërmen paraqiti dorëheqjen nga kabineti qeveritar. Kryeministri nuk ia pranoi.

Më pas Pandeli Majko nuk u paraqit në zyrë dhe u mbyll brenda në shtëpi. Trokitën dhe telefonuan deputetë dhe miq të tij që ti kthenin mendjen, por ai ishte i vendosur.

Burime mediatike tregojnë se edhe disa biznesmenë insistuan ti ndryshonin mendjen. Në qeveri e në PS thonin nën zë se ” na nxori telashe ky…”.

Në momentin që në rrjete sociale po e lavdëronin për veprimin dinjitoz e burrnor, këtë të hënë, Pandeli Majko hyri në sallën e Kuvendit. Eci ngadalë si ecën ai, plot me barrë mendimesh për Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit, dhe u ul te karrika e tij ministrore në Kuvend.

Kaq e kishte Majko! Ndezi flakën e kundërshtimit ndaj Rilindjes dhe arrogancës së Kryeministrit, por sot i bëri shurrën vetë zjarrit që ndezi.

Majko është prapë ministër!

”Majko i bëri shurr*n zjarrit që ndezi”, Nikoll Lesi: Ministri u mbyll në shtëpi pasi dha dorëheqjen… Read More »

Shpërthen studiuesja: Keni sjellë tangëllikun e Bllokut në jug, mos hajde më kokëboshë…

Studiuesja dhe gazetarja, Edlira Gjoni në një shkrim për ngjarjen e ndodhur në disko “Havana” në Dhërmi shkruan se, një pjesë e mirë e Jugut të vendit kthehet në paradë për njerëzit me lekë dhe që shkojnë për t’u dukur dhe jo për të pushuar.

Edlira Gjoni

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës. Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin. Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty. E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.

Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek! As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman. Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh Gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë. Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu! Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është. Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana. Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shēmtuar në të gjitha elementet? Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë! Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty. Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!

Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë. As mos hajdeni më hiç! Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë. Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend. Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

Shpërthen studiuesja: Keni sjellë tangëllikun e Bllokut në jug, mos hajde më kokëboshë… Read More »