Opinione

Gjuha shqipe, ja pse është gjuha hyjnore, i dha emrat perëndive

Një racë e harruar, pellazgët dhe pasardhësit e tyre
EDOUARD SCHNEIDER

Hipoteza e pellazgëve, racë primitive, është gjithashtu e pranueshme, sidomos kur t’i kuptojmë raportet e pakta që kanë ekzistuar  ndërmjet gjuhës hipotetike ariane dhe gjuhës së pellazgëve.

Këta të fundit (pellazgët), të cilët ka mundësi të jenë shfaqur në malet e larta të Thesalisë, të Perandorisë së Trakisë dhe Peloponezit, ku edhe i kanë lënë gjurmët e kalimit të tyre dhe të qëndrimit, mund të kenë banuar kontinentin e humbur  Arqipelin, dhe rrafshnaltat  e Azisë së Vogël.

Në të dyja rastet, së paku për momentin, dy hipoteza mund të jenë të pranueshme;  gjurmët e kalimit dhe qëndrimit të këtyre fiseve gjenden  në pjesën e poshtme të Arkipelit aktual sikur tokat e dala sot, që dëshmojnë gërmadhat e Mithoulas mbi  vazhdimet në Lindje te ishullit te Lemnos, të cilët sipas detarëve, duken në fund të detit.

Për të caktuar hipotezën e vërtetë, kemi vetëm gjuhën e lashtë pellazge, të cilën e kanë folur gjithmonë epirotët, thesalitë, helenët, maqedonasit, frigjët, trakët, ilirët, dardanët e iliotët dhe të tjerët, gjuhë të cilën ende e flasin shqiptarët, padrejtësisht të quajtur albanais (albanezi, albanians), ndoshta nga latinët, të cilët i quanin kështu këta njerëz me emrin që sipas tyre  përcaktonin zbardhjen e ditës (mëngjesin).

Përveç gjuhës, për të na udhëhequr në kërkimet tona, ende i kemi zakonet dhe traditat e këtyre  popujve, të cilët ende e ruajnë fenë e tyre, e cila  vetëm para disa shekujve, është zëvendësuar nga krishterimi dhe islami.

Ne u bazuam në gjuhën. Po, a kemi dëshmi se gjuha e folur nga pellazgët është gjuha që sot flasin shqiptarët? Po, pa dyshim, që kemi, madje prova të pakontestueshme.

Atëherë të shohim.

Pellazgët autoktonë apo emigrantë, ishin popujt më të vjetër të Greqisë së lashtë. Fetishizmi, së pari, është prova e parë. Dhe, siç e dimë, pellazgët kishin konsideratë dhe gjithçka që rreth tyre i godiste e konsideronin si një forcë të natyrës, si mendja e tyre primitive, instiktive kafshore, nuk mund t’i referohej asnjë hyjnie materiale, të cilën do ta kishin emërtuar dhe pastaj do t’i kishin dhënë ndonjë formë.

Dihet që gjuha e folur nga pellazgët, apo do të thoshim nga paraardhësit e pellazgëve, duhet të ketë qenë një gjuhë në thelb e admiruar, me pasthirrma, demonstrative dhe imituese. Pra sipas kësaj, një gjuhë koncize dhe monosilabike dhe çdo rrokje, çdo emetim i zërit duhej të jepte një kuptim të plotë.

Ne nuk besojmë, për shembull, që njeriu i asaj kohe, i cili sapo të ketë filluar t’i artikulojë mendimet e tij, ka përdorur një frazë apo edhe një dyrrokësh, për ta emërtuar diellin, qiellin, yjet, tokën, zjarrin, erën, njeriun, kafshën, zogun, frutat, kryet, ujin, etj., etj.

Të gjithë këta emra do duhej të ishin të shkurtër, paraprakisht të fortë sesa të butë, ekspresiv  për të shprehur harmoninë imituese e cila bëhet figura e parë e retorikës, që njeriu primitiv instinktivisht e kishte shpikur.

Megjithatë, në qoftë se e marrim gjuhën e shqiptarëve, gjegjësisht të pellazgëve ne gjejmë se Dielli quhej Diehl; qielli – Qielh, Toka – dhé,  yjet- HylhHyi, zjarri – ziarm ose zierm, era – Erh; njeriu – Nier,  kafshët – Shtans, shpendi (zogu) – Shpen, fruta – Pémdhe druri i frutës, Pemë; Koka  – Kreu, ose Krye, ujë – Uji  , etj.

            Diehl, shpreh idenë e një qendre të ndritshme dhe dielli është toka e ndritshme. Dielli do të ishte një tokë e ndritshme dhe çuditërisht, sikur të shkonim edhe më tutje me këtë fjalë-rrënjë, ne do ta gjejmë se dielli e fillon ditën. Nga Diehl, rezultatin  dit – dritë (ndriçim), dreit – drejtë, delos, orakulli i parë, tempulli i parë i të parëve që ishte i  shenjtë, siç dihet për Diellin.

Qielh, shpreh idenë e përgjithshme të riprodhimit (aktin e bashkimit seksual:  është e njohur në mitologji, se bashkimi i Qiellit dhe Tokës u lindën njerëzit e parë). Nga fjala Qielh rrjedhë nga folja me qî, krijoj; , shumësi i së cilës bën kié (kje); qén, qentë, d.m.th mashkull, krijues.

            Dhé, tokë, shpreh idenë e diçka të  zezë, të errët, kjo është përshtypja e natës mbi njeriun e parë. Ende sot thuhet  si dhé, d.m.th zi sikur toka.

            Vran, mbuluar me re.  Qielh u-vran, qielli është i mbuluar me re, u errësua. Prandaj grekët e kanë marrë fjalën u-vran-os, qielli, duke lënë jashtë dallimin karakteristik në gjuhën shqipe  në mes  një qielli të pastër dhe të qetë dhe një qielli me re.

Ziarm ose zierm, (zjarri) imiton kërcitjen apo fërshëllimën e drurit të njomë,  që digjet në shtëpi, në të njëjtën kohë sikur lëvizja dhe dendësia e ajrit të ambientit. Andaj, është krijuar  fjala Ziermî, ethe.

Erh, ajri, era, jep idenë e një lëvizje të vazhdueshme;  andej erdh, vij, me ardh,të përcaktuar andej, nga kjo grekët e kanë krijuar fjalën Hera,  perëndesha xheloze, gjithmonë e shqetësuar dhe nervoze.

Nir, njeriu, qenie e krijuar që korrespondon me Vir latine, shpreh gjendjen e njeriut të parë, i vëmendshëm dhe meditues para natyrës. Në të vërtetë, në qoftë se e dekompozojmë këtë  fjalë, i gjejmë këto dy rrënjë: Ni, nga foljame nî, dëgjoj, dhe rî, nga folja me rî,  rri, që do të thotë, dëgjoj dhe rri në një gjendje mendore karakteristike.
VIJON / Perktheu: Sefedin Krasniqi

DEDIKIM

Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë,  më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë.

Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.

Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse  u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.

Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj  grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve,  nuk ka qenë  të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde.

Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.

Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893

Edouard Schneider

PS: Ju vendosni se si do ta bëni publikimin, në herë apo disa herë, por kam deshirë që para çdo publikimi teksti i më poshtëm të përseritet dhe të vendoset në kyre të faqes. 

Kushdo që do ta  lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu,  kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve  të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj…Sefedin Krasniqi

Gjuha shqipe, ja pse është gjuha hyjnore, i dha emrat perëndive Read More »

Vlora ka kapitulluar?! Gazetarja tregon realitetin në pikun e sezonit: Kështu është kur e keni mendjen vetëm t’ia fusni turistit

Fotoja që shihini më sipër i përket plazhit të Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje. E ndërsa ndodhemi në pikun  e sezonit turistik, pamja që na shfaqet nga jep mesazhin se gjërat nuk  po shkojnë edhe aq mirë me praninë  e turistëve.  Ka qene gazetarja Eglantina Nikollaj që ndodhet në Vlorë për pushime, e cila teksa ka postuar këtë foto, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

“Kështu është kur e keni mendjen vetem si e si t’ja fusni turistit. Ai vjen te shpenzoje dy leke qe mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep nje dhome sa nje qeli burgu per 70 euro e kusur, nje kokerr veze 5- 8 mije leke dhe nje peshk te qelbur rezervati 10 mije leke, por dhe 12 apo 15 mije. Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar. Pa piken e ndonje organizimi asgjekundi. Kurre se kam pare kaq bosh! Shezlonget jo nje e dy, por ne seri bosh.

Njerezit kane reflektuar se sjane idiote. Shkojne ne Mal te Zi, Turqi etj. Aty ku e dine se e vertet e shpenzojne lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap se paku. Se deti te shton dhe oreksin jo per gje”, shkruan ajo./korrieri

Vlora ka kapitulluar?! Gazetarja tregon realitetin në pikun e sezonit: Kështu është kur e keni mendjen vetëm t’ia fusni turistit Read More »

“Gratë kosovare kanë fjetur me burra serbë”, Mustafa Nano: Jemi fqinjë, çfarë ka për tu mos u pranuar

Analisti dhe publicisit Mustafa Nano ka vijuar ti qëndrojë deklaratës së tij kosovarët kanë gjak serbi. Ai e mbron fort idenë e tij, ndërsa duke folur për Frontal të Televizionit 7, ai ka ngritur disa pyetje kur u pyet nga gazetari se për deklaratën se “kosovarët kanë gjak serbi”.

“Ku është pasaktësia e kësaj, ku është makthi i madh? Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pushtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha Nano për Frontal. Ai tha se në ditët e sotme, sipas tij ky fakt, është i zorshëm të pranohet./korrieri

“Gratë kosovare kanë fjetur me burra serbë”, Mustafa Nano: Jemi fqinjë, çfarë ka për tu mos u pranuar Read More »

Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?!

Nga Sulejman Abazi

Cdo dite lexojme statuse, ku me te drejte kritikat drejtohen brenda gjenezes tone, duke shkaktuar nje kaos mosbesimi, merie, akuzash brenda raporteve te heroizmit, atdhetarizmit dhe tradhetise.

Ka mendime te ngaterresave gjenetike per shkak te pushtimeve, e cila shkencerisht nuk pranohet, pasi qe te kete ndikime ne trasformimin e ADN-se tek nje popull, do te duhen te pakten 4000-6000 vjet.

Nuk ka te beje me ngaterresen gjenetike, por me prejaedhjen gjenetike te rraces tone.
Ketu studiuesit tane duhet te ndalen dhe ti drejtohen argumenteve shkencore.
Une po e filloj thjeshte:

Eshte pikerisht “UNI’ dhe egua shqiptare qe sjell keto shqetesime. Nje vecori shume karakteristike qe ka kultivuar me kohe “egon e njeshit”, krenarine, mendjemadhesine, kapadajllekun, autoritetin, burrerine, trimerine, tradicionalizmin, menyren arkaike te drejtimit te familjes dhe fisit dhe te tjera si keto, qe na kane lene pas ne rrugen e zhvillimit.

Varferia eshte pasoje e “komandes” dhe “komandantit”, e pashait, guvernatorit, e dijetarit qe kane kontribuar shume per boten, por gjithmone larg vendit te tyre.
Njerezit tane lavdine nuk mund ta gjenin mes rraces egoiste, por mes popujve te tjere.
Ky eshte nja fakt.

Nje shqiptar zihet edhe me rete po t’i qendrojne siper kokes.
E do qiellin te paster dhe te shoh dhe te komunikoj vetem me mikro dhe makro kozmosin.

Nje shqiptar flet gjuhen e Perendive dhe eshte i lashte ne keto troje sa vete toka dhe jeta.
Ato qe zoti na i ka dhene me teperice, vecanerisht shkallen e inteligjencies, cuditerisht dhe fatkeqesisht e kemi perdorur perhere kubnder vetes.

Ka shume elemente qe duhen pare.
Ky fenomen midis nesh meriton nje studim te hollesishem shkencor, ne menyre qe me argumente, kjo ane teper negative te behet gjitheperfshirese, ta dine dhe ta pranojne te gjithe, per te sjelle momentin fatlum, qe ta kthejme mendjen ne te miren tone te perbashket.

Shpesh i referohemi Konices per keto “prapesi” tonat, pasi ai ka guxuar ti thote ato me kurajo, saqe sot edhe mund te kritikohet rende.
Mbase mund te jete edhe keshtu.

Po te vesh re publikimet e Faik Konices, ai gjerat i ka te shkeputura, me artikuj, nuk la asnje liber te plote pas jetes se tij, por te gjithe konstatimet e tij nuk duhet marre vetem ne anen negative, por si nje terheqje e forte vemendje qe te rishikojme qendrimin brenda gjenezes tone.

Sot ne kemi shume nevoje per kete studim qe do te na bente te gjitheve nje nder te vecante.

Ta njohesh dhe pranosh te verteten ashtu sic eshte, edhe te hidhur, ndryshe nga deformimet e qellimeshme per te rritur therrmimin dhe percarjen kombetare, eshte mencuri, eshte respekt per veten, kombin dhe prejardhjen e lashte.
Konica na ka bere nje nder, ne duhet te dime ta vleresojme.
Ne sot kemi nevoje shume per keto.

Pse shqiptaret jane e keqja e vetvetes?! Read More »

Më 16 korrik 1997, Berisha plaçkiti qilimat, dosjet, pikturat dhe mobiljet e Presidencës, ja shkresat zyrtare

Gjashtë kamionë “IFA” të Gardës u mbushën me dosje, mobilje e pajisje
Si sot, 21 vite më parë, Sali Berisha ish-President i Republikës, ka lënë si gjurmë aktin më të turpshëm në historinë e krerëve të Shtetit Shqiptar, duke shfaqur neveritshëm fytyrën prej plaçkaxhiu të rëndomtë, duke grabitur edhe pajisjet e zyrës ku punoi prej 5 vitesh.

Fiks si sot, më datë 16 korrik 1997, Sali Berisha në ikje prej përzënies me urrejtje popullore nga pushteti absolut, për shkak të hajdutërisë dhe shkatërrimit që i bëri shqiptarëve dhe Shqiëprisë me firmat piramdiale, urdhëroi “mëkmëbësin” Maxhun Peka, të nxirrte 11 urdhëra për plaçiktjen e mallrave në magazinë, të dosjeve dhe pajsjeve e orendive të zyrave, sipas listës përzgjedhëse që kishte hartuar bashkëshortja Liri Berisha, me vëllain dhe motrën e saj.

Me listën në dorë, Shefi i Protokollit Presidencial Maxhun Peka, nxorri me urgjencë urdhërat për çdo lloj mallrash, me ciklimin e Berishës “Për zbatim urgjent” dhe kaq mjaftoi, për të nisur nisur “opeacionin’” palçiktjes së Presidencës, duke angazhuar efektivët e Gardës së Republikës, të cilët në orët e mesnatës 16-17 korrik 1997, ngarkuan 4 kamionë “IFA” të gardës dhe nën drejtimin e një komandoje të SHIK, Policisë e Gardës, i nisën drejt Kamzës, pa ditur askush adresën, përveç familjes “Berisha” dhe zbatuesve të urdhërave të tij.

Mallrat që ngarkoheshin nëpër kamionë, mbikëqyreshin nga Maxhun Peka, për saktësin dhe kujdes që të mos dëmtoheshin, i cili pas çdo ngarkimi në kamion, bënte spontimet në listat që i kishte dhënë Liri Berisha e që ishin caktuar zyrtarisht, për të dalë nga presdenca, në urdhrat e lëshuara prej tij si Shef Protokolli dhe me ciklimin e Berishës “Për zbatim”, ndërkohë që ishin bërë gati 1 ditë më parë.

Në këtë plaçiktje, bëri përshtypje fakti, po ngarkoheshin edhe qilima, etazherë, karrige, tavolina qelqi e druri me punime artistike, tavolina të mëdha pritjesh, buste, statuja, portmanto, piktura, orë muri, dollapë-bibliotekë, kolltukë, perde sallonesh, fshesa korenti, televizorë me gjithë antenna “Saç” (siç quheshin), kamera televizie, kamera syrvejimi, mes tyre edhe dosje të shumta, të cilat ishn paketuar në kartona frigoriferi dhe u ngarkuan në një kamion “IFA” të veçantë, që mbahej nën kontroll nga Bashkim Gazidede dhe vetëm prej tij, u shoqërua kur iku nga Presidenca, ndërkohë që shoferi i kamionit, ka vdekur nga “befasisht tensioni” 3 muaj pas asaj nate.

Këtë e konfirmojnë dy shkresat zyrtare, të datave 16 korrik 1997 dhe 22 korrik 1997, dy ditë para se të dorëzonte zyrat, tek Rexhep Mejdani, të cilat dëshmojnë paturpësinë e Presidenti Republike hajdut, që në mjegullën e trazirave që krijoi vetë, plaçkiste zyrat e Presdencës, i vënë në garë me bandat e rrugës, që në ato plaçkisnin biznese e instticione shtetërore!

SHKRESA Nr. 3/1 Prot., datë 16.07. 1997, udhëron:

– Drejtuar, Degës:së Financës, Depos së Presidencës:

– “Nga Arabia Saudite, Presdentit të Republikës i ka ardhur peshqesh 1 (një) qilim, i cili ka qenë në ruajte në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë. Me proosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë Selisë së PD-Tiranë./Shefi Protokollit, Maxhun Peka

SHKRESA Nr. 3/1 Prot. (Me të njëjtin Nr. Prot.) datë 22.07.1997, drejtuar Gardës:

– Gjatë dy javëve të fundit, pranë presidencës, janë konstataur vjedhje në ambjentet tona. Në dhomën e pushimit të oficerëve, kanë hequr kondicionerin dhe orën e murit. Gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, të datës 20-21 korrik 1997, janë vjedhur 5 copë tavolina mesi të mëdha, një tavolinë është marrë para 1 muaji. Në tarracën e presidencës, janë marrë dy kamera përgjimi dhe koka e saçit të antenës. Lutemi, të merrem masa urgjente nga ana juaj, për të gjetur shkaktarët e këtyre vjedhjeve dhe të vihen para përgjegjësisë punonjësit, kërkojmë angazhimin tuj, gatishmërinë dhe ruajten e ambienteve tona./Për Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, Shefi Protokollit, Maxhun Peka./Pamfleti

Më 16 korrik 1997, Berisha plaçkiti qilimat, dosjet, pikturat dhe mobiljet e Presidencës, ja shkresat zyrtare Read More »

Lufta dhe paqja në Ballkan

Maqedonia e Sipërme merr ftesën e kushtëzuar për anëtarësim në NATO, por aleanca nuk po përjeton ditë të mira.  Ndikimi rus dhe turk në Ballkanin Perëndimor pas qëndrimit në “ngrirje” të integrimit në BE që mund të rikthejë konfliktet e vjetra etnike. Flasin për “Mapo”, Redi Shehu, Ermir Gjinishi dhe Ilir Kalemaj.

Nga Sebi Alla

Takimi dy ditor në Samitin e NATO-s, i zhvilluar në Bruksel pati si “hirushe” Maqedoninë Veriore, që mori ftesën për anëtarësim, por kohë të vështirë gjeti. Vetë Alenaca e Atlantikut të Veriut e krijuar në vitin 1949, ka divergjenca jo pak të tejkalueshme për ta mbajtur në këmbë këtë strukturë jo vetëm ushtarake. Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se nëse shtetet anëtare të NATO-s nuk rrisin kontributet, atëherë SHBA mund të vërë në zbatim largimin nga ku koalicion. “Shumë vende nuk paguajnë atë që duhet. Dhe, sinqerisht, shumë vende na kanë borxh shumë para për shumë vite. Unë jam i shqetësuar, sepse Shteteve të Bashkuara u është dashur të paguajnë për ta. Pra, nëse kthehesh mbrapa 10 apo 20 vite, shikon se na detyrohen një shumë të madhe parash”,-deklaroi Trump. Në të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për para, por një lloj ndarje mbi fuqinë që kërkon të tregojë SHBA dhe vetë Trump, duke ua barë të qartë me një fjalim të thjeshtë se dominimi ka një emër. Kjo i shkundi mirë liderët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, që tashmë duhet të nisin të bëjnë mirë llogaritë dhe një tjetër “restart” pas deklaratës së Trump. Nga ana tjetër Rusia po shijon ngrohtësinë e “zjarrit” të ndezur brenda 29 shteteve anëtare të NATO-s. “Tërheqja me forcë e Maqedonisë në NATO vetëm sa konfirmon se politika e dyerve të hapura është kthyer në një vegël për të përfituar territor gjeo-politik”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse. Përçarja mes vendeve të anëtare të NATO-s në gjeopolitikë do i jepte ‘rol protagonizmi’ rusisë, që zgjerimin e koalicionit e sheh me shqetësim, veçanërisht për Ballkanin Përëndimor. Për momentin Ballkani ngjan i heshtur, por mjafton vetëm një shkëndinjë për të ndezur konflikte mbi baza etnike. Kundërshtive, deri në kufijtë e ndasisë brenda koalicionit të NATO-s i shtohet ndikimi rus apo turk, në kohën kur integrimi europian i Shqipërisë dhe Maqedonisë ka mbetur në mes. Drejtori i Institutit të Komunikimit “MEDIUS”, Redi Shehu shprehet për “Mapo” se: “ky aktrim me sfond përplasjeje, nuk është aspak një lajm i mirë për Ballkanin dhe për vendet kufitare me Rusinë”. Për Shehun ndikimi rus dhe turk, ndonëse në forma dhe synime të ndryshme është i pranishëm në Ballkanin Perëndimor dhe një dobësim i aleancës NATO do sillte pasoja dhe nxitje konfliktesh. Nga ana tjetër, pedagogu i UET, Ermir Gjinishi mendon se sjellja e Tramp-it, jo vetëm që nuk e përçan BE-në, por është mundësi për ta ndihmuar atë, në mënyrë që BREXI-t të mos përsëritet më, ndërsa i druhet konflikteve në Ballkan pasi sipas tij “etnocentrizmi dhe nacionalizmi ekstrem nuk është zhdukur nga ballkani”. Lidhur me samitin, politilogu Ilir Kalemaj mendon se edhe pse në dukje kaloi në përplasje, ia arriti qëllimit për të pasur një tjetër qasje dhe mirëkuptim. Kalemaj e sheh integrimin e Balllknit Perëndimor drejt BE-së dhe NATO-s, si të vetmen mundësi për të shuar çdo konflikt të mundshëm, apo ndikim nga vende të tjera si Rusia apo Turqia.

“U vu në diskutim nëse Europa është aleatja më e mirë e Amerikës”

Redi Shehu, Drejtor Institutit të Komunikimit “MEDIUS”

Nisur nga takimi i NATO-s në Bruksel, që u shoqërua me ndarje, duke nisur nga përçarja për investimet mes SHBA dhe vendeve të BE-së, por edhe afrime të anëtarëve të rinj siç është rasti i Maqedonisë, a mund të themi se konfliktet në ballkan janë mbyllur?

Kësaj radhe, samiti i NATO-s në Bruksel nuk ishte si të gjitha samitet e tjera të Aleancës, për arsye se u parapri nga thënie me ngjyrime konflituale te z. Trump që para se ai të fillonte. Mos të harrojmë se kemi të bëjmë me deklarata të tipit “NATO është aq e keqe sa marrëveshja NAFTA” etj. Pra, pritej që samiti të ishte ndezëz, duke pasur parasysh se politika amerikane së fundmi po buron nga Twiteri drej salloneve të vendimarrjes globale. Kjo kahje e politikbërjes amerikane, i ka dhënë ngjyrime personale marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka vendosur në një pozicion aspak komod aleatët. Shumë pyetje u ngritën nga media dhe politikanë të ndryshem, nëse kërkesa e z. Trump për respektimin e nivelit të investimeve në mbrotje të shteteve anëtare në 2% të GDP, ishte vërtet një kërkese serioze apo një preteks i cili çuditërisht shtyn  drejt një marrëdhënieje konfliktuale të papreçedent? Përgjigjen e jep z. Donald Tusk i cili shprehet: “I dashur President Trump, Amerika nuk ka një aleat më të mirë se sa Europa e cila shpenzon për mbrojtjen shumë herë  më tepër se Rusia dhe se Kina”. Për herë të parë kemi një deklaratë të tillë ku vihet në diskutim nëse Europa është aleatja më e mirë për Amerikën. Kjo nuk është aspak një situatë e këndëshme dhe për më tepër marrëdhëniet e Aleancës nuk janë mbështetur mbi shifra, por mbi frymën dhe idealet që i përshkojnë shtetet anëtare. Vërtet, Sh.B.A shpenzon më shumë se vendet e tjera anëtare, por mos të harrojmë që është edhe përfituesi më i madh nga produktet e sigurisë që kjo aleancë jep. Po ashtu, janë pikërisht vendet anëtare të NATO-s që iu gjenden në krah SH.B.A–ve dhe u invesituan në luftra shumë të kontestuara, siç ishin ato të Irakut dhe Afganistanit. I gjithë ky aktrim me sfond përplasjeje, nuk është aspak një lajm i mirë për Ballkanin dhe për vendet kufitare me Rusinë. Të parat që do goditeshin nga një valë dobësimi e Alencaës, janë pikërisht vendet që shtrihen në kufirin që ndan dy boshtet e pushtetit botëror. Nëse kërkohet që me anë të presionit amerikan të arrihet kuota e duhur, atëhere kjo nuk është mënyra e duhur për ta shëndoshur dhe ruajtur NATO-n.

Sa mund të rrezikoj Ballkani që konfliktet etnike dhe rrymat nacionaliste do të ringjallen?

Ballkani dhe sidomos shqiptarët, janë produkt i një ekuacioni jo të natyrshëm gjeopolitik të shekullit të kaluar. Për këtë arsye, mënyra se si ky rajon është konfiguruar, e veçanërisht mënyra se si faktori shqiptar është copëtuar, duke mos respektuar kufijtë etnikë si kufij shtetëror, ka bërë që ky rajon të jetë në mënyrë të vazhdueshme prodhues  potencial i konflikteve. Ekzistenca e këtyrë konflikteve vetëm sa janë mbajtur në gjendjen e “ngrirjes së thellë” nga organizma si BE dhe NATO, duke ndërtuar një stas-quo aparenciale. Tronditja e këyre organizmave, në çdo formë dhe çdo kohë, është potencial i shfaqjes së konflikteve të vjetra në Ballkan, përderisa ekuacioni etnik në këtë rajon të vendosë në vendin e vet të gjithë elementët përbërës të tij.

Kemi edhe ndikimin rus dhe turk, në momentin që procesi i integrimit po zgjatet duke krijuar edhe lodhje e pakënaqësi. Si e shihni rolin e tyre

Tashmë procesi integrues në BE ka kaluar fazën e vet të normalitetit dhe po futet në një proces sforcimi . Ky proces dhe vetë BE, tashmë i ngjajnë asaj tullumbaces së fryrë fort, e cila ka dy rrugë, ose të shpërthejë ose të shfryhet në rrudhosje. Kjo, sidomos  nëse flasim për Ballkanin dhe boshtet e mëdha qytetërimore të cilat përplasen në këtë rajon. Bota përherë ka qenë e konfiguruar nga ekzistenca e disa boshteve dominuese qytetërimore, të cilat kanë qenë hegjemonikë në kuptimin politik, ekonomik dhe kulturor. Shqipëria ndodhet në një zonë ku aktualisht tre boshte civilizuese takohen në të njëtin rajon: aksi euroatlantik tashmë i rrënjosur si realitet politik, ekonomik dhe deri diku kulturor (Ballkanin Perëndimor); aksi rus si realitet historik kulturor dhe së fundmi edhe ekonomiko-ushtarak (Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi); aksi me qendër Turqinë si realitet historik e kulturor dhe së fundmi edhe ekonomik (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni), Serbia, Mali i zi, Maqedonia tërhiqen politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nga aksi euroatlantik; por tërhiqen kulturalisht e ushtarakisht, e deri diku ekonomikisht edhe nga aksi rus; ndërsa joshen ekonomikisht dhe kulturalisht (gjysma e Maqedonise) nga aksi turk. Shqipëria, Kosova dhe gjysma e Maqedonisë, tërhiqen politikisht, ekonomikisht ushtarakisht nga aksi euroatlantik, tërhiqen ekonomikisht, kulturalisht dhe pjesërisht politikisht nga aksi turk, dhe joshen nga aksi rus. Pra, të qenurit satelit i një boshti është problematik se je gjithmonë nën presionin forcës shtytëse dalëse e cila është në drejtim të kundërt me qendrën. Ndërsa të jesh satelit i tre boshteve njëkohësisht të bën të jesh “vend i shqyer” nga të gjitha pikëpamjet. Çfarë do të ndodhë së afërmi kur forca gravitacionale e tre boshteve është shtuar së tepërmi ?  Shqipëria nëse nuk shton peshën e vet specifike të rëndesës si faktor gjithshqiptar politik dhe ekonomik, rrezikon të hidhet tej si leckë e shqyer?

“Integrimi në NATO dhe BE, mundësi e artë për një Ballkan të qetë”

Ermir Gjinishi, studiues, pedagog në UET

Nisur nga takimi i NATO-s në Bruksel, që u shoqërua me ndarje, duke nisur nga përçarja për investimet mes SHBA dhe vendeve të BE-së, por edhe afrime të anëtarëve të rinj siç është rasti i Maqedonisë, a mund të themi se konfliktet në ballkan janë mbyllur?

Samiti i fundit i NATO-s vetëm sa nxorri në sipërfaqe një pjesë të kontradiktave, deri diku të heshtura, mes SHBA dhe Europës, të cilat përsëriten herë pas here me tone relative sidomos që nga lufta e Gjirit në fillim viteve ‘90.  Mesa duket,  marrëdhëniet mes tyre kanë patur nevojë për një profil si Trampi. Sjellja e Tramp-it, jo vetëm që nuk e përcanë BE-në, por është mundësi për ta ndihmuar atë, në mënyrë që BREXI-t të mos përsëritet më. Partnetitet qëndrojnë kur vendet anëtare janë të vetëdijëshme për nevojën dhe të përgjegjëshme për obligimet. Vihet re qartë se vendet e BE-së janë dakort për nevojën e NATO-s, por nuk i përmbahen plotësisht detyrimeve. Ndërkaq, ky kontrast në dukje vetëm financiar, shpreh në një fare mënyre fizionominë e BE-së, e cila i përngjan një mozaiku të larmishëm ngjyrash por pa arritur të krijojë një konstrukt të qartë. A janë dakort vendet anëtare të BE-së, me një zë të vetëm për vendimet e aleancës, apo dominon interesi dy apo tri vendeve dhe përcillet si qëndrim i BE-së? Kjo është realisht kriza e BE-së. Fraktura mes NATO-s dhe BE-së i ka rrënjët në Europën e përcarë. Jo vetëm në marrëdhëniet me SHBA-në apo me aleancën Euroatlantike,  por sa herë që shqyrtohet mundësia e antarësive të reja për në BE, rihapet nevoja për një reformim e vetë BE-së. Sa i përket Ballkanit, historikisht  ai është trajtuar nga Europa si apendiks i saj. Integrimi i vendeve të rajonit në NATO dhe BE është një mundësi e artë për një Ballkan më të paqtë.

Sa mund të rrezikoj Ballkani që konfliktet etnike dhe rrymat nacionaliste do të ringjallen?

Së pari, duhet thënë se etnocentrizmi dhe nacionalizmi ekstrem nuk është zhdukur nga ballkani. Vendet vazhdojnë jetojnë me të kaluarën që kanë krijuar vetë, plot urrejtje, fanatizma dhe diskriminim të vetëjustifikuar,  përballë pales/vendit “armike”/tjetrit. Pas gjithë luftrave dhe konflikteve ballkanike qendron një dyzinë me mite fallco. Së dyti, këto qëndrime janë kthyer në mendësi etnokulturore për shumicën e vendeve të ballkanit. Kjo mendësi rrezikon ta dominojë hapësirën ballkanike, nëse shtetet shfaqin aspirata kontradiktore.  Me fjalë të tjera, integrimi i ballkanit në BE sigurisht që është një mburojë e madhe për zbutjen e urrejtjeve të egra të trashëguara mes vendeve të rajonit, por edhe nje arsye më tepër për një të ardhme më të paqtë e të sigurtë, ndërsa zgjatja e proceseve integruese ekspozon rajonin ndaj rrezikut të rindezjes së konflikteve të fjetura që mund të nxiten edhe nga interferime interesash gjeopolitike rajonale.

Kemi edhe ndikimin rus dhe turk, në momentin që procesi i integrimit po zgjatet duke krijuar edhe lodhje e pakënaqësi. Si e shihni rolin e tyre?

Po, kemi një rritje të këtyre ndikimeve, por dua ta theksoj që në fillim të herës se duhet bërë një dallim thelbësorë mes tyre. Turqia është një vend antarë i NATO-s, aleati më i rëndësishëm i saj në lindje por edhe në rajonin tonë, që aderon prej mëse 50 vitesh për tu antarësuar në BE. Kjo është një diferencë shumë e rëndësishme krahasuar me Rusinë e cila vazhdon të ketë interesa konfliktuale me perëndimin, kujtoj së fundmi rrëmbimin e Krimesë dhe ndërhyrjen në Siri. Ndikimin turk deri tani e shoh më tepër të shtrirë në një sfond kulturor e historik, pa tentuar të krijojë apo prishë  balancat mes vendeve. Turqia, mesa duket po kuron imazhin e saj “të prishur” në ballkan, pas rënies së perandorisë osmane,  ndërsa ai rus fsheh interesa gjeopolitike të shfaqura qartë si në tentativën për të eleminuar Gjukanoviçin  në zgjedhjet e fundit të Malit të Zi apo dhe mbështetjen e grupeve militare ultranacionaliste në Serbi. Megjithatë, vendet e ballkanit i shohin me perspektiva të diferencuara këto prezenca në rajon dhe ky duhet të jetë shqetësimi, ndërsa  Shqipëria nuk ka mëdyshje në alancat e saj brenda trekëndëshit Itali-Greqi-Turqi.

“Procesi është ende i papërfunduar pa inegrimin e Ballkanit”

Ilir Kalemaj, pedagog dhe politilog

Nisur nga takimi i NATO-s në Bruksel, që u shoqërua me ndarje, duke nisur nga përçarja për investimet mes SHBA dhe vendeve të BE-së, por edhe afrime të anëtarëve të rinj siç është rasti i Maqedonisë, a mund të themi se konfliktet në ballkan janë mbyllur?

Takimi i fundit i NATO-s përvijoi kompaktësinë dhe sinergjinë mes organizatës Veri-Atlantike dhe BE-së, përkundër gjithë skepticizmave në nisje të saj. Deklaratat e Presidentit Trump për nevojën e rritjes së shpenzimeve, për mbrojtje nga ana e aleatëve europianë për të arritur objektivin e 2 përqindshit të PBB-ve respektive kombëtare, madje për të shkuar në 4 përqind në një periudhë afatmesme si synim strategjik, ndonëse u pritën me skepticizëm fillimisht, gjetën mirëkuptim praktik. Një pjesë e vendeve u zotuan për arritjen e objektivit që sot për sot e plotësojnë vetëm disa vende, në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu Maqedonia e Veriut mori ftesën e kushtëzuar, subjekt i ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë pas miratimit parlamentar dhe referendumit dhe kjo është një sinjal pozitiv që konfliktet në Ballkan janë drejt përmbylljes së tyre.

Sa mund të rrezikoj Ballkani që konfliktet etnike dhe rrymat nacionaliste do të ringjallen?

Ballkani Perëndimor si vatër e përhershme konfliktesh, por edhe përplasjesh të forta gjeopolitike, ka qenë dhe mbetet një nyje nevralgjike për politikën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, shërben dhe si një “cordon sanitaire” që i shërben sigurisë së BE-së por edhe si mision i papërfunduar i kësaj të fundit. Europa politike ka si detyrë morale përkimin me Europën gjeografike dhe Gadishulli Ballkanik duhet të jetë gadishulli i pestë dhe i fundit që komplementon integrimin europian, pas atyre të apenineve, iberik, skandinav dhe balltik. Europa është zgjeruar fillimisht në perëndim me Britaninë e Madhe, Irlandën dhe Danimarkën në vitet 70-të, mandej në jug me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë, më vonë në veri me Finlandën dhe Suedinë dhe nga 2004 në ish-Lindjen komuniste. Proces që është ende i papërfunduar pa vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor. Vetëm kësisoj mundet BE të sigurojë plotësisht kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm dhe të shmangë përfundimisht fantazmat e luftërave me sfond etnik dhe fetar që historikisht e kanë kthyer rajonin në “fuçi baruti”.

Kemi edhe ndikimin rus dhe turk, në momentin që procesi i integrimit po zgjatet duke krijuar edhe lodhje e pakënaqësi. Si e shihni rolin e tyre?

Shoh një diferencë të qartë mes të dyjave. Nëse ndikimi rus, pavarësisht se prek pak apo aspak Shqipërinë është i konsiderueshëm në frenimin e proceseve integruese dhe thellimin e largësisë me vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Është një ndikim që stimulon enklavizimin, konfliktet e ngrira dhe kërcënon “pax balkanika”. Ndërsa Turqia është një shtet ballkanik, vend antar i NATO-s, një aleat solid dhe i besueshëm i vendeve të rajonit, si përsa i përket investimeve të huaja në to, ashtu dhe për bashkëpunimin dhe partneritetin që i ofroi BE-së për menaxhimin e krizës humanitare të refugjatëve.

Lufta dhe paqja në Ballkan Read More »

Ilir Meta i dha 1000 metra Janullatosit për të ndërtuar kishën në mes të Tiranës, përgjimi grek. Të “zhytur” dhe Nano, Berisha e Rama

Presidenti aktual i dha shtetësinë greke Janullatosit dhe është politikani i vetëm shqiptar që ka marrë dekoratën e kryqit të artë për shërbime të shquara ndaj kauzës dhe shtetit grek

Askush nuk e ka harruar që Ilir Meta ka qënë kryeministër i vendit në periudhën 1999-2002, kur socialistët qeverisën në tetë vitet e tyre të para.

Një lojë e ndyrë Ilir Metës dhe Fatos Nanos në kurriz të Pandeli Majkos, të cilin e “frynë” që të kandidojë përballë liderit historik socialist për kreun e partisë, bëri që “stërkëmbësi” i dy “elefantëve” në PS ta rrëzojnë Pandin nga posti i kryeministrit dhe i zënë vendin.

Thjeshtë për kujtesë iu rikthyem kësaj ngjarjeje, për të risjellë në skenë një nga ngjarjet më maskaradë që është bërë në afër tre vitet e qeverisjes së Ilir Metës, kur pasuria e shtetit vijonte të ishte pa inventar.

Nuk do të ndalemi tek milionat e parë të dollarëve të vënë nga Meta dhe Monika përmes shitjes së vagonëve që ishin dhuratë nga qeveria austriake, të cilin e zbardhi në atë kohë të vështirë Nikollë Lesi përme gazetës “Koha Jonë”. S’kemi çfarë t’i shtojmë artikullit të Nikollës, pavarësisht nëse është dakord Nikolla i sotëm me Nikollën e atyre viteve.

Nuk do të ndalemi as tek vjedhja e floririt të Kërrabës që e depozitoi të tërin në Londër që në atë kohë dhe tashmë që ‘vjel’ fitimet, në burg hyri ca kohë vetëm një fakir me mushkë.

Ndërkohë që ia vlen të ndalemi tek një skandal tjetër që nuk është vënë shumë në evidencë nga ana e medias shqiptare.

Bëhet fjalë faljen e 1 mijë metrave katrorë tokë truall në mes të Tiranës, ngjitur me ish godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anastasi Janullatosit për të ndërtuar Katedralen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Autoqefale ka vetëm emrin, se mesha ngrihet në gjuhën greke dhe drejtuesi kryesor dhe kupola e saj janë të gjithë priftërinj grekë.

Ilir Meta kur ka qënë kryeministër, ishte njëherësh dhe kreu i KRRTSH, që vendoste për shitjen apo dhënien e koncensioneve në Shqipëri. Të njejtën gjë ka bërë ish kryeministri Fatos Nano, ish kryeministri Sali Berisha dhe akoma më shumë kryeministri aktual Edi Rama.

Ilir Meta, asokohe kryeministër por dhe kryetar i KRRTSH vendosi nxjerrjen në treg dhe shitjen e afër 1 mijë metrave katror tokë truall ku është Katedralja e Kishës Orthodokse sot.

Nuk u bë asnjë debat publik, nuk u kërkua asnjë plotfuqishmëri nga ana e presidentit të asaj kohe Rexhep Meidani, pasi po tjetërsohej kundrejt pagesës truall, territor nga shtetit shqiptar në favor të një shtetasi grek si Aleksis Janullatos, që ishte në krye të Kishës Orthodokse në Shqipëri.

Një shkelje ligji, pasi në atë kohë nuk mund të shitej as blihej tokë truall në Shqipëri shtetasve të huaj, dhe në rastin konkret që në fillim është bërë shkelje ligjore.

Por shkelja vijoi më tej, ku në rrugën e hapur nga KRRTSH prej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, u miratua po me kërkesën e tij tashmë si zv.kryeministër nga qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, i cili me vendim qeverie i shiti truallin ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes, Janullatosit.

Qeveria shqiptare, me VKM Nr. 81, datë 06.02.2003, i shiti kësaj kishës së Janullatosit 966 m2, me çmim 1600 lekë/m2, për të ndërtuar katedralen.

Por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk qëndroi në “sinoret” e caktuara nga Këshilli i Ministrave, pasi ka zaptuar 5039 m2 sipërfaqe truall publik, duke ndërtuar jo 966 metër katror sa ka blerë nga shtetit shqiptar, por 1660 metër katror objekt.

Duke mos hyrë tek çmimi i ulët me të cilën është shitur toka e shtetit shqiptar një shtetasi grek, shtetësinë shqiptare s’ka mbushur vitin që e ka marrë Janullatosi, me administrator të vetëm shtetasin grek Janullatos, këmbëngulim në faktin se është lejuar të zaptojë tokë.

Janullatos ka uzurpuar tërë hapësirën publike, ish lulishte në qendër të Tiranës. Dhe këtë nuk e themi ne, nuk është akuza jonë, por e ka deklaruar vetë kreu i Kishës Orthodokse Janullatos në ditën e përurimit të Katedrales në mes të Tiranës. E ka pranuar kur tha se, janë 1660 metër katrore objekt, por dhe 4 mijë metër katrorë rreth saj, ambiente të Kishës, duke sakrifikuar hapësirën publike-lulishte të ndërtuar për qytetarët.

Dhe këtu ka heshtur dhe kryeministri Sali Berisha, njeriu që na e la në “derë” Janullatosin, pavarësisht deklaratave nacionaliste dhe kombëtariste që bën. Këtu ka heshtur dhe kryeministri aktual Edi Rama, kanë heshtur të gjithë, pasi të gjithë janë të “zhytur”.

Ndërkohe që cilësohet dhe biznes me Person Juridik “Kisha Orthodhokse Autoqefale e  Shqipërisë”, biznes i miratuar me Vendim nr.2498 të Gjykatës të Rrethit Tiranë, dt. 19.03. 2009.

Ajo ka përfaqësues dhe administrator të vetëm Anastasis Gerasimos Jannoulatos, lindur më 4 nëntor 1929 në Greqi, me shtetësi dhe kombësi greke. Pra pa qënë shtetas shqiptar, një shkelje ligji ky element bazë, që ka tjetërsuar territor shqiptar në zemër të kryeqytetit.

Por dhe ka zaptuar dhe një sipërfaqe prej 5039 metër katrorë, mbi të cilën, ka ndërtuar në mënyrë antiligjore një objekt të quajtur “Kisha e Katedrales Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”.

Ilir Meta në kohën që ka qënë kryeministër në qeverinë socialiste ia bëri këtë mirësi Anastasis Janullatos, ndërkohë që disa vite më vonë, kur Meta u bë President i dha dhe shtetësinë shqiptare. Ndaj sa herë që Janullatos e takon Metën e puth në të dyja faqet, e vë në krye të vendit.

Ndërkohë që burimet saktësojnë se për shkak të ndërtimit të Katedrales së Janullatos, u transferua dhe Ministria e Mbrojtjes tek Shkolla e Bashkuar, nga frika e përgjimeve.

Nuk është hera e parë që akuzohet Janullatos si njeri në shërbim të Greqisë, madje misioni i tij ky është, e ka deklaruar dhe vetë.

Ndërsa Ilir Meta, njihet rëndom si një nga miqtë më të mirë të Greqisë, ndaj ka marrë dhe dekoratën për shërbime të vyera ndaj Athinës.

Pavarësisht se po përpiqet të portretizohet si politikani që ka në dorë marrëveshjen e “detit” me Greqinë si edhe mjaft patriot, Presidenti Ilir Meta është një politikan që e duan shumë qarqe të caktuara politike në Greqi.

Madje, ai është ndër të vetmit politikanë të lartë shqiptarë që ka marrë Medaljen “Kryqit të Artë” të Parlamentit të Greqisë. Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.

Medaljen në fjalë, Meta e mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi ku edhe “harroi” të flasë për çështjen Çame, gjë e cila shkaktoi një furtunë politike asokohe në Shqipëri nga PDIU.

Ndërkohë që Meta është shpresa e opozitës për të ngritur një kauzë për të akuzuar Ramën për marrëveshjen e “detit”, kur ishte kryeministër i shiti falë fare tokë truall në mes të kryeqytetit një shtetasi grek, Anastasis Janullatos. Pavarësisht pozicionit në krye të Kishës Orthodokse./Pamfleti

Ilir Meta i dha 1000 metra Janullatosit për të ndërtuar kishën në mes të Tiranës, përgjimi grek. Të “zhytur” dhe Nano, Berisha e Rama Read More »

Lotët e “krokodilëve” gjykatës e prokurorë!

Nga Pandeli Bardhi

Janë më shumë se pesëdhjetë përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme. Këtë e vërtetojnë vetë statistikat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, apo KPK. Janë më shumë se pesëdhjetë përqind “krokodilë”, që sot nxjerrin lot të tipit “Thanza”!

Thanza është antar i Gjykatës së Lartë. Thanza është marrë edhe me krime, edhe me vjedhje, edhe me fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, etj. Ai thotë që i kanë bërë të tjerët dhe ai i ka marrë mbi vete. Të jetë vallë ky antar gjykatës i shkallës më të lartë të drejtësisë?

Të jenë gjykatës ata antarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë ngecur në “rrjetën” e Vetingut? Të kuptohemi, nuk janë antarë të gjykatave të shkallës së parë as të Apelit, por janë antarë të gjykatave më të larta që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Rendit Kushtetues, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Ligjit Themelor siç është Kushtetuta.

Kështu si është nisur, vendi në të ardhmen do të mbesi pa pushtet të tretë nga radha, por të parë nga rëndësia. Nuk janë më pak të rëndësishëm as ata gjykatës e prokurorë të shkallëve më të ulëta, sepse njësoj e kanë bërë betimin për të dhënë drejtësi në emër të ligjit e të Kushtetutës. Po e vërteta?

E vërteta është që këto njëzet e tetë vite shumica e gjykatësve dhe prokurorëve kanë qenë “krokodilë” që kanë gllabëruar, kanë zhvatur e janë pasuruar “në emër të popullit”, “në emër të ligjeve dhe të së drejtës që u jep Kushtetuta”! Por, a e kupton gjyqtari Laze dhe kolegët e tij “Llazo”?

“Kam dënuar kriminelë të ndryshëm, thotë ai, kam marrë shumë përgjegjësi mbi vete dhe për vendimet që kam marr, më kanë kërcënuar edhe me jetë! Duhet të jesh gjyqtar Apeli i tipit Lazaj, që të mos kuptosh as alfën e detyrës së gjyqtarit. Në emër të kujt e jep vendimin gjyqtari more gjyqtar që nuk je i tillë? Gjyqtari është në radhë të parë mbrojtësi i ligjit dhe të gjitha vendimet që ai jep, nuk i jep në emër të Artanit apo të “Lazes” por i jep në emër të Ligjit.

Nëqoftëse vendimet gjyqtari do t’i japi në emër të “Maliqit” të parasë e të mikut, patjetër që do të marri edhe kërcënime. Si nuk e gërryente sado pak ndërgjegjja Antarin e Gjykatës së Lartë, Thanza, të molepsur me vjedhje e krime, të dënuar nga gjykatat e huaja, që fsheh pasurinë e grabit pronat e tjetrit dhe sot del para KPK-së dhe përlotet?

A është ky një antar i Gjykatë së Lartë apo një mashtrues ordiner? Pse nuk është lotuar ndonjëherë ky gjyqtar që ka shkaktuar lot nënash për bijtë e tyre, me vendimet e shtrembra që ka dhënë ky farë gjyqtari? Po ata kolegë të tij si të mos e kenë njohur këtë gjyqtar?

A kemi të drejtë ta quajmë këtë antar të Kolegjit të Gjykatës së Lartë një “çerdhe infeksioni” që kanë shkaktuar “lumenj” lotësh me padrejtësitë dhe shtrembësitë, që ata kanë dhënë “në emër të popullit”?

Kriminelët i kanë futur në burgje nga penxherja dhe i kanë nxjerrë nga dera, në darkë i kanë dënuar dhe në mëngjes i kanë ndihmuar që të marrin arratinë! Nuk kanë bërë ligjin këta gjykatës “në emër të popullit” e “në emër të Republikës” por “në emër të parasë”, “në emër të korrupsionit”!

Presin nënat, gratë e fëmijët e viktimave të 21 Janarit e lotët e të cilave, kanë shtatë vjet që derdhen lumë e presin të japin drejtësi këta gjykatës e prokurorë që qeshin me lotët e tyre e dosjet i kanë mbyllur me kohë për një grusht me para!

Kanë dhjetë vite në pritje që drejtësia të thotë fjalën e saj nënat, vëllezërit e motrat e atyre që humbën jetën në Gërdec e që iu shkatërruan qindra shtëpi, dhe nuk e dinë që dosjet janë mbyllur me kohë për një grusht para! A janë lotuar ndonjëherë këta gjykatës e prokurorë për lotët e tyre që derdhen me vite?

Viktimat ikin, politikanët qeshin e gjyqtarët dhe prokurorët qëndrojnë të pashqetësur nga milionat që marrin. E shteti nga ana e tij ka shtatë vjet që “jargavitet” e “jargavitet” e premton se do të japi drejtësi! “Prit gomar të mbijë bar”! Vallë, nga këta gjykatës do të presësh që të kapin “peshqit e mëdhenj”? Si do të mund të dënojnë “peshqit e mëdhenj” këta gjykatës, kur këta “hanë bukë” në sajë të tyre?

Njëri prej këtyre “peshqve” i shkoi atje me zë e figurë dhe këta “zotërinj” as nuk e “panë” dhe as nuk e “dëgjuan”! Pse ky “peshk i madh” të mos bëjë sot një vesh shurdh e një sy qorr, e të qëndrojë në krye të KLD-së me “qetësi e dashuri” që qesh e qëndron gjakftohtë, e që e ka marrë drejtësinë “urtë e butë e plot tigani?

Nuk zbaton “plotfuqishmërinë” e tij as për çështjen e detit, as për çështjen e SHISH-it e shumë çështje të tjera të nxehta, por vazhdon të qëndrojë në kolltukun presidencial me qetësi e dashuri. Në ç’vend tjetër të botës ka ndodhur që nën hundën e funksionarit të lartë të Bankës së Shtetit të vidhen miliona dhe ai, jo vetëm që nuk ndëshkohet, por shpërblehet me miliona të tjera për “nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij”, për atë “që natën sheh ëndrra dhe flet me vete” dhe për ta qetësuar, i japin edhe më shumë se gjysëm miliardi të tjera, që ai të qëndrojë i qetë!

Ky sistem, nga njëra anë derdh lumë paratë për hajdutët e kriminelët dhe nga ana tjetër rrit pensionet që nuk mund të blesh as një kg domate në verë, jo në dimër!

Por, a janë të gjithë gjykatësit e prokurorët “krokodilë”? Nuk janë të gjithë të tillë, ka edhe shumë “hardhuca”, në kuptimin që nuk e kanë “gojën e madhe” që të gllabërojnë, por ç’mund të bëjnë këto “hardhuca” përpara atyre që “bëjnë ligjin”? Ato nuk e ngrenë zërin, por do të bëjnë aq sa të munden për të mbijetuar dhe të mos “kollofiten” apo të hanë ndonjë grusht të tipit “Llalla”!

Por, a mbaron këtu e keqja? E keqja është më thellë akoma, ajo shkon në majë të “Piramidës” të këtij sistemi që u nis si sistem demokratik, por vazhdon në “Udhën e Çakejve”!

Këtë sistem, të tillë e nisi Saliu i “parë” apo “Monark”, të tillë ja dorëzoi Saliut të “dytë” në krye të Pushtetit Ekzekutiv, të tillë ja la edhe “litarin” jashtë dhe ja “dorëzoi” krerëve të organeve të drejtësisë, të SHISH-it, të medias etj., etj., që të gjitha pushtetet e këtij monarku që sot çirret për “drejtësi”, të zbatojnë amanetet e tij edhe mbasi është i larguar. Shikoni, dëgjoni dhe po të doni mos qeshni e mos qani! Dëgjojmë opozitarët në Komisionin e Ligjeve që “dërdëllisin” e “dërdëllisin”! Mirë bëjnë, po përse?

Thepthe Kdhyeminithtdhi, duhet të hetohet pët mathtthimin e vidioth me “Babadhen”! “Thepthe Athta Mathku” ëthtë dhgedhur në mënydhë antikushthtetuthse, jo me tetëdhjetë e katëth vota, por me gjathtëdhjetë e nëntë” etj., “gaxha” të kësaj natyre.

Por a qëndrojnë këto shqetësime që ata ngrenë për Kryeprokuroren? Patjetër që ajo dhe organi i akuzës, duhet të merren. Kjo është njëra anë. Po pse kjo opozitë nuk foli për këtë drejtësi, për këta prokurorë e gjykatës që i ka mbjellë vetë gjatë njëzet e tetë viteve qysh me “Plepat”? Pse nuk foli kush për deformimin e këtij sistemi pikërisht nga organet e drejtësisë?

Pse nuk foli kush për pronat dhe pasuritë e qytetarëve që janë gllabëruar nga politikanët dhe organet e drejtësisë? Pse nuk e hapi gojën askush për ish kreun e akuzës që qëndron në egzil pikërisht nga zullumet e shumta që ka bërë dhe nuk vjen të japi llogari? Pse nuk foli kush për dallaveret dhe manipulimet që ka bërë Saliu i “dytë” me gjyqtarin Thanza për ta emëruar atë e për të qenë “litar” mbas ikjes së Saliut e të “Salinjve” duke blerë edhe deputetë të tipit “Kastriot” e “Asllan”?

Mendja e këtyre opozitarë i thënçin, ka mbetur tek karrigia e pushtetit të tyre të humbur dhe nuk e kuptojnë që me këto veprime, pushteti i tyre është “varrosur” njëherë e përgjithmonë! Është paguar shumë, është investuar shumë nga opozita e sotme, pa përjashtuar edhe mazhorancën për emërimin në krye të drejtësisë të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar! Të gjitha këto janë bërë me bekimin e këtij sistemi që po zë frymën këtij vendi. Të gjithë e dinë se si ky sistem e nxit, e stimulon krimin dhe korrupsionin.

Asnjë drejtues deri më sot nuk ka qëndruar shumë në detyrën funksionale dhe më pas shkarkohet. Shkarkohen mbasi kanë vjedhur e kanë bërë ç’kanë dashur. Vijnë të tjerët dhe këta ecin në gjurmët e të parëve të tyre. Vjen një forcë politike dhe akti i parë që bën, largon nga puna krerët kundërshtarë. Qytetarët u qajnë atyre hallin!

Ata që pushohen, i drejtohen gjykatave të tipit “Thanza” dhe fitojnë miliona, më shumë se sa të kishin qëndruar në punë për njëzet apo tridhjetë vjet. Po pse të mundohen përderisa i marrin këto para për një periudhë katër-pesë mujore?

Faji nuk është as i gjyqtarëve e as i prokurorëve. Faji është i këtij sistemi të korruptuar. Nuk është vetëm drejtësia e tillë.

E tillë është edhe shëndetësia, e tillë është edhe administrata e institucioneve, arsimi etj., ku vegjetojnë militantë dhe debilë që marrin sa të duan dhe nuk japin asgjë. Përderisa “peshku është qelbur nga koka” e mund të bëhet fjalë për “luspat” e lëkurës së tij, pushtetin lokal, për biznesmenë, për të gjitha “nyjet e këtij sistemi?

Lotët e “krokodilëve” gjykatës e prokurorë! Read More »