Opinione

Bardh Spahia: Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë, asnjë hap pas!

Anëtar i kryesisë së PD,Bardh Spahia, ka reaguar në rrjetin social Instagram mbi vendimin e fundit të GJKKO për lënien në arrest shtëpie, të kreut demokrat Sali Berisha.
Këtë vendim, Spahia e cilëson se një vendim të derigjuar politikisht.

“Askush prej nesh nuk mund të ketë një jetë të mirë për vete dhe familjen, kur shteti i së drejtës ka rënë, pluralizmi po synohet të zëvendësohet me partinë-shtet dhe demokracia me diktaturën e bandave”, shkruan Spahia ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Idetë as nuk burgosen, as nuk eliminohen! Akti kundër Sali Berishës nuk i përket një drejtësie të pavarur, por një drejtësie të dirigjuar politikisht.

Pa prova, pa fakte, pa i marrë kurrë një dëshmi, me procedura antikushtetuese dhe antiligjore, dosja e sajuar kundër Sali Berishës përbën një gur në qafë për çdo shqiptar, demokrat, socialist apo pa parti. Ky standard antidemokratik do t’i trokasë në derë kujtdo nesër, por do të jetë vonë, nëse nuk e ngremë zërin sot.

Askush prej nesh nuk mund të ketë një jetë të mirë për vete dhe familjen, kur shteti i së drejtës ka rënë, pluralizmi po synohet të zëvendësohet me partinë-shtet dhe demokracia me diktaturën e bandave.

Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë: asnjë hap pas!

Bardh Spahia: Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë, asnjë hap pas! Read More »

A do e respektojë Sali Berisha arrestin e shtëpisë? Flet avokati i tij

Gjykata e Posaçme ka miratuar mesditën e sotme kërkesën e SPAK-ut për të mbyllur Sali Berishën në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që ish-kryeministri do të ruhet me policë tek dera dhe nuk do të lejohet që të komunikojë me asnjë person tjetër veç familjes me të cilën jeton.

Pas këtij vendimi ka folur dhe avokati i tij Genc Gjokutaj i cili u pyet nëse ish-kryeministri do e zbatonte masën e vendosur nag Gjykata e Posaçme.
‘Kjo nuk është pyetje… do ta zbatojë apo jo, ai ndodhet në banesë. Tani bëni pyetje që është për të bërë. Do të ketë mbikëqyrje policore.’- tha avokati.

Ndër të tjera avokati shtoi ”

Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK.

Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.”

A do e respektojë Sali Berisha arrestin e shtëpisë? Flet avokati i tij Read More »

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës

“Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin
Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila u lecoi gazetarëve fjalimin e gjilpëra të helmuara “ju me artikujt i bëni gjilpëra helmi, burrit tim dhe mua”.

Problemi i tij është se denoncimit tona i ka si helm se është mëkatar.

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë.

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës Read More »

Sot protesta e fundit? Berisha: Çfarë thua…kush e tha këtë?!!!!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kishte ngelur asgjë tjetër veçse ta burgoste atë pa asnjë provë. Berisha tha se askush nuk mund ta pengojë atë në misionin e tij dhe shprehu bindjen se Shqipëria nuk do të ngelet kurrë pa opozitë.

“Gabimi më i madh që mund të bëjë qytetari është që ta marrë ligjin të mirëqenë, liritë e tij të mirëqena. Kosto e këtij gabimi është vetë liria.

Njeriu i lirë është ai që zbaton ligjin, por duke qenë vigjilent se mos ai ligj po përdoret kundër tij.

Vetëm skllavi do pranonte që gjykatat, që shkelin ligjin, që shtypin lirinë e tij, të përcaktojnë fatin e tij. Kjo është diferenca mes njeriut të lirë dhe skllavit.

Kështu që a ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, si lider të PD-së, Sali Berishën.

Kjo është e faktuar me dy palë zgjedhje dhe me tre votëbesime. Kjo është e faktuar me mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë. Kjo është e faktuar nga një proces votëbesimi jo më larg se një muaj më parë” tha ai.

Sot protesta e fundit? Berisha: Çfarë thua…kush e tha këtë?!!!! Read More »

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do t’i ndahemi derisa ta qërojmë nga pushteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë nga pushteti, pasi sic u shpreh ai Rama është një armik i votës së lirë.

I vetëdijshëm se kjo është e vështirë, Berisha tha se duhet guxim dhe sakrificë, por siguroi që do ta realizojnë.

Sot tha Berisha, ‘nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës! Ky fillim do shndërrohet në ortek’.

“Sot të gjithë shqiptaret e trembur, të struktura, të frikësuar, sytë i kanë tek ju dhe vetëm tek ju. Natyrisht ne sot fillojmë një kapitull të ri, por ju garantoj se forcë në botë që të më ndajë mua nga ju nuk ka.

Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë unë do bëj gjithçka që të ecim të sigurt drejt fitores.

Besimin që më dhatë ju unë e pranova, me dy qëllime. E pranova sepse ju ishit demokratët dhe demokratet që doni që të qëndroni si opozitë e vërtete, për idealet tuaja të lirisë.

Ne pranuam të futemi në zgjedhje në kushtet më të paparbarta, por donim ta kapnim për fyti armikun e votës për t’iu betuar se nuk ndahemi kurrë derisa të qërojmë nga pushteti.

Ndaj dhe kaloi në masa ekstreme, por përsëri ju siguroj se do të dështojë, ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk jemi nga ata që u themi shqiptarëve se me Edi Ramën mund të fitohen zgjedhjet. Ne u themi shqiptarëve të rrëzohet Rama që të fitojmë zgjedhjet dhe shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do ta realizojmë këtë, por kjo kërkon, guxim dhe sakrificë”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do t’i ndahemi derisa ta qërojmë nga pushteti Read More »

Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja çfarë do t’i ndalohet Berishës

Gazetari Ardit Hoxha foli në lidhje me çështjen “Berisha” dhe kërkesën për masën e arrest shtëpisë ndaj ish-kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Now”, ai theksoi se si ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, rëndojnë pothuajse të njëjtat akuza, por që masat janë të ndryshme.

“Si Berisha dhe Malltezi kanë të njëjtat akuza për të njëjtën çështje.

Për Malltezin nuk ka një polic te dera e shtëpisë dhe gjithashtu i është ndaluar që të komunikojë publikisht me qytetarët, ndërsa për Berishën kërkohet një masë më e ashpër që t’i vendoset polic te shtëpia dhe të mos ketë kontakt publik”-tha ai.

Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja çfarë do t’i ndalohet Berishës Read More »

Berisha: ‘Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për sulmet ndaj opozitës.

Ai shprehet se opozita në fakt nuk është e dobët, por thjeshtë e sulmuar.

Ish-kryeministri thotë se këto sulme vijnë për të vetmin fakt se ata po thonë të vërtetën.

Ndërsa sa u takon shqiptarëve, Berisha tha se ata janë të tradhtuar, si nga qeveria, drejtësia por edhe nga opozita “fasadë” duke iu referuar këtu PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas Berishës, shpresa e vetme e shqiptarëve tanimë është vetëm PD e Rithemelimit.

Sali Berisha: Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore.

Po pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse ky agresion 2-vjeçar kundër opozitës, aq sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, vetëm për të na luftuar ne.

Këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi goditur gjer në palcë Edi Ramën, sepse kemi treguar të vërtetën.

Sepse kur qeveria u çan veshët qytetarëve “Shqipëria është Europa e Ballkanit” të kujton Sulltan Hamiti kur thoshte se Shqiptarët janë otomanët e Europës.

Kjo është vetëm për ministrat e tij. Është krejt tjetër për qytetarët. Nga kjo parajsë kanë ikur 1 mln e 300 mijë qytetarë.

Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si klloun para Evropës, ne i tregojmë se ky klloun në fakt është një diktator që pushtetin e fiton duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim.

Opozita nuk është e dobët, është e sulmuar, nga qeveria e padrinos, gjykata dhe prokuroria politike, edhe nga disa prej mediave më kryesore të vendit, nga organizatat e krimit dhe drogës

Për t erën parë në histori ne jemi një komb në vdekje. Shqiptarët janë larguar nga vendi i tyre më shumë se sirianët nga luftrat.

Shqipëria është e tradhëtar, qeveria i ka tradhëtuar shqiptarët, drejtësia i ka tradhëtuar shqiptarët, opozita fasadë si ato Brava-Balla-Alibeaj i ka tradhëtuar shqiptarët.

Çfarë iu ka mbetur shqiptarëve? U ka mbetur vetëm opozita e vërtetë. Vetëm ne jemi shpresa e vetme që ka mbetur për shqiptarët prandaj dhe luftohemi në çdo formë.

Berisha: ‘Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë’ Read More »

‘Do përfundosh si Pinoçeti me barrelë në burg’, si e paralajmëroi Artan Hoxha-Berishën 6 vite më parë

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit’ se ia kishte thënë Berishës se do të përfundonte si Pinoçeti, ish-diktatori kilian, që u çua në gjyatë në moshën 80-vjeçare. Hoxha tha me sarkazëm se me Berishën e përshpejtuan pak, meqë është sot 78 vjeç. Megjithatë Hoxha u shpreh se nuk ndjehej mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër të jetë sot në këtë pozitë.

Artan Hoxha: Berishës i kam thënë që para gjashtë vitesh se do të përfundosh si Pinoçeti.

Ergys Mërtiri: Po, ti ia ke thënë në sy, madje.

Artan Hoxha: Dhe ndryshe nga Mërtiri i kam thënë se do t’i ndodhë pas moshës 80 vjeç, por e përshpejtuan një çikë më përpara. Pinoçetin e morën me karrocë për t’i komunikuar vendimin dhe e kthyen sërish në klinikë.

Ylli Rakipi: Këta amerikanët thua ti i marrin gjithmonë të vjetër?

Artan Hoxha: Ata i shkojnë në fund asaj që thonë. Berisha ka qenë investimi kryesor në 30 vitet e fundit. Në deklarimin që ka bërë sekretari i shtetit, Antony Blinken, më 18 maj 2021, ai thotë se: “Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si kryeministër, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale”. Kjo është akuza që ka Sali Berisha aktualisht nga SPAK-u.

Ylli Rakipi: E qartë po akuza që ka ngritur në Shqipëri është një dokument kolektiv.

Artan Hoxha: Sot SPAK ka saktësisht këtë fjali që e ka marrë nga fjalimi i Blinken dhe e ka kthyer në akuzë penale. Deklarata e Blinken vazhdon me akuza më të rënda dhe me aq sa di unë në SPAK akuza ndaj tij sapo ka filluar.

Ylli Rakipi: Pse Berisha do të dënohet sikur ka bërë të gjitha gjërat në Shqipëri?

Artan Hoxha: S’ka nevojë, ai do të gjykohet. Ai mund të dalë edhe i pafajshëm, por do të shkojë siç ka qenë deklarata e DASH. Berisha na premtoi se do ta kundërshtonte këtë vendim të SHBA-ve me një proces në Francë. Di gjë ti çfarë është bërë me atë procesin?

Ylli Rakipi: Po diçka do të thoshte edhe ai.

Artan Hoxha: Unë nuk ndihem mirë në këtë moment që njeriu më i rëndësishëm në 30 vitet e fundit, njeriu që ka qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër. Pra në 111 vite shtet, 12 për qind është dominuar nga Sali Berisha dhe nuk ndihem mirë që të jetë sot në këtë pozitë, qoftë edhe në masën e sigurisë.

Berisha ka qenë investimi më i madh amerikan në 20 vite nga viti ’90.

Ylli Rakipi: Jo, jo, nuk ka qenë. Në 1997 jo, por më pas u amnistua se e bënë baltë këta të tjerët.

‘Do përfundosh si Pinoçeti me barrelë në burg’, si e paralajmëroi Artan Hoxha-Berishën 6 vite më parë Read More »