Opinione

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Gjermania është:
Në Shqipëri kam ardhur në një periudhë ku asgjë nuk ishte në vendin e saj. Shumë rrugë nuk të mundësonin të të dërgonin në plazhet mahnitëse, dhe tepër të bukura të jugut të vendit. Mbaj mend na është dashur mua dhe familjes time prej pesë pjesëtarësh, që me një fouristradë të përshkronim plot njëqind kilometra të prishura, dhe me gurë për të mbërritur në Radhimë. Ndërkohë e njëjta situatë ishte edhe për në plazhin e Lukovës. Por shikoj që sot të gjithë europianët po i “turren” Shqipërisë. Më vjen keq që vendi juaj është njohur tani, ndërkohë që duhet të kishte arritur shumë më shumë në aspektin turistik.
Ndërkohë në po të njëjtin koment, një qytetar shqiptar i thotë se:
Ti dukesh që je marrosur pas Shqipërisë, dhe më vjen mirë për këtë gjë. Por dua thjeshtë të të them se Europa këtu na ka patur, por përpara nesh kanë Italinë sa për njëqind Radhima.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

KOMENTET/ Turisti gjerman: Kur erdha unë nuk dinte Europa ku ishte Radhima, Shqiptari: Kanë Italinë sa për 100 Read More »

“Pse nuk u përlota për Klodiana Lalën. Plumbat jo sinjal për gazetaren, por për vëllain e saj”

Aktivistja dhe jurstja Brizida Gjikondi në një reagim të saj pretendon se sulmi në shtëpinë e prindërve të gazetares nuk është një mesazh për Klodiana Lalën. Pavarësisht aktit të rëndë Gjikondi  tregon se vëllai i gazetares është jurist i burgut të Fushë-Krujës dhe përderisa Lala nuk jeton në atë banesë nuk ka se si plumbat të jenë një sinjalizim për të.

“Sot jam kundër turmës. Sot jam kundër kujtdo që gojën, tastierën se ka lidhur me trurin po me emocionin naiv e të siperfaqshëm. Emocionin përtac, të shqiptarve të kësaj epoke, që ashtu si paranë edhe emocionin e marrin kallëp, pa u lodhur, pa vrarë mëndjen, mjaftojnë të kuisin kundër hënës edhe kur dritën ajo se ka të sajën. Këtë status sot si shumë rrallë herë të tjera po e shkruaj si juriste, jo si qytetare.

Sa dëgjova ngjarjen, pa arritur në përfundim emocional, për të mallkuar zotin e te birin e kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, pa mburrur Lalën dhe mbushur sytë me lot, natyrshem direkt telefonova dhe kerkova, disa saktësime. A banonte gazetarja Lala tek shtepia që u qëllua ? Jo me thanë, ajo banon diku tjetër. Pikërisht dhe mbrëmë kish qenë në shtëpine e SAJ me bashkëshortin. Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton përveç prindërve pyeta ? Më thanë që jeton edhe vëllai që është JURIST I BURGUT TE FUSHE- KRUJES.

Kjo më bëri që sytë të mos më përloten, marazi kundër kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, të me ridimensionohet, dhe si shpeshherë heshturazi të falenderoj intuiten time. Psherëtiva e lehtësuar, gazetaria jonë investigative që ka zbuluar llahtarën e mafies vertikale dhe horizontale në këtë palo shtet shyqyr zotit nuk është vërtet në rrezik. Denoncimet e tyre skandaloze dhe prangat falë tyre do vijojnë…… bashkë me to dhe turma e revoltuar dhe emocionale që mafies dhe argatëve të saj po ja tund dhëmballen numër 8 me revoltën e tastirës”, shkruan Gjikondi.

“Pse nuk u përlota për Klodiana Lalën. Plumbat jo sinjal për gazetaren, por për vëllain e saj” Read More »

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!

Nga Edmond Petraj

Eshte e cuditshme se me keto Llotarite Amerikane ikin edhe ata qe s’kane pikë nevoje te ikin.

Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi ne Amerike apo Kanada.

Atje behen askushi.

Nje kompozitor ben ahengxhiun e ndonje lokali te rendomte nate, arkitekti punon ne ndertim etj etj.

Me pas duan te kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer ne formule, se me gjasme po sakrifikojne per femijet.

Femijet sipas tyre nuk bekan dot kurre, ate qe prindet e tyre benë, kur emigruan 40 vjec ne vend te huaj.

Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prinderve te tyre, qe ne fakt eshte dhe i tyre, sepse na paskan lindur dhe jetokan nje jete tjeter. Keto jane pallavra, sepse kush deshi u kthye.

Femija e nje mikut tim qe ka lindur ne Angli, dhe kaloi shume vite te mira atje, tani ai nuk mundet ta shkepus dot nga Shqiperia .

C’do gje varet se si e edukon femijen.

Nuk mjafton te besh vetem kapadahiun, kur vjen ne vendin tend si turist i huaj, dhe vetem nxin dhe mohon gjithcka.

Ne fakt pretendojne me forcë qe ky vend s’behet, dhe qe kete ta bejnë te tjeret duke shmangur c’do detyrim te vetes per te pasur pjesen e vet ne ndertimin e vendit te tyre.

Ketu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne.

Pretendojne te tregojne qe andej behet keshtu, andej nuk behet ashtu, … por vete bejnë sjellje te pakontrolluara, qe te pakten per ate kohe qe jane, te japin shembull kulture dhe te jene te qyteteruar dhe te disiplinuar.

Por vijne si te liruar nga zinxhiret. Mjafton te shohesh duke filluar qe nga trafiku, se si parakalojne gjithe arrogance, dhe kushtojne jete njerëzish ne aksidente.

Por kemi edhe nje shembull tjeter, ku te huaj qe vijne ne vendin tone dashurohen me vendin tone, dhe nuk e kane fare problem te risin femijet e tyre ne Shqiperi. Kjo ngase jane te çliruar nga formulat.

Thjesht jetojne jeten ketu, qe nuk qenka fundi i botes, sic e bejne disa nga ne.

Madje shumica e emigrantëve, thone qe ketu behet jeta, sepse atje jane kthyer ne robote.

Atehere c’fare ka tjeter jeta, kur ketu ke njerëzit dhe u beka jeta!

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni! Read More »

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe

“Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”, tha sot drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrit, Endri Fuga.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se “Klodiana Lala falënderon qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë. Basha akuzon Ramën. Me një fjalë avazi vazhdon! Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”.

Banesa e reporteres së njohur të televizionit “News 24” Klodjana Lala është sulmuar mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash. /atsh

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe Read More »

Shpërthen gazetari: Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana

Nga Taulant Kopliku

Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana

Nese jeni aq gazetare burra e burrnesha nuk i jargaviteni Fatmir Xhafes duke ia mbuluar aferat sikur mica mbulon m*tin cdo dite.

Merrni e shfletoni, ne sa media tuajat permendet Goni i Mirit? Sa per jush u tallet me Babalen dhe gati na e sollet ne dimensionin e nje te semuri psiqik? Rrini si skuthat duke i bere temena ketij palo minister dhe sot qenkeni zgjuar solidarë me kolegen.

Nese jeni vertete #MeKlodin, pse nuk reagoni fort dhe ne grup ndaj mafias ne pushtet. Nga aty marrin zemer zagaret me pushke, ne cdo qytet ku jane riaktivizuar rrezikshem.


Levizjet qytetare ne bote lindin nga nje shkendije, por tek ne edhe pse po i vihet flaka cdo dite, askush nuk luan b*then. Sepse ju te paret punoni per pushtetin. I beni miq, i shkoni neper festa mondane, putheni ne faqe me ta, ia merrni zarfet, dhe sot na u bete te ndjeshem. Pastaj populli natyrshem ushqehet me cfare i jepni ju. 


Kjo vajze qe sot ju permalloi, ne ndryshim nga ju, ka guxim ti thote gjerat e te perplaset (gje që e ka treguar) e me gjase po paguan me cmim te larte. Ndersa ju…. Ju thjeshte sot vazhdoni e beni tifo per te: #ForzaKlodiana. Pastaj nga neser puthuni me #FatmirXhafen

Shpërthen gazetari: Cme keni cr kr me #forzaKlodiana e #metyKlodiana Read More »

Kolegët solidarizohen me Klodiana Lalën: Lajmësi nuk preket as në kanun, nesër mund të jemi ne

Shumë njerëz të medias janë solidarizuar me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, pas sulmit me armë që iu bë mbrëmë banesës së prindërve të saj. Ata kanë dënuar aktin dhe shprehen njëzëri se lajmësi, siç e kanë quajtur ata Lalën, nuk preket as në Kanun.

Desada Metaj:

Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve të Klodiana Lalas ndodh jo se nuk shtet… se shteti ka kohë që ka falimentuar përballë krimit…. tregon që nuk ka më as frikë për të sulmuar ata pak gazetarë që thonë të vërteta, që nuk janë pjesë e klaneve apo pazareve të bandave, që nuk bëjne pushime dhe shpenzime përtej të ardhurave që kanë…. tregon që bandat kanë pushtetin dhe qeveritarët kanë rivalitet të fortë me bandat për akses tek kryeministri!

Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Mesila Doda:

“Bella mafia” godet median…

Klodi eshte nga profesionistet e rralla, me integritet e perkushtim ne profesionin e saj. Nese autoret nuk identifikohen dhe denohen, ka nevoje per reagim kolektiv ne mbeshtetje te saj dhe te profesionisteve qe nuk i sherbejne bandave.

Enkel Demi:

U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët. Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun.

Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i pari i tyre! Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.

Basir Çollaku:

Plumba mbi banesen e gazetares Klodi Lala, ku gjendeshin dhe femijet e saj, jane deshmi e frikshme e agresivitetit te Mafias. Te mbeshtesim kolegen Lala. Sigurisht nuk do qellojne politikane, gjyqtare, prokurore e police. Sepse aty kane shoqerine e biznesin bashke.

Ylli Manjani:

Klodiana Lala ska asnjë shans t’i bëjë keq askujt! Ajo u kërcënua për fjalën e lirë! Normal, për aq kohë sa na qeveris armiku i fjalës së lirë!

Kolegët solidarizohen me Klodiana Lalën: Lajmësi nuk preket as në kanun, nesër mund të jemi ne Read More »

Tmerr çfarë po ndodh në një fshat të Shqipërisë, shihni çfarë del nga toka (Foto)

Një fenomen që ka frikësuar banorët. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot dhe denoncimin e një qytetari nga fshati Gorishovë i Fierit. Qytetari thotë se e gjithë zona po helmohet nga solari që derdhet në tokë si të ishte ujë por askush nuk merr masa.

STATUSI
Një mirëmëngjes për Kallam Dështakun nga fshati i helmuar i Gorishovës!
Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirëmbrëma Zoti Berisha Jam një banor i Fshatit Gorishovë. Dua të ndaj një shqetësim tepër të rëndë me juve. Shikojeni se si në ketë vend derdhet solari zi si kur të ishte ujë. Ky solar neve na ka tharë të gjithë ullinjtë dhe ka ndotur ambientet e natyrës. Nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të degjeneruar. Nuk e dinë që neve na ka shkaktuar dëme kolosale, çfarë mund të bëjmë për këtë ngjarje”

Tmerr çfarë po ndodh në një fshat të Shqipërisë, shihni çfarë del nga toka (Foto) Read More »

Emigrantët na ikën, por çfarë morën me vete?

Nga Alma Nikolli

Mbesa ime gati 5-vjeçe po ikën shumë e lumtur nga Shqipëria. Jo prej faktit se është fëmijë dhe nuk ka tjetër “detyrë” në jetë veçse të jetë kryesisht e lumtur, as se u mërzit këtu, por ngaqë mori me vete “lodrën” që donte.

Një çifteli. Kështu, mes habisë dhe mërzisë, u lumturova edhe unë disi me ikjen e saj nën tingujt e çiftelisë.

Pas këtij momenti që më la jo pak mbresa, nisa një “vëzhgim” sipërfaqësor. Çfarë marrin emigrantët me vete, çfarë ka kjo Shqipëria jonë që bota s’e ka?

Dhe filluan: raki, miell misri, çorape leshi, turshi, djathë bjeshke, çaj mali, gjëra me shqiponja, e shumë e shumë produkte të tjera. Një kushërira ime më tha duke qeshur: “Marrim çfarë të na japin.”

E vërtetë është. Ata marrin gjithçka që ne u japim që ta lehtësojnë pak ndërgjegjen tonë, që të ndihemi se ua kemi kthyer disi zemërgjerësinë.

Ne jemi si ai i varfëri që merr gjithmonë dhe ka nevojë të japë ndonjëherë që të ndihet disi njeri, mes njerëzve.

Ndodh që atë rakinë që ua japim të shkojmë në Itali, Greqi apo Angli e të na e servirin në tavolinë, se nuk e pijnë aq sa mendojmë ne, ama e marrin me shumë entuziasëm e falenderues.

Këta janë emigrantët. E shkuara, e tashmja…dhe e ardhmja jonë, mesa shihet. Ata gjithashtu marrin me vete eksperienca negative të përjetuara kudo ku shkojnë, shërbime të cunguara e komunikim lodhës. Por sërish vijnë. I harrojnë të gjitha.

Po për të dhënë, çfarë japin?

Shpirtin e gjithçka kanë. Nuk kam nevojë të listoj një nga një mallërat që sjellin, besoj i hasni kudo nëpër shtëpitë tuaja. Dua vetëm të evidentoj më të rëndësishmen: shpresën.

Ata vijnë dhe na sjellin shpresë. Shpresën që një ditë do mund t’u themi: nuk duam më asgjë, i kemi të gjitha këtu, jemi si ju.

Emigrantët na ikën, por çfarë morën me vete? Read More »