Opinione

Berisha publikon mesazhin e mësuesit: Qindra nxënës në Vlorë nuk do të shkojnë në shkollë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga një mësues nga Vlora, i cili shpreh shqetësimin e tij, pasi 7 shkolla të ciklit 9-vjeçar në Vlorë janë lajmëruar që do të mbyllen.

Teksa poston në rrjetin social “Facebook” mesazhin e mësuesit, Berisha ngre shqetësimin për nxënësit që tashmë do të duhet të shkojnë më larg për të mësuar.

POSTIMI I PLOTE
Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Mbyllen 7 shkolla ne Vlore!

“Mirmbrëma z. Berisha.
Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.
Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.
Anonim për momentin.”

Berisha publikon mesazhin e mësuesit: Qindra nxënës në Vlorë nuk do të shkojnë në shkollë! Read More »

Tre ministrat “qimeverdhë” që shkatërruan arsimin në 13 vite, në 70% të fshatrave, mësimi bëhet akoma në “kasolle”

E quajmë “arsim”, por është vetëm një sektor publik, që financohet nga shteti dhe nga familjet shqiptare privatisht, për të arsimuar e kualifikuar brezat, por prej mëse 20 vitesh, “ka marrë goditje “poshtë brezit”, duke mbetur një “trup gjigand”, i rënë në “koma” e që nuk po rizgjohet.

Nuk mund të quhet më shkollë, arsim, universitet, kualifikim, por “mejhane” ku nuk bëhet mësim, por stilim, argëtim, relaksim, muzikë, tymosje, pazare e deri fyerje dhe boks mësues-nxënës e profesorë-studentë.

Aq ka degruaduar arsimi në Shqipëri, sa ministrja, rektorët dhe drejtorët vartës të saj në qendër e rajone, detyrën e trajtojnë si post që u siguron miliona nga pazaret, drejtorët e shkollave e quajnë mundësi për pagë më të lartë e si variant për shitje dëftesash, ndërsa 33 mijë mësuesit e konsiderojnë si vend pune e si mundësi, për të shitur ndonjë notë kaluese e të lartë.

Në arsimin shqiptar, ka “Alter-tekst”, sipas të cilët tekset i përzgjedhin mësuesit dhe vazhdon komedia, që një shkollë, ish-mbreti Zog quhet tradhëtar, ndërsa në tjetrën quhet Adhetar; në një shkollë, Enver Hoxha quhet diktator, në tjetrën quhet udhëheqës i lavdishëm; në një shkollë, feja quhet besim zgjim shpirtëror, në tjetrën vazhdon të quhet opium për popullin.

Në arsimin shqiptar para-universitar, në 20 vitet e fundit, janë eksperimentuar 200 modele, të sajuara nga “ekspertë” vendas e të huaj, të cilat kanë rezistuar nga 6 muaj e 1 vit dhe janë zevëndësuar me modele të tjera, duke krijuar kaos tek mësuesit e nxënësit dhe tani, sistemi para-universitar, ka si platformë pune, një shabllon që quhet “reformë rilindëse”, por që është krijuar me “mballoma”, nga modelet arsimore të  22 shteteve, madje edhe me sistemin arsimor të Kilit.

Aq është degraduar arsimi, sa me (ç)reformat dhe liberizimin e barazive mësues-nxënës që u instalua, nxënësit, më shumë respektojnë shoferin e mikrobuzit që i transporton, se sa mësuesin që i mëson, ndërkohë që në shkolla, sipas investigimeve të kryera, rezulton se ora  e mësimit, shfrytëzohet vetëm 30% për mësimdhenie, ndërsa pjesa tjetër, kalon me gallatë e debate mësues-nxënës, ndërkohë që sistemi arsimor universitar, u kthye në “qendër tregtare”, me kioska që shisnin diploma false.

Kjo katrahurë, ka vulën e 3 ministrave “qimeverdhë”, katrahurë që po vazhdon, me ministren Nikolla e cila, prej 5 vitesh në këtë detyrë, po tregon se ka ardhur si seksere e miliardave të tenderëve, emërimeve, pazareve me universitetet private, grabitjen e fondeve të librave, shkatërrimin e sportit në shkolla, zhdukjen nga sistemi të mësuesve të kualifikuar dhe mbushjen e shkollave, me drejtues e mësues militantë partie, familjarë shtetarësh, politikanësh, gjyqtarësh, prokurorësh, biznesmenësh e të “fortësh”.

Ja 3 ministrat, që shkatërruan arsimin në 13 vite dhe disa fakte tronditëse

GENC POLLO, Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitet 2005-2008; MYQEREM TAFAJ, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, në vitet 2008-2013; LINDITA NIKOLLA, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në vitet 2013 e vazhdim

Universitetet private, prodhuan 67 mijë “profesorë”, në 33 degë arsimi, drejtësie, mjekësie, ekonomie, diplomacie

Në 90% të fshatarve dhe në 60% të qyteteve të vogla, nuk ekziston arsimi parashkollor, por janë hapur “shtëpi roje me pagesë”, për fëmijët

Në shkallë vendi, 21% e fëmijëve, kanë braktrisur arsimin para-universitar; Kualiteti mësuesve është 40% më i ulët, i profesorëve 47% më i ulët; Niveli mësimdhenies, ka rënë nga vlerësimi maksimal “10 pikë”, në “3.2 pikë”; Niveli marrjes së dijeve, ka rënë nga vlerësmi maksimal “10 pikë”, në “4.1 pikë”

Cilësia dhe konkretësia e teksteve është 70% me përmbajtje koncepte abstrakte, të pa kuptueshme nga nxënësit; Në 70% të fshatrave, mësimi bëhet akoma në “kasolle” e në shkolla nga 2-3 orë larg

Në 12 Drejtoritë Rajonale të Arsimit në qarqe (DAR) dhe në 80% të Zyrave Arsimore të Rretheve (ZA), janë emëruar mësues me nivel të ulët dhe me probleme morale e penale, të evidentuara

Në 90% të arsimit parashkollor, mësimi bëhet akoma me “përalla gjyshesh”; Afro 90% e mësuesve dhe vetë ministrja Nikolla, janë pa tituj shkencor e pa kualifikime në lëndët përkatëse

Afro 90% e drejtuesve të shkollave dhe 100% e drejtorëve të arsimti në qarqe e rrethe, janë emëruar me lidhje klinteliste, familjare dhe si militantë partie, 80% e të cilëve, janë nën moral, profesional e metodik të mësuesve./korrieri

Tre ministrat “qimeverdhë” që shkatërruan arsimin në 13 vite, në 70% të fshatrave, mësimi bëhet akoma në “kasolle” Read More »

Kush është njeriu i krimit që po pastron drejtësinë?

‘Nuk mund të them se jam i entuziazmuar që sot kemi të paktën një anëtar të Komisionit të Vettingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës’.

Kjo deklaratë e kaluar pa rënë shumë në sy e liderit të opozitës, Lulzim Basha, mund të jetë pikënisja e një dyshimi të madh për procesin e vettingut. Imagjinoni sesi një komisioner i zgjedhur për të pastruar drejtësinë e korruptuar dhe të inkriminuar, vetë rezulton i lidhur me krimin.

Duke qenë se këtë e thotë shefi I opozitës, është një lajm që duhet të shqetësojë idhtarët e drejtësisë së re.

Pyetja që shtrohet pas kësaj deklarate është se: kush është ky komisioner apo komisionere që merr vendime kaq të rëndësishme mbuluar me hijet e inkriminimit.

Nëse kjo provohet si e vërtetë, atëherë pikëpyetje të mëdha bien mbi Vettingun, pasi të paktën vendimet e marra një nga komisioner apo komisionere e inkrimunuar do të rrëzoheshin.

Deklarata e kryetarit të PD, thënë tërthorazi në konferencën për shtyp, të parën për sezonin e ri, është padyshim një sinjal I fortë se sita e përzgjedhjes së komisionerëve të KPK-së, ka shumë rrjedhje që mund të jenë fatale për një proces kaq madhor sa ç’është pastrimi i drejtësisë nga korrupsioni dhe inkriminimi./korrieri

Kush është njeriu i krimit që po pastron drejtësinë? Read More »

Sulmi ndaj gazetares, Artan Hoxha: Policia nuk e la të shkojë në shtëpi, kur e telefonova më tha se…

Gazetari invesitgativ, Artan hoxha ka dhënë të tjera detaje për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të saj. I ftuar në Report tv, Hoxha tha se në mëngjes asnjë portal nuk kishte nxjerrë lajmin, pavarësisht se ngjarja ndodhur natën. Ai tha se ka marrë në telefon edhe gazetaren Klodiana Lala e cila i ka thënë se është në punë dhe se policia nuk e ka lënë të shkojë tek banesa.

“Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s’kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë.

Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s’pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s’më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje. Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë”- tha Hoxha.

Sulmi ndaj gazetares, Artan Hoxha: Policia nuk e la të shkojë në shtëpi, kur e telefonova më tha se… Read More »

Berisha: Shkoj në polici për gruan mostër, ata ma përdorin si prostitutë

Nje denoncim i pazakonte eshte publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili thote se nje invalid ne Peqin keqtrajtohet nga policia teksa gruan e tij e perdorin si prostitute.

Mesazhi i Berishes

Invalidi akuza te renda per narko apo Xhafo policine!

Lexoni mesazhin e invalidit dixhital! sb

“Psh zoti sali jam nje denancus nga peqini quhem arif gjoni shkoj ne polici per gruan moster ato me godasin mua si invalit kurse mostren e perdorin prositut policat ermir lundraxhìu rexhep hyra bukurosh teqa gezim dudia etjer etjer dhe gjykata elbasanit me shtyn gjygjin per vendimin jam dhe me urdher mbrojtur jam 2 urdha mbrojtes prandaj te jam drejuar ty zoti sali me respekt arif gjoni peqin”

Berisha: Shkoj në polici për gruan mostër, ata ma përdorin si prostitutë Read More »

Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët

Rreth një vit e gjysëm pas ngjarjes së rëndë, ku gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo u dhunua barbarisht në mes të ditës në Tiranë, organet e drejtësisë jo vetëm që nuk kanë zbardhur ngjarjen, por për më tepër sot mësohet se kanë pushuar hetimet.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, sot ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Hoxha paralajmëron gazetarin Fundo, se “tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe …tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret (kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017.”

Sipas Artan Hoxhës, “autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi Fundo kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.”.

Gjithashtu Hoxha shkruan se “ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh. Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone.”

Shokon Artan Hoxha/ Paralajmëron gazetarin, mbathja nga sytë këmbët Read More »

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar

Nga Lili Bajer/ Harrojeni Vienën dhe Berlinin. Ekziston një tjetër fole e madhe spiunësh në Europë: Brukseli.

Dyshimet midis zyrtarëve të BE-së, se Britania e Madhe i spiunoi ata për t’i vjedhur planet e mbi Brexit, bënë bujë në mediat britanike javën e shkuar. Por për shumë njerëz në Bruksel, spiunimi si i miqve ashtu edhe armiqve, është thjesht një biznes i zakonshëm.

Për disa agjensi të huaja të inteligjencës, Brukseli është një objektiv, pasi aty ndodhet selia e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për të tjerët, si disa shërbime inteligjence afrikane dhe të Lindjes së Mesme, fokusi është mbi diasporat e tyre të mëdha që banojnë në Belgjikë, të cilat ndikojnë në politikën kombëtare.

Në qershor, kreu i agjencisë së inteligjencës austrisë, Peter Gridling, u tha gazetarëve se “Brukseli tani e ka tejkaluar Vjenën”, kur është fjala për dendësinë e “të ashtuquajturave shërbime të inteligjencës jashtë BE-së”. Ndërsa spiunimi ka qenë gjithmonë i pranishëm në Bruksel, teksa rëndësia e BE-së u rrit së bashku me numrin e ambasadave në qytet, po kështu ndodhi edhe me numrin e spiunëve.

“Lufta e Ftohtë është kthyer”- thekson një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se tani ka më shumë agjentë që veprojnë në Bruksel, sesa në vitet para shembjes së Murit të Berlinit. “Kinezët, rusët, amerikanët dhe marokenet, kanë një prani të madhe në Belgjikë”- shton ish-zyrtari, duke folur me kushte anonimiteti.

Dhe duke zbuluar se Shërbimi Belg i Sigurisë, u ka kërkuar disa agjentëve të huaj të largohen nga vendi gjatë viteve të fundit. Diplomatët në Bruksel, supozojnë se po monitorohen çdo ditë.

“Ka pasur një shqetësim mbi një aktivitet të inteligjencës së huaj”-tha Haurd Gutman, ish ambasador i SHBA-së në Belgjikë.

Zyra e ambasadorit kontrollohej rregullisht për pajisjet e përgjimit, dhe asnjë telefon nuk lejohej brenda në godinë, tha Gutman. Por jashtë, u kuptua se të tjerët po na përgjonin. “Ka kaq shumë njerëz brenda dhe jashtë, sa që s’ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë, ju duhet vetëm të supozoni në çdo kohë, që rusët dhe kinezët po ju përgjojnë”- thotë Gutman.

Ceremonitë e festave kombëtare, kur diplomatët vizitojnë ambasadat në pritjet e dhëna me këtë rast, janë raste të arta për veprimtarinë e inteligjencës, tha Gutman, duke vënë në dukje se atashetë që shoqërojnë ambasadorët në raste të tilla, janë shpesh oficerë të fshehtë të inteligjencës.

“Për shkak të BE-së dhe NATO-s, vendet e tjera kanë një mision thelbësor diplomatik dhe ekonomik në Bruksel, duke krijuar një ambient të pasur për qëllime të të gjitha llojeve të spiunazhit”- tha një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili nuk pranoi të identifikohej me emër.

“Brukseli është gjithashtu një qytet lehtësisht i depërtueshëm, për të hyrë brenda dhe dalë jashtë, gjë që mund të lehtësojë operacione të ndjeshme”- shtoi ky ish-zyrtar. Vetë Shtetet e Bashkuara, janë larg nga të qënit një palë e pafajshme në skenën e spiunazhit në Bruksel.

Në vitin 2013, “Der Spiegel” raportoi se sipas dokumenteve të dhëna nga informatori Eduard Snouden, SHBA-të kishin kryer një operacion elektronik përgjimi ndaj institucioneve të BE-së në Bruksel – dhe gjithashtu përgjonin misionet diplomatike të BE-së në Uashington dhe Kombet e Bashkuara.

Dy vjet më vonë, revista gjermane raportoi se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin tentuar të përdornin objektet gjermane për të spiunuar qeverinë, kompani dhe institucione të tjera, duke përfshirë edhe Komisionin Europian. Komisioni Europian, Këshilli Europian, Parlamenti Europian dhe NATO, kanë secila zyrat e tyre të sigurisë, që punojnë në parandalimin e spiunëve nga depërtimi në godinat e tyre, dhe qasja në dokumenta të rëndësisë së veçantë.

Në vitin 2003, pajisjet e përgjimit u zbuluan në ndërtesën Justus Lipsius të Këshillit Europian, me një hetim zyrtar belg që më vonë tregoi gishtin e dyshimit mbi qeverinë izraelite.

Zyrtarët e sigurisë, përpiqen gjithashtu të paralajmërojnë stafin të ketë kujdes, kur flet për punën në kafenetë dhe restorantet e qytetit. “Ne e dimë se ka fuqi të jashtme, jashtë BE-së, që përpiqen të hyjnë në të dhënat tona”- tha një zyrtar i lartë i sigurisë së BE. “Këshilla jonë e përgjithshme, është që të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në hapësirat publike”.

Ndërsa institucionet ndërkombëtare, përpiqen të kontrollojnë atë që ndodh brenda ndërtesave të tyre, barra më e madhe e punës së kundërzbulimit në qytet bie mbi Shërbimin Belg të Sigurisë Shtetërore. “Çdo shërbim ka njerëzit e vet këtu”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se aktiviteti i spiunazhit në Bruksel, mbulon fushat nga energjia tek mbrojtja, dhe çështjet politike si emigracioni.

“Kemi shërbime miqësore, neutrale dhe jo miqësore”- tha ky person, duke vënë në dukje se agjentët e inteligjencës në përgjithësi punojnë si diplomatë të fshehtë, dhe shpesh deklarohen para Shërbimit të Sigurisë Shtetërore pas mbërritjes në Bruksel. Në një vend të njohur për shtresa të shumta dhe të mbivendosura të qeverisë, koordinimi midis institucioneve të sigurisë belge dhe të BE, lë ndonjëherë shumë për të dëshiruar, thonë ekspertët.

Kur ka “kaq shumë pengesa në ndarjen e informacionit, dhe përgjegjësia e hetimit është vazhdimisht një ping-pong mes institucioneve, si mund të prisni të kapni fajtorin dhe të angazhoheni në veprime të mira?”- thotë Kenet Lazoen, ekspert mbi inteligjencën belge në Universitetin e Gentit.

Autoritetet belge, ndodhen gjithashtu nën presion nga sfidat me të cilat ballafaqohen, veçanërisht pasi Brukseli u bë një objektiv i terrorizmit të radikalëve islamike. Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, me një staf prej qindra vetësh, ka një mandat që përfshin ruatjen e e të dhënave mbi terrorizmin, spiunazhin, përhapjen e armëve dhe krimin e organizuar.

“Çdo shërbim, është për momentin i fokusuar tek terrorizmi”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge. “Ne kemi një problem me personelin, me mjetet, me burimet” tha ky person, duke shtuar se numri i njerëzve në shërbim, duhet të paktën të dyfishohet.

“Fokusi mbi terrorizmin, nuk do të thotë se duhet të humbni fokusin ndaj spiunazhit kibernetik dhe klasik”- tha ish-zyrtari. “Kur nuk investoni në gjetjen e burimeve, humbni pozicionin tuaj të inteligjencës, të cilën është e vështirë ta rifitoni”.

Burimi: Politico.eu / Në shqip nga bota.al

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar Read More »

Mbase kishin të drejtë, ne shqiptarët s’dimë të bëjmë shtet

Nga Ben Andoni

Ka vetëm një dhe një të vetëm përgjegjës të gjendjes në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Ajo është mungesa e shpresës. Fatkeqësisht edhe mandati i dytë i socialistëve po del një zhgënjim i madh, jo shumë larg paraardhësve, dhe paçka një rritje progresive të ekonomisë, që specialistët ia atribuojnë shitjeve të energjisë apo pak gjërave të tjera, shqiptarët jetojnë në gjendje aspak të mirë dhe po e braktisin vendin. Shifra prej 27 mijë qytetarësh që kërkuan azil, iu shtua shifra e frikshme prej 367 mijë të tjerëve që aplikuan për lotarinë amerikane, e pa shtuar këtu shifrën e ikjes së përditshme të njerëzve të profesioneve dhe moshave të reja, kupton se Shqipëria nuk e administron dot si duhet jetën e qytetarëve të saj.

Reformat e nisura janë më shumë iniciativa, kurse vendi është në një qerthull, që realisht të vjen keq. Nëse do të kishte reforma reale do të kishte një predispozitë dhe një mënyrë për të trandur gjërat, ndërsa ndryshe ndodh tek ne apo me mënyrën sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri.

Ekonomia shqiptare dhe ata që mendojnë për mëkëmbjen e saj nuk kanë ende për qytetarët një model. Shqipëria që mëton se është në ekonominë e tregut mbart problemin madhor të pronës private të pazgjidhur, që me vendimet e reja për të e ka kthyer në një handikap të madh kombëtar. Dhe, e drejta e pronës private të shqiptarëve sot kërkohet në Strasburg, kurse shumë nga pronarët legjitimë nuk mund të trashëgojnë, blejnë, shesin apo ta dhurojnë lirisht pronën e tyre në këtë vend, duke bllokuar klimën e investimeve dhe duke lënë të hapur konfliktin kombëtar.

Shqipëria ka një shtet aspak të së Drejtës dhe Reforma në Drejtësi, që megjithëse po bëhet shumë e amullt, po tregon dukshëm korrupsionin e madh dhe përqindjen e pamatë të makutërisë që ekziston te shqiptari. Po a mund të bësh një shtet realisht social pa një shtet të së drejtës?! Kurrë, ndaj, padrejtësia tashmë është në sistem.

Dhe, ndodh, që deri më sot, shqiptarët janë mbajtur me paratë e emigracionit, batërdinë ndaj burimeve natyrore dhe punën e biznesit vendas, që duhet lavdëruar se punon në një presion të shtuar, por me mungesën e një modeli, ku të investohet e gjithë mençuria, profesionalizmi, shkolla e individit shqiptar.

Rritja ekonomike e vendit tonë i është atribuuar në një farë mënyre shfrytëzimit të ashpër të burimeve natyrore. Dhe veç burimeve  hidrokarbure apo minerare fat të trishtë kanë pasur toka dhe ujërat. Jemi dëshmitarë të qindra HC-vë kudo që e kanë masakruar mjedisin, por që nuk kanë sjellë aspak një jetë më të mirë për vendin. Ndërsa më parë, këtë batërdi e justifikonim me plotësimin e nevojave bazë të jetës, pasjen e një apartamenti, ushqimit, e veshjeve tashmë po vuajmë ndotjen, kaosin, mbipopullimin, infrastrukturën, e çdo gjë që rrjedh nga kaosi. Vallë, të jemi bërë më pak të zgjuar se paraardhësit?! Jo, sepse edhe në kohën e tyre kemi pasur mal me probleme dhe Ahmet Zogu me Enver Hoxhën kanë pjesën e tyre të dhimbshme të kaosit të mbartur në këtë vend.

Faik Konica do e shprehte me zë të lartë se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Kurse, fqinjët me cinizmin dhe pangopësinë e tyre për këtë mrekulli, që i ka falur natyra vendit të tyre fqinj, ishin më “racionalë”. Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet!-thoshin kur Shqipëria nisi rrugëtimin e tij si shtet i pavarur Vallë vërtetë nuk dimë të bëjmë shtet?! Koha po tregon dhimbshëm se kanë një farë të drejte, që më saktë do të ishte se: Ne e bëjmë shtetin por me shumëfishin e energjisë, që harxhojnë vendet e tjera për të bërë një shoqëri të zhvilluar.

Mbase kishin të drejtë, ne shqiptarët s’dimë të bëjmë shtet Read More »