Opinione

“Pse u frikësua Enver Hoxha nga Pranvera e Pragës, bisedat me djalin e Mehmetit”

Ndryshe nga se paraqitej, Enver Hoxha pas ndryshimeve që po ndodhin në Çekosllovaki nisi të shqetësohej për ruajtjen e pushtetit. Në librin e Spartak Ngjelës, “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, tregon si u pritën ndryshimet në Çekosllovaki dhe reagimi i Enver Hoxhës, i cili i shihte si të rrezikshme, madje ndihej nervoz dhe i frikësuar, çka e tregoi edhe në një nga fjalimet e tij mbajtur para vullnetarëve të rinj, që ndërtonin hekurudhën Rrogozhinë-Fier.

SPARTAK NGJELA

Ishte ndoshta aty nga mesi i muajit shkurt të vitit 1968, kur, Kiçoja, një darkë, tek e shkëputi vështrimin nga televizori, i tha Verës se diçka po ndodhte në Çekosllovaki. “Është mbledhur plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Çekosllovake dhe po kërkon shkarkimin e Novotnit73”, – shpjegoi ai. Ndenji pak e mandej vijoji, – “Brenda një jave, Novotni ka shkuar dy herë në Moskë dhe është kthyer në plenum”. Madje, më kujtohet mirë se si u ngrit dhe mori një tufë axhansash që i kishte lënë mënjanë, ia la Verës pranë kolltukut të saj dhe doli për të shkuar në studion e tij.

Por Vera nuk e vrau mendjen aq shumë; lexoi pak e mandej doli edhe ajo nga dhoma. Në të vërtetë, ai vetë kishte pasur disa sinjale se në Çekosllovaki diçka po ndodhte dhe pritej një pavarësi nga Moska. Kiçoja kishte qenë ministër i Tregtisë edhe gjatë viteve kur Shqipëria bënte pjesë në KNER, prandaj ai i kishte ruajtur lidhjet, për efekt tregtar, thuajse me të gjitha qendrat e vjetra. I takonte rregullisht, kishte marrëdhënie me to dhe merrte edhe ndonjë informacion politik se çfarë ndodhte në Lindje. Prandaj, edhe për Çekosllovakinë, diçka kishte dëgjuar, por, deri nga fundi i janarit, nuk po e kuptonte dot saktë se çfarë në fakt po ndodhte.

Megjithatë, atëherë dihej nga të gjithë se, çdo lëvizje që ndodhte në vendet e Lindjes Komuniste kishte pasur gjithmonë tendenca të djathta. Edhe këtë herë, Kiçoja kishte pasur informacion se kishte një lëvizje në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, e cila donte të rrëzonte Novotnin, prandaj, teksa e kishte parë lajmin në axhansa, e ndjeu se atje po ndodhte një përmbysje me anë të një lëvizjeje që drejtohej kundër Moskës. Më pas, mora axhansat dhe i pashë me shumë vëmendje. Në Lindje kishte nisur krisja e madhe. Të gjitha agjencitë perëndimore të lajmeve merreshin me plenumin e Partisë Komuniste Çekosllovake.

Spartak Ngjela në dasmën e të birit të Mehmet Shehut, Vladimirit
Spartak Ngjela në dasmën e të birit të Mehmet Shehut, Vladimirit

Kishte hamendje e supozime, por kishte edhe fakte. Pas disa ditësh u shkarkua edhe Novotni dhe menjëherë nisi të trumbetohej figura e një të panjohuri: Dubçek. Televizioni italian e jepte përditë dhe mua më bëri përshtypje atëherë fytyra e tij hollake dhe tepër shprehëse. “A të jetë ky shpresa jonë?”, mendoja vazhdimisht ato ditë dhe përnatë dëgjoja lajmet e RAI-t dhe lexoja AFP-në e ROJTER-in në axhansa. Në Pragë kishte ndryshime të përditshme. Gjithçka po fliste se kishin fituar forcat liberale, dhe do të fillonte hapja. Në 28 mars u zyrtarizua Dubçeku si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror dhe disa ditë më vonë, Ludvik Svoboda u zgjodh President. Kurse më 8 prill, Oldrich Cernik74 u zgjodh Kryeministër. Edhe Kryeministri u duk si një emër i panjohur, por Kiçoja më tha se e njihte, se ishte ekonomist dhe e kishte njohur më 1960-1961 si ministër të Energjetikës dhe të Lëndëve Djegëse.

“Është shumë energjik, – i tha Verës,- dhe ka dalë në skenë me reformat që u bënë në Çekosllovaki pas dështimeve të mëdha që patën në bujqësi më 1959”. Por Kiçoja kishte respekt sidomos për një tjetër, që më duket se u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Oto Shik. “Do të ketë reforma të thella”, tha Kiçoja gjatë atyre netëve të gjata, sepse siç duket i pati njohur nga afër reformatorët e qeverisë së Çjernikut. Kiçoja e shprehte shpesh se Oto Shik kishte qenë drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe nuk kishte qenë dakord që uzina e shkrirjes së nikelit të ndërtohej në Çekosllovaki, por në Shqipëri.

“Ne po e rrisim koston me zor dhe në mënyrë naive”, kishte shprehur mendimin e vet ai edhe në rrethet e KNER-it. Këto tha Kiçoja ato ditë, por nuk e kishte dëgjuar njeri. Madje, në një nga ato net të famshme të Pragës, ndërsa jepeshin premisat e reformës së nisur nga qeveria Çjernik, Hoxha i kishte thënë Kiços si me pak qesëndi në Shtëpinë klub: “Po e bëjnë çorbë ekonominë çekosllovake Çjerniku dhe Shiku yt”. Por Kiçoja nuk kishte folur dhe biseda ishte mbyllur me kaq. “Nuk arrita ta kuptoja, – i tha Kiçoja Verës po atë natë, – se me çfarë sensi e hodhi ai këtë batutë, por sigurisht që nuk është dakord me ato që i kam shkruar si propozim në lidhje me ecurinë e ekonomisë”.

Në të vërtetë, ky patjetër që kishte qenë presion dhe Kiçoja ma tha shumë vjet më vonë edhe propozimin që i kishte bërë Enver Hoxhës para një muaji, për të cilin ai kishte rrudhur vetullat pa i dhënë asnjëherë përgjigje. Para disa muajsh, Kiçoja i kishte kërkuar që të nisnin investimin për të industrializuar imbotilimin e ujit të pijshëm natyror, sepse llojet e ujit tonë ishin shumë të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Por siç duket, batuta ishte një presion i Hoxhës se duhej lënë mënjanë çështja që ai kishte ngritur. Megjithatë, qeveria çekosllovake kishte aprovuar ndërkohë platformën e saj që erdhi e tronditi të gjitha rrethet e ethshme të komunizmit në rrafsh botëror.

Në atë platformë atakohej rëndë e gjithë veprimtaria e Partisë Komuniste Çekosllovake, sidomos të gjitha dogmat e ekonomisë. Ne atëherë patëm mundësi që të shihnim qartë kriticizmin, që shkallmonte absurdin ekonomik të Bashkimit Sovjetik dhe sigurisht edhe atë shqiptar. Por, për herë të parë në një vend lindor, u fol më në fund edhe për të drejtat themelore dhe liritë e individit, madje në Çekosllovaki ato u legjitimuan si në çdo vend tjetër perëndimor, në një kohë që, po atëherë, u bë i ditur edhe fakti se në Çekosllovaki liritë dhe të drejtat themelore të njeriut kishin qenë legjitime deri në vitin 1948. Pikërisht me këtë rast, u akuzuan shumë rëndë qeveritë komuniste që kishin persekutuar çekët dhe sllovakët për njëzet vjet rresht.

Por stanjacioni ekonomik në njëzet vjet kishte qenë gjëja më e rëndë që po dëgjonte opinioni publik çekosllovak. Vetë Çjerniku shpalli se, në njëzet vjet, ekonomia çekosllovake kishte pasur një rritje prej 1% në vit. Të gjithë u habitën, sepse dihej që Çekosllovakia kishte qenë një nga shtetet më të zhvilluara të Europës. Reforma ekonomike ishte shpëtimtare. U kërkua të futej menjëherë privatizimi i tregtisë me pakicë dhe u hoq monopoli i tregtisë së jashtme nga shteti.

U tregua e argumentuar se i gjithë dëmi i ekonomisë çekosllovake kishte ardhur pikërisht nga fakti i zvogëlimit maksimal të ekonomisë private, kurse ndërhyrja e shtetit në ekonomi mbeti brenda koncepteve keniasiste. O. Shik deklaroi atëherë se duhej të gjendej “një rrugë e mesme midis tregut të lirë kapitalist dhe stilit sovjetik të ekonomisë së planifikuar”. Gjendja po na habiste. Të gjithë ndiheshin të çorientuar. Më kujtohet se në ato ditë pyeta Kiçon nëse kishte mundësi që të gjendej një rrugë e mesme si ajo e Shikut dhe ai më tha se nuk do të pranohej nga Moska.

“Të ishte Hrushovi, edhe mund të pranohej, – më tha Kiçoja atëherë, – po Brezhnjevi nuk mund ta pranojë. Do të ndërhyjë”. “Po gjendja ekonomike është katastrofike në Çekosllovaki,- i thashë unë, – dhe ata kanë të drejtë”. “Eh, Spartak, – foli ngadalë Kiçoja pa më parë në sy, – kurrë nuk do të pranohet buharinizmi. Kur ra në Kinë, te këto koloni e ka të pamundur të bëhet”. E gjithë vëmendja jonë ishte përqendruar aty, te Praga. Dhe reformat ishin të thella. Gjithçka u mbështet në një artikull, i cili u botua në revistën letrare “Literarny Noviny”.

Artikulli ishte shkruar nga shkrimtari Ludvik Voculik dhe pasi mori emrin si teksti i 2000 fjalëve, u ribotua edhe në disa gazeta të tjera, si i përkrahur nga shumë liderë të elitës së asaj kohe nga të gjitha fushat e jetës intelektuale. Ai ishte në fakt një manifest që u drejtohej të gjitha shtresave shoqërore. Vetë Voculik ishte komunist dhe në manifest fliste si një komunist që i kishte parë gjërat nga brenda. “Shumica e popullit e përshëndeti programin socialist me shumë shpresë. Por ai ra në duart e njerëzve të gabuar”, shkruante Voculik, që në rreshtat e para të manifestit. Ajo në fakt ishte një analizë perfekte, e shkruar me një stil brilant.

I thjeshtë, i kuptueshëm dhe me shumë përgjegjësi. “Nëse këtë vend e drejton vërtet klasa punëtore, ajo duhet të fajësohet për të gjithë prapambetjen tonë, për dënimin e të pafajshmëve, për regresin ekonomik dhe për censurën që u është vënë shkrimtarëve. Por në fakt s’është kështu, sepse këtë vend e drejtojnë të tjerë njerëz, të cilët pretendojnë se janë deleguar nga punëtorët”. Dhe kjo, sigurisht që ishte një sarkazëm e madhe sepse ishte një e vërtetë e përgjithshme e komunizmit, i cili të gjitha krimet dhe regresin që po impononte, e servirte sikur bëhej në emër dhe në interes të klasës punëtore. Në fakt, ai manifest ishte një analizë e thellë e tiranisë që kishte pushtuar të gjithë Lindjen Komuniste.

“Parlamenti ka harruar si t’i zhvillojë debatet e tij, qeveria ka harruar të qeverisë dhe menaxherët kanë harruar të menaxhojnë. Zgjedhjet e kanë humbur kuptimin e tyre dhe ligji s’ka asnjë peshë”. Kështu shprehej qartë Voculik për esencën e gjërave, duke denoncuar sistemin dhe regjimin. Ky manifest që u lexua në të gjithë botën e ngriti tensionin edhe në Moskë. Moska zyrtare e goditi e para si një manifest reaksionar, por çekosllovakëve aq u bënte. Ata vijonin rrugën e tyre sepse manifesti doli pasi ishte rrëzuar Novotni dhe forcat liberale e kishin marrë në dorë Partinë Komuniste.

Megjithatë, në fillim edhe Dubçeku nuk foli me entuziazëm për manifestin, por çështja e reformave që konturonte ai, ecnin e përkraheshin sidomos nga shkrimtarët dhe artistët. Shkrimtarët dhe artistët që u dëgjuan më shumë në atë pranverë ishin Milan Kundera, Josef Koudelka, Ivan Klima, Jiri Menzl, Josef Skoverecky. Ishte krijuar një frymë ultrareformiste, e cila shumë shpejt, që në muajin e parë, filloi të strukturohej kundër sistemit. Ishte e habitshme pjesëmarrja në këtë lëvizje e shkrimtarëve dhe e artistëve, të cilët po krijonin ato evenimente që u quajtën “the modern-day music video”.

Ata e quajtën këtë “television songs” dhe nisën të eksperimentonin “multimedia and Laterna Magika” dhe disa forma të tjera të asaj që u quajt “Black Light Theater”. E gjithë vëmendja e avangardës europiane ishte përqendruar në Pragë, prandaj gjithkush përgjonte radiot gjithë natën dhe të nesërmen binte lajmet e freskëta në Broduej. Në të vërtetë nuk po e kuptonim qartë nëse ajo që po ndodhte ishte një rrymë e përgjithshme apo një spontanitet çekosllovak.

Por, megjithatë, kjo pak rëndësi kishte, sepse ne ishim atëherë më tepër të pushtuar nga intuita dhe nga dëshira për të hiperbolizuar diçka që e dëshiron, më shumë sesa nga arsyeja konkrete e historicizmit. Brodueji në Tiranë ziente dhe të gjithë ne u nisëm me pushime me shpresën se shtatori dhe vjeshta do të sillnin përmbysjen e madhe. Që gjatë dimrit e kishim thënë këtë, por sidomos në aksionin për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier, në Libofshë të rrethit të Fierit, në muajin korrik, unë dhe shoku im i atëhershëm Marenglen Galanxhi, natë për natë ndiqnim ngjarjet me radio dore. Gjithçka ecte përpara dhe unë isha shumë entuziast.

E gjithë vëmendja europiane ishte përqendruar në Pragë. Edhe te ne diçka po pritej, kurse Enver Hoxha ishte bërë nervoz. Gjithçka ishte në lëvizje dhe ai e ndiente se toka po u rrëshqiste nën këmbë diktaturave të majta. Beogradi zyrtar mbante heshtje dhe dukej se nuk ishte shumë entuziast, kurse në Zagreb, Titos iu ngritën studentët duke stigmatizuar Marksin. Në të vërtetë kishte nisur një fermentim i së majtës dhe kjo ishte parë në fillim në Paris.

Diçka po ndodhte dhe në Tiranë, ndonëse nuk i kuptonim të gjitha shumë qartë. Të them të drejtën, ne ishim të gjithë filoamerikanë dhe na revoltonte qëndrimi francez që mbante De Goli kundrejt Amerikës. Na habiste, por herë-herë na revoltonte, aq sa e shkëputëm krejt vëmendjen nga stacionet franceze. Rrëzimin e De Golit më pas e përjetuam me entuziazëm. Por në atë verë, të gjithë vëmendjen e kishim te Praga. Edhe lëvizjet e Zagrebit na kishin bërë përshtypje sepse nuk kishim ndonjë simpati për Titon, veçse kishim vënë re se, vetë Enver Hoxha, gjithmonë kishte imituar Titon. Sa herë që ndodhte një kthesë në Beograd e ndërmarrë nga Titoja, pas dy muajsh ajo do të ndodhte edhe në Tiranë, por sigurisht gjithmonë me një metodë puniste të transmetimit të ideve, e cila ishte vetë metoda arkaike e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha mori ndërkaq rrugën e Gradishtës së Lushnjës për t’u folur edhe ai studentëve në korrikun e atij viti. Ashtu siç kishte bërë Titoja, i cili kishte shkuar në Zagreb ca pak kohë më parë dhe u kishte folur studentëve. Nga kjo kuptohej se regjimet komuniste po u trembeshin lëvizjeve studentore, por ne nuk po mund të kuptonim se përse trembej Enver Hoxha, në një kohë që ai në Shqipëri kontrollonte gjithçka. “Duket i trembur”, i thashë unë Galanxhit, tek po e shihnim Hoxhën të ngjitej në një tribunë të improvizuar në një nga fushat e Gradishtës dhe ai ma miratoi. Kjo u duk më qartë menjëherë posa nisi të flasë.

Hoxha ishte vërtet shumë i shqetësuar. Praga po e helmonte. Kishte pasur në fakt aq dridhma sa aty nga muaji maj ose qershor, botoi në gazetën “Zëri i Popullit” artikullin e tij pa emër që e kishte titulluar “Ku po shkon Çekosllovakia?”, një artikull i pështirë dhe i përshkuar nga frika se liria do të pushtonte Lindjen. Prandaj në artikull i bëhej një thirrje direkte Moskës që të ndërhynte në Çekosllovaki. Hoxha foli në Gradishtë me një gjuhë anakronike e demagogjike, ku nuk premtonte asnjë lëshim. Ishte kundër lëvizjeve liberale dhe vijoi të theksonte si arritje të gjitha tmerret antiqytetërim, që kishin ardhur pasfjalimit të tij të 6 shkurtit.

Në të vërtetë, ne, një grup shokësh e lamë në mes fjalimin dhe shkuam e u ulëm në një klub aty pranë. Pastaj unë me Galanxhin u ndamë prej tyre dhe vijuam të shanim me gjithçka atë monstër që kishim parë. Kishte disa vjet tani që ne flisnim e flisnim kundër atij diktatori aziatik, patologjik e pa asnjë vlerë, por gjithmonë revoltoheshim edhe më shumë tek e përbuznim dhe pastaj e linim bisedën. Ndërsa atë pasdite korriku të vitit 1968, ne folëm e folëm gjatë.

Ku nuk na shkonte mendja: na habiste shumë frika që ndiente diktatori dhe kishim ndoshta të drejtë që e lidhnim me ngjarjet në Çekosllovaki. Siç duket, Hoxhës nuk po i pëlqente hezitimi i Moskës, kurse ne një natë më parë kishim dëgjuar në një nga radiot e huaja se sindromi i Pragës pati shenja që të kishte nisur edhe në Moskë. Gjithë çështja ishte se a do të ndërhynte apo jo Moska në ngjarjet e Pragës. Galanxhi, duke marrë shkas nga analiza që kishim dëgjuar një natë më parë, më tha se Moska nuk do kishte kurajë të ndërhynte në Pragë.

Të dy mendonim se do të kishte zhvillime të tjera. Galanxhi në fakt ishte nga më aktivët e grupit tonë të kundërshtisë permanente të regjimit dhe ishte i aftë për analiza të sakta. Ishte totalisht i djathtë dhe mbaj mend që më tha: “Kot erdhe në Libofshë, ishte më mirë të qëndroje në Tiranë, pranë Ladit. Edhe këtu mund të ndodhë diçka sepse shenjat janë se do të bjerë komunizmi ala stalinian”.

Dhe unë në të vërtetë u largova nga Libofsha për në Tiranë pas disa ditësh, por Ladi më garantoi se nuk kishte ndonjë shenjë që reforma çekosllovake të kishte filluar edhe në Bashkimin Sovjetik. “Janë vetëm fjalë të dala nga dëshira”, më tha ai, duke më theksuar se i kishte lexuar të gjitha buletinet që i vinin Shehut edhe nga Shërbimi Inteligjent, madje edhe ato që dërgonin të gjithë ambasadorët e vendeve të Europës Lindore dhe nuk rezultonte që Praga të ishte bërë një fenomen i Europës Lindore. V Megjithatë, atë pranverë dhe verë të vitit 1968, nuk e kuptova dot kurrë se pse ndieja vijimisht një gëzim të brendshëm.

Isha i bindur së brendshmi që vjeshta do të sillte goditjen e madhe në Moskë. Revolucioni Bit i kishte bërë Europën dhe Amerikën të zienin. Kishte një presion të madh të lirisë kundër konvencionit dhe degradimit të vjetër. Por anakronizmi i komunizmit të Moskës ishte bërë pika më e atakueshme, madje edhe më negative, që merrej si shembull për të gjitha izmat që dilnin. Letërsia i ishte kushtuar e gjitha njeriut autonom, i cili duhej që të kishte mundësi të realizonte planet dhe qëllimet e veta: domethënë që të paraqiste normalisht përpara opinionit publik krijimet e tij.

Në pranverën e vitit 1968, vetë ZhanPol Sartri me të shoqen, shkrimtaren dhe filozofen franceze, Simone de Buvuar, shisnin gazetën e tyre “Kohë të reja” nëpër rrugët e Parisit për të përkrahur lëvizjen studentore që rrëzoi De Golin. Kurse në Pragë, filmi po krijonte personalitetin e një njeriu të lirë që mund të jetonte si i tillë edhe në Lindjen Komuniste. Ishte një fitore gjigante e të drejtave, në një kohë kur në Shqipëri ishin marrë e rrafshuar edhe ato pak të drejta që kishin qenë. Ishte ndaluar përfundimisht libri dhe ky shihej si një armik i madh i progresit, kur në fakt ishte, pa dyshim, një armik i drejtpërdrejtë i Enver Hoxhës.

“Pse u frikësua Enver Hoxha nga Pranvera e Pragës, bisedat me djalin e Mehmetit” Read More »

Bibën e dërgoi “rosaku” Edi Rama në Stras(burg) për të izolur gjyqet, për pallatin e vjehrrit të Lulit, kërkoi përshpejtim dhe vendim “PRO”

Vazhdon të flitet, për masakarallëkun që zbuloi video-përgjimi i bisedës mes Denar Bibës e Ledi Biankut, gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg, por kjo nuk është histori e re për çështjet gjyqësore të shqiptarëve, që çohen në Strasburg kundër qeverisë, për kthim e kompensim pronash, dëshmpërblime të çdo lloji, anulim koncesionesh, dënime penale e sekuestro të padrejta.

Në 20 vitet e fundit, këtë ndyrësi kundër të drejtave të shqiptarëve e kanë bërë të 5 kryemininstrat shqiptarë, që nga Nano, Majko, Meta, Berisha e së fundi Rama, duke futur sekser, për të paguar anëtarë të kësaj gjykate, që të bllokonin ose jepnin “kundër”, vendimet për gjyqet kundër qeverisë, të cilat hapeshin për pisllëqet, krimet, pazaret dhe korrupsionin e bërë nga këta kryeministra horra.

Prej 24 orësh, për këtë ndyrësi shtetërore, i janë vërsulur “Lisimakut” Denar Biba, duke e akuzuar si “koka” e këtij pazari dhe po lihen në “hije”, krye-pazarxhiu i vërtetë Agaç-Ogiçi i kryeministrit, së bashku me “sillon” Endri Fuga, të cilët e tërhqein për “kapistre” Edi Ramën (siç e ka deklaruar vetë).

Në sirtarët e Gjykatës së Strasburgut, janë 4578 çështje me “logo shqiptare”, nga të cilat 56 janë për anulime e dëmshpërblime koncesionesh, 319 janë për dënime të padrejta penale, 1134 janë për largime të padrejta nga puna, 1670 janë për zaptim, kthim e dëmshpërblime pronash.

Të gjitha këto akt-padi gjyqësore, nëse jepen “PRO” paditësve, fatura totale arrin 6 miliardë euro, ndaj edhe qeveria “brekushe-grisur”, tenton të bëjë pazare, për të shtyrë e bllokuar këto gjyqe në Stras(burg), mbasi nuk ka mundësi të paguajë as avokatët, për të cilët po përdor lekët e emergjencave dhe të ilaçeve të sëmundjeve të rënda.

Nuk ka asnjë dyshim, që në Strasburg, Bibën e ka dërguar “rosaku” Edi Rama dhe për këtë poshtërsi, duhet të reagojnë të dëmtuarit, që janë ish-pronarët, të larguarit nga puna prej bandave PD, PS, LSI, PR, PAA e PDIU, të përndjekurit politikë, bizneset, banorët që u janë zaptuar malet, kodrat, lumenjtë e pyjet, të dënuarit padrejtësisht nga gjykatat e zaganjorëve, brocëve, gjinrave, beçajve e fullanëve.

Biseda e Bibës me Biankun është praktikë e përsëritur nga qeverisjet e 20 viteve të fundit, por ka një maskarallëk tjetër qeveritar, për të cilin duhet të rrëfehen sekserët Agaç Ogiçi, Endri Fuga dhe Ledi Bianku.

Këta duhet të tregojnë pazarin e bërë nga kryeministri Rama, nëpërmjet Avokates së Shtetit, Alma Hicka, duke depozituar në Strasburg, pranimin paraprak të akt-padisë për gjyqin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, shoqëruar me kërkesën paraprake, se kishte fuqi të paguante dëmshpërlimin 13 milionë euro, duke kërkuar përshpejtimin e procesit “për shmangie pasojash sociale”, me vendim “PRO” Xhaferr Isufit, Xhuvi Sharrxhiut e 17 ankuesve të tjerë, mes tyre dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Sa për kujtesë, në gjyqin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, Avokatja e Shtetit Hicka, me urdhër të kryeministrit Rama, jo vetëm nuk kundërshtoi asnjë provë të paraqitur nga avokati i vjehrrit të Lulzim Bashës, gjë që e provon vendimi i arsyetuar (i plotë) i Starsburgut, por kërkoi që të tejkaloheshin (të mos beheshin) 6 etapa të proceit, duke i konsideruar të mirëqena në favor të palës së vjehrrit të Bashës. Sa për kujtesë, për këtë fakt, mund të pyeten Bianku e Hicka, që ka burrin zëvendës në studion e Maks Haxhiajt, “kushos” së vjehrrit të Lulit./Pamfleti

Bibën e dërgoi “rosaku” Edi Rama në Stras(burg) për të izolur gjyqet, për pallatin e vjehrrit të Lulit, kërkoi përshpejtim dhe vendim “PRO” Read More »

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Nga Andi Bushati

Me një status disi të veçantë kryeministri Rama është munduar të shuajë polemikat që lindën pas fluturimit të tij me një çarter privat, për të parë debutimin e Krisiano Ronaldos në Torino.

Qoftë atyre që e akuzuan për shpenzmet marramendëse, qoftë të tjerëve që e qesëndisën për pasionin e parrezistueshëm prej adoleshenti në kërkim të “like-ve, ai i’u përgjigj me një arsyetim të thjeshtë.

Sipas tij, ishin të tjera pasione, si ato për artin, librat dhe filmat që e mbronin atë nga veset e pasunarëve arrogantë për makinat e shtrenjta, helikopterët apo avionët.

Në këtë arsyetim të Edi Ramës është interesant të qëmtohet imazhi që ai mëton të vizatojë për veten. Përtej vanitetit të zakonshëm për t’u auto-radhitur në pakicën selektive të njerzve të shpirtit dhe mendimit, kuriozitet përbën këmbëngulja për të mos u barabitur me një tjetër racë, atë që pëlqen jetën e shtrenjtë dhe vanitoze.

Restorantet e me tre yje Michelin, makinat e shpejtësisë, dhe avionët privatë që Rama rrefuzon, janë simbolet tipike të profilit të miliarderëve anembanë globit.

Ato përbëjnë digën që ndan sot në botë atë grusht njerëzish, që nuk janë as 1% e popullsisë së planetit, por kanë në zotërim më shumë se gjysmën e pasurisë së tij.

Prandaj shumë politikanë modernë, kanë rrefuzuar të njëhsohen me këtë simbolikë. Ndonjëri prej tyre, që ka bërë të kundërtën, ka paguar një çmim tepër të shtrenjte për këto teka. Kështu, ish presidenti francez Nicolas Sarcozy, nuk e hoqi dot kurrë nga vetja etiketën e presidentit të të pasurve, vetëm se e filloi mandatin e tij presidencial, nga jahti i një prej miqve të tij industrialistë dhe e kremtoi festën e fitores elektorale në një nga restorantet më të famshme të Champs Elyse.

Konkurenti i tij që e rrëzoi nga froni, François Holande e goditi rëndë vetëm me dy shprehje: “Unë nuk i dua të pasurit” dhe “armiku im është paraja”.

Pikërisht, rrezikun për të marrë një nofkë të tillë, pas pozave të publikuara në krah të CR7 dhe futurimit të papritur drejt Torinos, ka ndjerë edhe Edi Rama.

Prandaj ai hartoi një status të gjatë për të shpjeguar se në kohën e shkurtër që sejcili prej nesh kalon mbi këtë tokë, ai ka të tjera prioritete.

Me një vëzhgim të shkrurtër Lapsi.al ka treguar se ky pretendim i Ramës nuk është i vërtetë.

Por në fund të fundit kjo ka fare pak rëndësi. Megjithëse imazhi që krijon për veten, shembulli që jep dhe simbolika që imponon një kryeministër janë të rëndësishme, ato bëhen krejtësisht të papërfilshme përpara akteve që ai kryen.

Prandaj, fakti që ai ndryshoi Ronaldon brazilian (atëhere kur ishte tifoz me Interin) me Ronaldon portugez (tani që është bërë me Juven), fakti që ai mori avion privat për në Allianz stadium, fakti që u mburr përballë gjithë shqiptarëve me disa kënaqësi që vetëm fare pak mund ti’a lejojnë vetes, nuk është faqja më e errët e imazhit të tij.

Edi Ramën nuk e ndan nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, mania për të praktikuar veset e të pasurve, që ai sot po kundërshton. Atë e diferencon me ta vendimi për t’a lënë vendin në duar të pak oligarkëve. Janë paratë që ai u jep pa garë dhe tender atyre që djegin plehrat, atyre që bëjnë kontrollin mjekësor ‘falas”, atyre që marrin leje grataçielash në tokë publike që e bëjnë atë kryeministrin e të pasurve.

Po po ai është i tillë. Këtë e ka konfirmuar raporti i Departamenti të Shtetit që përmendte oligarkët që fitojnë politikisht, këtë e vërtetoi gjykata europiane e auditit që nënvizoi se një në tre tendera i dhurohet një klienti të pushtetit.

Pavarësisht nga sa thotë, Rama mbron vetëm interesat e pak vetëve. Ai është në shërbim të tyre. Dhe kjo, jo sepse ai ndan veset me të pasurit, por sepse ndan paratë me ta.

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter Read More »

“Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë dhe të pinë qyl”

Nga Pandeli Bardhi

Kampingu njëjavor në kampin e bukur të Jalës, për LRI-në apo (Lëvizjen Revolucionare Irredentiste) këtë vit, nuk ishte si kampingu i viteve të tjera.

Dihet që lëvizjet irredentiste ku Historia njeh shumë lëvizje të tilla janë lëvizjet për të marrë një territor të caktuar apo një krahinë të grabitur me apo pa të drejtë nga një shtet tjetër. Në rastin tonë, Lëvizja Revolucionare Irredentiste e LRI, bëhet për një çështje më të madhe siç është ajo për “rrëzimin e Shtetit të bandave e të krimit, apo të “narkoshtetit” që ka “grabitur” të drejtat dhe liritë e të rinjve e të rejave që shtyp, shfrytëzon e diskriminon qytetarët”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në Jalë, ata i mblodhi “Burrnesha” duke u dhënë të hanë e të pijnë qyl, të pushojnë e të dëfrejnë, të gatuajnë e të hazdisen sepse u mblodhën për një çështje të madhe, atë të rrëzimit të qeverisë apo të “narkoshtetit!

Nuk besoj ta këtë mësuar këtë nga “pilotët e vdekjes” në Luftën e Dytë Botërore kur Japonia, pilotët e avionëve gjuajtës bombardues, i mbante me të tëra tëmrat për muaj të tërë sepse kur të niseshin për në luftë, ata vështirë se do të ktheheshin, ose do të kryenin detyrën ose do të përplaseshin me avionët e kundërshtarit.

Por ajo ç’ka ishte më kryesorja, LRI-stët, sipas një programi të caktuar, mbi të gjitha mësuan se si të sjellin ndryshimin e elitës politike, që siç u tha edhe “Burrnesha”, “ky ka qenë edhe misioni i LRI-së qysh në krijimin e saj”.

Nuk dihet nga e gjeti këtë mendim “Burrnesha”, në një kohë që në statutin e LRI-së, qysh në krijimin e saj kur LSI-stët ishin në pushtet thuhet: “LRi- është një organizatë rinore politike, një bashkim vullnetar i të rinjve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve… që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit”. Siç dihet, LRI u themelua në Shtator të vitit 2004 me synim angazhimin e të rinjve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar”! Ku është këtu ajo që thotë “Burrnesha” që “qysh në fillim misioni i LRI-së, ka qenë ndryshimi i elitave politike”?

Sidoqoftë, plazhistët e shumtë në Kampingun e Jalës kaluan edhe disa çaste entuziaste tek dëgjonin “Burrneshën”! Në fund, nën tingujt e “Internacionales” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes” sipas Floida Kërpacit, thirrjes së “Burrneshës”, “Në luftë për çështjen e partisë të jeni gati” ata, me grushtin lart apo me dorën në shenjë nderimi ushtarak iu përgjigjën: Gjithmonë gati! Burrnesha është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim siç thuhet edhe në dy vargjet e para të “Marsejezës” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes:

Çohuni djem e vajza sepse rinia është e para.

Mbas Burrneshës shkoni, të gjithë ta rrëzojmë këtë qeveri…

Kohërat tashmë kanë ndryshuar. Revolucionet nuk fillojnë më atje ku shtypja dhe shfrytëzimi është më i madh, por fillojnë nga Kampet e pushimit, atje ku “Komsomolasit” hanë, pijnë, këndojnë, dëfrehen e relaksohen nën rrezet e diellit dhe jodin e detit. Sipas një programi të caktuar, gjithçka bëhej, qëllimi ishte një i vetëm.

Të betoheshin për një “çështje të madhe”, atë të rrëzimit të këtij “narkoshteti”. “Ideologët” e tyre, ish antarë të Kabinetit të “narkoshtetit” qysh në themelimin e tij para njëzet e tetë viteve, folën njëri pas tjetrit, qysh nga “Burrnesha” me pantallona ushtarake, e deri tek “njeriu me pantallona të shkurtra, Edmond Panariti.

Për të mos humbur fillin e mendimeve të vijmë tek fjalimi i “Burrneshës” në këtë ceremoni “madhështore” të mbylljes së kampingut, e cila me atë fjalim ceremonial jo vetëm LRI-stëti bëri të betohen “Halt Burrneshë” por edhe shkurret i bëri të “lëvizin” nga vendi! Qysh në fillim duhet të themi që pavarësisht se çfarë “klithmash” bënte “Burrnesha”, thirrjet e të rinjve nuk e lejonin të dëgjohej derisa ajo shumë shumë herë detyrohej të ndërpriste fjalimin e saj, duke bërë thirrje: “Më lini të mbaroj mendimin”!

Edhe sikur ajo të thoshte: “Në këtë moment që ne po flasim, janë bashkuar me ne edhe delfinët e detit, edhe fokat e pritet të vijnë edhe peshkaqenët, për të rrëzuar qeverinë e bandave e të krimit”, përsëri thirrjet entuziaste të LRI-stëve, do të vazhdonin me të njëjtin entuziazëm! Vazhdojmë më tej me fjalimin e “Burrneshës”. “Ky grup mjaft modest, thotë ajo, arriti kulmin e tij me pasion dhe forcën, për të cilën të gjithë kemi nevojë! “Burrnesha” është edhe “modeste”, ajo forcën e merr si Anteu që e merrte nga Toka, kjo e merr nga LRi-ja. Më tej vazhdon: “LRi-stët thonë që një njeri mund të ndryshojë botën, po juve që jeni me qindra”?

Basha nuk ndodhej atje, por po të ishte si matematicien “perfekt” që është, që pavarësisht që tabelën e shumëzimit me dy shifra nuk e njeh, por rregullin e treshit e njeh mirë, menjëherë, sapo të bënte llogarinë, do t’i dilte që LRI-stët kanë një forcë të tillë që mund të ndryshojnë botën me qindra herë! “Shikoni thotë ajo, po marr shembullin e Megit.

Në fillim ajo kishte frikë të protestonte dhe ditën e parë që u godit nga një polic, ditën tjetër, ajo protestoi me forcë dhe ecte me të dyja këmbët dhe grushtin lart”. Konkluzioni i Burrneshës është që nuk duhet patur mëshirë kundër një shteti që godet të rinjtë, që “vret shpresën e tyre, që shtyp e shfrytëzon”. Unë nuk jam e re, por as e vjetër nuk jam, por e kam jetuar kohën e diktaturës kur edhe ushqimet i merrnim me tallon dhe javë të tëra, bile edhe me muaj rrinim pa ngrënë”. Jepi Burrneshë! Por “Burrnesha “pengohet” sakaq: “Unë nuk mund të them që nuk kam qenë e privilegjuar!

Nuk ka faj, ajo përfiton nga mungesa e Bashës, që jo me makinë llogaritëse, por me mend do të bënte llogarinë. Kur një e privilegjuar qëndron me muaj pa ngrënë nga mungesa e ushqimit, po ata të paprivilegjuar nga sa muaj do të kenë qëndruar pa ngrënë? Me siguri, ata do të kenë qëndruar me vite pa vënë gjë në gojë! Kemi parasysh këtu që në kohën e ndërrimit të sistemit “Burrnesha” ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe, por nuk ishte faji i këtij “Oleg Koshevoi” që mosha e saj ishte kaq e re dhe duronte pa ngrënë edhe muaj të tërë.

Por në fund të fundit është e drejta e saj të flasi e të broçkullisi ashtu si t’i vijë për mbarë të tilla “Tralala zura një galë”, por nja dy gjëra që kanë interes nuk na i sqaroi. E dëgjuam dhe fjalimin e saj “madhështor”, dëgjuam edhe entuziazmin dhe gatishmërinë e “debatikasve”.  Më shumë se kujtdo tjetër, ky “betim solemn”, “Gjithmonë gati” bëri që të lëvizin menjëherë antenat e “Babale Saliut” i cili, sapo dëgjoi këtë fjalim “historik” dhe këtë gatishmëri të “Komsomolasve” menjëherë e publikoi atë duke fërkuar duart. Më në fund, “klithi” ai, erdhën ditët e tmerrshme të “Shtatorit shqiptar”, kur do të shohim rrëzimin e “narkoshtetit” dhe të “Noriegës”, bandave të krimit e të drogës”. Përkundrazi, Lulzimin as që e “gërvishti” fare ky fjalim kaq “madhështor” i bashkëopozitares dhe me siguri do të jetë kthyer në anën tjetër, duke bërë një gjumë të thellë siç di ai.

Do të vazhdojmë më tej me “Burrneshën”. Që ajo me këta “debatikas” do të rrëzojë këtë “narkoshtet”, këtë e morëm vesh.

Por, nuk na sqaroi, a do t’i çojë ajo në “Gijotinë” “Numrin Një”, që qëndron në krye të këtij “narkoshteti” dhe këtë “Noriegë” që drejton këtë qeveri? Sidoqoftë ata kanë përgjegjësitë e tyre e sidomos “Numri Një”që jo pak zullume ka bërë në çdo funksion që ka qenë. Tjetër!

A kanë të drejtë morale këta “llafollogë” qysh nga “burrnesha” e deri tek ish “Buburrecat” e “Narkoshtetit” që jo vetëm nuk e “qullosën” asnjëherë detyrat që iu ngarkuan me ne krye Numrin Një, por përkundrazi, u shquan vetëm për matrapazllëqe e për korrupsion shumë herë më shumë nga këta që janë sot në këtë qeveri që edhe këta nuk qëndrojnë më prapa tyre.

Po t’i kishte dhënë drejtim “Burrnesha” edhe këtyre paqartësive për të mos i dhënë shkak që të tjerët të hamendësojnë, diçka do të ishte e besueshme “Burrnesha” dhe i besueshëm do të ishte edhe Hymni apo “Marshi i të rinjve kundër të keqes” do të ishte një Internacionale e vërtetë! Përderisa “Burrnesha” nuk i sqaroi këto hamendësime, edhe këtë rradhë “Burrnesha” nuk bëri gjë tjetër, përveçse bëri për të qeshur një copë herë pushuesit në kampin e bukur të Jalës.

Tani presim “Ditët e tmerrshme të shatorit” për të parë se ç’do të bëhet që të na zëvendësojnë “Edmond Begot” që na janë bërë si “burri i dytë i nënës” në ekranet e televizorit, sepse Skënderbeu e të tjera ngjarje me interes janë harruar fare!

“Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë dhe të pinë qyl” Read More »

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga…

Pas audiopergjimit te publikuar sot ne media ku degjohet ish kreu i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin e Shqiperise ne Strasburg, per te ndikuar ne vendimet per gjyqet qe ka qeveria shqiptare per pronat, ish kryeministri Sali Berisha tregon se cfare rrezikon tani Shqiperia.

POSTIMI

Super Skandal!

Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.

Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.

Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet europiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton.

Ju lutem ndiqni biseden e kercenimit te bere me porosi te Rames dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatesin Ledio Bjanku. sb

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga… Read More »

Të panjohur po me ndjenja njerëzore…mesazhi prekës i një prindi me femijen e sëmurë, pasi deputeti shqiptar bëri gjestin e veçantë

Hamdi Skeja është prind i një femije të sëmurë me ‘spina bifida’. Deputeti Bardh Spahija arriti ti sigurojë shtrimin, operimin dhe udhëtimin falas të femijes në Spitalin Genovas e pas kesaj, ai ka shkruar nje mesazh në faqen e tij të Facebook:

Të panjohur po me ndjenja njerëzore …

Nga Hamdi Skeja

Miq , siç e dini se kam 6 vite që rropatëm rrugëve brenda e jasht vendit për shëndetin e tim biri . Kam pasur shumë mbështetje , por kam pasur edhe zhgënjime , sepse njerëz të ndryshëm kanë përfituar duke më premtuar gjëra të mëdhaja për qëllimet e tyre.
Gjithsesi , gjithkush do të marr atë që meriton.
Sonte nuk do zgjatëm por po ju them se të panjohurit më janë bërë shumë të njohur..

Në këto kohë nga intervista ime e parë në syri.Net deri te tjetra në Fax Neës , apo nga lerta ime publike drejtuar Deputetëve për ndihmë, kam pasur një mbështetje të madhe nga persona që nuk i kam njohur kurrë, por edhe nga farefisi im , si nga të Babit edhe të Mamit ju falenderoj shpirterisht të GJITHËVE. Por , edhe njerëz nëpërmjet facebook-ut kanë dhënë një ndihmë. Ju do thoni çfarë ndodhi me deputetët ?!

-Pikërisht për këtë do shkruaj sot. Ka pasur deputet që i kanë dhuruar nga një kafe djalit, faleminderit . Të tjerë që kanë heshtur madje asnjë Telefon nuk e kanë bërë. Gjithsesi , unë e kam thënë e stërthënë disa herë. Djali im ka nevojë për para , për disa -disaaaa !

Por nga ana tjetër , ka njerëz që duan të bëjnë vepra në heshtje , pa zë, pa zhurmë, pa bujë, pa ulërima , por me shumë përzemërsi .
Ata kush janë ?! – Deputetët Z Bardh Spahia dhe znj Silvi Bardhi. E gjitha meritë e këtyre të dyve është ky udhêtim i yni drejtë Italisë .

Kam ditë që kam qënë në kontakt me të dy. Me të dy në çdo orë të ditës dhe natës. Dhe mê e veçanta se unë kurrë nuk jam ulur në një kafe me to.. Z Bardh Spahia , deputet i Parlamentit Shqiptar , kishte bërë pagesën e gjithë ekzaminimeve që do i bëhen djalit tim në një nder spitalet më të mira në Europë , spitali Gaslini në Genova. Bardhi mi dërgon dhe më thotë : çfarë të vendosin doktorrët atje pas ekzaminimeve pastaj flasim.

E paçit jetën e bardhë ! Unë kam besim te Zoti i plotëfuqishëm se Ai do t’ua shpërbleji një ditë me diell e dritë.

Ne po nisemi , pastaj Zoti e vendos çfarë do ndodhë. Edhe pse Zoti e di shumë mirë se çfarë duhet të bej!…

Por , nëse ata vendosin për operimet shteti shqiptar duhet të ngrihen në këmbë . TË GJITHË pa ngjyra politike. Por me ngjyra shpirtërore . Të gjithë bashkë do ja dalim !…
Mirë u lexofshim !

Të panjohur po me ndjenja njerëzore…mesazhi prekës i një prindi me femijen e sëmurë, pasi deputeti shqiptar bëri gjestin e veçantë Read More »

‘Mos ia vini re, ai nuk ekziston’! Topalli i jep goditje të fortë Bashës për heshtjen ndaj kufijve

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe njëkohësisht ish-deputete e PD, Jozefina Topalli, ka shigjetuar kreun e PD, Lulzim Basha, duke e quajtur atë të pavlefshëm për vendin. Duke komentuar çështjen e nxehtë të ditëve të fundit, korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Topalli ndalet te heshtja e kryedemokratit Basha, duke u shprehur se ai nuk ekziston.

Në një postim në ‘Facebook’, ish-deputetja që u përjashtua nga listat e PD nga vetë Lulzim Basha, bën një koment të fortë për korrigjimin e kufijve, teksa thekson se po tentohet të bëhet pazar me tokën shqiptare.

“Per ceshtjen e kufijve-Kryeministri lau duart si Pilati, Kryetari i opozites nuk ekziston. Prej disa javesh Presidenti Thaci dhe Vucic flasin per ndryshime kufijsh. Kunder kesaj ka dalur hapur Gjetmania e Britania duke terhequr vemendjen per rrezikun e madh qe mund te shkaktoje prekja e kufijve.

Brukseli perserit vazhdimisht qe “ne duam garanci qe te mos cenohet stabiliteti i Rajonit”.Nderkohe me eren e Trumpit ,US ka nje qendrim me pragmatist, por duke bere kujdes e duke kerkuar qe gjeja te mos pershkallezohet ne lufte ne rajon.

Nderkohe me ndonje perjashtim te rradhe politikanet shqiptare kane folur me vonese ose vazhdojne te heshtin thua se behet fjale per kufijte e Afrikes dhe jo te kombit tone; thua se nuk kemi humbur boll nga territoret tona; dhe thua se kufijte u ndryshokan me lehtesine me te cilen njeriu ndrron trotuar; thua se korigjimi do i sillte Kosoves toke serbe, kur ne fakt flitet me ba pazar vetem me toke shqiptare. Serbia ne çdo rast luan vetem me qarin.

As sot ne takimin informal te kryeministrave( te munguar) te rajonit nuk u fol per ate qe po ndodh, me perjashtim te Hajredinajt. Thua se kufijte jane çeshtje e dores se fundit .. ku e ku me pak e rendesishme se roaming ne rajon qe nuk i hyn kujt fort ne pune..

Kosova i ka kufijte e saj tha natyrshem Kryeministri I Kosoves edhe ne konferece shtypi. Kryeministri shqiptar nuk tha se ishte dakord me Hajredinajn.

Ne pergjigje te pyetjes per ndryshime kufijsh tha e mendonte si Hani, i cili praktikisht beri kujdes te mos te angazhohej ne deklarata. Sot Rama ngjasonte si Pilati.

Lau duart. Nuk kishte gje me thene.. per kufijte shqiptare…nderkohe qe tha se nuk mund te ishte indiferent ndaj emigranteve qe vijne nga Afrika. Duke u kthyer tek Thaçi.

Integriteti territorial i nje vendi nuk eshte e nuk mund te jete ne dore te nje njeriu .Ai eshte i percaktuar ne dokumentat themeltar te vendit , ne Kushtetuten e Kosoves, ne dokumentat nderkombetare. Ceshtja e kufijve nuk eshte ceshtje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Rrezja e influences se saj shkon pertej rajonit dhe Europes.

Ajo behet globale.Prandaj asnjeri as ka te drejte as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare. Sa per heshtjen epike te kryetarit te opozites ne Shqiperi per çeshtjen e kufijve,mos ia vini re…ai nuk ekziston”, shkruan Topalli.

‘Mos ia vini re, ai nuk ekziston’! Topalli i jep goditje të fortë Bashës për heshtjen ndaj kufijve Read More »

‘Hidhini në det’! Guxon emigrantja shqiptare, ja kujton të gjitha ministrit Salvini përmes një letre publike: Nuk jemi budallenj!

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është kthyer në tmerrin e emigrantëve, për shkak të deklaratave të forta kundër tyre. Por një letër e hapur e një emigranteje shqiptare drejtuar ministrit ka tërhequr vëmendje të gjerë dhe është bërë virale në mediat fqinje. Është emigrantja Sonila Alushi, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka marrë guximin t’i drejtohet ministrit.

Emigrantja Alushi me anë të letrës së postuar në profilin e saj në Facebook, është kthyer shumë vite pas dhe ka kujtuar kohërat kur në muret e Lombardisë shiheshin të shkruara shprehje të ndryshme për shqiptarët.

“Shqipëria u tregua solidare me këtë vend Zoti Ministër, jo me ju. Shqipëria është një popull emigrantësh, është një popull bujar dhe mikpritës edhe pse ende i varfër. Por mbi të gjitha Shqipëria nuk harron ndihmat e shumta nga fqinjët e vet italianë. Ashtu siç nuk harron deklaratat tuaja përbuzëse si kjo e fotografisë më poshtë marrë nga faqja juaj e Facebook-ut. Apo frazat e dhunshme të shkruara jo shumë kohë më parë, nga mbështetësit tuaj, në muret e Lombardisë, si “Shqiptarët duhen varur”!, shkruan Sonila mes rreshtave.

Më tej, ajo kujton edhe deklaratën e Pivettit, e cila në ato vite kur ishte Kryetare e Parlamentit Italian u shpreh se “shqiptarët duhen hedhur në det”.

“Oh jo, ne nuk harrojmë deklaratën e turpshme të deputetes tuaj (atëherë quheshit Liga e Veriut), asokohe Kryetare e Parlamentit italian, Irene Pivetti, e cila pa minimumin e druajtjes dhe ndjenjës, tha që SHQIPTARËT DUHESHIN HEDHUR NË DET! Dhe të hedhur në det ne përfunduam vërtetë vetëm pak ditë më pas: e kish emrin Katër i Radës ajo anija e vogël që u fundos në Otranto. U mbytën 81 shqiptarë e midis tyre fëmijë, gra, burra e të moshuar. I vunë emrin “Gjëma e të Premtes së Shenjtë” asaj tragjedie në 28 Mars 1997. Vajtuam nga veriu në jug për ata të vdekur, një vend i tërë mbajti zi. Por, më pas, anijet dhe skafet vazhduan gjithsesi të lundrojnë drejt Italisë sepse ishtë çështje mbijetese dhe ju Ministër e dini mirë, edhe pse bëni sikur s’dini! Ju bëni sikur s’e kuptoni pse njerëzit braktisin shtëpitë e tyre, për të ardhur drejt Europës, duke rrezikur jetën në det.

Ju bëni gjoja Ministër, bëni gjoja në lidhje me shumë gjëra. Edhe për faktin që, duke ju dëgjuar ju, problemet më të mëdha të këtij vendi duket sikur vijnë nga emigrantët dhe refugjatët. Nuk patëm kohën të na thahen lotët për viktimat e Xhenovas dhe Çivitës, se ja ku dolët ju me një vendim mizor (mbi anijen Diciotti e cila u bllokua në brigjet italiane me në bord refugjatët nga Eritrea të cilët po vuanin nga sëmundje të ndryshme në kushte higjenike të turpshme) për të na bërë të qajmë dhe turpërohemi për viktima të tjera; nuk arritëm të mbanim zi për ata të vdekur e të kuptonim diçka lidhur me rrëzimin e asaj ure, se ja ku na dolët ju me ankesat tuaja të zakonshme të cilat e drejtojnë gishtin vetëm nga emigrantët! Për të mos folur rreth shvendosjes së kapitaleve, për papunësinë, për Mafian, për degradimin social, për varfërinë në rritje, etj. Gjithçka mbetur në hije!

Sot del e thoni nëpër mitingje, ato ku fansat tuaj haharisen me sarkazmën tuaj të trishtë, se Shqipëria na qënkërkësh sjellë më mirë se Franca! Hajde o Ministër se e dimë shumë mirë që Francës nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë një krahasim qesharak si ky. Dhe e dimë mirë të gjithë si e mendoni ju lidhur me komunitetin tonë: të ishte për ju dhe mbështetësit tuaj, ne shqiptarët nuk ishim ndihmuar atëherë dhe nuk do ishim të pranuar as sot.

Shqipëria, me këtë gjest, duke u pozicionuar qartë në krah me Italinë, u tregua mirënjohëse dhe bujare sepse ky vend e meriton dhe ky vend nuk përfaqësohet vetëm nga ju. Mos e përdorni këtë gjest në favorin tuaj personal, mos na trajtoni si budallenj. Faleminderit!”, përfundon letrën e saj emigrantja shqiptare, Sonila Alushi.

‘Hidhini në det’! Guxon emigrantja shqiptare, ja kujton të gjitha ministrit Salvini përmes një letre publike: Nuk jemi budallenj! Read More »