Opinione

Rexhep Qosja: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin

Nga Rexhep Qosja

E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai!

Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë.

Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.

Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.

Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës! Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur?

Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër lëvizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!

Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik?

E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit.

Rexhep Qosja: Një përgjigje për Sali Berishën dhe një apel për Albin Kurtin Read More »

Nard Ndoka godet sërish: Më kërkuan të takohem me një person të inkriminuar

Deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur për nismën e re të PD që politikanët t’i nështrohen vettingut. I ftuar në Report Tv deputeti ka treguar edhe një  ngjarje të pazakontë.

Teksa në studio po diskutohej për fotografitë e politikanëve me persona të inkriminuar, Ndoka tha se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe atij, por e ka refuzuar.

“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zortëri të lutem me këto gjëra tani…”, u shpreh Nard Ndoka.

Nard Ndoka godet sërish: Më kërkuan të takohem me një person të inkriminuar Read More »

Deputeti i PD: Historia ka treguar se mafiozët vriten, Rama është kryemafioz

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka analizuar situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria.
I pyetur rreth deklaratave të bëra nga Rama, i cili i etiketoi kriminelët në Shqipëri si rrugaçë dhe jo banda, Salianji tha në studion e lajmeve të Syri.net, se kryemafiozi në Shqipëri është Edi Rama.

Sipas tij historia ka treguar se mafiozët largohen nuk ikin vetë.
‘Unë di tu them se sot nuk ka asnjë bandë të arrestuar. Nëse del ministri apo kryeministri që të thonë se kemi një bandë të arrestuar. Ka zero zyrtarë të lartë të PS-së të arrestuar. Edhe ky i Kavajës u dënua me punë në komunitet. Bëseoj se qytetarët e kanë të qartë se kush gënjen. Në këtë situatë ku nuk ka luftë të vërtetë, sepse këta që vrasin dhe që ndajnë drogë, quhen rrugeçër e jo banditë. Pra i bie që bandit të jetë Rama. Historia na ka treguar që asnjë kryemafioz nuk është larguar vetë. Historia tregon që kush merret me mafien vritet. Por në aspektin politik është sovrani ai që do ta largojë këtë kryeminsitër. Pasi në fund ëhstë sovrani që vendos për gjithçka’, tha Salianji.

Deputeti i PD: Historia ka treguar se mafiozët vriten, Rama është kryemafioz Read More »

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla

Në fushatën elektorale të qershorit 2017, kur Edi Rama veshi brekushet dhe doli nëpër Shqipëri, duke kërkuar pushtetin i vetëm, me lutjen “na i jepni atë shejtan votë, që të mos kemi shejtanin në prehër”, deklaroi se e donte “timonin vetëm”, që gjatë mandatit 2017-2021, të mos ia ndryshonte njeri drejtimin punëve, duke lënë të nënkuptonte, të mos kishte në qeverisje krye-hajduten LSI.

Prej 1 viti, “rilindja” e ka “makinën” e pushtetit vetëm, Edi Rama e “ka timonin” vetë, por punët po i ecin drejt humnerës ekonomike, me popull që po ikën “fshatçe” e që përgjërohet për bukë, duke e kthyer Shqipërinë, në një xhungël me mungesë të plotë sigurie publike e sigurie kombëtare.

Aktualisht, nuk kemi qeveri, por bandë. Nuk kemi qeverisje por bastisje. Nuk kemi kyeministër, por kryebanditë. Nuk kemi ministra, por “minj”, që brejnë përditë ekonominë e financat kombëtare. Nuk kemi pushtet kushtetues, por pushtet krimi.

Banda e “rilindjes” është mbledhur në një hotel, ku do të paraqesin 5 raporte llogaridhënëse para popullit, por me dyer të mbyllura, brenda shpellës ku janë mbledhur vetëm kryehajdutët shkatërrues të këtij vendi, që duhet të japin llogari para ligjit.

Kjo mbledhje asambleje është falsiteti radhës, se gjoja “byroja është e shqetësuar për situatën e do të mpreh edhe njëherë shpatën”!

Po kush e krijoi krizën ekonomike, borxhet, vafërinë, pasigurinë, 700 mijë të papunët, 185 mijë fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, 13 ministrat që vjedhin hapur, 200 milionë eutot që ikin jashtë shtetit çdo vit, 10 oligarkët që kanë zhvatur HEC-et, rrugët, shëndetësinë, turizmin, ilaçet, bankat?

Kryeministri e di mire cilët janë kryehajdutët, mbasi prej tyre merr 30%-in, ndaj dhe “timoni” po i ecën shtrembër.

Ai e lejon vetë këtë “devijim” timoni”, duke e çuar qeverisjen e punëve në greminë, tamam si ata shoferët e fatorinot, që pasi kanë plaçkitur makinën dhe pasagjerët e lëshojnë qëllimisht, në humnerë.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në financat kombëtare, prej ministrit mësues katundi e “Piton” korrupsioni, Arben Ahmetaj, që ka instaluar një sistem financiar, me bazë e kulm korrupsionin gjigand, duke zhvatur me shpejtësi fondet publike e zhytur vendin në borxhe “mal”, aq sa vetëm për vitin 2018, janë marrë 32 milionë euro borxhe të huaja, për ndihmën ekonomike e asitencën sociale, me afat vitin 2045.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shtrembër në Policinë e Shtetit, duke e kthyer atë në turmë me 13 mijë policë “kukulla” para krimit, sepse ministri Fatmir Xhafaj është “manekin” i krimit, që i di bazat dhe krerët e bandave, por nuk mund t’i luftojë dot, mbasi i ka “kolegë e ortakë” të vëllait trafikant.

Me ata, Fatmir Xhafaj para e pasi është graduar ministër, ka bërë dhe orgji të shpeshta në Vlorë. Pogradec, Sarandë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Fier me dhuratë një vilë në bregdetin e  Vlorës, 1 në Golem, 1 në Greqi e një në Pogradec, ku shjon me një super “JEP”, të falur prej tyre, madje edhe me “ftesa vëllazërore” në shtete, ku bandat kanë “selitë e tyre” të rrjetit ndërkombëtar.

Qeveria me “timon” vetëm, po drejtohet shrembër në arsim, sektor që është gjetur “pluhur” në vitin 2013 e prej 5 vite nën drejtimin e hajdute-analfabetes Lindita Nikolla është bërë “blozë” korrupsioni, ç’organizimi e paaftësie.

Kryeministrit Rama, që të mos i marrë “timoni” shtrembër dhe të mos vazhdojë, t’i nxjerr “tym” makina e qeverisjes, fillimisht duhet të ndërroj urgjent, 2 “gomat e para”: Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj dhe “marmitën” Lindita Nikolla…/Pamfleti

Ramës i “pret timoni” shtrembër e i nxjerr makina “tym”, të ndërroj urgjent 2 “gomat e para” Ahmetaj-Xhafaj dhe “marmitën” Nikolla Read More »

Godet fort me deklaratën e tij Ngjela: 3 emrat e politikës shqiptare që janë skeduar nga FBI dhe i kanë hyrë krimit ndërkombëtar

Ku mund të cënohen dot sot kufinjtë shqiptarë kur këta janë mbrojtur nga dy presidentët amerikanë më të mëdhenj të shekullit të Njëzetë!

Woodrow Wilson dhe Bill Clinton.

Kjo nuk mund të ndodhë nga Amerika. Presidenti Wilson tha: shqiptarët kërkojnë ndihmë se po mbytem, në duhet t’i ndihmojmë.  Presidenti Klinton tha: ne nuk mund të lëmë nën kërcënim genocidi, popullin më të vjetër të Evropës.

Këto janë Doktrinat amerikane pro shqiptarëve.
Atëherë, ju mendoni se Thaçi dhe Rama do ta bëjnë këtë ndarje! Dhe pse iu duhet ndarja? Që të krijojnë destabilizim. Kurse me destabilizim kërkojnë të varrosin çështjen shqiptare.Nën një prizëm strikt politik dhe pastaj edhe strikt juridik, ndarja e Kosovës është në thelb, ndarja e Shqipërisë. Por çfarë ka ndodhur në këtë shekull me kufinjtë shqiptarë dhe territorin shqiptar?

Në vitin 1999 shqiptarët kanë fituar luftën kundër armikut të tyre më të egër, Serbisë. Një hordhi vrastare antishqiptare ka qenë i ashtuquajturi “nacionalizmi serb”. Ku mund të ketë nacionalizëm një kombësi që nuk është etni. Nacionalizmi është ekstremi teoriko racist i etnisë. Jo, historikisht, serbët nuk janë etni: ata kanë qenë hordhi, të hedhura me plan kundër Arbërisë. Kjo ka qenë jeta e tyre kombëtare. Por ne i mundëm. Përfundimisht ne shqiptarët më në fund i mundëm. Dhe kot lodhen edhe me Berishën, edhe më Ramën, madje, edhe më Thaçin: janë të mundur. Nuk iu bën dot asnjë ndihmë Rusia e Putinit. Doktrinat amerikane janë konsolidim teoriko-praktik i së ardhmes së politikës amerikane. Ato nuk ndryshojnë dot, prandaj kot e kanë beogradasit: janë të humbur.

Shqiptarët brenda vendit, duhet të ndihmohen sot me forcë nga politika amerikane. Të tre të lodhurit e korrupsionit aktual shqiptar: Berisha, Rama dhe Meta, nuk bëjnë dot gjë as me Putinin dhe as me Erdoganin. Lodhen kot. Shpresa se politika ruse do të influencojë në Uashington kundër interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor, është fëminore, sepse këta të tre i ka skeduar FBI si krerë të korrupsionit që mund të tentojnë nga terrorizmi ndërkombëtar. Atëherë, ku mund të gjendet një president amerikan që t’i ndihmojë mbeturinat e korruptuara ruso-serbe në Shqipëri? Mos do që të japë provën se është kundër Amerikës? Pse lodheni kot o fakirë! Përse nuk dorëzoheni që ta kaloni më lehtë.

Kurse Saliu kërkon të bëjë revolucion. Një revolucion ruso-serb, për të shpëtuar korrupsionin, pa në djall le të shkojnë shqiptarët.Lëvizje qesharake kjo e Saliut, dhe mezi po e pret edhe Rama. Por nuk kanë çfarë të bëjnë se ministrinë e Brendshme dhe policinë, me, Fatmir Xhafën, e kontrollojnë amerikanët me FBI-në. Nuk e patë edhe Ramën edhe Berishën, por edhe Bashën që u hodhën këto ditë kundër Xhafës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Janë budallenj të obseduar nga frika e ndëshkimit penal antikorrupsion. Por nga ky nuk shpëtojnë dot. Antikorrupsioni dhe FBI iu kanë marrë kushtetutën. Prandaj vërtiten kot. Se nuk arrijnë të kuptojnë që asnjë zvarritje nuk do t’iu sjellë gjë. Sigurisht që i gënjen Moska dhe Stambolli. Kjo pikërisht, i vendos si mbeturina historike shqiptare të korruptuara. Nuk mund të kenë shpëtim, sepse të tre këta janë individë antiamerikane me lidhje të dyshimta kundër frymës globale perëndimore.

Çështja e korrupsionit shqiptar është tanimë një çështje që po hetohet nga FBI. Kjo ka gjetur miliarda dollarë të depozituara nga korrupsioni shqiptar. Ka hetuar krerë që kanë aktivitet me krimin ndërkombëtar deri te Alkaeda dhe të ISIS, madje edhe në veprimtari të tjera. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Korrupsioni shtetëror është krim, por pasi kryhet si krim, personat e përfshirë në të, domosdoshmërisht duhet që të hyjnë në rrugën e krimit ndërkombëtar.  Ja, kjo është tabloja e krimit kryeministror shqiptar.

Dhe këtë e ka hetuar FBI. Ajo i ka tani të gjitha faktet dhe punon intensivisht sot me ekipin e saj të instaluar në Ministrinë e Brendshme. Prandaj, këta tre fakirë shqiptarë, vërtet mendojnë se do t’i shpëtojë Vladimir Pituni? Janë në hall që të tre: edhe Berisha, edhe Rama edhe Meta. Por janë në një situatë të veçantë. Ata e menduan se mund të vepronin si të gjithë krerët e tjerë shqiptarë: vidh dhe gënje, se nuk ka ku të japësh llogari. Por koha ndryshoi, sepse, me ndihmën që po iu jep shqiptarëve politika amerikane dhe FBI, erdhi koha që këta tani të japin llogari përpara shqiptarëve.

Godet fort me deklaratën e tij Ngjela: 3 emrat e politikës shqiptare që janë skeduar nga FBI dhe i kanë hyrë krimit ndërkombëtar Read More »

Alfred Peza me tone të larta entuziazmi: Kryeministri Rama i treti më i ndjekuri nga liderët globalë

Ish-deputeti i PS Alfred Peza po mban fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Peza ka folur me nota entuziazmi për faktin që Rama është i treti ndër liderat globalë më të ndjekur.

“Dihet tashmë që kryeministri ynë është i treti nga liderët globalë më i ndjekuri pas kancelares Merkel dhe kryeministrit rus Dimitry Medvedev. Ka mbi një milion e 136 mijë ndjekës në facebook që do të thotë se mbi 80 përqind e shqiptarëve e ndjekin dhe kjo është meritë e tij”, tha Peza para socialistëve.

Alfred Peza me tone të larta entuziazmi: Kryeministri Rama i treti më i ndjekuri nga liderët globalë Read More »

Ngjarjet e rënda, deputeti i PS reagon ashpër: Shefat e policisë janë ordinerë dhe të paaftë

Deputeti i Partisë Socialiste, Gjetan Gjetani ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të policisë pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura benda 24 orëve në Mamurras. Në një reagim në Facebook, ai akuzon policine dhe shefat e saj si te paafte, te korruptuar dhe ordinere. Ai paralajmeron protesta, nese nuk merren masa urgjente per permiresimin e gjendjes dhe pastrimin e policise nga keta elemente.

Postimi i deputetit

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera.

Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Ngjarjet e rënda, deputeti i PS reagon ashpër: Shefat e policisë janë ordinerë dhe të paaftë Read More »

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se…

E ka përshkruar në një gjendje kaotike shoqërinë shqiptare, mënyrën e të jetuarit dhe angazhimet e përdithshme, gazetari Mentor Kikia. Në një opinion të tij Kikia e cilëson Tiranën si kryeqytetin e gallatave. Nga Mentor Kikia/ Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria. Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria. Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye: E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani! E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi.

Të gjithë jemi historianë. Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston. Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt. Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj. Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”. Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës së rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhët edhe më i lartë. Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet. Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit. Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë. Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.

Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria. Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë. Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak. Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë. E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave. Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik. “Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave, të gjithë ankohemi, askujt nuk i plas” gazetari: S’iki nga Shqipëria se… Read More »