Opinione

Kravatat e Ramës dalin në treg, kushtojnë 1 mijë euro

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Edi Rama ka nxjerrë në shitje kravata të dizajnuara prej tij.

Çmimi i tyre sipas qytetarit është nga 150 deri ne 100 euro dhe ai thotë se Rama detyron deputetët dhe drejtorët t’i blejnë për vete dhe për dhurata.

STATUSI I BERISHËS
Kallam Deshtaku me dyqan per shitjen e kravatave qe prodhon vet!!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Dyqani eshte ne tek shtat xhuxhat ne rrugen e Elbasanit .
Kravatat jo vetem qenkan te Rames, por cmimi i tyre fillon 150€ deri 1000 dhe i Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama detyrokan gjihte deputetet e drejtoret e rilindjes te blejne aty per vete dhe dhurata. Se mbajtja e nje kravate te dizenjuar nga lideri suprem tregon status!!!
Te fotoja e pare poshte eshte dizenji Edi Rama”

Kravatat e Ramës dalin në treg, kushtojnë 1 mijë euro Read More »

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’

Nga Ada Halilaj

Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.

Jam bijë e gjakut malësor; fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar, njerëz të një dinjiteti madhështor, të një thjeshtësie mallëngjyese, të një krenarie imponuese, punëtorë kooperativash, vjelës duhani, shitës kavanozash, shtëpijakë e në fund nëpunës shteti.
Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë,mendjehapun e besimdhanës. Jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme, të cilën deri vonë,e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet. Një grua e gjykume për prejardhjen ‘joqytetare’, për tatuazhet, për udhëtimet vetëm, për pavarësinë e mendimit të ftohtë, për refuzimin e religjionit të prindërve, bindjet politike të vetëformume, për tërheqjen nga spektakli i traditave, për njeriun që dashurova, për poezitë erotike, për shkrimet feministe, për zanin e të drejtës, për vetëvendosjen, për guximin, për besimin e palëvizshëm në vedi.

Jam një nga ato gratë për të cilat flitni në pauzat e kafeve,në mbledhjet familjare,në vesh të njeni-tjetrit.Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl,tregoni me gisht,shihni me bisht të synit,ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.

Gra si nana jeme, e treta e 9 fëmijëve, e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit; e ushqyme me racion buke; e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna; e mësume me hap sytë pa lind dielli, me kullot bagëtitë,me mbledh shërbelë, me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës ,me andrru pak e me punu shumë. Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.

Gra si kushrina jeme,e cila tentoi disa herë vetëvrasjen për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.

Gra si Meli,e fejume me zor në moshën 12 vjeçare sepse trupi i saj, krahasu me shoqet,ishte ma joshës,ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.

Gra si Ida,që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec,të dhunshëm dhe të papunë sepse e zgjodhi vetë,me dashni e me ngulm,kundër gjithkujt e gjithçkaje, e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.

Gra si Ola,babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë,vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.
Gra si Ohrida,që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj, duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë. Ua fshehin prindërve nga frika. Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…sepse këtu, dashnia e pashpallun, e pazyrtarizume,e papërkrahun nga familjet përkatëse, shtrëngohet në turp, në marre, në koritje.

Gra si Xhulia,që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…se kështu i kanë thanë, se kështu e kanë bind.

Gra si Lela,të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit,sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton, nuk e braktis vendin që i përket.
Gra si Artemisa,që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord, me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.

Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit, që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi, që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit,që kur kthehet e rraskapitun e me rrathët e syve të ramë,duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak.Darka,pjatat në lavaman,detyrat e fëmijëve,rrobat e pahekurosuna në raft,mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen,pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.

Gra si Linda,e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes por paguhet sa gjysma e tij sepse djali,në ngushtësinë e mendimit patriarkal,asht shtylla e shtëpisë,trashëgimtari qëndror,andaj meriton ma shumë.

Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur,udhëton shumë,jeton vetëm,fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.

Gra si Luçiana,e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare.Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore,Luçiana nuk ka zà me nxjerr.
Gra si Denisa,e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.

Gra si Jonida,dikur balerinë e një talenti premtues,e sot gruaja e një burri fanatik,xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti,të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë”të vetmisë.
Gra si Ela,që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.
Gra si Gonxhja,e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve,e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume,të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.

Gra si Kristina,e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit,me urdhën të të shoqit,mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.

Gra si Fatimja,e deklarume e vdekun nga familjarët pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.

Gra si Emanuela,që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.

Gra si Nora,me shkollë,me profesion,me rrogë të mirë,me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim kur pyetjes se kur do bahet nanë,i përgjigjet:Jemi mirë kështu siç jemi!

Gra si Drita,e urtë,e butë,e sjellshme,punëtore,shembullore por “fatkeqësisht” e pabukur,e si e tillë e mëshirume kolektivisht.

Gra të palumtuna,të papërmbushuna,të paragjykume e të dhunume egërsisht.Gra me emën po pa identitet.Gra pamjaftueshmërisht të bukura,të mira,punëtore,nikoqire,pjellore…pamjaftueshmërisht të qeshuna,të dashtuna,të binduna…pamjaftueshmërisht bashkëshorte,nana,bija,nuse.
Gra të keqpagume,të keqtrajtume,të keqkuptume.

Për to,për nanen teme,për vedin…shkruej,luftoj,protestoj,qëndroj. Festa mund të presin.Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’ Read More »

Marin Mema:Shqipëria është një vend i bekuar nga perëndia por i mallkuar nga politika!

Shqipëria është një vend i bekuar nga perëndia, por i mallkuar nga politika !! Në një territor kaq të vogël sa jemi tkurrur, korrupsioni sot e mot është gradë, është pushtet, është arritje, është tallje me të ndershmit dhe të pamundurit. Janë të njëjtët që fshehin kokën dhe shmangin drejtësinë duke u përdredhur e shitur dëngla, gjoja parimore.

Pikërisht kjo duhet ndryshuar, kjo mendësi që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku asgjë nuk kryhet pa u përlyer, pa patur miq e shokë, pushtet e mundësi. Ku i pamunduri është edhe më i pamundur, ku pensionisti konsiderohet barrë dhe ku përballë zyrtarëve të gjithëpushtetshëm, qytetari është një qenie pa zë. Ku askush nuk dënohet, por qytetarët mund të dhunohen. Shqipëria ka plot burra e gra, djem e vajza, gjyshër e gjyshe që mundet ta bëjnë këtë vend !! Të gjithë ata që e duan munden !! Mjafton të shohim të ardhmen bashkë, pa ngjyra politike, pa flamurë, pa ndarje e përçarje… Boll jemi vrarë e masakruar kaq shumë sa më shumë po i bëjmë vetes sesa po na bëjnë të tjerët !!

Ndoshta këto ideale janë të tepruara, sepse e di që një bazë e mirë e tyre tallen me to, tallen me mua, me ty, me të gjithë ne që e duam pa interes këtë vend, që kërkojmë më shumë nga e sotmja dhe e ardhmja e tij. Më quani idealist të sëmurë, por për vendin tim do të jem gjithmonë i tillë !!

Marin Mema:Shqipëria është një vend i bekuar nga perëndia por i mallkuar nga politika! Read More »

Denoncimi/ “Njeriu i Safet Gjicit goditi shefin e Rendit në Kukës, ja çfarë po ndodh”

Një denoncim i rëndë vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se njeriu i Safet Gjicit ka goditur një drejtues policie në Kukës. Sipas qytetarit që denoncon se situata kriminale në Kukës ka dalë jashtë kontrollit.

STATUSI I BERISHËS
Shefit te Komisariatit te Kukesit i çahet koka nga njeriu i Gjicit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes Doktor duke mos dashur te zgjatem shume po ju informoj si me poshte vijon:
Situata kriminale ne qytetin e Kukesit ka dale jashte kontrollit gje qe vertetohet me se miri sepse para kater ditesh eshte goditur shefi i rendit te kom pol kukes Komisar Adem Visha nga nje mbeshtetes i zotit Gjici me te shkuar kriminale disa here i arrestuar per disa vepra penale, me respekt”

Denoncimi/ “Njeriu i Safet Gjicit goditi shefin e Rendit në Kukës, ja çfarë po ndodh” Read More »

Rexhep Qosja: Berisha nuk flet dot për kufirin, e ka mohuar shtetin e Kosovës

Nga: Rexhep Qosja

E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai!

Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë.

Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!

Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë.

Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.

Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizione varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.

Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës! Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur?

Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër lëvizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!

Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik?

E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit.

Rexhep Qosja: Berisha nuk flet dot për kufirin, e ka mohuar shtetin e Kosovës Read More »

Lubonja: “Pse Rama nuk hoqi ministrat”

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend, Asambleja e Partisë Socialiste, dhe aksioni i opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Lubonja ka komentuar zërat e disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, por që nga punimet e Asamblesë nuk rezultoi diçka e tillë.

Lubonja tha se:

“Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjëfarë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes. Ndërkohë që qeverisja e rilindasve me në krye Ramën, është refuzimi i çdo lloj gabimi, përgjegjësie, korrigjimi. Atëherë pyetja është pse duheshin këto? Doli kjo nga PS si nën zë, si për të thënë se ‘shiko, ne i pranojmë ca gjëra’, apo doli nga mediat si një dëshirë e publikut. Unë nuk e di pse duhej të largohej Gjiknuri apo Ahmetaj, sepse këta ishin dy ministrat më të përfolur, ndërkohë që nuk dimë për çfarë, ku është përgjegjësia e tyre. Pastaj u tha që ata i kishin thënë diçka Ramës, dhe ai nuk i hoqi. Në rastin më të mirë do të ishte të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë, siç thotë një fjalë e urtë”.

Lubonja: “Pse Rama nuk hoqi ministrat” Read More »

Shkodrani nxjerr blof Berishën: More në qafë ish-mbështetësin tënd! Pleqëria këtë punë paska

Qytetarët shkodranë kanë nxjerrë blof ish-kryeministrin Sali Berisha, në një denoncim të këtij të fundit të bërë sot në faqen e tij të ‘Facebook’. Berisha akuzonte sot se njëri prej të arrestuarve në Shkodër për ngjarjet e fundit kriminale ishte mik me deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha.

Në foton e publikuar nga Berisha shihet Erogen Vaso Brajovic, deputeti Harusha dhe një ish-polic i RENEA-s në Shkodër. Por në reagimet e shumta në këtë postim, bie në sy komenti i një qytetari shkodran, i cili nxjerr blof ish-kryeministrin. Qytetari shkruan se ish-polici ka qenë mbështetës i Berishës, i cili ka kërkuar azil politik në Amerikë.

Reagimi i komentuesit Dritan Nurja ne statusin e Sali Berishes

O Salë, po tallesh ti me njerëzit apo po tallen njerëzit me ty? Gen Vasoja njihet si biznesmen I suksesshëm në Shkodër. Ka blerë makinë të blinduar për të mbrojtur vetën, tani e fusin brenda; për atë qenka mafioz? Edhe ky shefi (ish-polic i thjeshtë që ka dhënë dorëheqjen nga RENEA) ka qenë mbështetës i juaj. Ti e qarkuar me të zezë në foto, ka kërkuar azil politik në Amerikë. Ka një vit që ka lënë punën sepse e kërcënojnë ata që ka futur në burg dhe shteti nuk e merr ne mbrojtje.

Fotoja është bërë në New York dhe ky ish-polici punon kamarier te ai lokali. Keta janë shkodranë të dy, e u është bashkuar për të ndejtur pak . I njoh unë, pi kafe shpesh aty. Ke filluar tu biesh ndesh edhe mbështetësve tu tani? E more në qafë njeriu sepse ka kërkur azil politik atje. Pleqëria këtë punë paska.

Shkodrani nxjerr blof Berishën: More në qafë ish-mbështetësin tënd! Pleqëria këtë punë paska Read More »

Alibeaj: Ja ku ndryshon Vettingu për politikanët nga Dekriminalizimi

Opozita ka nisur tashmë aksionin politik për çlirimin sipas saj të politikës nga krimi. Shkak për këtë nismë të opozitës është bërë situata e rënduar me krimin në vend, e sidomos ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Kryedemokrati Basha ka bërë disa herë mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe biseda me aleatët, duke shprehur qartë qëndrimin për luftë kundër krimit në vend.

Lidhur me këtë aksion të opozitës, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha në emisionin “Kjo javë”, se politikanët duhet të dalin në terren për t’u njohur nga afër me situatën.

“Aksioni i opozitës synon ndarjen e opozitës nga krimi. Vajtja në Shkodër, apo në Elbasan, apo nesër në Durrës, a Vlorë, nuk përbën më diçka që nuk dihet. Sot u njoftua se dy djem kanë humbur në Vlorë. Po të bësh një bilanc, duket si një bilanc lufte. Kur vendi është në këtë situatë terrori, politika nuk mund të rrijë në Kuvend, e të manipulojë opinionin, por nëse ka përgjegjshmëri dhe kurajo të dalë, e të shohë shqetësimin e vërtetë të popullit. Është një situatë e jashtëzakonshme në vend, pasi e jashtëzakonshme është lidhja e politikës nga krimi”, tha Alibeaj.

Lidhur me një tjetër nismë, që PD dorëzoi së fundmi në Kuvend, atë të vettingu në politikë, për të cilën sërish, palët kanë qëndrimet e tyre, Alibeaj tha se do të ndihmojë në pastrimin e politikës nga krimi. Deputeti i PD ka shpjeguar edhe ndryshimin mes dekriminalizimit dhe vettingut në politikë.

“Krimi mbështetet nga politika, dhe nuk goditet nga drejtësia. Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike, zyrtarëve krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuqr, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit. Jo vetëm që nuk duhet të kemi deputetë, ministra, zyrtarë, të dënuar e të lidhur me krimin, ashtu edhe nuk duhet të kenë kontakte me persona të tillë. Shqiptarët vetë e ditë se cilët politikanë janë të lidhur me krimin, e dinë cilët janë politikanët që e mbështetin krimin, që i krijojnë hapësira, në Durrës, Elbasan, Shkodër”, tha deputeti demokrat.

I pyetur nëse do të verifikohet pasuria e politikanëve, deputeti demokrat thotë se PD ka propozuar një proces vettingu në politikë si ai në drejtësi, pra verifikim edhe i figurës, edhe i pasurisë.

Sa i takon procesit të vettingut në gjyqësore, Aliebaj tha se opozita kërkon “ që të mos krijohen me ligj mjetet nga mazhoranca që të kapë sistemin e drejtësisë”.

Alibeaj: Ja ku ndryshon Vettingu për politikanët nga Dekriminalizimi Read More »