Opinione

Trondit Artan Hoxha, Arjan Ferracaku u ekzekutua gabimisht, zbulon kush ishte objektivi

Sipas gazetarit Artan Hoxha biznesmeni Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit. Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.

Sipas gazetari Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë, të dy të veshur si kaubojsa  me kapele tipike, po ashtu edhe rrobat, thuajse njëlloj. Ndryshimi i vetëm është se kali i Bilalit është i zi, racë arabe, ndërsa i viktimës kafe e errët. Një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë.

“Shënjestër ishte djali i pronarit të kuajve, i cili shoqëronte edhe kosovarët, Asmer Bilali. Ishte ish-kampion boksi në Shkodër. Dyshohet ai se ka qënë objektivi.  Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai. Prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje”, tha Hoxha.

Trondit Artan Hoxha, Arjan Ferracaku u ekzekutua gabimisht, zbulon kush ishte objektivi Read More »

Apeli i Dom Artur Jakut për kriminelët: Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë por…

Një apel ka ardhur sot nga Shkodra pas vrasjeve të ditëve të fundit. Ka qenë prifti katolik Dom Artur Jaku ai që ka kërkuar të ndalen terrori dhe vrasjet në Shkodër.

Jaku tha se apeli i tij nuk është për qeverinë sepse ajo do gjykohet në zgjedhje por iu është drejtuar vrasësve. Këto deklarata Dom Artur Jaku i bëri gjatë meshës së predikuar në shtëpinë e motrës se Nënë Terezës, në kuadër të dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen”, tha Dom Jaku.

Dom Jaku ka folur për kohën e komunizmit ku priftërinjtë vriteshin dhe punën e palodhur të Nënë Terezës.

Apeli i Dom Artur Jakut për kriminelët: Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë por… Read More »

Nard Ndoka thirrje shqiptarëve: Tunduni o popull! Nëse nuk lëvizim shpejt, kjo qeveri …

Më në fund është zgjuar dhe kthyer në realitetin politik edhe deputeti i opozitës, Nard Ndoka i cili thotë se partitë opozitare kanë vendosur “vijën e kuqe” qeverisë.

Ndoka: “Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit! Tunduni o popull, nëse nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!

Nard Ndoka thirrje shqiptarëve: Tunduni o popull! Nëse nuk lëvizim shpejt, kjo qeveri … Read More »

Plazhi i fukarenjve

Nga Edison Ypi

Drejt Gjirit të Lalzit ikin si të tërbuara makinat e fuqishme, të shpejta, të shtrenjta, të zengjinëve Mjetet e transportit të fukarenjve; autobuzat, furgonat, biçikletat, nuk duken gjëkundi. Kur i afrohesh pishave të Gjirit të Lalzit në atë kthesën e gjithnjohur ku po t’ja mbash nga e majta arrin tek parellinjtë e vilave luksoze, po t’ja therësh nga e djathta shkon te fukarenjtë që s’paguajnë dot korentin dhe ujin, që s’kanë bukë të hanë, vëren se mes makinave që ikin nga e majta e pasunarëve dhe makinave që që ikin nga e djathta e fukarenjve nuk ka asnjë dallim.

Me të hyrë tek plazhi i fukarenjve, nga të dy anët dy parkingje të stërmëdhenj ku mërzejnë nënë hije me qindra Mazda, Mitsubisha, Toyota, Benza. Kaq shumë makina të shtrenjta sa në plazhin e fukarenjve të Tiranës nuk i gjen dot në 10 shkupa, 20 Prishtina, 100 Ulqina. Pak më tutje, të tjerë parkingje edhe më të mëdhenj, me makina të shtrenjta të panumurta.

Aty, të kap dyshimi mos vallë parellinjtë me fukarenjtë kanë ndërruar vendet, zonat, plazhet, makinat ?! Vrap te kthesa nga e majta. Jo, aspak. Në plazhin e parellinjve po ato vila të heshtura si kështjella ku natën dalin fantazma, po ato lokale të shtrenjta pothuajse bosh brenda, po ato makina si te plazhi i fukarenjve. Plazhi i fukarenjve tek Gjiri i Lalzit është një Kaliforni harkore plot me çadra, peshqira, fukarenj barkderra, fukaresha si ngjala, misra të pjekur, sende plazhi, varka me qera, diku, pak si mënjanë, një jaht.

Një restorant goxha i mirë, i pastër dhe i rregullt, qënka “gjatë gjithë vitit hapur”. Sa duket, në plazhin e fukarenjve, fukarenjtë ardhkan edhe në dimër.
Një tjetër lokal i ngjajshëm të paralajmëron “ju lutemi mos fusni makinat brenda”. Ku brenda? Brenda në lokal? Një piktor bohem po u vizaton mbi qafë disa fukareshave adoleshente nga një çelës solfezhi.
Dy djem dhe një vajzë janë përkulur mbi një smartphone kokë më kokë si mbi grykën e një pusi për të parë një kovë që sapo j’u këput litari.

-Çfarë po bëni ? -Po kërkojmë më Google Earth Fortesën e Skënderbeut tek Kepi i Rodonit.-S’keni turp që po kërkoni në Internet fortesën magjepsëse që ndodhet matanë kodrës ?
A je fukara ? pyeta disa fukarenj. Njëri desh ma rrasi me grusht. Tjetri vuri dorën në brez ku mbante një kobure. Një tjetër bëri një xhest neverie dhe më ktheu kurrizin. Një zonjë e moshuar elegante, e mbajtur, sa dëgjoi fjalën “fukara”, u zverdh në fytyrë nga ofendimi që i bëra.

S’pashë asnjë që të kishte marrë “Bukë me vete” si në kohën e kurvit. 10 deri në 20 dollarë pjata me 400 gram peshk të skuqur. Ku i gjejnë fukarenjtë gjithë këto pare ? Femrat fukaresha janë më të bukura se femrat parellesha.

Ja tre fukaresha si statuja antike.-E di me çfarë më ngjan ti ? i them njërës.-Aman ma thuaj, se vdes ta di.
-Me Skraparin.-Pse me Skaraparin, dhe jo me Laçin që e kam qef më tepër ?!-Sepse aq male, kodra, hone, gremina, lumenj, përrenj, sa ke ti vetëm Skrapari ka.-Ta fal Tomorrin bashkë me Gurin e Miçanit dhe Gjerbësin po më the si të duket kjo mikesha ime, kjo e bëshmja.-Si Mallakastra.

-Ua, po pse si Mallakastra dhe jo si Puka ? ma pret e bëshmja. -Sepse trafikun drejt jugut Mallastrës po ta merr autostrada që kalon nga Levani. E mbajtur, pak e thyer në moshë, hidhet e treta; -A mund të ma thuash troç si të dukem unë, ë ? -Si Dumreja. Me liqere si në përralla, kodra të buta, por pa pyje, se pyjet që i preu kurvi nga frika mos fshiheshin diversanta.-Po ti, a e di si na dukesh ti ne ? s’duroi Dumreja. -Nuk dua ta di.

Largohem nga fukareshat e bukura.
Në një Golf 4 dikush ka rras e plas brenda të gjithë katundin; Veten, nënën, babën, nusen, tre fëmijët, për t’i prurë të nxihen në plazhin e fukarenjve. E fiksoj këtë pamje madhështore nën vështrimin kërcënues të një surratspiuni sipas të cilit në plazh nuk shkojnë kurrë fukarenjtë por vetëm borgjezia. Pak si mënjanë, gjithmonë në plazhin e fukarenjve, dy jahte të tjerë. Diku dikush shet mbi tezgë; “Rrush i freskët vendi për tavolinë”.

Dy djem po shoqërojnë një lopë për ta ndërzyer me një dem. Lopa dhe lopi do bëjnë qef. Pronari i demit do marri 10 dollarë. Një 76 vjeçar po kthehet nga ara i lodhur dhe i lumtur. Ka vajtur që pa gdhirë për të korrur. Mban në sup, në krahë dhe në duar, katër armë të ftohta; Kosore, cfurk, sëpatë, sqepar. Te plazhi i fukarenjve s’pashë fukarenj. Shqipëria fukarenj ka. Fukarenjtë diku janë. Gazetat dhe televizionet nuk ja fusin kot. Këtë herë nuk i gjeta dot. Kërkimet do t’i vazhdoj.

Plazhi i fukarenjve Read More »

Lubonja: Vetëm protestat radikale të variantit “Kukësi” e ndalin Edi Ramën

Analisti Fatos Lubonja duke folur në News 24 tha se “kjo qeveri ndalet vetëm me radikalizëm, kur vjen puna për çështje si ajo e Teatrit”. Me kapjen e institucioneve nga bandat, Lubonja thotë se veprimet radikale si varianti “Kukësi” janë e vetmja zgjidhje kundrejt vendimeve të Ramës.

“Hipoteza më optimiste do të ishte që Ruçi, ka kuptuar që Rilindasit kanë shkuar shumë larg në paturpësinë për të shkelur ligjet, që dëmton kështu të gjithë mazhorancën dhe kërkon me aq sa ka në fuqi, të frenojë.

Por nga ana tjetër mund të shohim demagogjinë e zakonshme kur qeveria bën thirrje për dialog, duke i thënë opozitës se je e mirëpritur. Janë dy versione. I dyti është më i besueshëm se i pari.

Kemi shumë çështje me rëndësi, por mos harrojmë krimin e përhapur në të gjithë vendin,” tha Lubonja.

Më tej shton: “Kjo mazhorancë me një kryeministër si Edi Rama ka treguar se nuk gjen rrugë tjetër për të ndryshuar mendim, përveç presionet si varianti “Kukësi” apo presion i fortë nga ndërkombëtarët. Tani ka kapur institucionet, ka dhe bandat mbrapa. Problemi është sa i ka opozita këto deklarata serioze. Duhet aksion radikal nga opozita”.

“Legjitimitetin opozita e fiton nga zullumet e qeverisë. Është problem i madh se vendi nuk nxjerr forca të shëndosha

LSI flet për zgjerim të frontit opozitar, kalim edhe të socialistëve të pakënaqur. Nuk ka ndodhur gjë deri më sot. Kryemadhi aludoi për kaos brenda e jashtë parlamentit.

Mekanizmi është ta lësh mazhorancën në minorancë, t’i marrësh deputetët me mendim ndryshe. Dihet që po vazhdoi kjo rrugë, do vijë një moment që kriza e madhe të bëjë që t’i lihet faji të mëdhenjve dhe ata t’i largohen trenit të Ramës.

Ka një pakënaqësi në rritje ndaj kësaj qeverie. Njerëzve po u përkeqësohet cilësia e jetës. Edhe pse Veliaj po bën ca rrugë për biçikletat, po një miku im holandez tha një tmerr, një kaos i paparë”, u shpreh analisti dhe publicisti i njohur.

Lubonja: Vetëm protestat radikale të variantit “Kukësi” e ndalin Edi Ramën Read More »

Zbulohet cilët janë dy biznesmenët që shoqëruan Ilir Metën në aventurën-mesazh në Alpe

Në ditët e fundgushtit Presidenti Meta u pa në Valbonë e Jezerce duke”provuar”Xhomolungën e Alpeve. Më shumë se një udhetim turistik ai ishte nje proklamim mesazhesh të hapura e ta koduara kundrejt Edi Ramës, e pse jo dhe Lulzim Bashës. E veçanta e udhëtimit është se ai shoqërohej nga nipi i Sali Berishës, Haxhi Bardhi i njohur si pronari i Tragetit të Tropojes dhe i Hotel Ressort “Iliria” në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

Një tjetër personazh që shoqëronte Metën ishte milioneri kosovar Ekrem Lluka. Lluka është pronar i birrës Peja si dhe nëe sere hotelesh e kompanish sigurimi. Po ashtu ai është pronar i radio-televizionit “Dukagjini”i cili pak ditë më parë i dha mundësinë Sali Berishës të sulmonte Presidentin e Kosoves Hashim Thaçi. Lluka ishte njeri i dyshuar në Kosovë për trafikim armësh dhe cigaresh me Serbinë gjatë luftës, por u mor në mbrojtje nga Ramush Haradinaj, sipas të dhënave, në këmbim të një gjobë super të rëndë.

Bardhi dhe Lluka janë dhe pronarët e disa koncensioneve hidrocentralesh mbi Lumin Shalë dhe Cem në zonën alpine të Shkodrës të firmosuara nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zbulohet cilët janë dy biznesmenët që shoqëruan Ilir Metën në aventurën-mesazh në Alpe Read More »

Imami i njohur shqiptar befason me ligjërimin: Femrat i bëjnë meshkujt hajdutë

Imami i njohur, Elvis Naçi, përmes një ligjërate të mbajtur së fundmi dhe të bërë publik në faqen e tij të Facebook-ut, ka befasuar me fjalët e tij.

Ai ka folur për “veprat që na japin lirinë e vërtetë dhe jo lirinë e shkatërrimit dhe të mashtrimit”, ku ndër tjera është shprehur se femrat i çojnë meshkujt drejt vjedhjeve dhe mashtrimeve, pasi ato duan para dhe makina të shtrenjta e kështu i detyrojnë ata të kryejnë të tilla vepra.

Imami i njohur shqiptar befason me ligjërimin: Femrat i bëjnë meshkujt hajdutë Read More »

E frikshme, për 8 muaj u mbyllën 9260 biznese-33 në ditë. Ja pse po e rishikon qeveria buxhetin

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mbi situatën në vend.

Në një status në “Facebook”, Tabaku nxjerr fakte që sipas saj tregojnë se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur. Tabaku llogarit se 60 % e investimeve të huaja, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.

Deputetja e PD tregoi të dhënat zyrtare për rënien e ekonomisë. Sipas saj nga janari në gusht janë mbyllur 9260 biznese ose 33 biznese në ditë. Tabaku thotë se qeveria po e rishikon buxhetin, sepse mungojnë 86 milionë dollarë, ndërsa borxhi publik është rritur ndjeshëm.

Sipas saj, duke llogaritur edhe PPP, borxhi është 83% apo 20% më i lartë sesa kur PS mori qeverinë.

STATUSI I TABAKUT
Nuk shpëtohet ekonomia duke shpresuar në kopje, zoti Ministër!
Ministri Ahmetaj nga rehatia e kolltukut të parlamentit foli sot i shkujdesur për Aktin Normativ dhe arritjet e qeverisë me pushime. Ndër arritjet që ai theksoi me tonin grotesk që shoqëron zakonisht raportimet aspak serioze të ministrisë që përfaqëson, vërehej dhe krenaria e tij për rritjen e disa zërave specifikë. Ndërsa në një miks reagimesh dhe frustimesh për akuzat e vërteta të opozitës u përpoq të justifikohej.
Një nga pikat që ai theksoi më fort në ligjërimin e tij grotesk ishin Investimet e huaja. Pretendimi ishte që investimet e huaja po njohin një rekord mbresëlënës, 210 milion euro pretendon ministri Ahmetaj se kanë sjellë të huajt në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë 2018. Po ta vendosësh ministrin përballë ministrit Ahmetaj të katër muajve më parë do të shohësh të njëjtën eufori për investimet e huaja, të njëjtin entuziazëm për një shifër tjetër. Ky lloj entuziazmi i ngjan atij të një nxënësi të dobët që ka përfituar nga kopja tek një student i mirë dhe ia ka arritur të marrë një notë të mirë jo nga zotësia e tij apo mësimi por nga kopja që ka mundur të marrë për katër vjet e disa muaj. Provojeni largojeni nxënësin e mirë nga banka përpara ministrit dhe shiheni se sa i zoti do të jetë ministri orator dhe entuziast me arritjet e kopjes.

Tani, Banka e Shqipërisë raporton sistematikisht se mbi 60% e Investimeve të huaja, pra vlerës 210 milionë euro që pretendon ministri, është produkt i TAP. Siç i madh dhe i vogël e di tanimë, TAP është një projekt i sjellë në Shqipëri nga qeverisja e PD, një projekt tejet serioz që i ka dhënë hov ekonomisë dhe investimeve në një kohë krize dhe euforie false. Por kjo nuk e pengon ministrin që të gëzohet si një fëmijë edhe kur Komisioni Europian nënvizonte jo më larg se një muaj më parë se “Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme.”

Ndryshe nga ministri dhe institucioni që ai përfaqëson, Komisioni Europian ka marrë nën vëzhgim të gjithë programin ekonomik të qeverisë (njësoj si opozita) dhe ka arritur në të njëjtin përfundim si ne si opozitë. Shqipëria rrezikon të përthahet si pasojë e mungesës së projekteve. Udhëtimet em charter sa nga Turqia në vendet ekzotike duket se nuk e kanë ndihmuar as ministrin dhe as qeverinë shqiptare që të sjellin një projekt serioz investimi.

E vetmja arritje personale e ministrit dhe qeverisë lidhet me rënien e kredisë për biznese por rritjen e lejeve të ndërtimit. Shqipëria, në të vërtetë, është vendi I vetëm në botë ku biznesi zhvillohet edhe kur kredia është me rritje negative në lidhje me biznesin. Kjo vjen si pasojë e aftësive të qeverisë për të integruar pastrimin e parave në biznes, për të prodhuar kështu një piramidë që mund t’i zërë nga dita në ditë shqiptarët poshtë. Por, njësoj si me krenarinë e një studenti që ka kopjuar dhe kalon klasën me të, është edhe krenaria e një ministri që rreh gjoksin për mbivlerësimin fallco të lekut. Një mbivlerësim që nuk i shërben askujt, pasi sot leku është në zhdukje, në sensin që shqiptarët konsumojnë më pak. Prova më e qartë për këtë janë bizneset, nga Janari 2018 në gusht 2018 janë mbyllur 9260 biznese, kjo do të thotë se 33 biznese në ditë janë mbyllur nga fillimi vitit deri më sot.

Disa biznese i vendosin fajin konsumit të ulët, të tjerë taksave të qeverisë (përfshirë dhe TVSH-në). Por, edhe këtu ministri duhet mirëkuptuar. Kur ai flet për rritje të konsumit e ka fjalën për rritje të konsumit në sportelet e marketeve të oligarkëve avokat i të cilëve ai është shndërruar. Në këtë aspekt tani për tani ministri ka të drejtë, konsumi tek oligarkët është rritur sikundër edhe mirëqenia e tyre. Çështja është që Shqipëria banohet nga shqiptarët dhe jo nga oligarkët të cilëve ministri i bën yzmetin e përvtishëm në paketat fiskale dhe matrapazllëqet e taksave.

Arsyeja përse qeveria po risheh buxhetin lidhet ngushtë me mosrealizimet e taksave, kjo në fakt ka qenë arsyeja e vërtetë e saj nga 2014 e këndej. Të dhënat e 7 mujorit për të ardhurat referojnë një mosrealizim prej 86 milionë USD, imagjinoni më së paku se sa do rriteshin pensionet realisht për gjithë vitin nga qeveria nëse do të kishim më shumë eficencë?

E frikshme, për 8 muaj u mbyllën 9260 biznese-33 në ditë. Ja pse po e rishikon qeveria buxhetin Read More »