Opinione

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para: Rama nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para me sfidën që i bëri qeverisë nga Shkodra, ku foli me emra dhe mbiemra të kriminelëve që janë miqtë e famshëm të mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Në shkrimin e publikuar në ‘360gradë’, analisti shprehet se kryeministri Rama është në mungesë të rezultateve në investime të rëndësishme, ndërkohë që njerëzit në Shqipëri po vriten si miza.

“KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë…”, shkruan ndër të tjera Zheji.

Reagimi i Artur Zhejit:

Sot (dje) Kuvendi ishte i shkretë, ndërsa Opozita e sfidonte nga Shkodra, me emra dhe mbiemra kriminelësh dhe keqbërësish që janë miqtë e famshëm të Shumicës së sotme parlamentare dhe qeverisëse.

Shumica sot përfaqësohej nga Gramozi dhe nga Taulanti, që fliste kundër krimit dhe trafikut, duke qënë ende në të freskët të asaj që i ndodhi në Greqi, ca ditë më parë…

Ndërkohë që KM-ja, në një mbledhje të trishtuar sa më ska, u fliste mësuesve të sjellur aty me pahir a me të ndjellur, për suksesin e madh të librave shkollorë që paska shpërndarë falas këtë vit, që Qeveria e tij shpëtimtare.

Pastaj Km-ja, mbllaçiti ca fjalë të rrëmujshme që tekstet e librave shkollorë, janë këtë viti më të mirë dhe më të saktë se kishin qenë më parë skandalozë…

Ka 5 vjet KM-ja që mbarështron Ministrinë e Arësimit, kujt i hakërrehet që nuk e bëri vetë më parë?

Në kapsllëk të rezultateve, e mbllaçiti edhe Taulanti këtë të librave shkollorë, ndërsa KM-ja, e bëri dy herë të njëjtën mbllaçitje, ndërkohë që njerëzit po vriten si mizat me plumb të nxehtë, pa folur për aksidentet, pa folur për rrugët e munguara, pa folur që nuk ka një nënkalim në hyrje të Tiranës, apo asnjë kilometër hekurudhë dhe asnjë investim për të qenë.

Dhe lista e mosbërjeve është shumë e gjatë, ndërsa mospërmbajtja e krimit të organizuar, në ndëshkime dhe larje hesapesh, është shpërthyese dhe terrorizuese, nga Shkodra deri në Vlorë.

Si vazhdon më tej kjo punë, as vetë KM-ja nuk e di ta shthurrë, lojën e rrezikshme me njerëz të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, që ka vetëthurur. Me iluzionin se mund të zbusë edhe ujqit, që ata të hanë edhe nga dora e tij, i ka mësuar ata të harbohen sit ë plotëfuqishëm.

Por ujku nuk ngopet me gjak, barinjtë rrëfenjë se kur ujku, bandit apo oligark qoftë, kur ujku pra, bie në kopenë e dhënve dhe e zë gjaku, mbyt 100 kokë dhe merr me vete vetëm 1.

Se po të përllogarisësh pasurinë e ujqërve tanë, banditë apo oligarkë qofshin, kanë sot aq para e prona, sa të hanë e të plasin së ngrëni, e të jetojnë në lluks, për dhjetë breza, por përsëri etja e parasë, si etja e gjakut për vampirët u zhurit ende shpirtin.

KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë…

Artur Zheji thotë se opozita ka fituar pikët e para: Rama nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin Read More »

“Si u rikthye në radhët e policisë i përjashtuari dy herë nga PS, pagoi Safet Gjicin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon një ‘aferë’ ku implikohet presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici.

Berisha shkruan se si një i përjashtuar dy herë nga radhët e policisë gjatë qeverisjes së PS, pagoi Gjicin për t’u rikthyer në detyrë. Ndërkohë, denoncuesi pohon se bëhet fjalë për shtetasin Ylber Duraku, i cili është emëruar sipas tij në drejtorinë e Burgjeve, si oficer me gradë të lartë.

DENONCIMI TEK BERISHA

Ndeshkimet si dekorata per narkoqeverine! I perjashtuari nga dy qeveri socialiste nga policia, paguan Gjicin dhe rikthehet nga Narkoqeveria! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor.ja cfar po ndodh sot ne drejtorin e burgjeve…..me bekimin e kryehajdutit Safet Gjici ne burgun e kukesit emrohet oficer me grad te larte ..Komisar… Ylber Duraku person i perjashtuar dy here nga radhet e policis se shtetit , perjashtuar me urdher nr.631/4 date 13.12.1999 eshte liruar nga detyra me motivacionin ‘ Per kryerje te shkeljeve te renda ne detyre’dhe rimerret perseri ne polici oficer policie ne vitin 2001.

lirohet perseri nga detyra me urdher te drejtorit te pergjithshem te policis nr.1146/8 date 31.12.2004 me motivacionin’Shkelje Betimie munges korrektesie ne kryerjen e detyres’….

Është emëruar oficer ne drejtorin e burgjeve me 16.07.2018 me detyr e grad te larte. Po rikthehen ne burgje oficeret e perjashtuar nga policia si militante partie per te shkatrruar dhe kete pak streh te mbajtur gjalle me shume mund…….ketij personi me ndermjetsimin e safet gjicit i eshte leshuar Vertetimi i Personalitetit ..

Pozitiv dhe strukturat tjera ligjzbatuse nuk funksionoj fare ne kukes sepse jan nen presionin politik te Safet Gjicit dhe shefit te komisarjatit kukes Arben Bashes….e ngre kete problem vetem nga besimi qe kam ke ju ..respekt”

“Si u rikthye në radhët e policisë i përjashtuari dy herë nga PS, pagoi Safet Gjicin” Read More »

Revoltohet gazetari/ Ja kush është kompania më “legene” në botë

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri është shprehur mjaft i ashpër në lidhje me një nga kompanitë ajrore që operon në Shqipëri, duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të saj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shprehet tepër i revoltuar ndaj kompanisë “Blue Panorama, për të cilen thotë se është sic e cilëson ai “kompania më legene në botë”.

Tomorry shkruan se kompania në fjalë, e ka emrin loë cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro.

“Pse eshte legene? 1- Sepse e ka emrin low cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro. 2- Sepse ta shtyn fluturimin 16 ore pa lajmeruar. 3- Sepse nuk i behet vone fare se ne 5 mije njerezit qe ka lene rrugeve sot ne Rinas ka te semure, te paralizuar apo te tjere qe kane patur halle apo pune qe nuk i shtyjne dot. “-shkruan ndër të tjera gazetari Tomorri.

Postimi i plotë:

Kush eshte kompania me legene ne bote? Blue Panorama.

Pse eshte legene? 1- Sepse e ka emrin loë cost, por bileten per Milano ta shet 350 euro. 2- Sepse ta shtyn fluturimin 16 ore pa lajmeruar. 3- Sepse nuk i behet vone fare se ne 5 mije njerezit qe ka lene rrugeve sot ne Rinas ka te semure, te paralizuar apo te tjere qe kane patur halle apo pune qe nuk i shtyjne dot.

Tani, ne kushte normale kete pune e zgjidh tregu. Por kur ti ble nje produkt apo sherbim qe nuk te dorezohet sipas kushteve te rena dakord ne kontrate (bilete) atehere ky quhet mashtrim.

Kjo eshte arsyeja se pse ka shtet qe forcon zbatimin e kontratave dhe ne rast moszbatimi te kontratave vendos penalitete te pala qe e shkel ate.

Si e bene shteti kete? Permes rregullatorit. Ketu ka asimetri informacioni (Kur dikush ble nje bilete nga BP ai nuk e di qe kompania do e mashtroje, kurse BP-ja e di mire qe po e mashtron).

Cfare ben rregullatori ne kete rast?I bie kokes kompanise dhe kompeson palen e demtuar. Ja keshtu funksionon shteti normal. Kaq e thjeshte eshte.

Revoltohet gazetari/ Ja kush është kompania më “legene” në botë Read More »

Basha trondit me deklaratën e tij në Shkodër: Janë rrëmbyer dhe dy fëmijë

Kryetari i Partisë Demokratike ka tronditur me deklarëtn e tij në Shkodër ku pasi renditi ngjarjet kriminale të ndodhura kohëve të fundit atje, deklaroi se në qytetin verilindor janë rrëmbyer dhe dy fëmmijë por janë kthyer në xhirin familjar pasi mafia i arriti qëllimet e saj të gjobvënies.

“Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjeve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies”, tha Basha.

Nga ana tjetër si tregoi arsyen pse sot nuk është opozita në Kuvend për fillimin e sesionit parlamentar.

“Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesionit të ri palamentar. Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha ndër të tjera.

Sipas Bashës sa kohë që Rama të jetë kryeministër vendi në këtë gjendje do të jetë. Nga ana tjetër ai deklaroi se Fatmir Xhafaj tashmë nuk është ministër i Brendshëm por thjeshtë vëllai i “Geron Xhafës”.

Basha trondit me deklaratën e tij në Shkodër: Janë rrëmbyer dhe dy fëmijë Read More »

“Ju kam dhj*rë mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve”

Nga Mentor Kikia

Dashuria për Shqipërinë nuk tregohet duke bërë shqiponjën me duar Edi Rama lëshoi dy batuta, të shtunën në Vlorë, ndërsa fliste për turizmin, të cilat unë dua ti risjell:

“Në drejtim të pastërtisë, kemi bërë përparime. Nga shumë pis, tani jemi pis”. “Ju që e doni këtë vend, mos e tregoni dashurinë vetëm kur luan kombëtarja, por duke mos e ndotur atë”.

Qeveria e Ramës do të ikë duke mbajtur të njëjtat përgjegjësi dhe të njëjtat dështime në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e mbetjeve.

Por sot dua të merrem me njerëzit. Këto foto i bëra këtë të dielë në Dajt. Shumë njerëz i frekuentojnë lëndinat e parkut. Kaq shumë kishte sa çdo ngastër hapësirë dukej si një mjedis feste. Tymi i zgarave dhe aroma e mishit të pjekur shpërndaheshin ngado.

Por pisllëku ishte i pranishëm, po ashtu, ngado, në çdo cep. Ishin mbetje të vjetra, të një viti më parë ndoshta, e të javëve të fundit.

U largova pa pritur fundin e gostisë, pasi nuk do të doja ti shikoja shfrytëzuesit e natyrës të largoheshin njëri pas tjetrit duke lënë aty kanaçet e birrave, qeset e qymyrit, letrat, bidonat e ujit e pampersat e fëmijëve.

Pikërisht! Ju kam dhj… mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve.

Mu në britmat nacionaliste më flamuj kuqezi e në nervin atdhetar që ju preket kur ju shajnë edhe një futbollist shqiptar në Zvicër.

Tregojeni dashurinë për këtë vend, duke e respektuar atë, duke e ruajtur e mbajtur pastër. Askujt nuk i kushton asgjë, që mbeturinat që prodhon ti fusë në një qese e ti zbresë në qytet me makinë. Ja me sa pak bëhesh atdhetar!

“Ju kam dhj*rë mu në shqiponjën që bëni me kryqëzimin e duarve” Read More »

Ish Drejtori i Policisë Shkodër: Krimi jashtë kontrollit në këtë qytet

Ish drejtori i policisë së shtetit Mit’hat Havari i ftuar në Fax News foli për situatën kriminale në vend. Havari u shpreh se krimi në Shkodër po gëlon dhe është i pakontrolluar. Ndër të tjera Havari tha se policia e shtetit ndër vite është e politizuar dhe sipas tij nga ky politizim do të ketë gjithmonë probleme me rendin.

Angazhimet e ministrave kanë qenë të shtrira në kohë. Problemi është se ministrat e politikës shqiptare të majtë dhe të djathë që kanë qenë në kohë, duhet të kenë një strategji të qarta për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, nëpërmjet strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Tani unë Shkodrën e njoh se kam qenë drejtues i atij rrethi vite më parë dhe më vjen shumë keq të them, që Shkodra nuk ka ndryshuar dhe atje ka probleme të thella me strukturën. Struktura e policisë në Shkodër lë për të dëshiruar ndër vite.

Nuk mendoj se ngjarjet kriminale në Shkodër kanë lidhje me njëra- tjetrën, por mund të them se krimi në Shkodër gëlon dhe është i pakontrolluar. Për mua qeveria shqiptare në kushtet ku është sot duhet të hartojë një plan pilot.

Ka ardhur koha që për Shkodrën dhe Vlorën që kanë një veprimtari kriminale të egër sidomos për krimin, të zëvendësojë strukturat e policisë.

Ne kemi faj që nuk kemi ndryshuar gjendjen, pasi akoma në Shkodër vazhdon dhuna në Komisariate. Nëpërmjet medias në Korçë kam informacion se vazhdon të ushtrohet dhunë në komisariate. Drejtorët duhet të kërkojnë ultimatum që mos të ushtrohet dhunë. Nuk mund të zbulosh një krim duke ushtruar dhunë. Policia shqiptare prej vitesh është politizuar. 90 përqind janë të emëruar nga qeveria e majtë.

Nga politizimi i policisë së shteti në Shqipëri do të ketë gjithmonë probleme me rendin. Nëse këta bëjnë diferenca. Struktura dhe strategji këta duhet të zhvishen politikisht.”

Ish Drejtori i Policisë Shkodër: Krimi jashtë kontrollit në këtë qytet Read More »

Artan Hoxha deklaratë bombastike: Sot do të kishim dëshmorin e parë të medias, ja kush fshihet prapa

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë alarmin pas kërcënimit që ju bë mëngjesin e sotëm gazetarit Julian Shota, teksa ishte duke raportuar mbi një shpërthim tritoli në Laç. Artan Hoxha e cilëson këtë rast shumë më të rëndë se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa shprehet se sot mund të kishim dëshmorin e parë të fjalës së lirë, ku shton se sot për herë të parë krimi goditi hapur fjalën e lirë.

Gazetari Shota u kërcënua hapur nga pronari i lokalit që i ishte vënë tritol, i cili i drjetoi pistoletën duke i kërkuar të mos filmonte mbi ngjarjen, pasi sipas tij, as policia nuk do ta jepte këtë ngjarje. Në mesazhin e tij solidarizues, Hoxha thotë se është në krah të gazetarit Shota, i cili nuk u mbështet as nga mediat, as nga politikanët dhe as nga diplomatët, ndërsa i drejton një mesazh dhe kërcënuesit. Sipas Artan Hoxhës, kërcënuesi thjesht ka bërë çfarë ka parë dhe dëgjuar për gazetarët këto kohë, duke shtuar se fajtori i vërtetë me kobure është elita jonë politike, nga i pari tek i fundit.

Postimi i Artan Hoxhës:

Fryma e krijuar ne vend, e sulmeve e kercenimeve kunder reportereve te terrenit nen sponsorizimin direkt te klases politike sot ka dhene nje mesazh edhe me te rende. Korrespondenti i Report TV dhe news24 qe mbulon nje nga zonat me problematike ne vend, Fushe Kruje-Kruje-Lac-Mirdite, eshte kercenuar haptazi, diten per diell, ne mes te qytetit, mes dhjetera deshmitareve, per te vetmin motiv se po bente nje kronike per nje shperthim eksplozivi ndaj nje biznesi privat. Kercenimi ka qene i qarte si drita e diellit, gazetarit i eshte kerkuar te mos raportoje, ne te kundert ai, familja e tij jane te identifikuara dhe do te kene pasoja. Sikur te mos mjaftonte kjo, kercenuesi ka mbushur pistoleten(nuk e dime ende me leje apo pa leje, por meqe jemi ne Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet ne brez ndonje kobure) dhe ia ka drejtuar ne fytyre gazetarit. Sikur te mos kishin nderhyre persona te afert te kercenuesit dhe tia bllokonin doren qe mbante armen nuk dihej cfare do te kishte ndodhur dhe mbase sot do te kishim deshmorin e pare te medias te vrare ne krye te detyres(larg qofte).

Kercenimi kete radhe eshte shume me i forte se ndaj Klodiana Lales. Kercenuesi kete radhe nuk eshte kujdesur fare qe te fsheh fytyren e tij ne terrin e nates apo te qellonte tinez mbi muret e shtepise se gazetarit. Kercenimi me jeten e gazetarit eshte bere me tyten e pistoletes, ne fundin e se ciles qendronte gati nje fishek qe do ti mjaftonte vetem nje rrudhje gishti per tia derdhur trute ne toke reporterit. Kete radhe kercenimi me pistolete te mbushur drejtuar mbi fytyren e gazetarit ka emer, ka fytyre, ka deshmitare, vetem shefi i policise per fat te keq ka shkuar me leje.
Kjo eshte te leshosh piskamen deri ne kup te qiellit!!! Kjo deshmon qarte se fryma e krijuar ndaj detyres se reportereve te terrenit per te informuar publikun eshte jashtezakonisht e rende dhe teper e rrezikshme per jeten e tyre…

Cudia kete radhe qendron ne faktin se reporterin qe banon ne qytetin e njohur si “kryeqyteti tritolit” ne Europe, Fushe Kruje, nuk ka dale ende askush ta mbroje vec medias ku punon. Madje, media e korrespondentit tjeter qe ka qene ne vendngjarje nuk ka dhene ende asgje mbi kercenimin. Nuk e di motivin por mesa e di une, korrespondentet e News24 dhe Report TV ne kete zone jane babe e bir. Me sa duket fakti qe kete radhe te kercenuarit nuk banojne ne Tirane, nuk punojne ne redaksite qendrore te televizioneve ne kryeqytet, nuk u kane bere ndonje sherbim te vecante pushtetit apo opozites. Ende kryeministri nuk e denuar aktin dhe “kercenuar” krimin. Ende shefi opozites dhe qytetari digital nuk e kane denuar aktin kriminal dhe “kercenuar” kryeministrin, se po iu prek nje qime floku Julian Shotes nuk do te gjej vrime ku te futet. Mbase nga qe mendojne se kete radhe nuk mund te fitojne aq kapital politik sa ne rastin e Klodianes.Ende presidenti Meta nuk i ka bere telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit. As shefja e LSI, Kryemadhi, as vet Tit Vasili nuk jane shprehur akoma te indinjuar per kete kercenim ndaj fjales se lire dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale te qeverise Rama me mafian. Akoma nuk po shoh ne rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga koleget me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-se nuk kane bere ende nje deklarate ne mbrojtje te Julianit…

Per te gjitha keto qe permenda me siper dhe shume te tjera qe nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme eshte akoma dhe me e rende se ajo e Klodianes, dhe jeta e Jualian Shotes dhe familjes se tij eshte edhe me shume e rrezikuar. Mos harroni ne Lac nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojne kurre. Ca me keq, banesa e Julianit eshte ne Fushe Kruje, ku nje kallep tritoli e gjen me kollaj se nje kanoce birre. Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen time Julian Shotes korrespondentit te Report TV dhe korrespondentit tjeter te news24. Prandaj sot duhet te jemi me Julian Shoten dhe ne krah te tij, sepse ate nuk po e mbron as politika dhe as diplomatet edhe pse ai eshte kercenuar qartazi ne krye te detyres(pa patur nevoje te hamendesojme mbi motivin)….

Dhe ne fund dy fjale per kercenuesin. As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as me intereson kush eshte. Ai thjeshte ka bere cfare ka pare dhe cfare ka degjuar per gazetaret keto kohe. Fajtori i vertete me kobure drejtuar mbi fytyren e reportereve nuk eshte ai, eshte elita jone politike, nga i pari deri tek i fundit. Jane ata qe na sulmojne nga mengjesi ne mesnate, live nga ekrani pa u hyre gjemba ne kembe. Jane ata qe bejne sikur na dalin ne krah kur u duhet per kapital politik, por qe heshtin si shurdh-memece per raste si ky I sotmi. Julian Shota, qendro i forte, ti nuk je vetem….

Artan Hoxha deklaratë bombastike: Sot do të kishim dëshmorin e parë të medias, ja kush fshihet prapa Read More »

De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë shpejt

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa ekip. Ai kishte shpresa se do të drejtonte ekipin kombëtar të Polonisë, por në fund marrëveshja nuk u arrit dhe italo-shqiptari mbeti pa skuadër.

Italiani e përjetoi keq dhe vazhdon të flasë me keqardhje për atë eksperiencë. Këtë herë, në një intervistë për mediet polake foli në lidhje me mosmarrjen e stolit të Polonisë, por dhe për aventurën me Shqipërinë.

I pyetur nga gazetari polak, nëse aventura me Shqipërinë ishte momenti më i mirë në karrierën e tij, ai u përgjigj: “Modenën dhe Torinon i kam ngritur nga Seria B në Seria A, më pas i kam lënë ekipet. Kam qenë në vendin e 13 në elitën e futbollit italian. Më pas kam marrë Shqipërinë si një trajner i formuar dhe jam shokuar kur u binda se si fansat ishin të çmendur pas futbollit. Më kujtonte mua Napolin në Itali. Arritja e Euro 2016 krijoi një valë entuziasmi në të gjithë vendin, njerëzit u çmendën me prezantimin tonë”.

“Të punosh me shqiptarët nuk është e lehtë, duhet të kesh humor të mirë, të flasësh gjatë me ta dhe të përkthesh. Ata janë euforikë pas fitoreve dhe duhet t’i kthesh me këmbë në tokë. Ecëm para me djemtë dhe dhuruam një paraqitje të mirë në Francë. Ne ishim duke kaluar grupin. Fitorja me Rumaninë u prit njësoj siç përjetohet fitimi i Kupës së Botës në vendet e tjera”, u shpreh De Biasi.

Tekniku italian u pyet dhe në lidhje me largimin nga detyra. “Në kualifikueset e Kupës së Botës na ra një grup shumë i vështirë. Ne nuk luajtëm futboll të keq. Në atë pikë, unë thashë se kam nevojë për sfida të reja, të ndryshoja mjedis dhe vendosëm me Federatën se ishte koha për t’u ndarë.

“Do të shkoja në Shqipëri për pushime, por nuk do të kisha kohë për të pushuar, pasi do të më duhej të jepja autografe dhe të bëja foto. Një kënaqësi e madhe për trajnerin dhe lojtarët, pasi ti e ndjen se i ke dhënë njerëzve lumturi”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë./njekomb

De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë shpejt Read More »