Opinione

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë

Pas kaosit të shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ish-zv/kryeministri në qeverinë e PD, Bashkim Kopliku, bën thirrje që të mbrohet puna e kryeprokurores Arta Marku. Përmes një stautsi në rrjetet sociale, Kopliku shkruan se mbështetja e Markut është patriotizëm. Duke iu referuar letrës publike të 10 prokurorëve të penalizuar nga Arta Marku, Kopliku i quan ata dezertorë.

Statusi i plote:

Mbështetja e kryeprokurores znj. Marku, patriotizëm

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, zonja Arta Marku, na ka thirrur ta ndihmojmë: ta ndihmojmë që të ndërtojë Shqipërinë (e kam fjalën për thirrjen e saj publike “të dashur qytetarë të vendit tim”, që ajo ka botuar sot, më 21.09.2018). Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë të ndërtosh Shqipërinë demokratike, se nuk ka vend demokratik, nëse korrupsioni dhe krimi komandon, del sheshit, dhe i përkrahur nga politika, masmedia deri tek llapaqenët e kafeneve tona.
Problemi është tejet shqetësues: detyrohet të kërkojë ndihmë në popull Prokurorja e vendi!!!

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata “dhjetë” të “krimeve të rënda”. Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara.

Ta mbështesim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Ndërkombëtarët, kryesisht ShBA dhe BE, po na bëjnë drejtësinë demokratike, lexo drejtësinë e pastruar nga krimi. Vettingun më së fundi po ecën, edhe ai nën sulmin e po atyre njerëzve që sot sulmojnë Prokuroren znj. Marku. Por po ndërkombëtarët na ndihmuan duke insistuar që të vihej një Prokuror sa më i ndershëm, sepse ndërkohë që kryhej vetingu, nuk mund të lihej Prokuroria në dorën e prokurorëve gangsterë që nuk e kanë kaluar akoma sitën e Vetingut. U vendos kryeprokurorja znj Marku, duke u votuar nga Parlamenti që kemi zgjedhur vetë ne.

Prokurores Marku i duhet të bëj stan me lepuj, se prokurorët e “pa–vettuar”, janë thjeshtë “lepuj”, e do të bëhen “deshër” vetëm pas kalimit të vetingut. Asaj i takoi nderi dhe puna e rëndë që me këtë turmë “të pasitur” prokurorësh të dyshuar si të korruptuar e të paaftë (të dyshuar, sepse do të kalohen të gjithë në hallkat e vetingut), t’i komandojë në punë sa më të dobishme të mundshme.

Të gjithë e dimë tashmë se kush janë si shumicë ata prokurorë, që vetë gjithë jetën e tyre nuk kanë zbatuar afate e procedurat ligjore, që sot ia kërkojnë me hipokrizi Arta Markut (jo na thirre në mbledhje “një ditë para” e jo “tri ditë para”). Ata bëjnë përpjekje mjerane , që të justifikojnë dezertimin e tyre nga lufta kundër krimit: kanë frikë, se u duhet të luftojnë kundër atyre që i kanë mbajtur deri sot me pare, me emërime, me favore. Faktet tregojnë se pjesa më e madhe e prokurorëve, janë vetë pjesë përbërëse e krimit të organizuar dhe e së keqes në Shqipëri, pra janë thyersit nga më të rrezikshmit e ligjeve.

Miq të fb, ta mbështesim, me qëndrimin e secilit prej nesh, kudo ku është, në masmedia, në biznes, në kantjer, në punë në fshat a qytet, në kafe e në zyra, këtë zonje të madhe: nuk i kemi me shumicë këta lloj njerëzish, prandaj t’i ruajmë, duke dhënë me këtë mbështetje edhe ne një kontribut në çështjen madhore të ndërtimit të një Drejtësie sa më të pastër, edhe në Shqipërinë tonë.

Habit ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun nga sulmi i prokurorëve dezertorë Read More »

Arrestimet e bujshme, Artan Hoxha jep detaje: Hetimet kanë lidhje me…

Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit Oaz, ku u arrestuan 11 persona, si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se ky operacion është ndërkombëtar dhe ka patur një rezultat të suksesshëm.

Hoxha ka thënë se dy nga akuzat më të rënda që rëndojnë për të arrestuarit e këtij grupi, janë ato të vrasjes me dashje të dokumentuara. Gazetari Artan Hoxha ka treguar në studion e lajmeve në Report Tv se 2 vrasjet e dokumentuara nga policia, janë ato të viteve 2000, ku më 7 shkurt 2001 Behar Bajri dhe Ilir Bajri akuzohen se kanë vrarë Arben Tuzin në Tiranë.

Hoxha ka thënë se vrasja e dytë për të cilën akuzohen Bajrajt është ajo e 20 qershorit të vitit 2002, për Fabiola Bajrin, që ka qenë gruaja e Behar Bajrit. Fabiola Bajri është raportuar si vetëvrasje, ka thënë gazetari Hoxha, ndërkohë që ende nuk dihen provat e reja që ka gjetur prokuroria për këtë dosje.

Intervista e plotë:

Operacioni në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Bruksel, çfarë ndodhi dje?

Operacion ndërkombëtar, hetim i kryer nga prokuroria por edhe autoritetet belge dhe holandeze. U asistua policia nga autoritetet belge dhe gjermane. Kemi një aksion që dje ka patur veprime konkrete në disa zona të Shkodrës, Tiranë, Roterdam dhe Bruksel. Nuk dihet ende kush janë të shoqëruar, e kush të arrestuar. Dje u arrestuan 7 persona, më 6 shtator u arrestuan 4 persona pas vrasjeve në Shkodër, që kulmuan me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Nga renditja që ka bërë policia e Shtetit personave të arrestuar, emri i parë dhe më i rëndësishëm është Behar Bajri. Behar Bajri deri para disa ditësh ka qenë në Shkodër, se di pse u arrestua jashtë vendit. Të gjithë ndalimet janë bërë me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda. Ndoshta më 6 shtator s’kanë qenë gati këto urdhër-arreste. Behar Bajri, Ilir Rustemi është vëllai i Safet Rustemit. Pas 3 seancave shumë të zjarrta në seancat belge, Safet Rustemi u kthye në Shqipëri nga një gabim i gjykatave belge, që e kishte depërtuar nga vendi. Ndërkohë pjesa tjetër e të ndaluarve, Astmer Bilali është në arrest shtëpie. Ndërkohë 3 të tjerët, Ilir Rustemi, Erogen Brajoviç nuk figuron në listë dhe Emrah Plaku, janë nën masë sigurie arrest me burg 30 ditë. Nuk e di nëse me masat e reja janë përfshirë edhe këta.

Si u arrestuan anëtarët e grupit të Bajrajve?

Janë përdorur metoda speciale, përgjim, dronë, janë përgjuar telefonat. Edhe operacioni i datës 5 që pamjet e para që dolën nga operacioni i RENEA-s, dolën nga një lokal në lagjen Dobraç në Shkodër, ku jeton familja Bajri. Policia u kujdes që pamjet të dilnin aty. Gjatë aksionit të djeshëm, ndërhyrja në Tiranë është bërë në një zonë pranë Xhamllikut, në një bilardo. Aty janë ndaluar Safet Rustemi dhe 2 të tjerë, pjesa tjetër është bërë në Shkodër. Në Shkodër janë arrestuar Ismet Idrizi, dhe të tjerët. Mënyra si do të vijojnë hetimet është e rëndësishme. Ai që cilësohet si drejtuesi kryesor i grupit nuk është Safet Bajri.

Unë kam dosjen hetimore të prokurorisë belge dhe personi tjetër është Enver Bajri, që është kryesori dhe nuk është ndaluar. Po të shohësh vendimet e policisë dhe prokurorisë, nuk i ka bërë RENEA aksionet. Janë disa detaje që do të dalin, në informacionin që kam unë, edhe skuadra operacionale janë identike. Dallimi është që kemi të bëjmë me një skuadër civile që nuk identifikohet. Skuadra operacionale ndërhyn kur nuk duhet rënë në sy, kjo skuadër grumbullon informacion dhe gjurmon, në dallim nga RENEA.

Sa kohë kishte që lëvizte Safet Bajri në Tiranë?

Një pjesë e këtyre personave që pas datës 6 shtator kanë lëvizur nga qyteti i Shkodrës. Sigurisht, në intervistën që unë i mora, ai tha se priste që të vinte dosja nga autoritetet belge. Në Lushnje dhe Elbasan, janë arrestuar disa persona. Në akuzat që janë bërë janë një mori akuzash.

Këtu të ndalemi, ka një sërë akuzash nga vrasja tek trukimi i ndeshjeve. Janë akuzat e autoriteteve shqiptare këto?

Po, sepse autoritetet shqiptare nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Se di si do të funksionojnë për Behar Bajrin. Të dyja prokuroritë që kanë hetuar do të shkëmbejnë informacion mes tyre. numri i madh i akuzave, të kemi parasysh se jemi në momentin e ndalimit, më vonë mund të bien ose mund të shtohen. Çdo njeri që kapet me armë, ka një akuzë të tillë. Në 5 shtator, RENEA sekuestroi 4 automjete të blinduara, 4 në Kiras e 2 në Dobraç. Për mënyrën si ata funksionojnë, kjo është normale. Dhe Safet Bajri është kapur me armë. Hetimet janë bërë nga prokurori Blerim Tominaj, një prokuror i vjetër. Më ranë në sy dy çështje: Vrasje të ndodhura në Shkodër, 7 shkurt 2001 dhe 20 qershor 2002. Kam hyrë në arkiv

Ngjarja e vitit 2001 bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2001 në Tiranë ku u vra Arben Tuzi në Vasil Shanto, hetimet për këtë ngjarje janë zhvilluar më vonë. Pas 17 vitesh është rihapur kjo dosje, në atë kohë Behar Bajri ka qenë 20 vjeç. Edhe Ilir Bajri ka qenë shumë i ri.

Më 20 qershor 2002 është vrarë Fabiola Bajri, 16 vjeç. Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. Nuk dihet se cila ka qenë prova e re. Këto janë dy ngjarjet më të rënda dhe janë të vjetra në kohë. Janë ngjarje të mbyllura dhe të rihapura. Për rastet e tjera nuk është dhënë informacion cilat kanë qenë konkretisht.

Si ka funksionuar gjobëvënia e këtij grupi?

Zona territori brenda të cilave gjenden edhe tregjet e qytetit. Këto lloj tregjesh detyrohen që të paguajnë një pagesë të rregullt personave që kontrollojnë territorë të ndryshme. Për të garantuar jetën dhe biznesin. Ky operacion nuk do t’i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër. Sepse kur policia ndërhyri, ndërhyri në dy zona. S’kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova.
Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet. Ky ishte grupi më i rrezikshëm. Tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë. T’i vihet fre akuzave politike.

Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses. Në vitin 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD. Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD, deri para 2-3 muajsh ka qenë në mbrojtje të bashkisë Shkodër dhe po mblidhte vota. E ka thënë dhe në intervistën me mua.

Në intervistë ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje. Familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon  policinë belge. Sipas Berishës, qeveria ka kapur bandën e tij. Në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës. Kur kemi një luftë të tillë, me vrasjen e Boran Bërçanën situata u agravua dhe ndodhën disa vrasje që janë pa autorë, përfshirë dhe Fatbardh Licin.

Ngjarjet për mënyrën sesi ndodhën, kemi të bëjmë me dallime të forcave politike. Mbështetini të gjithë personat që janë të përfshirë në vepra kriminale. Ndërkohë unë kam dosjen e autoriteteve belge.brenda javës së parë të gushtit, kanë ardhur agjentë federalë. Nuk e publikova lajmin, mes tyre është një personazh shumë i njohur, oficeri federal Stiven, që flet shqip. Është belg dhe është një nga gjurmuesit më të mirë të shqiptarëve në Belgjikë. Në listën e autoriteteve belge përfshihen Safet Rustemi, Sokol Shitani, Tomorr Miftani, Milan Borisov, pra siç shihet ka shumë shqiptarë. Në një klub ka patur një përplasje, duke parë të gjithë dosjen në tërësi duket e pamundur të falënderosh dikë dhe të mos falënderosh këtë këtu në Tiranë. Po të kishte dekonspirim s’do kishte arrestim. Nga e gjithë lista, vetëm njëri nuk është kapur.

Një nga akuzat është trukimi i ndeshjeve, emri tjetër është Armir Grimaj dhe Fabiol Rexhepi?

Unë e njoh, ka qenë portier dhe kapiten tek Vllaznia, pastaj drejtues e derisa u bë trajner i klubit të femrave. Se di në çfarë elementësh është përfshirë, do dalë nga hetimi. Nuk është hera e parë që në Shkodër ka patur dyshime të tilla. Një ish-trajner dyshohet se ishte në kontakt me një person të tillë, dhe në rastin konkret do të jenë hetimet që do të zbardhin këtë problem. Edhe Astmer Bilali ishte sportist. Kanë njohje personale, por ne do ta mësojmë në fund të historisë. Ngjarja më e rëndë në hetim kanë qenë vrasjet e vitit 2001, 2002. Ka patur hetim dhe dënim, por sërish janë rihapur. Se dimë ende cilat kanë qenë provat e reja që janë gjetur. Policia thotë se Enver Bajri është në kërkim dhe nuk është kapur. Është fakt që ai s’është kapur. Akuza që është bërë në zgjedhjet e vitit 2017, është se familja Bajri ka ndihmuar PS dhe të majtën në Shkodër. Pra nëse në 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD-së, sot u godit grupi i Bajrit, që akuzohej se ishte familje që mbështeste të majtën.

A është ky operacioni më i rëndësishëm?

Me ata që kam mundur unë të kontaktoj, të gjithë nuk e fshehnin dot gëzimin për atë që kishte ndodhur. Pamë deklaratën e ministrit, Donika Prela dhe Blerim Tominaj, pjesë e 10-çes së famshme, ishin bashkë. A është ky një operacion më i madh?! Nga rezultatet që ka patur Forca e Ligjit, është suksesi më i madh, po të kemi parasysh goditjet që janë bërë gjatë kësaj kohe dhe nga 5 shtatori i këtij viti, nga operacionet në Rremas, Divjakë dhe urojmë që policia të bëjë  të njëjtën gjë në Shkodër sepse ende ka rrezik. Duhet të vazhdojë edhe në qytete të tjera ku ka grupe që e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arrestimet e bujshme, Artan Hoxha jep detaje: Hetimet kanë lidhje me… Read More »

Artan Hoxha tregon emrin e agjentit belg që shkatërroi grupin kriminal “Bajri”, paralajmëron goditjen e rivalëve në Shkodër

Gazetari Artan Hoxha shprehet se operacioni që çoi në 11 arrestime të grupit “Bajri” nuk do t’i japë fund asaj që po ndodh në Shkodër.

”S’kemi asnjë goditje në Kiras, vetëm në Dobraç. Në rast se duam ta zgjdhim duhet të jetë goditja gjithëpërfshirëse. Operacionet do të vazhdojnë. Në dijeninë time po. Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk jepen detaje dhe prova. Kemi të bëjmë me grupe që janë mbi 20 në aktivitet. Ky ishte grupi më i rrezikshëm. Tani do të shohim rivalin e grupit kriminal më të fuqishëm në Veri dhe forcën e policisë. T’i vihet fre akuzave politike”, thotë Hoxha.

Ai ripërsërit faktin se këto grupe kriminale kanë patur mbështetjen e politikës.

“Krimi nuk ka ngjyrë në Shqipëri. Mjafton të gjejë akses. Në vitin 2013, Armir Grimaj ka qenë kandidat i PD. Safet Bajri ka qenë mbështetës i PD, deri para 2-3 muajsh ka qenë në mbrojtje të bashkisë Shkodër dhe po mblidhte vota. E ka thënë dhe në intervistën me mua. Në intervistë ai ka thënë se ka qenë kryevëzhgues i PD-së në zgjedhje. Familja e tij është në mbështetje me të majtën. Janë akuzuar për lidhje, për favorizim nga qeveria. Pas vrasjes së Fatbardh Licit, vëllai i tij, ka thënë se po na sulmon banda e qeverisë, nuk e ka thënë me emër por iu referua familjes Bajri.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, madje në njoftimin që ka bërë sot, falenderon  policinë belge. Sipas Berishës, qeveria ka kapur bandën e tij. Në Shkodër duhet të goditen dhe të ndërpritet i gjithë seriali i vrasjeve që nga mina e telekomanduar që iu vu Lulzim Kullës. Kur kemi një luftë të tillë, me vrasjen e Boran Bërçanës situata u agravua dhe ndodhën disa vrasje që janë pa autorë, përfshirë dhe Fatbardh Licin. Ngjarjet për mënyrën sesi ndodhën, kemi të bëjmë me dallime të forcave politike. Mbështetini të gjithë personat që janë të përfshirë në vepra kriminale”, tregon ai.

Hoxha ka zbuluar për Report TV edhe emrin oficerit federal, i cili po merret drejtëpërdrejtë me goditjen e grupeve kriminale shqiptare me aktivitet në Belgjikë.

“Ndërkohë unë kam dosjen e autoriteteve belge. Brenda javës së parë të gushtit, kanë ardhur agjentë federalë. Nuk e publikova lajmin, mes tyre është një personazh shumë i njohur, oficeri federal Stiven, që flet shqip. Është belg dhe është një nga gjurmuesit më të mirë të shqiptarëve në Belgjikë. Në listën e autoriteteve belge përfshihen Safet Rustemi, Sokol Shitani, Tomorr Miftani, Milan Borisov, pra siç shihet ka shumë shqiptarë. Në një klub ka patur një përplasje, duke parë të gjithë dosjen në tërësi duket e pamundur të falënderosh dikë dhe të mos falënderosh këtë këtu në Tiranë. Po të kishte dekonspirim s’do kishte arrestim. Nga e gjithë lista, vetëm njëri nuk është kapur”.

Artan Hoxha tregon emrin e agjentit belg që shkatërroi grupin kriminal “Bajri”, paralajmëron goditjen e rivalëve në Shkodër Read More »

Vlora dhe s’ka tjetër

Nga Rudina Xhunga

Unë kam në Vlorë një apartament shumë të vogël, që më mjafton të pushoj dhe mësoj time bijë me dashurinë për qytetin ku linda.

Dikur nga ballkoni shikoja detin, perëndimi mbi Sazan më derdhej në shtëpi, tani e marr me mend që është, aty pas pallateve, ngjeshur e plasur, të gjitha bosh, me tabela mbi dritare, shitet.

Sa herë vij këtu, e vëzhgoj qytetin, ia dalloj dhe tregoj mungesat, më mërzit e trishton çdo kujtim që më kanë prishur e zëvendësuar me asgjënë.

Siç bën një njeri me gjënë që do më shumë. Duke dashur ta shohë më mirë, ta shohë aty ku duhet të jetë, aty ku ti ëndërron për të.

Por tani, kur dëgjoj aq shumë njerëz të thonë se Vlora kaq mundet, kaq di, se ja shikoni Korçën çfarë mrekullie, më kap inati.

Ç’lidhje ka Vlora me Korçën? Përvec faktin që ata kishin Peleshin dhe Vlora Gjikën. Tani Korça ka po Peleshin dhe Vlora Dritanin, fakt që ka të bëjë me qeverisjen dhe fondet për qytetin, asgjë tjetër nuk flet në favor të Korçës.

Keni parë korçar që mendon përveç se për hallet e veta?

Ja shikoni Peleshin, po për Korçën i dhemb zemra, edhe pse është zv/kryeministër.

Ndërsa një vlonjat mendon për të gjithë botën.

Pyesja komshiun dje si ia bën tani,  që nuk ka më gruan,  atë zonjën e shtatpakët, që dikur mbushte me buzëqeshje gjithe pallatin. Më tha: “Ah, ajo ç’më bëri, po ç’bëhet kështu moj vajzë, është zënë Haxhinasto me Ahmetaj, si zihen këta, këta duhet të shkojnë mirë. Do të na sjellin Berishën këta prapë?”

Apo të jesh në Vlorë të shikosh ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë, ti harron që je vërtet në Vlorë, qyteti befas shndërrohet në Bari, është më italian se çdo qytet italian, për nervin dhe të sharat që hanë gjermanët, kur shënojnë gol.

Ky është qyteti i  njerëzve që nuk rrinë dot pa u bërë merak për çdo hall global. Të vetat iu duken të vogla, por kur nxehen të vënë para, e të mundin, siç kanë bërë me pushtues dhe pushtete.

Qyteti i dhjetëra mrekullive që ankohet se lungomare nuk po ecën dhe harron se thesarin e ka te deti.

Qyteti unik që laget nga dy dete, aty ku Adriatiku përqafohet me Jonin dhe një tunel të çon nga një parajsë te tjetra.

Është qyteti që ka det për gjithë shqiptarët.

Kur i shoh sesi mpleksen e përplasen,  kurriz me kurriz,  në Sarandë, më vjen të bërtas, po ejani në Vlorë.

Ka plazhin e vjetër me rërë e kum, ku mund të lahen e lozin gjithë ditën, gjithë fëmijët tuaj, ka Ujin e Ftohtë, Radhimën, Orikumin, ka Karaburunin, ka shpella,  plazhe të bardha, për nudistet që zhvishen nç Ksamil, duke shijuar më shumë se diellin, aparatet që çojnë fotot e tyre në portale.

Ka restorantet më të mira të jugut, sepse ushqimi këtu nuk gënjen, është si njerëzit e këtij qyteti, i vërtetë.

Mjafton të çohesh në mëngjes dhe shikon peshkatarët plot me merlucë e karkaleca, që në drekë t’i sjellin në tavolinë, pa i ndërruar rrugës me ato që vijnë nga jashtë.

Nëse do të hash peshk,  eja vetëm në Vlorë.

Ka restorantet më të bukura ne vend, luksoze dhe të bukura, për kë harxhon më pak e do ta shijojë ushqimin për vete, jo për në instagram, ka Nartën dhe Zvërnecin, plot taverna me ngjala dhe midhje. Ka Italinë dhe Greqinë, bashkë në një qytet.

Ka hotelet më të bukura, në vend, të gjitha me detin në dhomë.

Ka Liron që është unik, edhe pse të pushtuar nga të huajt që ia njohin Vlorës, bukuritë, më shume se ne.

Ka Bolonjën plot histori, buzë shëtitores, ka qindra hotele me emër dhe nam të mirë.

Ka hotele e komplekse pafund nga Radhima në Orikum, është plot plazhe private dhe publike për të gjithe, ka afër Llogaranë, për të ndryshuar klimë, si me thikë, një lagje qyteti është Kanina, ku nuk të ngop, as uji, as ajri.

Pse piktorët më të mirë në Shqipëri janë nga Vlora?

Sepse kanë treguar,  çfarë kanë parë. Det, mal, perëndime dielli që nuk i sheh dy mbrëmje njësoj.

Kur thonë Saranda, mbretëresha e verës, e them dhe vetë në te vertetë, habitem sesi nje mbretereshë mund të ketë aq pak det e tokë.

Ajo është ndoshta një princeshë, mbretëresha është Vlora, me shtirjen, me detet, me malet, me peshkun dhe mishin në hell, me këngët, me lulet, me njerëzit.

Vlora është mbretëresha, që pret e përcjell çdo verë e më shumë, duke të magjepsur sesi nuk plaket, nuk ndryshon, nuk mburret, nuk bërtet.

Është si argjinaret e saj, me ngjyra dhe gjemba për kë nuk di ta trajtoje, por për kë di, të jep zemrën, zemrën e madhe të një mbretëreshe.

Nuk ka qytet të bërë për turizmin si Vlora. Unë e shoh çfarë ishte dhe do të jetë, sicc shoh detin, pas këtyre pallateve. E di që ai det, ka qenë dhe do të jetë, ndërsa këto ndërtime janë çeshtje kohe.

Siç po ju gërryhen fasadat e bëra me nxitim dhe leje ndërtimi të dyshimta, ashtu do të përfundojnë, të pavlera.

Vlera e vërtete e qytetit do të dalë, kur rrugët të sistemohen, kur të rritet pisha bregdetare, kur të mbushet me lule, si dikur avllitë e vlonjatëve.

Atëherë çdo njeri do të punësohet në një mënyrë apo tjetër, në të vetmen  industri që mund ta zhvillojë Vlorën, turizmi.

Deri sa kjo të ndodhë, çdokush mund të përmirësojë shtëpinë e tij, veten e tij.

Kur shoh peshkatarët ngarkuar për tavernat familjare, mendoj për gratë e tyre, që lajnë peshkun e ujisin luleboret.

Pse nuk bëjnë liko si dikur, kur qyteti i portokalleve e nerenxave, ia kalonte Përmetit, që nuk e bën dot kurre likonë, aq të ëmbël sa duhet, aq të hidhur sa durohet.

Një liko në fund të ushqimit, një fjalë e mirë në fillim të tij, kaq e bën diferencën, ca detaje. Nuk mungon uji, as dritat, as siguria.

Po dëgjove që ankohen, duhet të jenë nga Vlora, ata që e duan të gjithë detin për vete. Por e kemi bashkë dhe do ta kemi plot, më shumë në det, se në rrugë këtë sezon.

E di që kjo verë do të jetë e tejmbushur, e di që ata që ikin do të kthehen sërish, sepse Vlora është e tillë,  që ka vend për të gjithë, që ke çfarë të bësh e ku të shkosh, që nuk të mërzit kurrë, sa herë të shkosh e ta shijosh.

Ndaj kur dëgjoj Korça ia doli, e bëri, aty ke ku çon njerëzit, kur të vijnë, nuk e pranoj dot. Sepse Korça është e bukura e një dite, Vlora është gjithë pushimet e tua, Vlora të mëson notin, detin, të mëson peshkun, të mëson malin, të mëson të ecësh, të mëson të shijosh verën e të ikësh i lumtur.

Ndaj, për këto pushime,  mos ia kurse vetes Vlorën!

Vlora dhe s’ka tjetër Read More »

Deputeti: Prokurorët refuzojnë dosjen “Shullazi” sepse kanë urdhër ta nxjerrin jashtë

Ndërsa një kaos të vërtetë ka shkaktuar dosja Shullazi në Prokurorinë për Krimet e Rënda, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku që sipas tij ka shkelur hapur ligjin me transferimet e prokurorëve. Sipas tij krimi ia ka arritur të triumfojë brenda sallës së gjyqit dhe Marku ka shërbyer si një “’dordolec” për të rrëmbyer prokurorinë. Alibeaj deklararoi në “Fax Neës” se Rama, Tahiri dhe Xhafaj transferuan prokurorët nëpër rrethe, pasi Marku sipas tij thjeshtë zbaton urdhërat e tyre.

“Cfarë sistemi në ndërtuam? Prokurori ishte politikisht i emëruar. Arritëm sot tek një sistem ku kreu i akuzës është një shtojcë e partisë në pushtet”, tha Alibeaj. eputeti demokrat tha se Marku u hoqi dosjen ‘Shullazi’ dhe ‘Tahiri’prokurorëve që e kanë ndjekur çështjen, hetuar dhe kanë mbledhur provat. Ai përmendi lëvizjen e prokurores Elisabeta Imeraj e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, dorëheqjen sipas tij formale të Ened Nakuci por që sipas tij është kërcënuar nga bandat dhe transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj drejt Pogradecit.

Alibeaj deklaroi se hetimi disiplinor që ndërmori Marku ndaj 10 prokurorëve ishte një pushkatim pa gjyq. Ai shtoi se me këtë veprim Marku ka shkelur ligjin pasi me reformën e re në drejtësi prokurorit të çështjes nuk i ndërhyhet dhe t’ja marrësh dosjen dhe kjo ishte njën ndër arritjet e mëdha të reformës por që është shkelur nga Arta Marku. “Thelbi ishte se prokurori i çështjes është zot i akuzës, kjo ishte arritja më e madhe, por jo vetëm që po u ndërhyhet, jo vetëm që nuk kanë minimumin e pavarësisë por sot ata prokurorë janë pushkatuar pa gjyq nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama”, tha ai. Alibeaj deklaroi se kushdo që ta mërrë nga prokurorët dosjen ‘Shullazi’ apo ‘Tahiri’ e ka të vështirë ta mbrojë dhe ndihet i pambështetur.

“Rregullorja e ka që kjo dosje të merret nga drejtuesi i prokurorisë dhe ta mbrojë ai. Por ne jetojmë në një vend që njohim shumë njerëz. Të gjithë prokurorët apo gjyqtarët sipas deputetit demokrat e dinë që Shullazin duhet ta nxjerrin nga burgu dhe çështja është se kujt do t’i ngelet ‘patatja e nxehtë’ në dorë. “Të gjithë ata prokurorë dhe ata gjyqtarë e dinë se Emiliano Shullazin do ta nxjerrin nga burgu. Janë në një situatë se kujt do t’i ngecet fajit. Tani këta prokurorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk mund ta pranojnë. Por shkaktarë janë Arta Marku dhe Donika Prela. Ata duan t’ua ngecin ‘pataten e nxehtë’ ca prokurorëve”, theksoi Enkelejd Alibeaj ku ritheksoi se Marku ka shkelur hapur ligjin.

“I ka transferuar pa pëlqimin e tyre. Ligji thotë se nuk bëhet transferimi pa pëlqimin e prokurorit se vendi i punës është ndër komponentët kryesorë të pavarësisë së prokurorit. Vetëm për nevojat e punës mundet që një prokuror të transferohet, nëse prokuroria e atij rrethi nuk ka kapacitet. Por ky rregull përjashton prokukorët e Krimeve të Rënda. Shkelja e dytë është hetimi disiplinor. Organi i vetëm sipas reformës në drejtësi sot është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai do të fillojë hetimin sipas reformës në drejtësi, ia kemi hequr këtë të drejtë kryeprokurorit’, deklaroi Alibeaj.

Deputeti: Prokurorët refuzojnë dosjen “Shullazi” sepse kanë urdhër ta nxjerrin jashtë Read More »

Nard Ndoka: Goditja ndaj mjekëve e papranueshme, ja ku ndodhen fajtorët

Përmes një postimi në Facebook, deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka thotë se policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor në Shkodër. Nard Ndoka thotë se Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecedent dhe i papranueshëm, pasi fajtorët e vërtetë janë në Tiranë dhe konkretisht ministrja e shëndetësisë.

Statusi i plotë:

Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!
Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!

Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shendetesisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.

Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.

Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.

Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.

Ky “show” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.

Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.

Nard Ndoka: Goditja ndaj mjekëve e papranueshme, ja ku ndodhen fajtorët Read More »

“Ishte koha e targave të zeza, vajzat përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit”

Nga: Rudina Xhunga

Kur unë mbarova studimet e mia, ishin katër vitet e fillimit të tranzicionit shqiptar.

Juve që diplomoheni sot, nuk di t’ju them, nëse jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia.

Është koha e parave të shpejta, makinave të shpejta, konsumit të shpejtë, rregullave pa rregulla.

Si orientohesh në këto kohë?

Nga brenda, jo nga jashtë. Pyetjet i bën vetë, përgjigjet i jep vetë.

Ti më dëgjon e mendon, se unë e kam të lehtë te flas, se e kalova. Çfarë kam të lehtë? Çfarë kalova?

As harroj, as kaloj dot, mbi çfarë kam parë dhe bërë.

Ajo kohë nuk zhduket nga memoria ime.

Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frikë nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava frikën time.

Shkova nëpër zyra redaksish në kërkim të një pune, të papaguar në fillim, pastaj me pagesa modeste.

Kujtoj veten pa para, por jo pa shpresë.

Shpresa nuk ka të bëjë me vitin kur lind, por me vitet e tua, adrenalinën natyrale të tyre.

Sepse mosha jote, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Është e vetmja moshë që ka guxim të marrë dhe besim fëmije.

Përdori! Ti mbase nuk e di se i ke këto armë, por i ke.

Shoqëria të kthen në humbameno, në të kërrusur, në medioker, në intrigant, në të dëshpëruar me rregullat dhe parregullat e saj, kur kalojnë ca vite.

Vetëm tani mundesh të bësh çudinë që nuk pret dot për nesër.

Sikur ta dije çfarë vlere në ar ka mosha jote, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që o përdoren, o digjen.

Ke gjithë jetën para për t’u dorëzuar, po ke vetëm këtë çast për të sfiduar. Ky çast është tani.

Tani nuk i jep askujt llogari, veç vetes. Tani nuk mban përgjegjësi për askënd, veç për veten.

Tani ti nuk ke pasuri. Ti je vete pasuria. Përdore, investoje!

Mos shko të punosh në call center, mos shko të transportosh drogë, mos u bëj skllav, mos u bëj mish për top!

Të pengon sistemi? Denoncoje sistemin! Bërtit! Ke zë, pse e hesht zërin tënd?

Bërtite zërin tënd, derisa të ketë veshë që dëgjojnë.

Nuk ka sistem që nuk ka frikë të rinjtë.

Mos fol me vete, mos fol për vete. Hyr në network.

Mos hyr në kafe të qash hallet, as Instagram të gënjesh hallet, bëhu grup të zgjidhesh hallet.

Grupin e kujt, me lider kë? Bëhu lider, bëje ti grupin tënd, ose zgjidhe ti liderin dhe grupin me probleme të ngjashme dhe dëshirë të njëjtë për t’i ndryshuar.

Kur shoh të rinj që mbushin kafenetë, kazinotë, lotot e dhe call center, kur i shoh të lëshuar dhe dorëzuar në pritje të një mundësie për të ikur, më vjen të bërtas.

Nga kush po ikën, nga vetja jote, nga jeta jote?

Bëhu i marrë, jo i mjerë! Do të ta falin marrëzinë, por jo mjerimin.

Ju nuk jeni të mjerë, se ju ia dolët. Ia dolët të diplomoheni. Ka të tjerë që nuk e kanë bërë.

Pra ka të tjerë që e nisin me një minus, ju e keni nisur me plus.

Tundjani diplomën tuaj në fytyrë atij që ju thotë pija lëngun këtij kartoni.

Diploma ka për tjetrin, vlerën që ti i tregon se ka. Po shkove me nënshtrim e pa vetëbesim, si i tillë do trajtohesh.

Po të thanë: sa si puna jote, ka me diploma, thuaji: Unë vlej, diploma ime vlen, rinia ime vlen. Ti që me demotivon e përzë, pa me trego pak diplomën tënde!

Nuk të duhet se ke bërë para? Po si i ke bërë?

Kur një njeri kërkon llogari për paratë e pista vërdallë, zëri i tij humbet. Por kur shumë zëra kërkojnë llogari për paratë, për mungesën e rregullave, për padrejtësinë sociale, nuk ka shans të mos ju dëgjohet  zëri.

Ju nuk keni ç’humbisni po ngritët zërin. Por nuk keni ide sa humbisni duke mos ngritur zërin.

Kërko të drejtën tënde, jo me inat se të takon, por me besim se ke për të dhënë.

Do japësh ëndrrat. Pa ëndrra nuk ka shpikje, nuk ka zhvillim, nuk ka ndryshim.

Unë e di, është e kotë ndonjëherë. Muri i sistemeve të ngritura pa pasur njeriun në qendër, por paranë, është i padrejtë.

Unë vetë, shpeshherë, konformohem, nuk konfrontohem.

Edhe ti mund ta bësh një ditë. Por tani është koha jote, Nuk ke nevoje për mua dhe mesazhet e mia, ke nevojë për jehonën e zërit tënd. Kujton se je vetëm, ndërsa të tjerët mezi po presin të ikin?

Po bërtit njëherë, oeeeeee a ka si unë, të tjerë?

Dhe do ta shohësh sa ka si ti, që duan t’ia njohin vlerën kësaj diplome, kësaj jete, këtij vendi, që është yti.

Nuk ka lidhje a të do. Ti a e do vendin tënd?

Nuk ka lidhje sa të do jeta e fati yt. Ti a i do ato?

Mos pyet çfarë surprize do të të bëjë fati? Ti më thuaj si do e suprizosh fatin tënd, veten tënde, familjen tënde, të dashurën tënde dhe nesër fëmijën tënd.

Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Nuk kanë asgjë më shumë se ty, ata që ia dalin, mjafton të vendosësh me veten, për çfarë ia dalin.

Po qe se t’ia dalësh për çunat këtu është të bëjnë paratë e shpejta e të ikin shpejt atje ku do shkojmë të gjithë, një ditë, kot më thirrët mua.

Unë nuk jam me shprehjen; Një ditë luan, më mirë se gjithë jetën dele.

Unë jam me besimin, bëhu njeri. Shijoje njeriun brenda teje, ndihmoje të dojë e ëndërrojë dhe jeta do jetë jotja, miqtë e mi, kudo ku e ndërtoni.

Unë dua vetëm t’ju lutem; bëjeni këtu! Këtu ku keni diplomën dhe rininë, familjen dhe fëmijërinë. Mos i braktisni se nuk janë pesha që ju ndalojnë fluturimin.

Këto janë krahë që ju ndihmojnë të fluturoni.

Ju dua shumë. Nuk ju njoh, por mezi po pres t’ju njohë gjithë bota.

“Ishte koha e targave të zeza, vajzat përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit” Read More »

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën

Gazetari investigatv, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim që sipas tij i fut dridhmat botës së krimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari Hoxha paralajmëron rikthimin e emisionit investigativ ‘Xhungël’, të drejtuar prej tij dhe që zhbiron kriminelët.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe Hoxha, i cili shkruan përbri viodes se së shpejti do të nisë aksioni, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korrutive me politikë, ku askush nuk ka depërtuar më parë.

“A e mbani mend kete logo?!!!! XHUNGEL, se shpejti ne aksion, ne skutat me te erreta te botes se krimit dhe lidhjeve korruptive me politiken, ku askush me pare nuk ka depertuar..”, shkruan Hoxha, ndërsa shpërndan logon e emisionit.

Artan Hoxha paralajmërim që trondit kriminelët: Së shpejti në skutat e tyre më të errëta, zbulojmë lidhjet me politikën Read More »