Opinione

Nga Shefqet Kastrati te Vilma Nushi, zbulohen emrat e biznesmenëve që Basha do t’iu sekuestrojë pasuritë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një hap serioz lidhur me akuzat e pafundme që bën ndaj qeverisë, teksa shprehet se është e kapur nga oligarkët e kriminelët, duke u bërë më i besuar dhe mbi propozimin e tij për Vettingun në politikë.

Basha ka folur sot me emra, teksa ka shpalosur idetë e tij për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”. PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro.

Ata sipas PD janë: Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;

Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);

Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro);

Por përpos listës së emrave që kanë përfituar sipas PD në mënyrë të parregullt nga PPP e Koncesionet dhe çmimeve se sa është fatura ekonomike e këtij dëmi, PD ka treguar edhe se ç’do të bëhet në të ardhmen për të sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme të këtyre oligarkëve.

Ajo parashikon disa amendime në ligjin Anti Mafia që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive.

Nga Shefqet Kastrati te Vilma Nushi, zbulohen emrat e biznesmenëve që Basha do t’iu sekuestrojë pasuritë Read More »

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Shullazi do të lirohet nga burgu pas largimit të Donald Lu, ja tre prokurorët që do japin nesër dënimin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e bujshme ‘Shullazi’, duke deklaruar se këtë dosje e ka mbajtur në shina deri më tani ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke hedhur dyshime të forta se kreu i bandës së rrezikshme do të lirohet.

Në studion e Report Tv, Hoxha zbuloi emrat e tre prokurorëve që do të japin nesër dënimin për Emiljano Shullazin. Sipas tij, mes prokurorëve do të jetë edhe Besim Hajdarmataj, njëri prej prokurorëve rebel, që Arta Marku e lëvizi në rrethe, me pretendimin se nuk pranonte të hetonte dosjen ‘Shullazi’.

“Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, sepse kaq e parashikon ligji. Seancat ndaj Shullazit janë shtyrë, me qëllimin që të largohej ambasadori Lu. Prela, Osmani, Hajdarmataj dhe një prokuror tjetër do të jenë nesër në dhënien e pretenës së Shullazit dhe do të kërkojnë dënimin e tij. Deri nesër çfarë nuk ndodh, por tani kjo është”, tha Hoxha.

Më pas, gazetari tha se prokurorët e lëvizur nga Arta Marku nuk kanë faj për trazirat e krijuara ditët e fundit, duke sqaruar se kryeprokurorja e Përkohshme nuk ka tagër të marrë masa ndaj tyre.

“Imeraj dhe Kuçi kanë drejtuar hetime e kësaj çështjeje, si dhe Hajdarmataj. Kuçi u largua para dy muajsh nga Shqipëria, Marku e miratoi largimin e tij. Imeraj u emërua prokurore e Prokurorisë së Tiranës. Pse duhen kërkuar prokurorë të tjerë, kur Imeraj e ka ndjekur nga fillimi? Hajdarmataj është parqaitur në gjyq.

Marku i kërkoi Prelës të zgjidhë çështjen. Hajdarmataj nuk e refuzoi çështjen. Prokurorët që kanë hetuar cështjen duan t’i bëjnë bisht, nuk duan t’i bëjnë pjesëtarë të dënimit. Zgjidhja që kërkon Marku ka një problem, ajo nuk ka tager ligjor të bëjë emërime të prokurorëve, të kërkojë hedhjen në short për të rimarë cështjen. Ndaj janë rebeluar prokurorët. Ata kanë të drejtë, pasi çështja i ka prokurorët. Prokurorët refuzuan shortin e Markut. Të dyja palët janë në shkelje. Zgjidhja e Markut nuk është normale, është mekanike. Nuk ja lejon statusi Markut të marrë masa ndaj prokurorëve”,shtoi gazetari.

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Shullazi do të lirohet nga burgu pas largimit të Donald Lu, ja tre prokurorët që do japin nesër dënimin Read More »

Artan Hoxha plas një tjetër fakt: Banda e Kirasit drejtohet nga këshilltari demokrat

Në 12 muajt e fundit Vlora është përballur me  një situatë të rëndë për shkak të përplasjes së klaneve kriminale. Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur. 5 makina janë djegur apo hedhur në erë.Ndërsa 4 persona rezultojnë të zhdukur. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin KAPITAL në Vizion Plus,  rrefeu se një ndër 4 personat e zhdukur  ë fundmi në qytetin e Vlorës është një skafist që ka udhëtuar ka transportuar kanabis 7 herë drejt Italisë.

“Ka shkuar të marrë pagesën prej 200 mijë eurosh për punën që ka bërë dhe aty është zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka perfunduar”.

Sakaq, Hoxha shpreh shqetësim se përse opozita denoncon në mënyrë të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale që janë politikisht pranë vete asaj.

“Pse nuk e përmend opozita banden e Kirasit, rivalen e bandës se Dobracit ne Shkodër?  Atë të Kirasit e drejton një këshilltar i opozitës në këshillin bashkiak të qytetit. Është kryetar i një partie politike ai që domonin Kirasin , është aleat i opozitës”,ka deklaruar Hoxha.

Artan Hoxha plas një tjetër fakt: Banda e Kirasit drejtohet nga këshilltari demokrat Read More »

Koloneli ringre alarmin për Paktin Detar: Pse Krisafi, përfaqësuesi i Presidentit, nuk firmos draftin?

Koloneli Myslym Pashaj, një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të detit, ka ringritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.

Pashaj ka thënë se palës greke i është dërguar një draftmarrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga përfaqësuesi i Presidentit në negociata, Ksenofon Krisafi. Koloneli ka thënë se mungesa e informacionit dhe hermetizmi i këtij procesi të krijon dyshime se palët janë arritur një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.

“E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate.

Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin, që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë”, ka thënë Pashaj në një intervistë për Panorama.

Si njohës i mirë i marrëveshjes së detit, në ambientet informale diskutohet se Grupi Negociator i Shqipërisë, për Paktin Detar 2 me Greqinë, ka dërguar një draftmarrëveshje palës tjetër ku ka paraqitur esencën e negociatave të Delimitimit të Hapësirave detare. Transparenca ka munguar deri tani. Ju si ekspert, keni dijeni ç’po ndodh me Integritetin Territorial të hapësirave detare përgjatë Detit Jon në Otranto dhe Ngushticës së Korfuzit?

Transparenca është e domosdoshme. Kur kjo nuk bëhet, lind hamendësimi. Këtë e lidhim me skenarët e fshehtë, që u panë në Paktin Detar-1, pa transparencë, me një shpejtësi aq të dyshimtë, çka e dha rezultatin e pushtimit të hapësirave detare të Shqipërisë. Ndaj, unë them, se s’ka asgjë prej kufizimit të informacionit, mbasi opinioni shqiptar është familjarizuar në diskutime të shumta dhe kërkon të dijë sa më të shkoqitur se ç’po ndodh. E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate. Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin, ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë.

Lidhur me negociatat, Kryeministri ka deklaruar se se “s’do të ketë më vijë ndarësve të tradhtisë, por një vijë e re”, ndërkohë që ai ka përsëritur se “Barketa s’do të jetë më pikë nga fillon matja e Detit…” etj.. Pra, duket se nuk mund të hartohet një draftmarrëveshje ku të ketë ndryshim nga këto deklarata… Si mund të kapërcehet ky institucion kushtetues i lartë!?

Këto që po fliten (por që s’janë zyrtare) si dhe hermetizmi që po hasim është i pranishëm edhe te kolegët tanë, këto të bëjnë të mendosh me shqetësim për ecurinë normale të Negociatave. Ne pyesim se, a janë bërë negociata për: a)Metodat, parimet, kriteret e UNCLOS-82, sepse në Paktin Detar-1 Shqipëria rezulton humbëse e madhe në sajë të përdorimit të metodës së baraslargësisë, duke përjashtuar kushtet e rrethanat speciale që ka Korfuzi (si arkipelag) ndaj Shqipërisë që është dhe Kontinental? A është folur për nenin 15 të UNCLOS-82 dhe “rrethanat specifike e titujt historikë”? b) Efektin e ishullit Othonoi, që, sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias, do të përfitojë një efekt të plotë (100%) të hapësirës Ekonomike Ekskluzive, duke e pushtuar këtë hapësirë prej rreth 270 km2!? Dhe Shqipëria ka gjasa që të mos marrë EEZ në Ngushticën e Otrantos e ky mund të konsiderohet si një ripushtim i së drejtës detare shqiptare në bazë të UNCLOS-82. c)Barketën e cila është shkëmb e cekin detare e Shqipërisë, në të cilën në Paktin Detar-1 është përdorur si pikë bazë nga është matur Deti Territorial i Shqipërisë, duke i lënë vetëm 900 metra deri në vijën bregore të Shqipërisë!? d)A ka qenë vallë, një negociatë aq e ndijshme pretendimi i Shqipërisë se Pakti Detar-1 as që nuk e cek Gjirin e Sarandës, që për rrethanat shqiptare është “historik”, por vija është mbyllur deri në grykë të qytetit e prej aty ka filluar matja!?

Kaq do të mjaftonin për t’u njohur shqiptarët, se “a ka zë e figurë” Shqipëria, apo aty ka pasur diktat nga pala fqinje negociatore!?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mund të kapërcehet!

Ju mendoni se ka diktat?

Nuk mund ta themi këtë ende, prandaj opinioni kërkon shpjegime për draftmarrëveshjen e dërguar! Apo Shqipëria ka ndenjur kokulur, inferiore, e pazonja për veten e saj, për Integritetin Territorial të hapësirave të saj! Qëndrimi i shtetarëve të Greqisë na zbulon se ata kanë arritur qëllimet e tyre strategjike dhe “negociatat janë në udhë të mbarë…” e kjo flet shumë. Po Shqipëria? Ajo s’ka se ku mbështetet veçse në UNCLOS-82, në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe në rolin e sotëm të Presidentit, i cili ka në dorë kryeoponencën e kreut të shtetit. Por para se të shkojë në dorë të tij, forumet, bashkësitë studimore të pavarura, Shoqëria Civile duhet të njihen me draftmarrëveshjen që të kontrollojnë drejtësinë, ligjësinë, saktësinë në moscenimin e Integritetit Territorial të Shqipërisë. Kjo është rruga. Hiqni hermetizmin e Paktit Detar! Kjo i bën mirë përfundimit të negociatave për një zgjidhje të ndershme e të drejtë (equitable solution) të synimeve të Shqipërisë. Kërkimi i firmave aq me ngut, dëshira për të kopsitur një draft me 13 firma dhe kundërshtia e parë, tregon se ka gjasa që të ketë vepruar një teknologji tjetër, një mekanizëm tjetër brenda dy grupeve negociatore, të cilat mund të na sjellin në vijë të re, të manipuluar, por pa bërë negociata të vërteta për çështje aq të komplikuara që ju i cekët më parë.

A mund të shpjegoni diçka për këtë?

Gjer këtu nuk mund të arrihet! Sepse kjo do të thotë se presim një Pakt Detar-2 shumë herë më të keq se sa ai i pari! Prandaj mirë po na kujton Shoqëria Civile që të kemi transparencë në pikat thelbore të draftmarrëveshjes… Se ndryshe, edhe pala tjetër mund të ketë plotësuar firmat dhe kjo sjell në një rang të dytë e pastaj të tretë në Qeveri dhe del një ditë që dy ministrat e Jashtëm, me nga pas Ramën e Cipras bëjnë të njëjtën gjë që bëri dhjetë vjet më parë Berisha, Basha. Karamanlis dhe Bakojanis. Po të jetë ky skenar e ky kalendar, sjell një gabim të dytë të pafalshëm të Qeverisë, se duhet të dihet mirë se s’ka zot nëne që të bindë shqiptarët, nëse ata nuk njoftohen më parë me draftmarrëveshjen. Prandaj të çlirohemi nga hermetizmi.

Profesor Pasha, unë po iu citoj se ç’informacion ka Berisha:

“ …negocim dhe negociata nuk ka. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetarë dhe patriotë në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë. Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e panegociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën ‘ekiti’ se ne nuk e njohim. Nocioni i ‘Ekiti’-së është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje”. Ç’mendim keni për këtë informacion? Është shumë alarmante po të ketë ndodhur kjo! Prandaj sa më parë të njihemi me atë se ç’po bëhet me detin e shqiptarëve! Mos vallë kemi pazare?

Koloneli ringre alarmin për Paktin Detar: Pse Krisafi, përfaqësuesi i Presidentit, nuk firmos draftin? Read More »

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve

Pas akuzavem arresitmit dhe lirimit te mjekëve të Shkodrës ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallezuar të situatës e cila në fund çon drejt marrjes së vendimit final është njëlloj si të dënosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetëm në vendin tonë, tëe kapur tashmë kokë e këmbë nga bandat në qeveri e në drejtësi”.

Ja shenimi i plotë i deputetes demokrate në fecebook:

E paprecedentë, goditja e qeverisë mbi dinjitetin, profesionalizmin dhe misionin e bluzave të bardha.

Gjykata e Shkodrës liroi 7 mjekët, për të cilët koha dhe faktet vertetuan që ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, ndërkohe ish ministra e banda, janë sot jashtë hekurave.

Stafi i hemodinamikes të spitalit të Shkodrës, u arrestua në kundërshtim të raportit të KLSH, i cili nuk pretendonte një vendim kaq të ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.

Image

Të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallëzuar te situates e cila ne fund con drejt marrjes se vendimit final është njelloj si të denosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetem në vendin tonë, të kapur tashmë kokë e kembë nga bandat në qeveri e në drejtësi.
E gjitha kjo lë vend për shumë hamendesime për inskenime të vetë ministrisë së Shendetësisë. E keto lloj manovrimesh ndodhin rëndom në sistemin shendetesor, dhe kjo jo pa qellim, por për t’i lehtësuar vijimin e planit apo projektit në favor të klientëve të qeverisë. Ashtu siç ndodh me listen e barnave, ku për të kënaqur miqtë apo klientë të ministrit apo kryeministrit vendosen edhe barna shumë të shtrenjta, por kur mjekëve u duhet t’i perzgjedhin për të përmbushur nevojat e pacienteve ata marrin verejtje deri me pezullim nga puna, nga ana tjetër nese nuk ua japin këto medikamente pacientëve, përballen me ankesat e pacienteve të cilat shpesh, mund të shkojne edhe në zyrat e ministrisë, e mund të nxisin këta të fundit tu tërheqin verjetje për shoë, mjekëve.

Pra mjekët sot janë” hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet në deklaratat e shëmtuara të zyrtareve të QSUT- se, të cilat trumbetojnë bollek me barna, e komoditet në pavione e qendra shendetësore. Sot të bësh shkelje me tendera, koncensione, të transportosh drogë, para të pista, të rrëmbesh, të vrasësh, të shantazhosh, të shpifesh, e të fyesh, jeton i lirë e me miq shumë, ndërsa ata të cilët studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejnë në kushtet me mizerabel se kurrë, denigrohen duke i telendisur edhe në burgje….
Turp për ketë qeveri, turp për ketë kryeminister, të cilëve çdo padrejtësi në kurriz të hallexhinjve, profesionisteve e mjekëve, do tu kthehet në boumerang.

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve Read More »

Nga “Banda e Lushnjës”, te “Dritan Dajti”, e “21 Janari”, këto janë dosjet e nxehta të prokurorëve që refuzuan shortin “Shullazi”

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi dy ditë më parë urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuan hedhjen në short të dosjes “Shullazi”, në një kohë kur dosja i kishte prokurorët e saj. Dhjetë prokurorët që janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme janë prokurorë me shumë përvojë në organin e akuzës.

Tre prej tyre, madje, u komanduan kundër dëshirës së tyre në rrethe. E gjithë përplasja ka ndodhur më 19 shtator në mëngjes, në një kohë që procesi “Shullazi” zvarritej prej muajsh në fazën e konkluzioneve përfundimtare.

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe nuk është paraqitur që nga ajo kohë në gjyqin ndaj Shullazit. Ndërsa prokurori Ened Nakuçi është larguar nga Shqipëria me raport mjekësor, duke ngritur dyshime të mëdha. Në këto kushte, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendos që të hedhë në short prokurorët e rinj të dosjes, ndërkohë që dy të sipërpërmendurit nuk kanë hequr dorë nga çështja. Kjo është kundërshtuar si antiligjore nga dhjetë prokurorë, të cilët s’kanë marrë pjesë në short. Mirëpo, Prela ka njoftuar Markun dhe Kryeprokurorja ka nisur hetim disiplinor për ta. Madje, në një reagim kryeprokurorja i cilësoi si frikacakë prokurorët që refuzuan shortin. Por cilët janë ata?

Olsian Çela është një prej 10 prokurorëve nën hetim disiplinor, që refuzoi shortin për dosjen “Shullazi”. Ai ka mbajtur në vitin 2004 postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i emëruar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama. Olsian Çela u komandua nga Marku në Prokurorinë e Beratit pas përplasjes me Prelën. Ai ka qenë prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Ndër dosjet më në zë që ai ka pasur janë ato të zhdukjes së Remzi Hoxhës, dosjen “Kompas”, “Damir Fazlliç” dhe “Xibrakën”, por edhe dosje të bujshme së fundmi, si ajo e grabitjes së postës së Prokurorisë së Durrësit.

Eugen Beçi është gjithashtu ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga viti 2012 deri në vitin 2015. Beçi ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme. Ai ka pasur në dorë dosje si ato të Dritan Dajtit, Gramoz Rexhepit, Qamil Rexhës, Ilir Xhakjes si edhe të Bandës së Gaxhait. Po kështu, Eugen Beçi ka pasur edhe dosjet e terrorit në Shqipëri dhe së fundmi ka hetuar Jurgen Mollën, pretencën e të cilit e ka dhënë. Beçi ka në dorë edhe grupet e strukturuara që dërgonin emigrantë të paligjshëm në Kanada dhe në SHBA. Ai është ndër të paktët prokurorë që ka kërkuar me dhjetëra dënime të përjetshme.

Blerim Tominaj është një prokuror tjetër mes 10 prokurorëve që janë nën hetim disiplinor. Tominaj gjithashtu ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka qenë në krye të Krimeve të Rënda në vitin 2015, duke zëvendësuar Beçin. Ndër dosjet më të nxehta që ka pasur Tominaj janë ato të “21 Janarit”; aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, si edhe çështjen e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi. Ai, së bashku me dy kolegë të tij te Krimet e Rënda, thirrën për të dëshmuar në atë kohë një sërë politikanësh, duke përfshirë Kryeministrin e vendit dhe njerëzit më me pushtet.

Besim Hajdarmataj është paraardhësi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i Donika Prelës. Hajdarmataj ka pasur së fundmi dosje mjaft të bujshme. Përmendim këtu dosjen e nxehtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilën do të detyrohet ta lërë pas transferimit në Pogradec. Ai gjithashtu është edhe prokuror i dosjes “Shullazi”, në të cilën ka kryer katër muaj hetime në hapje të saj. Hajdarmataj është edhe prokurori që ka lëvizur më shumë muajt e fundit, i cili pasi u shkarkua nga drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, transferohet tashmë në Pogradec.

Përparim Kulluri është një prokuror tjetër karriere mes 10 prokurorëve të vënë nën hetim disiplinor. Ai ka pasur dosje të nxehta kur ka qenë prokuror në rrethe, duke kujtuar këtu Bandën e Lushnjës, ku ka kërkuar dënimet më të ashpra për ushtarët e Aldo Bares. Kulluri ka pasur në dorë edhe dosjen e “Lazaratit”, si edhe të trafikut të minave. Kulluri ka qenë edhe në dosjen e atentatit të supozuar ndaj Tom Doshit. Kohët e fundit, prokurori Kulluri po heton audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj dhe masakrën te Shkencat.

Arens Çela ka mbajtur postin e drejtuesit në njësinë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edhe pse i emëruar me shumë debate nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, Çela ka hetuar një sërë dosjesh korrupsioni, sidomos ato që përfshinin ish-kolegë të tij. Kujtojmë këtu rastin e një oficeri të Policisë Gjyqësore që i kërkonte ryshfet një qytetari për t’i zhbllokuar një llogari bankare.

Edvin Kondili është prokuror i Krimeve të Rënda, që ka pasur gjithashtu në dorë dosje të rëndësishme. Kondili është mes prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen Shullazi. Prokurori Kondili ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithashtu, Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Kondili ka një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas.

Behar Dibra është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje. Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi. Po kështu, Dibra ka qenë pjesë e disa dosjeve të vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare. -Pranvera Pustina ka qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo ka hetuar gjyqtarin Guximtar Boçi, i cili kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje që kishte një çështje gjyqësore në Gjirokastër.

Sonila Muhametaj është prokurorja e re e Krimeve të Rënda, që u emërua nga radhët e prokurorëve të Tiranës. Ajo ishte prokurorja që u përplas edhe me Donika Prelën, përpara se të transferohej me urdhër të Markut në Kukës./ERALD DELIU

Nga “Banda e Lushnjës”, te “Dritan Dajti”, e “21 Janari”, këto janë dosjet e nxehta të prokurorëve që refuzuan shortin “Shullazi” Read More »

Nga Flamur Vezaj: I dashur popull!

Une qe po ju shkruaj jam Arta Marku,Prokuroria e Pergjithshme e Perkoheshme e Shqiperise, detyre qe ma ka besuar nena parti prej me shume se 9 muaj! Me marrjen e detyres, per ti sherbyer ketij populli liri dashes, une kam bere levizjet e nevojshme duke komanduar ne krye te institucioneve te akuzes shoket dhe shoqet e klases, me te cilet kam ndare dhe ndaj te njejtin ideal sic ndan edhe nena partie, ate te bashkepunimit me kriminelet!

Urdheri i pare dhe i prere per te gjithe shoqet dhe shoket, ishte dhe vazhdon te jet, qe me procedure ligjore e pa procedure te arrihet qellimi i nenes parti, lirimi i bashkepunetoreve kriminel nga burgu se i duhen nenes parti per zgjedhje! Interrnimin e prokuroreve qe kishin ne hetim djemt e zellshem te partise qe “gjelberuan” te gjithe siperfaqen e Shqiperise tone te dashur dhe bashkepunetoreve te tyre! Si dhe shkaterrimin e Prokurorise per Krime te Renda pasi eshte bere pengese per sukseset e nenes parti, duke i prish imazhin edhe vendit tone te bukur me arrestimin dhe denimin e atyre qe duan te investojne parat e krimit ne Shqiperine tone te dashur!

I dashur popull!

#Qe nga momenti i leshimit te ketyre urdherave dhe venies ne zbatim, une po punoj dite e nate ne zyre duke thure çorape leshi qe shoket dhe shoqet te mos merdhijne ne dimer! Por nje grup revizionistesh, dy dite me pare me nderprene thurjen e çorapeve, duke mbet keshtu mbrapa me planin e parashikuar! Ashtu sic jeni ne dijeni prej disa kohesh, shoku yne i devotshem, besnik i partise Emiljano Shullazi dhe bashkepunetor i ngusht i krietarit tone, qe past shendet te mire, ndodhet i arrestuar per akuza te sajuara nga eksponent te kapitalizmit qe nuk ja duan te miren Shqiperise! Ketyre kapitalisteve qe duan te helmojne popullin tone kriminel dashes, i erdhi koha te kthehen andej nga kane ardhur duke na krijuar keshtu mundesine e lirimit te Emiljano Shullazit shokut tone hero!

I dashur popull

#Me komandimin ne krye te prokurorise se Tiranes, te prokurores Elizabeta Imeraj qe kishte arrestu heroin tone, ne i derguam ne shtepi prokurorit tjeter Ened Nakucit nje mesazh, duke i kerkuar qe te deklarohet i semure dhe mos te paraqitet ne detyre, plan qe u arrit me suksese! Pastaj i dashur popull, beme ate qe duhet bere, te gjitha dosjet qe prokurorja Imeraj i kishte ne hetim i hodhem ne short me ndihmen e shoqes tone te mrekullueshme dhe fjale pak Donika Prela! Por vetem dosjen e heroit tone Emiljano Shullazi nuk e hodhem ne short sic e ka ligji, ate ia caktuam prokurorit Besim Hajdarmataj pasi deri ne keto momente po zbatonte te gjitha detyrat sic ia kerkuam per shokun tone tjeter Sajmir Tahiri!

Ai e mori dosjen pasi i premtuam, se ne salle e gjyqit do jete i shoqeruar edhe nga shoqja jone Donika Prela dhe shoku yne besnik Gentian Osmanaj, te gjithe keto veprime i beme pa short per te mos rrezikuar qe shoket tone te mos ishin ne kete dosje! E per ti hedh hi syve kolegeve te tjere te Prokurorise se Krimeve te Renda, shoqja jone Donika Prela organizoi nje mbledhje, duke kerkuar qe me ane te shortit te zgjidhet prokurori i 4 pasi nuk do na prishte pune! Por plani yne u kuptua per fat te keq nga revizionistet e paguar nga kapitalistet e qe ushtronin detyren ne kete prokurori te cilet dolen hapur duke kundershtuar shoqen tone Prela per planin e saj!

Ne keto kushte 10 prokuroret e rrebeluar u larguan nga mbledhja, cka me detyroi mua Prokuroren e Pergjithshme te Perkoheshme te le thurjen e çorapeve te leshit dhe te njoftoi dhe ti kerkoi ndihme komandantit te brigades shokut Fatmir Xhafaj i cili me zgjuaresin e tij, me ndihmoi duke me dhene nje ide, ate te interrnimit te tre prokuroreve si dhe nisjen e procedimit disiplinore per 10 te tjeret, si mase ndeshkuese per te gjithe ata qe i dalin kunder planit te partise! Per zbatimin e vendimit komandanti yne angazhoi shokun Ard Veliu i cili ia doli me suksese te mbyll deren per keta prokuroret rrebel dhe plan prishes! Me qetesimin e situates, i dashur popull ne perseri nuk hodhem short per prokurorin e 4 por e caktuam ate me emerim qe diten e marte te paraqiten ne gjyqin kunder shokut tone hero Emiljano Shullazi…

….i dashur popull une çorapet do i perfundoi pavaresisht ketij rrebelimi dhe ju premtoj se edhe shoqeve te klases do t’ja u thure nga nje pale….etj..

V.O.

#Pertej letres alla shoqja Lenka po i kthehem realitetit ne institucionin e Prokurorise per Krime te Renda! Ashtu sic shkrova pak dite me pare se gjithcka po behet per te favorizuar Emiljano Shullazin dhe “banden” e tij se i duhet partise per zgjedhjet e ardheshme! Asgje nuk ka te bej me friken per te marr dosjen e tij ne hetim nga keta prokuroret rrebel! Prokuroret qe u transferuan, Olsian Çela ka qene drejtues i institucionit kur dy prokuroret Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu kerkuan denimin e Shullazit me 18 vite burg per trafik droge!

Prokurorja Sonila Muhametaj e ka proceduar e vetme Shullazin ne Kruje per akuzen e “armembajtjes pa leje” e Besim Hajdarmataj (pavaresisht kusureve tjera) ishte titullare i institucionit kur u urdherua arrestimi i Shullazit! E prokuroret e tjere te proceduar kane hetuar e denuar persona te rrezikshem me apo pa lidhje politike si Shullazi!

#Lexoni_pretencen_se_e_keni_gati#

Nga Flamur Vezaj: I dashur popull! Read More »

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit)

“Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, tha Presidentja Vjollca Hoxha gjatë prezantimit të tij.

Por sot rreth dy dekada më vonë Top Channel është shpartalluar tërësisht. Ardhja e Blushit në krye të televizonit vetëm po e zhyt në pikiatë një investim gjigand. Lajme-shantazh për interesa personale, braktisje nga emra të njohur në fushën mediatike dhe kopje të shëmtuara të lajmeve ekskluzive, vetëm e vetëm për hir të një egoje të një emri të mëparshëm që sot nuk po shkëlqen më.

Vjedhja e lajmit Ekskluziv të Pamfleti për hotel “Palazza”, nuk është ndonjë habi e madhe. Ben Blushi është nipi i gjyshit që vidhte shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat.

Madje edhe vetë Ben Blushi është akuzuar nga Sali Berisha për plagjiaturë me romane që mbajnë emrin e tij si autor. Berisha është shprehur se edhe Blushi ka botuar nën emrin e tij shkrimet e përvetësuara nga gjyshi.

Dhimitër Shuteriqi, pra gjyshi i Blushit, ka përvetësuar disa shkrime të Lef Nosit, i cili u pushkatua nga komunistët, dhe i ka botuar ato si të vetat.

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Më poshtë po sjellim letrën e plotë të  Mitrush Kutelit:

Letër e Mitrush Kutelit për Mustafa Greblleshin

Pogradec, 28 Gusht 1961

I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe. Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund. Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull elundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si ështëhëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh aiyll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?” Unë bluaja mendime të tjera:“Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sarrëkenjerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?”

Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot! Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë. Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme,jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan…. paratë. Mistifikime, merceranizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë!

Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur? – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në Ddhjetor 1945.

Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviçit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe “shute”, që do të thotë “shaka”. Rrjedhim nga një familje e “Stara Serbisë” të “Despotatit të Elbasanit”. Pra, si të thuash, “unë” jam “ti”, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla. Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën….

E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau- në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjithanë emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet…..

Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura nëvend. Kur iku, s`e gjeta më….”. Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë….” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: Rrëmyen mall, memuriet e ar, Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar E quajnë gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit. Kam dhe diçka tjetër.

Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera. Kush i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berè shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni!

Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë. Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).

Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot. Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë.

Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket….. Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen tëçmendem!…. Nesër Efterpi do të niset me gjithëfëmijë. Unë do të rri dhe ca ditë, dota pres Stespassen, do ta vendos nëdhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë.Këtu nuk u preha dot. Pashëgërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’është më për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.

Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore, Mitrushi

Ben Blushi është nipi i gjyshit që vodhi shkrimet e Lef Nosit dhe i botoi si të vetat (Letra e Mitrush Kutelit) Read More »