Opinione

“Të fortët, intelektualët, shkrimtarët, diplomatët janë varg me dashnore, por gruaja…”

Historia e Xhisiela Malokut duket se nuk përbën vetëm një fenomen shqetësues sa i takon aspektit të dhunës. Por faktit se të gjithë bëjnë jetë të dyfishtë. Genc Burimi, gazetar shqiptar që prej vitesh jeton dhe punon në Francë thotë se, ky përdhunim psikologjik.

GENC BURIMI/ Kryeministrisë, me moton “Kundër përdhunimit shtetëror” të Xhisela Malokut. Që në fillimet e kësaj historie të dhimbshme, ka një eksitim kolektiv për të gjetur si kokë turku më të fortin, në këtë rast Kryeministrin. Është e njëjta skenë e një linçimi publik si ajo pak vite më parë, kur Kokëdhima, asaj kohe deputet, u trajtua si maskara nga një pjesë e mediave, meqenëse një tip në skuadrën e tij bënte shantazhe seksuale pa kursyer të miturat.

Edi Rama ka shume mëkate. Shumë. Por ai s’mund të mbajë mbi supe mëkatin shekullor të këtij populli, që konsiston në degradimin e vazhdueshëm të grave. I forti nuk është vetëm Kryeministri. I forti nuk është vetëm deputeti. Te shqiptarët, kur bëhet fjala për raporte me “seksin e dobët”, i forti është kudo. I forti është babai që rreh e vret gruan apo përdhunon të bijën në një incest të pafund. I forti është vëllai që masakron të motrën pse e pa me një mashkull që nuk i pëlqen apo që ai vetë përdhunon një femër që nuk “ia var”.

I forti është ai pronari i një biznesi apo ai drejtor drejtorie, kryeredaktor apo shef policie, të cilët nuk e shohin se ku është problemi, nëse vartësja po nuk ua dha me të butë e me dhurata, do jepet me dhunë. Sundon një formë vetësigurie pa kufi te “të fortët” në Shqipëri se viktima do ta qepë gojën se s’ka polic ta besojë versionin e femrës para autoritetit të të fortit. Kjo është shoqëria shqiptare.

I forti është kudo në çdo hap që hedh, në çdo dyqan ku hyn, në çdo prag porte që kalon, shkurt në çdo qelizë të jetës ende otomane shqiptare. Po, po, në çdo qelizë, përfshirë dhe klasat “superiore”, intelektualët, shkrimtarët, diplomatët. Aty i forti është ai që ka një varg dashnoresh, që gruaja e di, por që duhet të gëlltisë gjithçka sepse i forti e hedh në rrugë me fëmijë dhe pa të ardhura. Po ky përdhunim psikologjik, a nuk meriton të konsiderohet po me aq respekt e vëmendje se ato kronikat e zeza të pjesës inferiore të shoqërisë?

NJË FENOMEN I “STËR”NJOHUR, I CILI DUHET TRAJTUAR DHE JO VETËM ANKIMUAR

Nuk numërohen raportet e Amnisti International, të Bankës Botërore, të UNICEFit etj. mbi dhunën ndaj femrave dhe të miturve në Shqipëri si një plagë e vërtetë dhe e pashërueshme e shoqërisë shqiptare. Të tregosh me gisht me të gjatin, Edi Ramën, si rrufepritëse e gjithë këtyre turpeve kombëtare, është jo vetëm t’i biesh nga rruga me shkurtër, por është një fyerje për të gjitha ato gra, kolege apo fqinje, nëna apo motra, që kanë pasur fatin e keq të kryqëzojnë rrugën e një të forti “jomediatik” që e ka brutalizuar, një i fortë i padukshëm, siç ka me qindra të tillë në Shqipëri

Prandaj, vjen një moment dhe u duhet thënë stop llafeve dhe manifestimeve të solidaritetit dhe duhet vepruar konkretisht. Ja një mini-platformë: Përtej instrumenteve ligjore hijerëndë për të luftuar korrupsionin në politikë dhe krimin e organizuar si ”SPAK” apo “Byroja Kombëtare e Hetimit”, le të mblidhet Kuvendi në emër të Xhesila Malokut dhe të krijojë një Prokurori të posaçme e specializuar për të trajtuar dhunën kundër grave. Ky do të ishte një revolucion që s’ka ndodhur kurrë gjetiu. Vetëm kështu do të kemi garancinë se ‘Xhesilat’ e nesërme nuk do të sorollaten dhe rropaten nga një komisariat në tjetrin për të regjistruar kallëzimet e tyre. Kësaj prokuroreje të posaçme t’i jepen sigurisht mjetet e nevojshme humane dhe materiale që të regjistrojë me ligj çdo kallëzim penal të çdo femre në territorin e Shqipërisë kundë çdo “të forti” e më pak “të forti” në territorin e Shqipërisë.

Deputetët të ashpërsojnë Kodin Penal të Shqipërisë. Sot, përdhunimi dënohet me tre deri 10 vjet burg (neni 102). I njëjti nen në Kodin Penal të Francës dënon përdhunuesit me 15 vjet burg… Parlamenti, po ashtu, të ngrejë një komision hetimor (kryesia e e cilit t’i besohet opozitës) për të hetuar pa barrë politiko-emocionale të gjitha disfunksionimet që kanë ndodhur në administratë dhe polici në zinxhirin e gjatë të fatkeqësive që ka përjetuar Xhesila Maloku

Përtej reformës penale, përtej shkumës populisto-mediatike, në fushën e dhunës kundër grave, kemi arritur në një stad, që as dënimi i monstrave, as shkarkimi nga puna i policëve apo as rrëzimi i një kryeministri nuk do të mjaftojnë të shkulin një tumor me rrënje në shoqëri, të cilin vetëm edukimi i vazhdueshëm në shkollë i më të rinjve do të mund ta luftojë në një periudhë afatgjatë./ PANORAMA

“Të fortët, intelektualët, shkrimtarët, diplomatët janë varg me dashnore, por gruaja…” Read More »

Çollaku plas bombën: Ka politikanë që bashkëpunojnë me bandat kriminale

Gazetari Basir Çollaku ishte ai që realizoi intervistën me oficerin e Krujës Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja dhe kërcënimin që i ishte bërë atij që të mos merrej me çështjen.

Së fundmi Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë në ‘360 gradë’ ku ka thënë që ka deputetë që janë të lidhur me bandat kriminale.

“Ka politikanë dhe deputet që bashkëpunojnë me bandat kriminale, ju mendoni që mbaroi me kaq, por jo, bandat do hidhen përsëri në sulm”- tha ai.

Çollaku plas bombën: Ka politikanë që bashkëpunojnë me bandat kriminale Read More »

Shpërthimi në studio që bëri bujë në Facebook: Janë shkatërruar familjet, jeta nuk është telenovelë turke

Erion Kristo ishte i ftuar në Top Show.
Në një intervistë të bërë vite më parë ai kishte shpërthyer në fjalimin e tij.

Madje, edhe sot ky fjalim shpërndahet dhe aktualizohet shpesh në Facebook.

Ndiqeni videon për më shumë.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154134471376269/?t=0

Shpërthimi në studio që bëri bujë në Facebook: Janë shkatërruar familjet, jeta nuk është telenovelë turke Read More »

Blendi Fevziu i ”Opinion” tregon takimin me Xhisielën prapa kuintave, ”Vajzë impulsive”

U kthye në ”luftë” për audiencë nata e mbrëmshme se kush e publikon më parë rrëfimin me zë dhe figurë të Xhisiela Malokut, vajzën që trazoi prej ditësh politikën shqiptare, mediat dhe opinionin publik. Të shumta kanë qenë edhe reagimet sa i takon qëndrimit të 25-vjeçares, të cilët theksojnë se ajo është e trembur dhe ka ndryshuar qëndrim për mbijetesën e saj dhe të familjes. Por si u shfaq Xhisiela prapa kuintave të emisionit ”Opinion”? Gazetari i këtij emisioni, Dritan Laçi e përshkruan përmes një statusi të gjatë në facebook si një vajzë impulsive, që kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe se i kishte rënë në sy fakti se mbante një celular më të shtrenjtë se i tiji.

Statusi i plotë:

Xhisielen e takova mbreme ne Opinion. Me aq kohe sa pata mundesi ta njoh u rreka te krijoj nje profil sa etnografik aq edhe nje mozaik te personalitetit te saj. Xhisiela erdhi e veshur mire, me celular te shtrenjte, shume me te mire se i imi.Ishte nje vajze qe na tha pas kuintave qe nuk punonte por e mbanin hallat e dajat qe kishte ne emigracion, ku edhe shkollen per Shkenca Politike ne privat ia kishin paguar po te afermit e shumte qe kishte jashte. Qe nuk kishte nevoje tja blinte djali I deputetit jetesen e mire.Xhisiela ishte nje vajze sanguine, impulsive, me natyre posesive qe mesa kuptova nga ajo pak bisede qe beme, bente gjithcka per te arritur nevojat e saj dhe qe kerkonte vemendje te vazhdueshme. Pra ishte nje vajze qe e pelqente dhe e kerkonte jeten e mire. Por qe nuk pranonte se ishte kjo arsyeja e lidhjed me nje djale deputeti.Xhisiela kishte nje tik ne te folur qe ndodh zakonisht te personat sanguine qe shoqerohet me nxitimin ne ngrenien e fjaleve dhe tharjen e sekrecioneve te peshtymes, gelltitjen sa here motorri proceson genjeshtren.Xhisiela perpiqej te jipte pershtypjen e lirshmerise te nje vajze te shpenguar por syte e tradhetonin sa here gjendej perballe interesimit mbi lidhjen sentimentale me Rexhep Rrajan, djalin e deputetit Rrahman Rraja.Kishte dukshem nje tension te vazhdueshem te brendshem qe I reflektohej ne perpjekjen per te shmangur herepashere shikimin e drejteperdrejte me folesin perballe.Kjo per sa I perket asaj qe une arrita te analizoja ne ato pak momente qe e hasa dhe bisedova. Per pjesen tjeter une them se ajo vajze tashme eshte peng. Eshte ne nje hall te madh. Eshte peng i deshirave te nje vajze fshati qe u lidh me djalin me te fuqishem te zones. Qe e merrte me makine te shtrenjte. Qe e conte ne hotel si asnje vajze tjeter e fshatit. Qe I plotesonte cdo teke. Une e besoj qe ajo e ka dashur dhe ndoshta e do akoma Rexhep Rrajan.Ja po e besoj edhe qe e denoncoi nga xhelozia apo smira se humbi shume priviligje qe ia mori nje rivale. Por kjo nuk eshte me puna e Xhisieles. Sa kohe Xhesiela ka shkuar prane Mjekesise-Ligjore dhe kjo e fundit ka konstatuar shenja dhune, cfare do qe te thote kjo vajze neper televizione nuk e shpeton dot dhunuesin e saj.Cfare do qe te thote Xhesiela se ajo edhe boyfriendi i saj luanin sadomazokizmash para aktit seksual duke shuar cigare ne trupin e njeri-tjetrit, nuk e shpeton dot dhunuesin e saj sa kohe loja ka dale nga dhoma dhe ka perfunduar ne organet ligjzbatuese.A po e perdor opozita per politike? Po sigurisht qe do ta perdorte cdo opozite ne te gjithe boten, sa kohe I perfshire eshte djali I nje deputeti kundershtar dhe babai i tij perdor te gjithe influencen e tij per te mbyllur ngjarjen. A eshte e rrezikuar Xhisiela. Ndoshta Xhisieles mund te mos te mos i paraqitet asnje rrezik ne vazhdim. Por kjo e them prape nuk eshte me pune e Xhisieles. Eshte pune e drejtesise. Te gjithe ata qe po e perdorin tashme jane te demaskuar ne lojen e tyre.Rexhep Rraja packa se eshte djale deputeti meriton te hetohet dhe gjykohet ashtu si biri I thjeshte I popullit. Ne te kundert ne si shoqeri kemi gjithe te drejten ti kerkojme llogari politikes per mbrojtjen qe u ben Xhepave te tyre.

Blendi Fevziu i ”Opinion” tregon takimin me Xhisielën prapa kuintave, ”Vajzë impulsive” Read More »

Topalli reagon ashpër për dhunimin e Xhisielës: Ka humbur 12 kilogramë në pak kohë, kush janë këta trimat që…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër lidhur me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Ajo shkruan se Xhisiela e tregon në fytyrën e saj dhunimin që i është bërë, duke humbur 12 kilogramë në pak kohë.

Po ashtu Topalli ka kundërshtuar të gjithë ata ‘’trima” që i lejojnë vetes që të gjykojnë Xhisielën, sa kohë që kjo e fundit po e bën gjithçka për të mbrojtur jetën e nënës dhe të motrës së saj.

Ish-kryeparlamentarja shkruan më tej se askush prej nesh nuk e di sesa netë pa gjumë ka kaluar Xhisiela, në një fshat të dominuar nga bandat, ku nuk mund të hyjë as policia.

Reagimi i plotë i Topallit:

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.

Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.

Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.
Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng.

Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.
Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.

Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.

Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika e krimit qe i rrin ngjitur. Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…

Topalli reagon ashpër për dhunimin e Xhisielës: Ka humbur 12 kilogramë në pak kohë, kush janë këta trimat që… Read More »

Partia Demokratike: Tmerr në ç’vend jetojmë! Madje e detyrojnë të fajësojë veten

Xhisiela Maloku është sot në qendër të vëmendjes të opinionit publik, duke u shfaqur tashmë me figurë dhe zë në disa nga emisionet më të ndjekura televizive. Xhisiela Maloku ka mohuar veten e saj pasi ndryshe nga denoncimi ne polici, në rrëfimin në media ajo mohon se është dhunuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e PD, nëpërmjet Albana Vokshit. Sipas saj kriminelët, po e detyrojnë vajzën të fajësojë veten.

“Tmerr!!

Në c’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.

Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të”,shkruhet në reagimin e Vokshit.

Anila Hoxha gazetarja e cila shoqëroi Eni Vasilin për intevistën me Xhisiela Malokun, kur Vasili pyeti në e beson versionin e Xhisielës, i tha:

“Ne ishim bashkë për këtë intervistë. Kur e pyetëm me çfarë erdhe te ne për intervistën (intervista u bë në Durrës) ajo tha erdha me taksi! Por ne e pamë dhe duhet t’ja themi të gjitha publikut. Xhisiela nuk erdhi me taksi. Erdhi me makinë dhe me të ishin një grup personash. Apo jo?! Madje ne të dyja nisëm të shqetesoheshim në kishte shkuar mirë në shtëpi”, tha Anila Hoxha.

Partia Demokratike: Tmerr në ç’vend jetojmë! Madje e detyrojnë të fajësojë veten Read More »

Lira Gjika na lë pa frymë. Nëse keni fëmijë, duhet ta lexoni patjetër

Nga Lira Gjika

Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Nuk zëvendëson nënën dhe e siguron vazhdimisht fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek ajo (gjyshja). Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës që ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna e babai ka nënën e tij (gjyshen)

Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj.

Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe. Të rritesh nëpërmjet sakrificave do të thotë të rritesh i pasigurt dhe me ndjenjën e fajit se dikujt po i bën keq. Të rritesh në sakrifica do të thotë të jesh në kushte mbijetese, ku nuk mund të njohësh shijen e gëzimit.

Gjyshe, e para ji mirënjohëse dhe ndjehu e nderuar që nëna e fëmijës të beson ty fënijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote. Shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën. Dhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti, ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe bababnë e fëmijës për çdo problem. Mos përdor autoritetin tend dhe ti bësh fëmijët e tu që të ndihen në faj, pse duan ta rrisin fëmijën e tyre sipas kohës, me mënyra që dikton koha.

Gjyshe ju keni dashuri pa fund, mos e keqpërdorni. Është radha të jeni gjyshe. Shijojeni. Është shumë e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna. Kur fëmija i vogël të buzëqesh. Kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata perëndie. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Mos i çoni dëm. Mos i keqpërdorni.

Lira Gjika na lë pa frymë. Nëse keni fëmijë, duhet ta lexoni patjetër Read More »

Arrestimi i djalit të deputetit/ 6 pyetjet që presin përgjigje nga ish-e persekutuara Arta Marku

U arrestua gati dy muaj pas ngjarjes, ndërkohë që djali i deputetit të PS-së duhej të ishte prangosur që ditën e parë të denoncimit të vajzës nga Fushë-Kruja. Përveç Policisë, e përfshirë në këtë skandal ulëritës duket se është dhe kryeprokurorja Arta Marku. Si ish-e persekutuar, Markun me sikur duhet t’i rëndojë edhe më shumë ndërgjegjja nga e gjitha kjo histori.

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është drejtuar Prokurorisë me 6 pyetje në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit socialist Rahman Rrahja. Vetëm pasi t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, atëherë prokuroria do të mund të meritonte mbështetje, siç kërkon kryeministri, shkruan jo pa ironi ai.

Ja postimi i plotë I Ylli Manjanit

“Asnjë fjalë mbështetëse për Prokurorinë”- ankohet Kryeministri për opozitën. Po për çfarë u dashka mbështetur Prokuroria Politike e Tij?! Që arrestoi (me vendim gjykate) djalin e deputetit (i partisë-shtet) 2 muaj pas ngjarjes?!

Apo që u detyrua të ndërmerrte veprime vetëm pasi çështja u bë publike! Për këtë duhen thënë “fjalë të mira”?! Jo jo, Prokuroria duhet të japë shpjegime publikut mbi këto pyetje:

  1. Përse nuk e arrestoi djalin e deputetit që në Korrik kur e dhunoi vajzën?
  2. Përse nuk janë sot pas hekurave ata punonjës të policisë Krujë që punuan për ta zhdukur këtë çështje?
  3. Përse nuk kanë filluar hetimet për vrasje të mbetur në tentantivë , ose së paku për kanosje për shkak të detyrës për oficerin Emiljano Nuhu?
  4. Kur do të thirren për dëshmi Deputeti, Taulanti dhe Kryeministri? Ky i fundit duhet të spjegojë deklarimin publik “do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr”…
  5. Përse Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk ju përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë Emiliano Nuhu, që ndihej i kanosur?
  6. Kush po e ndjek Policin e larguar nga vendi? Kush e fotografoi në vendndodhjen e re? Kush ja dërgoi foton gazetarit për ta bërë publike? (Ky i fundit sigurisht nuk ka përgjegjësi) Me ç’urdhër nëse ndjekja është bërë nga organet e sigurisë?

Pasi të kryejë veprime për të sqaruar këto çështje, do të mund të meritonte mbështetje Prokuroria e Shtetit. Për momentin ajo është Prokuroria e Pushtetit, ndaj le të mjaftohet me mbështetjen e qeverisë së kriminelëve dhe dhunuesve!

Arrestimi i djalit të deputetit/ 6 pyetjet që presin përgjigje nga ish-e persekutuara Arta Marku Read More »